Saturday, June 4, 2016

DEBATI ME IMAM EBU HANIFEN R.H. RRETH LEXIMIT TE FATIHASE PAS IMAMIT


Imam Ebu Hanifja r.h. perkrahte mendimin se gjate faljes se namazit me xhemat, namazliu nuk ben ta kendoje fatihane ne vete, por kete gje e kryen imami, pra eshte pergjegjesi e tij. Kete mendim ai e mbeshteste ne shume hadithe sahihe (te verteta) dhe ne praktiken e shume sahabeve te njohur si Abdullah ibn Mes’udi, Abdullah ibn Umeri, Zejd ibn Thabiti, Xhabir ibn Abdullahu, etj., Allahu xh.sh. qofte i kenaqur me te gjithe ata.

Dijetare te tjere perkrahnin mendimin tjeter, se namazliu duhet ta kendoje fatihane edhe nese falet pas imamit, pra me xhemat.

Nje grup dijetaresh qe perkrahnin mendimin e dyte, erdhen tek imami a’dhami qe te debatonin me te rreth kesaj ceshtjeje… Imam Ebu Hanifja r.h. u tha:

“A do te flisni te gjithe ju pernjeheresh me mua, apo do ta zgjedhni njerin nga ju si zedhenes tuajin qe te flas me mua edhe per ju?” Ata iu pergjigjen:

“Ne do ta zgjedhim njerin nga ne qe te flase per te gjithe ne.” Ebu Hanifja qeshi the u tha:

“Mu kjo eshte pika, si dhe pergjigjja per ju.”

Pra, te dashur lexues, debati u mbyll madje para edhe se te fillonte, me kuptimin se imami eshte zedhenesi i te gjithe xhematit dhe lexon edhe per te gjithe ata….

Shqiperoi: Daim Abazi