Labels

Showing posts with label Personalitete. Show all posts
Showing posts with label Personalitete. Show all posts

Friday, April 8, 2016

Imam Ebu Mansur El-Maturidi

Maturidinjte

Nga: Muhammed Ebu Zehre



Gjeneza e Maturidiut eshte Muhammed Bin Muhammed Bin Mahmud, i njohur me Ebi Mensur El-Maturidi, i lindur ne Maturid, vend ne Samarkand, te Transoksianise. Ka vdekur ne vitin 333 sipas hixhretit pejgamberik. Ka studiuar ne kater dekadat e fundit te shekullit te trete hixhri, do te thote ne kohen kur mu'tezileja kishte ngjallur hidherimin e popullit. Denoncimet e tij ndaj mu'teziles, ishin nje shperblim kunder tyre, ngase ata (mu'tezilet) i kishin poshteruar juristet islam (fukahate) dhe hadithologet (muhad-dithinet), ne pjesen e pare te po te njejtit shekull.

Ditelindja e tij nuk dihet ne menyre te sakte, por si me i perafert merret mesi i shekullit te trete (hixhri). Eshte vertetuar ne menyre te prere, se shkencat e fikhut hanefi dhe kelamin (shkencen mbi besimin) i ka mesuar nga Nasru Bin Jahja El-Behli, i cili ka vdekur ne vitin 268 hixhri.

Qytetet e Transoksanise ishin vende te diskutimeve dhe debateve ne fushen e jurisprudences islame (fikhut) dhe ne bazat e saj (usuli fikh). Keto diskutime me karakter fikhor, zhvilloheshin ndermjet hanefinjve dhe shafinjve. E mira e ketyre ishte, se ato i jepnin gjalleri diskutimeve ne xhami te ndryshme.

Pasiqe dakordimi mes juristeve islam dhe hadithologeve, ne njeren ane dhe mu'tezileve, ne anen tjeter, ishte i pamundur per shume ceshtje fetare, diskutimet filluan te zhvillohen edhe ne shkencen e kelamit (ilmul-kelam), me te njejten forme sic zhvilloheshin ne shkencen e fikhut dhe te usulit. Maturidiu jetoi ne kohen e kesaj arene, ku konkurrenca e mendimeve ishte mbi bazen e konkludimeve te mendimit dhe arsyes dhe se ai i perkiste medh'hebit Hanefi.

Keshtu, ai shkroi disa studime ne shkencen e fikhut dhe te usuli fikhut, sikurse qe shkroi studime ne Usulid-din (akaidologji). Ne keto studime, i ka diskutuar qendrimet e juristeve islam dhe te hadithologeve, mirepo me nje metode tjeter nga ajo e Esh'ariut, edhe pse ne disa prej konkludimeve e ka inkuadruar qasjen e tij, por gjithsesi jo ne te gjitha sikurse kete do ta sqarojme ne vijim, me ndihmen e Allahut te Madheruar.

Pjesa dermuese e dijetareve te medh'hebit hanefi, vertetojne se Imam Maturidiu eshte pajtuar me imam Ebu Hanifen r.a., ne konkluzionet e shkences se akaidologjise (Usulid-dinit), ku Ebu Hanife r.a. kishte disa studime ne kete fushe. Bile, aq shume kishte perparuar ne kete shkence sa qe behej me gisht kah ai, sic tregohet kjo se vete ai e ka thene kete. Ai (Ebu Hanife) pati bere me se 22 udhetime deri ne Basra, ashtu sic permendin transmetuesit, per te diskutuar ne ceshtjet e akaidit. Keto, qe te gjitha paten ndodhur deri ne periudhen kur Ebu Hanife u fokusua plotesisht ne studimin e ceshtjeve te fikhut. Megjithekete, behet e ditur se ai nuk ka mundur t'i nderprese studimet e hershme, vecanerisht kur provokimet mendore ne kohen e tij, ishin ato qe nuk e linin te qete asnje dijetar te mirefillte, qe synonte diferencimin e besimit islam nga pikepamjet devijuese te zindikeve (te dalureve nga feja) dhe te tjereve.

Keshtu, ne shkencen e akaidologjise, nga Ebu Hanife r.a. jane transmetuar disa trajtesa jo shume te medha (risale), te cilat vleresohen te rendesishme per nga aspekti i parimeve dhe permbajtjes se tyre, ndersa autentike nga aspekti i pozites se Ebu Hanifes si autor, pavaresisht se trajtesat dhe vete autori jane objekt i diskutimeve ndermjet dijetareve.

Prej ketyre studimeve eshte "El-Fikhu'l Ekber", "El-Fikhu'l Ebsat", "Risaletu Ebi Hanifete ila Uthman El-Betij", "Vesijjetuhu-Testamenti i tij", kenaqesisa e Allahut qofte mbi te, ndaj nxenesit te tij Jusuf Bin Halid Es-Semitij, "Kitabu'l Ilmi berr-rren we bahren we sherkan we garben we bud'den we kurben".

Duke marre parasysh gjithe permbajtjen e ketyre trajtesave, rezulton nje mendim i qendrueshem ne vetvete,, per te gjitha ato ceshtje qe transmetohen nga shkenca e Kelamit, sikurse jane: cilesite (e Allahut); realiteti i imanit; pastaj nese njohja e Allahut te Madheruar eshte e obligueshme nga arsyeja apo nga sheriati (shpallja); veprat, a e permbajne te miren dhe te keqen nga aspekti qeniesor i tyre; vepra e njeriut dhe percaktimi i relacioneve te saj ndodh nga fuqia e robit pa i bere kontradikte pushtetit te Allahut te Madheruar, qe eshte mbi te gjitha krijesat mbare; kadaja (ekzekutimi sipas percaktimit te paraqene) dhe kaderi (percaktimi i paraqene), dhe te tjera.

Ne kete kontekstm, korrektura shkencore verteton se ndermjet pikepamjeve te Imam Ebu Hanifes-kryejurist i Irakut, dhe pikepamjeve te Ebu Mensur El-Maturidiu, qe i ka deklaruar ne librat e tij, ekziston nje bashkim ne shumicen e parimeve. Per kete shkak, dijetaret islam kane deklaruar se pikepamjet e Ebu Hanifes jane bazamenti kryesor, nga i cili jane profelizuar pikepamjet e Maturidiut. Dijetaret e Irakut dhe te Shamit dhe disa vendeve te tjera i kane kushtuar me teper kujdes profilizmit te pikepamjeve fikhore te Ebu Hanifes, derisa nuk i kane kushtuar aq shume kujdes studimit te pikepamjeve akaidore, duke u mjaftuar nga ajo qe ishte perhapur ne mesin e tyre nga pikepamjet e juristeve islam dhe hadithologeve, ne fillim, dhe nga pikepamjet e esh'arinjve me vone. Nga ana tjeter, dijetaret qe vinin nga Transoksania, krahas kujdesit per profilizmet fikhore, i kishin kushtuar kujdes te vecante studimit te pikepamjeve akaidore te Ebu Hanifes, duke i analizuar, sqaruar dhe duke i vertetuar me argumente dhe krahasime logjike.

Prandaj, Imam Maturidiu nuk na le neve qe ta inspektojme ate apo ta hulumtojme nivelin e lidhjeve te pikepamjeve te tij me pikepamjet e Ebu Hanifes, sepse kete ai vet e verteton, perderisa e ka bere transmetimin e veprave te Ebu Hanifes: "El-Fikhul-Ebsat"; "Risaletuhu ila El-Betij; "El-Alim wel Muteal-lim; dhe "Vesijjetuhu lijusuf bin Halid. Keto vepra, Maturidiu i ka transmetuar nga dijetaret (mesuesit) e tij: Ebi Nasr Ahmed Bin El-Abbas, Ahmed Bin Is'hak El-Xhurxhani, Nasr Bin Jahja El-Belhi, ndersa keta i kane transmetuar keto vepra nga Ebi Sulejman Musa El-Xhurxhani, ndersa ky nga mesuesi i tij Muhammed Bin El-Hasen Esh-Shejbanij, kenaqesia e Allahut qofte mbi te.

Autor i vepres "Isharatu'l-meram" ne fund te ketij senedi (vargut zinxhiror te transmetuesve) thote: Maturidiu keto parime i ka vertetuar ne librat e tij me argumente te prera, dhe i ka perkryer prefilizimet (e parimeve) me argumente te shkelqyera bindese.

Dijetari yne, tani i meshiruar (i vdekur), Zahid El-Kevtheriu ne parathenien e librit "Isharatul-meram" thote:

"Qytetet (vendet) e Transoksanise, kane qene te pastra nga elementet e ndjekjes se pasioneve dhe nga bid'atet (risite ne fe), nderkohe qe tek ata njerez ka dominuar Sunneti pa kurrfare polemizimi. Kjo fryme e sunnetit eshte transmetuar gjenerate pas gjenerate, deri ne kohen kur ne kete vend do te vije imami i Sunnetit , Ebu Mensur Muhammed El-Maturidiu, i njohur me epitetin "Imami/prijesi i udhezimit te drejte", i cili u perkushtua ne vertetimin shkencor te ceshtjeve te tyre (traktateve te Ebu Hanifes) dhe ne ekzaminimin e argumenteve ne te cilat jane mbeshtetur ato. Shkrimet e tij i pelqyen, sidomos ata qe pelqejne nderlidhjen mes racionales dhe tradicionales.

Sipas kesaj, behet e qarte se Ebu Mensur El-Maturidiu studimet e tij i orientoi ne shkencen e akaidit, rreth asaj qe permbajne keto studime te Ebu Hanifes te transmetuar nga ai, te cilat i verifikoi, ndersa i refuzoi ato pjese qe konsiderohen se nuk u perkasin atyre. Konkluzionet e sheriatit, ai i vertetonte me ane te atgumenteve mendore-logjike dhe me argumente te qarta, te cilat nuk permbajne kurrfare dyshimi.

Keshtu, per nga tematika, te cilat i ka shtruar per stutim te tyre, ai ka shkruar libra te shumta. Prej tyre: "Kitabu te'vilil Kur'an", "Kitabu Me'hadhish-sherai'i", "Kitabul-Xhedeli", "Kitabul-usuli fi usulid-din", "Kitabul-Mekalati fil-kelam", "Kitabut-tewhid", libri "Red-du evaili'l edil-leti lil-Ka'bij", libri "Red-du tehdhibil-xhedeli lil'Ka'bijj", "Kitabu red-dil-usulil-hamseti li Ebi Muhammed El-Bahilijj", "Red-du Kitabil-imameti li ba'di er-rrevafida" dhe "Er-rred-du ale'l-keramitati".

Disa dijetare, Imam Maturidiut ia atribuojne se e ka bere dhe nje komentim ndaj vepres "El-Fikhul-Ekber" te Imam Ebu Hanifes, kenaqesia e Allahut qofte mbi te. Mirepo, sipas verifikimit shkencor, vertetohet se ky koment i perket Ebu El-Lejth Es-Semarkandit, i njohur si fekih (jurist) hanefi.

Thursday, December 31, 2015

Haxhi Vehbi Dibra


Haxhi Vehbi Dibra (1867-1937)



haxhi-vehbi-dibra
Hoxha që punoi jo vetëm për Fe, Hoxha që veproi edhe për Atdhe…

Haxhi Vehbi Dibra lindi në vitin 1867, në Dibër të Madhe, në një familje të nderueme, në familjen e Agollëve, të njohur për veprimtari fetare dhe atdhetare. Është djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhë i respektuem, Myfti i Dibrës së Madhe.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll, ku përveç studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombëtare…
Pas diplomimit, menjëherë kthehet nga Stambolli në Dibër, ku u emërue Myfti, por vepronte edhe për Shqipni…
Cila është veprimtaria e tij për Shqipni?
Veprimtaria e tij për Shqipni
Në vitin 1908, mori pjesë në Kongresin e Manastirit…
Në vitin 1909, mori pjesë në Kongresin e Dibrës, madje u zgjodh kryetar i Kongresit…
Në vitin 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit,Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipnisë, me 28 Nëntor, ishte përfaqësues i Dibrës…
Në Qeverinë e Parë të Shqipnisë, Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryetar i Pleqësisë, zgjidhet edhe nënkryetar i Qeverisë …
Kur plaku i Vlorës, Ismail Qemali, për ndonjë arsye, mungonte, ishte Haxhi Vehbi Dibra që e zëvendësonte…
Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Shqipnisë e ngarkon Haxhi Vehbi Dibrën me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipnisë…
Në vitin 1916, nuk qe e rastit apo çështje e fatit kur ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Lartë të Sheriatit…
Në vitin 1923, Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Muslimanëve Shqiptarë….
Në vitin 1924, ishte Haxhi Vehbi, Hoxha Dibran, ai që e përuroi Medresenë e Lartë në Tiranë…
Përveç këtyre detyrave me shumë rëndësi, me shumë përgjegjësi, Haxhi Vehbi Dibra është marrë edhe me krijimtari.
Ka shkrue, ka botue shumë punime, studime, krijime e përkthime, që janë botue në shtypin e kohës, kryesisht në revistën “Zani i Naltë”, që botohej në Tiranë prej muajit tetor, 1923 deri në prill 1939…
Në vitin 1993, nën përkujdesjen e Imam Vehbi Ismailit, në Harper Woods, të Detroit-it, në shtetin Michigan, në SHBA, botohen të përmbledhuna shkrimet e Haxhi Vehbi Dibrës, nën titullin “Ç’urdhëron Kur’ani?”
Janë të shënuara, kanë mbetur të paharruara, fjalët e Haxhi Vehbi Dibrës në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, në ditën e Shpalljës së Pavarësisë, me 28 Nëntor 1912, ku, ndër të tjera, tha:
“Kristiani e myslimani janë vëllazën shqiptarë të pandarë.”
Se kush ishte Haxhi Vehbi Dibra, në jetën e përkohshme tokësore, e përmbledhin shkurt, veprën e tij madhore, këto vargje popullore:
“N’atë Dibër, Dibër plakë
Na u rrit nji burr’i rrallë,
Që luftoi me bajrakë
Tuj i pri popullit në ballë
Në çdo Kuvend, në çdo Kongres
Zani i tij i fort kumboi
Në çdo vend e në çdo shtet
Për Shqipni u ngrit e shkoi.
Trim mbi trima Vehbi Agolli
Burrë i naltë, plot dituni
O lum Dibra që e lindi
Për flamurin kuq e zi.
Kur në popull mbante fjalë
Ai përher’i predikoi
Shqypen kemi nan’e babë
Çdo përçarje e mallkoi.
Nuk e trembi dot Sulltani
Kur me vdekje e dënoi
Nuk e trembi as Serb-Dushmani
Që aq her’ e kërkoi…!
Haxhi Vehbi Dibra u nda nga kjo jetë, kaloi në jetën e vërtetë,me 24 Mars 1937, në moshën 70 vjeçare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare…HAXHI VEHBIU NE GAZETE TE EGJIPTITHAXHI VEHBIU NE GAZETE TE EGJIPTIT

Wednesday, December 30, 2015

Hafiz Ali Ulqinaku



Kontributi i Hafiz Ali Ulqinakut në arsimin shqip




Ali Ulqinaku
Prof. Dr. Mehdi Polisi
Vargut të figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare i përket edhe Hafiz Ali Ulqinaku. Ai jetoi në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në vitet e para të shekullit XX. Lindi më 1853 në Ulqin dhe ndërroi jetë më 1913 në Lezhë. Jetoi, siç na del këtu, jo më shumë se 60 vjet. Periudha kohore në të cilën jetoi Hafiz Ali Ulqinaku ishte plot ngjarje të rëndësishme e kthesa të mëdha për popujt e Ballkanit. Ishte koha kur caktoheshin e vizatoheshin kufijtë e Ballkanit, përkatësisht bëhej harta gjeografike e tij. Prandaj, popujt e Ballkanit ishin vënë në lëvizje, duke trokitur në dyert e kancelarive të qendrave të vendimmarrjes (Paris, Mynih, Londër, Moskë, etj.) me synimin, që secili të fitonte sa më shumë territore, natyrisht, në dëm të njëri-tjetrit.
Në vitin 1878 ndodhën disa ngjarje të rëndësishme, ndër të cilat: Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit. Në këto dy tubime ndërkombëtare, fatkeqësisht, u morën vendime të padrejta për popullin shqiptar, sepse pjesë të territoreve të banuara krejtësisht ose me shumicë dërrmuese prej shqiptarësh, ua aneksuan shteteve fqinje: Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë. Këtë fat të kobshëm e pati dhe Ulqini i Hafiz Aliut.
Përpjekja e intelektualëve dhe atdhetarëve shqiptarë përmes shkrimeve në gazeta e revista shqiptare e të huaja, kërkesave, peticioneve, fjalimeve, memorandumeve, telegrameve etj., drejtuar Fuqive të Mëdha, nga njëra anë dhe protestave, demonstratave, kryengritjeve të armatosura dhe manifestimeve të tjera, që ishin shprehje e vullnetit dhe dëshirës së popullit shqiptar për mbrojtjen e tokave të veta, nga ana tjetër, nuk dhanë rezultate, nuk ndikuan në ndryshimin e qëndrimeve të tyre të ndërmarra në Traktatin e Shën Stefanit dhe në Kongresin e Berlinit. Fuqitë e Mëdha, jo që nuk i ndryshuan vendimet e tyre, por ata u pajtuan për ta vënë në jetë demonstrimin e flotës së bashkuar ndërkombëtare në bregdetin e Ulqinit. Në këto rrethana Ulqini bashkë me territoret e tjera përreth të banuara me shqiptarë, si Plava, Gucia, Kraja, Hoti, Gruda etj., iu aneksuan padrejtësisht Malit të Zi.[1]
Si rezultat i kësaj dhe dhunës së vazhdueshme, Hafiz Aliu, nga pamundësia për ta duruar këtë gjendje, së bashku me familjen e tij, ashtu si dhe shumë familje të tjera shqiptare ulqinake, në vitin 1880 u detyrua ta braktisë vendlindjen, për t’u strehuar në Shkodër. Hafiz Ali Ulqinaku nuk qëndroi shumë kohë në Shkodër. Më 1884 u transferua në Lezhë, ku jetoi deri në fund të jetës së tij. Edhe pse Hafiz Aliu në Shkodër e në Lezhë u prit me dashamirësi nga banorët e këtyre qyteteve, ai gjithnjë e më tepër brengosej e përmallohej për vendlindjen. Këtë vuajtje shpirtërore më së miri e përshkruan i biri i tij, Hafiz Said Ulqinaku, në parathënien e Mevludi Sherifit, të cilën e shkroi me rastin e transkriptimit me shkronja latine në vitin 1933. “Mbas katastrofës së shëmtueme që pësoi Qyteti historik i Ulqinit me vendimet e Kongresit të Berlinit, -shkruan ai,- i ndjeri Hafis Ali Ulqinaku, qi me gjithë shokët e tjerë pat lanë Atdheun e tij tue zanë vend në Shkodër, nuk gjente asnjë mjet për të ngushllue shpirtin e vet të dishpruem nga humbia e votrës prindore.”[2]
Hafiz Aliu në Ulqin, në vendlindjen e tij, kreu shkollën fillore, ose siç quhej atëherë mejtep. Por në Ulqin kreu dhe fazën e parë të medresesë, ndërsa fazën e dytë, për shkak të rrethanave të krijuara, e përfundoi në Shkodër. Edhe në medresenë e Ulqinit edhe në atë të Shkodrës, Hafiz  Aliu mori mësime nga hoxhallarë e myderrizë të dëshmuar, si nga ana profesionale, ashtu dhe nga ana atdhetare (Jusuf Tabaku, Daut Boriçi, Sheh Shamia, Sali Ef. Hylja etj.). Programet në këto medrese ishin cilësore. Përveç lëndëve islame, mësoheshin dhe gjuhë të huaja të Lindjes e të Perëndimit, shkenca shoqërore e natyrore etj. Falë këtyre programeve të përparuara, pastaj kontakteve të vazhdueshme me intelektualë dhe atdhetarë të shquar të kohës, falë shfrytëzimit të bibliotekave të pasura me libra të fushave të ndryshme dhe, gjithsesi, falë talentit të tij, Hafiz Aliu u pajis me kulturë e njohuri të gjithanshme: islame, filologjike (njohës i shkëlqyer i turqishtes, arabishtes dhe, natyrisht, shqipes si gjuhë amtare[3]), ai fitoi njohuri për shkencat shoqërore e natyrore etj. “I ndjeri Hafis Ali kishte me vedi një shpirt të madh të pajisun me një kulturë të naltë theologjike, me natyrë të mprehtë poetike e me ndërgjegje të kullueme dhe të edukueme simbas parimeve t’Islamizmes”[4], -shkruan i biri i tij. Shkurt, ato njohuri të fituara në medrese, i mundësuan Hafiz Aliut të kryente me sukses detyra të rëndësishme në shoqëri: mësues, imam, myfti.[5]
Mësuesi, imami, myftiu, Hafiz Ali Ulqinaku, nuk qe i kënaqur vetëm me këto detyra. Ai merrej edhe me punë të tjera intelektuale. La pas vetes disa vepra, si: Mevludin, Fjalorët dygjuhësh, dy prej tyre turqisht-shqip dhe një shqip-turqisht, abetaren shqipe etj. Të gjitha këto vepra janë në gjuhën shqipe. Hedhja e ideve dhe mendimeve në letër, paraqet vizionin e Hafiz Aliut, sepse ai sigurisht ka pasur parasysh se veprat e shkruara mbeten përmendore të gjalla të kohës dhe se do të jenë të dobishme edhe për brezat e ardhshëm. Në këtë drejtim ndjek rrugën e ideologut të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami Frashërit, i cili në një artikull kushtuar shkrimit dhe leximit, të botuar në revistën Hafta (Java) shkruan: “Shkrimi në të vërtetë paraqet të folurit, por ai bën një punë më të madhe se sa të folurit, sepse të folurit mund t’ia shprehë qëllimin vetëm atij që e ka përballë, shkrimi ka aftësinë t’ia shprehë qëllimin edhe atij që ndodhet shumë larg në vend dhe në kohë. Përveç kësaj ajo që flitet, dëgjohet nga një ose disa njerëz, që janë të pranishëm dhe pas një sekonde ikën dhe harrohet, kurse atë që themi me shkrim e lexojnë edhe njerëzit që janë në skajin tjetër të rruzullit tokësor dhe do ta lexojnë edhe ata, që sot nuk ekzistojnë por që do të vijnë pas disa qindra e mijëra vitesh”.[6] Kjo që u tha këtu është shumë e saktë dhe shumë domethënëse, sepse po të mos i kishim të shkruara veprat e Hafiz Ali Ulqinakut, ne, brezat pas tij, sigurisht se nuk do të kishim ide se kush ka qenë Hafiz Aliu, çfarë kontributi ka dhënë ai, çfarë synimesh ka pasur ai në jetën e tij, etj., etj. Veprat që na i ka lënë të shkruara, bëjnë që ai të jetë i gjallë, të jetë në mesin tonë, që ne sot të komunikojmë me të. Pra, ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë, mbi njëqind vjet, prej kohës kur Hafiz Ali Ulqinaku është ndarë nga kjo jetë, megjithatë, emri i tij, për shkak të aktivitetit të tij patriotik, pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftën për mbrojtjen e vendlindjes së tij të dashur, Ulqinit, nga pushtimi i Malit të Zi[7], si dhe veprimtarisë së tij të shkruar, pa dyshim, cilësore, vazhdon të mbetet në kujtesë të secilit njeri, që sado pak merret me histori dhe është i lidhur me botën e letrave.
Për Hafiz Ali Ulqinakun dhe për veprën e tij janë shkruar mjaft artikuj e studime. Studimet për të dhe veprën e tij janë shtuar sidomos në vitet e fundit. Është për t’u thënë se për një periudhë të caktuar kohore, për shkak të profesionit që kishte ushtruar – hoxhë, imam, myfti, – emri i Hafiz Ali Ulqinakut, sikurse dhe shumë hoxhallarëve, imamëve dhe myftinjve të tjerë, pa të drejtë mbeti i harruar. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë, thotë populli. Kanë shkruar për Mevludin e tij, për fjalorët, për abetaren shqipe etj. Secili ka shkruar në mënyrën e vet. Ajo që është e rëndësishme të thuhet është fakti se të gjithë studiuesit e veprës së Hafiz Ali Ulqinakut kanë dhënë vlerësime të larta për të. Sado që është shkruar mjaft, megjithatë, për veprat cilësore, sidomos për veprat e tilla që radhiten ndër të parat të këtyre fushave në gjuhën shqipe, gjithmonë mbetet vend për t’u thënë diçka më tepër, madje në shumë raste, edhe për shumë çështje të rëndësishme të thëna më parë, ia vlen të thuhen përsëri, do të thoshte prof. Çabej në një rast. Temat që trajtoi Hafiz Ali Ulqinaku nuk kanë qenë tema të rastësishme, domethënë, ato kanë pasur një qëllim, një pikësynim, gjë që tregon se Hafiz Aliu ka ndjekur në vazhdimësi jetën e shoqërisë përgjithësisht dhe të asaj shqiptare veçanërisht. Kjo, natyrisht, dëshmohet me veprat që ka lënë Hafiz Ali Ulqinaku.
Në veprën “Mevludet në gjuhën shqipe”, në të cilin përfshihen 20 sosh, monografi e përgatitur nga dy profesorë të respektuar të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Faik Luli dhe Islam Dizdari, zë vend të konsiderueshëm Mevludi i Hafiz Ali Ulqinakut.[8] Mevludi i tij ka një shtrirje të gjerë në këtë Monografi, nga faqja 71 deri në faqen 262, kurse sipas radhitjes kronologjike është i treti, pas atij të Hasan Zyko Kamberit dhe të Ismail Floqit. Mevludi i Hafiz Aliut është trajtuar këtu në shumë aspekte: fetare, letrare, pedagogjike, edukative, gjuhësore etj. dhe me të drejtë është vlerësuar shumë lart nga studiuesit. Por, megjithatë, vlerësimin më të lartë për këtë Mevlud e ka dhënë populli që në atë kohë, sepse Mevludi i Hafiz Ali Ulqinakut u përhap dhe u përvetësua shumë shpejt gati në të gjitha trojet shqiptare. Hafiz Aliu, Mevludin e shkroi në gjuhën shqipe me alfabetin arab-osman. Me këtë alfabet është përdorur një kohë të gjatë.[9] Është diskutuar mjaft se kur është shkruar dhe kur është botuar ai. Shumica janë të mendimit se viti 1878 është viti i botimit të tij, kjo do të thotë se Hafiz Aliu, do ta ketë përgatitur dorëshkrimin që më parë, mbase më 1873, pra në moshën e tij djaloshare.
Mund të shtrohet për diskutim çështja: Pse e shkroi Mevludin Hafiz Aliu, a vetëm për të treguar talentin e tij poetik, apo ishte i shtyrë edhe nga faktorë të tjerë? Përgjigjen për këtë e jep vetë autori i Mevludit. Ishte gjysma e dytë e shekullit XIX, periudhë kjo kur literatura islame në gjuhën shqipe thuajse nuk ekzistonte fare. Edhe Mevludi edhe këshillat e manifestimet e ndryshme fetare islame bëheshin në gjuhën osmane (turke) ose në gjuhën arabe. Si hoxhë përparimtar, ai e dinte nivelin arsimor të popullit të vet, ai ishte i vetëdijshëm se Mevludi, që këndohej deri atëherë në gjuhën turke nuk kuptohej nga masa popullore, sidomos nga gratë dhe fëmijët, ose siç i quan ai kalamanjtë. Fundja ai ishte për një arsim shqip, për ngritjen e vetëdijes kombëtare, që edhe shqiptarët të kenë literaturën në gjuhën e tyre me qëllim që ta kuptojnë më lehtë. Prandaj në parathënien e Mevludit ai shprehet shumë qartë: Arnautçe bana kast me j ba bejan/ Shqip ny gjuh ton, fajde let t’jet pyr avam[10] (domethënë: N’gjuhë të shqipes kam qëllim unë me i tregue/ Që kështu vllaznit sa do pak me përfitue[11]).
Se në çfarë mase është respektuar Mevludi i Hafiz Ali Ulqinakut flasin shumë dijetarë. Unë në këtë rast mjafton të shkëpus mendimin e dijetarit të nderuar të Shkodrës, autorin e veprës “Shkodra dhe motet”, Hamdi Bushati: “Mevludi i Hafiz Ali Ulqinakut, shkruan ai, u bë një vepër e dashtur për besimtarët myslimanë të kohës dhe u prit me entuziazëm të madh. Shumica e familjeve myslimane,- vazhdon ai,-  ia kishin vu detyrë vedit me pasë në shtëpi një kopje të këtij Mevludi. Bile deri në shkolla Mevludi u vu si mësim suplementar për nxënësit, djem e varza.”[12]
Emri i Hafiz Ali Ulqinakut lidhet ngushtë edhe me leksikografinë dhe leksikologjinë shqiptare, sepse ai hartoi tre fjalorë, dy prej tyre turqisht-shqip dhe një shqip-turqisht, të cilët (të tre së bashku) shtrihen në 1334 faqe. Hartimi i këtyre fjalorëve lidhej me horizontin kulturor të Hafiz Aliut, me nevojën e tyre për shfrytëzimin e literaturës nga qytetarët, me nevojën e nxënësve për të ndjekur shkollat e kohës, me përdorimin e tyre si mjet  komunikimi nga vizitorët, me plotësimin e nevojave zyrtare e shoqërore etj. Me gjithë interesimin e autorit të tyre, Hafiz Ali Ulqinakut, për t’i botuar, ata mbetën dorëshkrime, duke u shfrytëzuar nga specialistët për studime, analiza e vlerësime nga këndvështrime të ndryshme nga degët e gjuhësisë.[13] Ashtu sikurse veprat e tjera, edhe fjalorët janë shkruar me alfabetin arab-osman.[14]
Në fushën e arsimit shqip Hafiz Aliu ka merita në disa drejtime. Për këtë ai është udhëhequr nga idealet e Rilindjes Kombëtare. Ai kishte parasysh vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, ku thuhej: “Arsimi të përhapet në të gjitha anët e vendit. Nëpër shkolla të mësohet edhe gjuha shqipe.”[15] Porosinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që nëpër shkolla të mësohet edhe gjuha shqipe, Hafiz Aliu e kuptoi drejt, si intelektual i vërtetë, dhe këtë porosi e çoi në vend. Ai, duke ndjerë nevojën e madhe të mësimit të shkrim-leximit të popullit të vet, sidomos të fëmijëve e të nxënësve, si mësues dhe si imam, ia kishte shtruar vetes një detyre të rëndësishme, do të thosha më të rëndësishme dhe njëherësh më të vështirën, të hartonte tekste shkollore për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore. Ai shkroi Abetaren shqipe, me alfabet arab-osman[16], sipas rrethanave kulturore-historike-politike.
Abetarja shqipe e Hafiz Ali Ulqinakut nuk është e madhe për nga vëllimi, por është shumë domethënëse. Ajo është shkruar dhe përgatitur në mënyrë mjaft të sistemuar dhe me metodologji shumë të kapshme.
Autori e fillon Abetaren me një Hyrje prej katër faqesh në osmanishte, në të cilën shpreh shqetësimet e veta se si duhet të shkruhet gjuha shqipe me alfabet arab-osman, pasi, siç dihet, gjuha shqipe si gjuhë indoevropiane ka disa tinguj specifikë: zanore dhe bashkëtingëllore (ë, o, y, c, ç, ll, rr, p, x, q, zh etj.), të cilat nuk i ka gjuha arabe, si gjuhë e familjes së gjuhëve semite. Prandaj Hafiz Aliu, i vetëdijshëm për këto mospërkime shumë të mëdha tingullore të këtyre dy gjuhëve, i vuri vetes detyrë të gjente mënyrën më të përshtatshme për t’i riprodhuar ato shkronja specifike shqipe mbi bazën e alfabetit arab-osman dhe me këtë t’ua bënte të lehtë nxënësve mësimin dhe leximin e drejtë të fjalëve shqipe. Kësaj pune ia doli mbanë tamam si një gjuhëtar i mirëfilltë. Ai në Abetaren e tij, për çdo tingull specifik të gjuhës shqipe, propozon dhe riprodhon shkronja të veçanta, ose të themi më mirë, shkronja të modifikuara të alfabetit arab, të cilat i shkruan në atë mënyrë që assesi nuk vënë në dyshim mënyrën e leximit të tyre, pra, që një shkronjë të lexohet në dy a më shumë mënyra, siç ndodh te autorë të tjerë ose dhe te veprat e tij të mëparshme.
Duke përdorur shenjat diakritike, ai fare mirë dallon te Abetarja, për shembull, zanoret o, u, y, edhe pse të tria i shkruan me shkronjën v (vav) të arabishtes: të parën e dallon me një vizë të vogël të kthyer poshtë, të dytën e jep si në gjuhën dhënëse (në gjuhën arabe) dhe të tretën e dallon me një pikë përsipër saj, etj.
Për shkak të natyrës së punimit dhe mungesës teknike, nuk do të zgjatemi më shumë në shpjegimet e këtyre çështjeve fonetike.[17] Shkurt: hartimi i 36 shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe me 29 shkronja të alfabetit të gjuhës arabe, duke përdorur shenja të ndryshme diakritike, përshkrimi dhe përkufizimi i vendit dhe mënyrës së shqiptimit të zanoreve dhe bashkëtingëlloreve shqipe në mënyrë shkencore-gjuhësore (p.sh. sipas mendimit të drejtë të Hafiz Aliut zanorja uështë zanore e mbyllët, e prapme, buzore, zanorja y është zanore e përparme, e mbyllët buzore dhe kështu me radhë), përdorimi i theksit të gjatë, të mesëm dhe të shkurtër, përdorimi i rrokjes etj., dëshmojnë qartë se autori i Abetares shqipe, Hafiz Ali Ulqinaku, është i pajisur me kulturë të lartë linguistike. Faqet e tjera të Abetares Hafiz Aliu, duke pasur parasysh nivelin e nxënësve, i mbush me fjalë e fjali nga jeta e përditshme, si: fjalë për pjesët e trupit, për tokën, për qiellin, për kohën, për besimin, për emrat e muajve, për nevojat e domosdoshme dhe të përditshme të njeriut, për emrat e vendeve gjeografikë etj. Përmbajtja e Abetares, struktura e saj, hartimi kronologjik i pjesëve, mënyra e paraqitjes së tyre flasin për aftësitë profesionale të autorit, për zbatimin e parimeve kryesore didaktike. Kjo mënyrë strukturore e Abetares, lehtëson edhe mësimdhënien edhe mësimnxënien nga ana e nxënësve, krijon vetvetiu dashuri ndaj mësimit të gjuhës shqipe. Mund të them me plot përgjegjësi se po të hartohej ndonjë monografi e abetareve shqipe, do të bëhej një e padrejtë e madhe në qoftë se në të nuk do të përfshihej emri i Hafiz Ali Ulqinakut dhe Abetarja e tij shqipe.
Veprat e Hafiz Ali Ulqinakut: Mevludi, Fjalorët, Abetarja etj., kanë vlera historike, kulturore, gjuhësore, dialektologjike etj. Në bazë të analizës sonë gjuhësore: fonetike-morfologjike të Abetares, mund të themi se Hafiz Ali Ulqinaku veprat e tij i shkroi në të folmen shqipe të Ulqinit. Këtë mendim e kishte dhënë më parë edhe prof. Tahir Dizdari dhe Osman Myderrizi. Te Abetarja, për shembull, gjejmë trajtat: Zat për Zot, flak për flok, me shatit për me shëtit, kodyr për kodër, sat për sot, katyr për katër, cilyt për cilët, fal për fol, ny vend për në vend, isht për është, ndigja për ndëgjo, dëgjo, shkan për shkon, zak për zog, kyt për këtë etj.
Në fund mund të them se Hafiz Aqli Ulqinaku, sikurse dhe dijetarët e tjerë shqiptarë islamë: hoxhallarë, myderrizë, imamë etj. ka qenë gjithnjë krahas popullit, në mesin e tij, në shërbim të tij jo vetëm në predikimin e fesë, të besimit, të edukimit, por ka qenë në ballë të punës për mësimin dhe arsimimin e popullit në gjuhën shqipe dhe më gjerë. Këtë detyrim Hafiz Aliu e ka kryer duke u mbështetur në dy parime kryesore: në atë kombëtar dhe në atë fetar islam.
Hafiz Ali Ulqinaku, duke u vlerësuar si “Klerik (imam) dhe intelektual i shquar, studiues i pasionuar, mësues dhe edukator i nderuar i rinisë dhe i masave popullore, hartues dhe përkthyes i veprave fetare-shkencore”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me dekretin nr. 999, të datës 27. 12. 1994, i jep titullin e nderit “Mësues i Popullit”.[18]
Krejt në fund: figurat e mëdha të kombit duhen nderuar gjithmonë. Kur nderojmë ata nderojmë kombin dhe veten.
[1].  Më gjerësisht: Faik Luli, Islam Dizdari, Hafiz Ali Ulqinaku – Jeta dhe vepra, Logos-A, Shkup, 2005, f. 7-19.
[2]. Po aty, f. 331
[3]. Në autobiografinë e tij Hafiz Aliu shkruan: “Gjuha jeme asht shqipja. Shkruaj e flas arabisht, turqisht e shqip”. Sipas Faik Luli – Islam Dizdari, vep e cit. f. 25.
[4]Po aty, f. 331.
[5]. Po aty, f. 22-27.
[6]. Hafta nr. 5, Okumak ve Yazmak, Istanbul, 1881, f. 65. Revista Hafta ka qenë revisë shkencore, letrare dhe artizanale. Ka qenë një nga revistat më serioze të kohës. Janë trajtuar në të tema të llojllojshme, gjuhësore, letrare, shkencore, edukative, kulturore etj. Ka dalë një herë në javë. Gjithsej kanë dalë 20 numra, në osmanishte. Çdo numër ka pasur nga 16 faqe (gjithsej 320 faqe). Më e rëndësishmja është se e tërë revista ka qenë shkruar nga Sami Frashëri, nga enciklopedisti, poligloti dhe eruditi ynë shqiptar.
[7]. Për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në dy betejat për mbrojtjen e Ulqinit nga agresioni i Malit të Zi (1876-1877 dhe 1880) u dekorua me medaljen “Për veprimtari patriotike” si aktivist i dalluar dhe luftëtar i Lidhjes së Prizrenit nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë (Gazeta “Zëri i Popullit”, nr. 136 (9309), datë 8 qershor 1978, f. 2. Cituar sipas Faik Lulit – Islam Dizdarit, vep. e cit. f. 22).
[8]. Faik Luli, Islam Dizdari, Mevludet në gjuhën shqipe, Shkodër, 2002.
[9]. Mevludi i Hafiz Aliut është ribotuar në Tiranë në vitin 1933 me alfabetin latin nga i biri i tij, Hafiz Said Ulqinaku. Ky mevlud, sipas thënies së tij, është prekur në nja dy fjalë “qi n’atë kohë janë përdorë si pa të keq, e sot vrasin e gërvishtin veshin e shqiptarit patriot.” Në të vërtetë kjo nuk qëndron, sepse nga analiza që i kemi bërë tekstit origjinal, të shkruar nga Hafiz Aliu dhe transkriptimit me shkronja latine, kemi vënë re se aty nuk janë prekur dy fjalë, por ka dallime të ndjeshme gjuhësore: fonetike, morfologjike, sintaksore dhe leksikore. Këtë e kishte vënë re edhe gjuhëtari i nderuar Tahir Dizdari, cili në vitin 1963 bën transliterimin e Mevludit, duke i qëndruar besnik tekstit origjinal të Hafiz Aliut, sado që edhe te ky vërejmë disa fjalë me origjinë arabe që, mendoj, nuk janë shqiptuar kështu në popull. Për shembull, Tahir Dizdari shkruan dhyrrijet për zyrrijet; medhheb për mez’hep, Ku’ani adhim për Kur’ani azim, thevab për sevap etj. Megjithatë, po ritheksoj se transliterimi i Tahir Dizdarit përfaqëson gjuhën origjinale të Hafiz Ali Ulqinakut dhe ky variant i tij mund të merret për bazë për studimet e së folmes shqipe të Ulqinit të gjysmës së dytë të shek. 19. Shih krahasimin e dy transliterimeve te: Faik Luli, Islam Dizdari, Hafiz Ali Ulqinaku – Jeta dhe Vepra, f. 331-421.
[10]. Po aty, f. 242. Transliterim i Tahir Dizdarit.
[11]. Po aty, f. 200. Transliterim i Hafiz Said Ulqinakut
[12]. Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, vëllimi I, Shkodër, 1998. f. 583.
[13]. Faik Luli, Islam Dizdari, “Hafiz Ali Ulqinaku…”, f. 33.
[14]. Më gjerësisht shih studimin e bërë nga Osman Myderrizi: Po aty, f. 103 – 218.
[15]. Rilindja Kombëtare Shqiptare, Vendimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pika 3, Tiranë, 1962, f. 23 (Cituar sipas Faik Luli, Islam Dizdari, “Hafiz Ali Ulqinaku…”, f. 33).
[16]. Abetaren e transliteroi dhe i përktheu në shqip pjesët e shkruara në osmanisht/turqisht, respektivisht e përgatiti për botim dr. Mehdi polisi. Shih: Faik Luli, Islam Dizdari, “Hafiz Ali Ulqinaku…”, f. 39-101.
[17]. Më gjerësisht dhe më hollësisht shih: Mehdi Polisi, “Abetarja shqipe e Hafiz Ali Ulqinakut”Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 22/1. f. 61-66, Prishtinë, 2004.
[18]. Faik Luli – Islam Dizdari, “Hafiz Ali Ulqinaku…”, f. 466

Haxhi Sherif ef. Ahameti




HAXHI SHERIF EF. AHMETI, PËRKTHYES DHE KOMENTUES I KUR’ANIT NË GJUHËN SHQIPE



ma. Zaim Baftiu



Abstrakti
Sherif_AhmetiHaxhi Sherif  ef. Ahmeti, është një nga figurat dhe personalitetet më të shquara islame të Kosovës, i cili shquhet për ide ,vizion, stil intelektuali, dijetar i pendës dhe ngritjes së fjalës së Allahut. Është nismëtari i mësimdhënies së gjuhës shqipe, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në arsimimin shqiptar të gjeneratave të ndryshme. Kontribut të madh dha në vetëdijësimin kombëtar e fetar të popullatës shqiptare, që ishte e rrethuar nga idetë komuniste e pansllaviste. H. Sherifi, ishte i pari që filloi publikimin e teksteve fetare në gjuhën shqipe, duke qenë edhe protagonist i shquar në hartimin dhe  përgatitjen e  literaturës themelore për njohuritë islame, për nxënësit e Medresesë dhe studentët e Fakultetit të Studimeve Islame.
Ishte ai që filloi publikimin e revistave fetare në gjuhën shqipe, ku në shkrimet e tij polemike, studimore dhe mësimore ishin të pranishme problemet sociale, problematika shoqërore. Shkrimet e tij ishin një motiv për gjendjen në të cilën ndodhej shoqëria jonë shqiptare. Me dijen dhe urtësinë e tij udhëhoqi institucione shumë të rëndësishme arsimore e fetare, duke u bërë një shembull dhe model i punës, kjo e bënë H. Sherif Ahmetin figurë shumë dimensionale në planin arsimor, kulturor e fetar. Për lexuesit shqiptar, përktheu Kur’anin, duke e bërë librin më të kërkuar dhe më prezent në shtëpitë shqiptare.
Hyrje

Sherif Ahmeti, është një ndër personalitetet më të shquara të çështjes fetare e kombëtare në Kosovë, i njohur për kontributin e tij në arsimin shqip, i cili pati një rol të madh e të veçantë në hapjen e shkollave shqipe në Kosovë, sidomos në komunën e Lipjanit. Inkuadrimi i tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, do të cilësohej si një kontribut i madh dhe tejet i rëndësishëm për këtë Institucion të dijes, arsimit e kulturës. Ai, vazhdimisht kontribuoi në forma të ndryshme, ku nga penda, dija dhe puna e tij dolën shumë gjenerata të hoxhallarëve. Ishte ligjërues i fjalës së Allahut, themelues i publicistikës islame në Kosovë dhe përkthyes e komentues i fjalës së Allahut, Kur’anit, në gjuhën shqipe. Figura e tij diturore  është objekt i punimit të kësaj teme të diplomës.
Angazhimi dhe puna e tij u reflektuan në shumë dimensione tek populli shqiptar, sidomos në shtresat intelektuale. Nga hoxhallarët tanë, përkthyesi dhe studiuesi, Ef. Ahmeti përbën  shembullin e një hoxhe model, të përgatitur në dijen shkencore e fetare.
Në këtë punim kam paraqitur kontributin e tij të dhënë në periudha të ndryshme kohore. Punimin e kam titulluar me të arriturat më të madha të tij dhe ndikimin më të madh që ka pasur dhe do të ketë për shumë kohë, e ky është përkthimi i Kur’anit në gjuhën shqipe, andaj punimi im titullohet “Haxhi Sherif ef. Ahmeti, përkthyes dhe komentues i Kur’anit në gjuhën shqipe”. Punimin tim e kam ndarë në katër kapituj:
Në kapitullin e parë  kam shtjelluar Fillet e arsimit shqip në Kosovë, duke pasur parasysh se në këtë periudhë H. Sherifi ka qenë nismëtar për shkollimin e të rinjve në gjuhën shqipe. Përqëndrimi im është fokusuar tek puna e tij si arsimtar në shkollat e komunës së Lipjanit. Duke u regjistruar si Veteran i Arsimit në Kosovë, kam hulumtuar edhe disa dokumente arkivore në Lipjan, ku H. Sherifi me qëndrimin e tij prej studiuesi kërkon arsimimin e të rinjve pavarësisht moshës dhe gjinisë së tyre.
Në kapitullin e dytë  jam përqendruar në kontributin e Sherif Ahmetit në çështjen fetare, sidomos në publicistikën e tij dhe botimet të cilat i ka shkruar gjatë punës në Medresenë Alauddin, ku për herë të parë fillon përgatitjen e dispensave në gjuhën shqipe për nxënësit e Medresesë.
Duke e njohur mirë gjuhën shqipe, vazhdimisht shkruante dhe botonte shkrime. Shkrimet e tij janë publikuar nëTakvimEdukata Islame, si dhe në revistën e Bashkësisë Islame Dituria Islame. Poashtu, kam analizuar shkrimet origjinale dhe format e shkrimit që ai i ka praktikuar. Kam hulumtuar edhe librin e tij të rëndësishëm Komente dhe mendime Islame, punë të cilën e ka përmbledhur rreth një dekade e gjysmë. Temat që ka shtjelluar, mënyrën dhe qasjen.
Në kapitullin e tretë jam marrë me përkthimet e para të Kur’anit në gjuhën shqipe, përkthimet e pjesshme të botuara në revistat islame, si dhe përkthimet komplete të Kur’anit në gjuhën shqipe. Kam sjellë gjashtë përkthimet e Kur’anit, kohën e përkthimit dhe botimit të tyre, duke analizuar format e përkthimit dhe disa nga përmbajtjet.
Në kapitullin e katërt kam sjellë përkthimin e Kur’anit nga Haxhi Sherif Ahmeti, kontributin e tij në përkthimin e Kur’anit, punën disa vjeçare të tij, si dhe  një mendim mbi ndikimin që pati tek lexuesit shqiptar ky botim. Kam analizuar edhe disa çështje rreth këtij botimi. Në fund kam paraqitur edhe botimet në vend (nacionale) dhe jashtë vendit, ato (ndërkombëtare) të Kur’anit me përkthim nga Sherif ef. Ahmeti.
Rreth këtij punimi kam shfletuar të gjitha botimet dhe shkrimet e tij nëpër kohë, temat që ka paraqitur për lexuesin shqiptar dhe përvojën e tij intelektuale.
Jeta, vepra dhe kontributi i Haxhi Sherif Ahmetit në arsimin shqip
    Sherif_Ahmeti
  1.   Hapat e parë të shkollimit i filloi në fshatin Banullë të Lipjanit. Qysh në fillim tregoi një zgjuarsi të jashtëzakonshme, po në këtë kohë filloi të mësojë dije fetare nga hoxha i fshatit Banullë, Mulla Azizi, prej të cilit i merr mësimet fillestare të fesë islame. Dëshira e tij për të mësuar rreth fesë reflektohet në angazhimin e tij edhe në mejtepin e fshatit, kurse 
    Sherif Ahmeti u lind më 1920 në fshatin  Gumnasellë,  komuna e Lipjanit. Rrjedh nga një familje mesatare, por e shquar në rrafshin fetar e kmbëtar. Familja e tij vie  nga Toplica, fshati Prekopucë, vendlindje e stërgjyshërve të tij, prej ku ishin dëbuar me dhunë nga okupatori serb, në vitin 1878. Nga familja Ahmeti, dolën dijetarë e hoxhallarë, të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në dijen, shkencën dhe kulturën tonë shqiptare. Mulla Sahiti dhe i biri i tij, Mulla Fejza, ishin nga kjo familje. H. Sherifi, u rrit në një ambient familjar, ku çështja fetare dhe kombëtare u bënë binom i pashmangshëm në mendjen e tij,  për tu m
    arrë me të pastaj në vijimësi. Hapat e parë të shkollimit i filloi në fshatin Banullë të Lipjanit. Qysh në fillim tregoi një zgjuarsi të jashtëzakonshme, po në këtë kohë filloi të mësojë dije fetare nga hoxha i fshatit Banullë, Mulla Azizi, prej të cilit i merr mësimet fillestare të fesë islame. Dëshira e tij për të mësuar rreth fesë reflektohet në angazhimin e tij edhe në mejtepin e fshatit, kurse leximin e Kur’anit dhe rregullat e texhvidit i mësoi te myderrizi, Sahit ef. Osmani, imam në fshatin Babush.
    Shkollën e mesme e vazhdoi në Medresenë e Ferizajt, tek myderrizi i njohur Azem ef. Gremja, nga i cili mësoi gramatikën e gjuhës arabe, si dhe disa rregulla të moralit, të cilat i dëgjoi po aty nga haxhi Ahmed Pllana, për të cilin thoshin se ka shërbyer në Stamboll si imam i mbretit, sulltanit. Më pas vazhdon mësimet në Medresenë e Prizrenit, ku mëson sintaksën nga hafiz Abdullah Efendiu. Në këtë Medrese ndjek ligjëratat nga lënda e tefsirit, të cilat nëpunësve të rangut më të lartë u ligjëronte Nusret Efendiu. Gjatë kësaj kohe vërehet interesimi dhe dëshira e Sherif Ahmetit për dituri dhe kontribut intelektual. Në vitin 1934, në moshën 14 vjeçare regjistrohet në Medresenë Pirinaz të Prishtinës. Këtu, mulla Sherifi, i ndoqi mësimet tek myderrizët e njohur të kësaj Medreseje, Ahmet ef. Mardoqi dhe Haxhi Hamdi ef. Ibrahimi. Këta hoxhallarë kishin përgatitje të lartë në çështjet fetare, poashtu dalloheshin edhe për atdhedashuri. Në këtë Medrese, mulla Sherifi mësoi 10 vite, deri në maj të vitit 1944, kur e kreu Ixhazetnamenë. Gjatë kësaj kohe nxënësit mësonin para hoxhës dhe dëgjonin duke qëndruar në gjunjë (Qëndruam të fortë kundër stuhisë ateiste-komuniste, (Intervistë ekskluzive me H. Sherif Ahmetin, intervistuan: Qemajl Morina & Elez Osmani), Dituria Islame, viti VI, nr. 36, botues: Kryesia e Bashkësisë Islame për RSS në Prishtinë, Shtypi: POGBG-Rilindja, Prishtinë, 1992. f. 11,Qemajl Morina & Elez Osmani), Dituria Islame, viti VI, nr. 36, botues: Kryesia e Bashkësisë Islame për RSS në Prishtinë, Shtypi:POGBG-Rilindja, Prishtinë-1992, f. 11)
    10466712_940628902639787_1036092415_n[Faqja e parë dhe e fundit e Ixhazetnamesë së H.Sherif ef.Ahmetit (1944) ]
    Gjuhën arabe, respektivisht  gramatikën dhe sintaksën i kishte përvetësuar mirë, ku më pas  do të pasionohet nga dëshira dhe vullneti që të hulumtojë në domethënien e Kur’anit, siç thotë:
    Fillimisht e studiova tefsirin e Hazinit, i cili më pëlqeu si tefsir e jo si komentues i disa ngjarjeve, hiqajeve. Pastaj e hulumtova tefsirin Rruhul Bejan, ku hasa në shumë interpretime. Më vonë mora tefsirin e Fahru Rraziut, i cili më ndihmoi me disa komentime filozofike, por më hutoi në përkufizimin e domethënieve të ajeteve të Kur’anit. Qetësinë më të madhe të mendjes dhe të shpirtit, në kuptimin e domethënies së Kur’anit e hasa nëtefsirin e Hasan Sidik Han, “Fet-hul Bejan Fi  Mekasidil Kur’an”, të cilin disa herë e lexova fund e krye deri sa mu mbush mendja se jam në gjendje të shprehi në gjuhën shqipe atë që e kuptova, e për këtë më ndihmoi shumë edhe tefsiri i Muhamed Ali Es-Sabuni, Safvetu Et-tefasir.
    Gjatë kohës së okupimit nga pushtuesit, dhe pas çlirimit (1941-1945), Vasil Antoni, drejtor i gjimnazit të Prishtinës dërgon disa profesorë në Medrese për mësimin plotësues nga gjuha shqipe, gjeografia e historia, si dhe duke furnizuar me banka e tavolina mësonjëtoren, ku mësohej shkrim dhe leximi i gjuhës amtare.
    Ky angazhim i tij ndikoi në ngritjen intelektuale dhe përgatitjen e nevojshme që të jetë një kuadër i mirëfilltë, i cili veç kishte filluar misionin e shenjtë, pra arsimimin e popullit shqiptar. Mund të përshkruhet si njeri i dijes, ku vetvetes i’a bëri obligim parësor edhe ajetin e parë nga Kur’ani për dijen e mbi dijen:
    ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ ١
    Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi.(çdo gjë)
    Rrethanat politiko-shoqërore në të cilat jetoi H. Sherif  Ahmeti
    Haxhi Sherif Ahmeti jetoi dhe veproi në një kohë shumë të vështirë, lindi dhe u rrit në kohën e mbretërisë serbo-kroate-sllovene, kurse veprimtarinë e tij e filloi në kohën e komunizmit. Megjithatë, ai gjatë gjithë jetës së tij punoi për çështjen fetare dhe kombëtare, duke u munduar që të ruajë këto vlera të mëdha. Gjatë kohës sa punoi si mësues, gjithmonë e barti plisin e bardhë në kokë, si një atdhetar, kurse si kontribues i çështjes fetare në kuadër të Bashkësisë islame të Kosovës. Ishte kontributi i tij që Bashkësia islame të jetë zë me vlerë dhe zëri i saj të dëgjohet në vend dhe jashtë. Allahu i Madhëruar  thotë në Kur’an:
    وَقُلِ ٱعۡمَلُواْ فَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمۡ وَرَسُولُهُۥ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَۖ وَسَتُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ١٠٥
    Dhe thuaj: “Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat”
     Gjendja fetare në Kosovë pas luftës së dytë botërore
    Në aspektin fetar, sistemi komunist solli dëmet më të mëdha gjatë tërë historisë së civilizimit njerëzor, por edhe në këtë aspekt, për dallim nga shtetet tjera ish-komuniste, në ish- Jugosllavi, është lejuar aktiviteti fetar në një masë shumë të vogël, por rreptësisht të kontrolluar dhe nën mbikëqyrje të shtetit. Shqiptarët, kryesisht kanë qenë të përqendruar në trojet e veta etnike shqiptare, si në: Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa boshnjakët kryesisht të përqendruar në Bosnje, Sanxhak (Serbi), Mal të Zi dhe në Kosovë. Jeta fetare, kryesisht është zhvilluar si të themi brenda katër mureve, që do të thotë vetëm në kuadër të xhamive, kurse jashtë kësaj hapësire nuk ka pasur fare qasje dhe se i tërë aktiviteti fetar ka qenë nën përcjellje dhe kontroll të plotë të sigurimit të brendshëm shtetëror, UDB-ës jugosllave.
    Përveç xhamive ekzistuese, në tërë hapësirën e ish-jugosllavisë kanë qenë aktive vetëm dy Medrese, ku është mundësuar shkollimi dhe aftësimi i kuadrove fetare në kohëzgjatje pesë vjeçare. Medreseja e Gazi Husrevbeutnë Sarajevë me mësim në gjuhën serbo-kroate-boshnjake, ku kanë frekuentuar talebet (nxënësit), kryesisht nga Bosnja, Sanxhaku, Mali i Zi dhe Medreseja Alauddin në Prishtinë, me mësim në gjuhën shqipe, ku kanë frekuentuar talebet (nxënësit) nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe aty-këtu nga Sanxhaku. Shumë më vonë, aty kah vitet e tetëdhjeta u hap edhe Medreseja e Isa beut në Kondovë të Shkupit. Gjendja fetare pas luftës ishte e rëndë, por e vështirë ishte edhe pozita e prijësve fetar, ngase siç e përshkruan H. Sherif Ahmeti, ku thoshte ishim të përbuzur dhe të izoluar nga jeta në përgjithësi prej anëtarëve të partisë komuniste, por edhe pse nënçmoheshim, shtypeshim, etiketoheshin me lloj-lloj propagande, megjithatë prijësit fetar i qëndruan besnik parimeve islame, duke mos e braktisur për asnjë veprim ose çmim këtë mision të shenjtë, ku shumë hoxhallarë u burgosën për shkak të ideologjive dhe ndjenjave patriotike. Hoxhallarët ishin njerëz që ruajtën vlerat fetare e kombëtare në forma të ndryshme. Gjatë vitit 1950, filloi shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, ku rol të madh në parandalimin e këtij eksodi kishin prijësit fetar, ku një kontribut i veçantë i atribuohet edhe H. Sherif Ahmetit, i cili kur erdhi si Kryetar i Shoqatës së Ulemave (Dijetarëve) filloi me takime dhe vizita në teren, gjë që ndikuan në zgjimin e ndjenjës kombëtare.
    Siç tregon Haxhi Sherifi:
    Familjet që shpërnguleshin nga Prishtina për në Turqi i takoja në Fushë Kosovë duke e pritur trenin, sepse edhe unë udhëtoja me tren për në shtëpi e kur lajmërohej ardhja e trenit fillonin përqafimet e atyre që i përcillnin dhe të atyre që shkonin. Ndaheshin prindërit nga evladët dhe evladët nga prindërit, vëllai nga motra dhe motrat nga vëllezërit, etj. Duke qëndruar bukur larg prej tyre kam qajtur barazi me ta, duke u dëshpëruar thellë në shpirt, por duhej qëndruar i fortë e me shpresë për një ditë më të mirë.
    Fillet e arsimit shqip në Kosovë
    Shkollimi i shqiptarëve të Kosovës, në gjuhën amtare, ishte i ndaluar rreptësisht ose i persekutuar si në kohën e jugosllavisë monarkiste, ashtu edhe në atë të jugosllavisë socialiste e të okupimit serb, mirëpo në mesin e shqiptarëve gjithmonë u gjendën persona arsimdashës, të cilët organizuan  arsimin shqip në Kosovë. Me anë të mësimeve fetare kultivohej e mësohej gjuha shqipe. Që nga shekulli XV  “Prizreni ushtroi ndikim në zhvillimin e kulturës së shqiptarëve të islamizuar”, thoshte Tahir Berisha, në artikullin Emra në që nuk harrohen.
    Gjatë luftës së dytë botërore, shkolla shqipe në Kosovë, prapë filloi punën nën regjimin italian, bullgar dhe gjerman. Numri i nxënësve shqiptar u rrit shumë. Ata mësonin lëndët mësimore të ngjashme me ato ndërkombëtare, si: gjuhë shqipe, mësim jete, njohuri vendlindjeje, aritmetikë, histori, gjeografi, mësim natyror, vizatim, punëdore, këngë dhe gjimnastikë. Sistemi i arsimit organizohej dhe financohej nga shteti shqiptar. Arsimimi ishte i obligueshëm.
    Lidhur me gjendjen e arsimit, shkollat, si dhe mësimdhënësve gjatë viteve 1941-1945, Tahir Berisha në librinEmra që nuk harrohen, thekson se këto vite mund të llogariten si gurëthemel i arsimit shqip në Kosovë. Gjatë kësaj kohe themelohet rrjeti i shkollave fillore e të mesme që mundësoi njëkohësisht zhvillimin e shkollave të larta . Gjatë kësaj kohe ishin mbi dyqind mësues e arsimtar, kurse në vitin 1941/42 do të jenë edhe 74 të tjerë të ardhur në vitin 1945. Këta mësues e arsimtar ishin intelektual, humanista, patriota të vërtetë që kishin synim zhvillimin e shqiptarëve nga të gjitha trevat. Prej këtyre mësuesve kishte shumë hoxhollar, të cilët filluan punën arsimore.
    Berisha, poashtu, jep shifra të arsimit shqip edhe në disa qytete të Kosovës, duke bërë një vlerësim për mësimdhënësit e asaj kohe, ku ndër të tjera potencon: Falë punës së këtij personeli në zonën italiane të Kosovës, rrjeti i shkollave shqipe në Kosovë kishte atëherë 173 shkolla fillore, tri shkolla të mesme dhe disa gjimnaze të ulta. Në rrethin e Mitrovicës, në zonën gjermane të Kosovës, në vitin shkollor 1942/43 kanë punuar 40 shkolla shqipe, në rrethin e Podujevës, 16 shkolla në fshatra dhe një shkollë e përzier në Podujevë. Sipas të dhënave të botuara në gazetat Kombi dhe  Kosova, prej nga u nxorën këto të dhëna, shkolla shqipe kishte edhe në Vushtrri e në Pazar të ri. Në rrethin e Mitrovicës shkolloheshin edhe 200 nxënës në shkolla të mesme të “Shqipërisë së Madhe”. Literatura dhe i tërë financimi menaxhohej nga arka e shtetit të Mbretërisë Shqiptare.
     Kontributi i H. Sherif Ahmetit në periudhën 1944-1955
    Koha e hapjes së shkollave shqipe e gjeti Sherif Ahmetin si një intelektual, i cili ndër të parët iu përkushtua misionit të mësuesit. S’mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, pa shkronja shqipe e pa shkolla në të cilat do të mësohet shqipja” , thoshte poeti ynë i pendës, (Naim  Frashëri)
    Intelektuali ynë, Ahmeti, u angazhua sistematikisht në hapjen e shkollave shqipe, sidomos në rrethinën e Lipjanit, fillimisht si mësues i gjuhës shqipe. Më 19 dhjetor 1944, mori vendimin nga prof. Zekrija Rexha, përgjegjës i arsimit për Kosovë, që të punojë si mësues në shkollë. Siç e përshkruante H. Sherifi, kjo nuk ishte aq e lehtë ngase unë njihesha si hoxhë, kurse mësimi në shkolla ishte laik, një kthesë e tillë konsiderohej prej disa individëve si pabesi ndaj parimeve islame, por shumica dërrmuese e popullit ishte e kënaqur për hir të arsimimit shqip dhe ushqente bindje se do të qëndronin të pathyeshëm ndaj parimeve fetare e kombëtare, thoshte Ahmeti në një intervistë në revistën Dituria Islame.
     Angazhimi i Haxhi Sherif Ahmetit në arsimin gjithëpërfshirës  të Kosovës
    Gjatë fundvitit 1944, lufta u ashpërsua dhe pas largimit të pushtuesit gjerman në disa pjesë të vendit filloi një lloj organizimi i një pushteti të “përbashkët” i popujve të Kosovës. Pushteti i përbashkët organizohej për tubimin sa më ta madh të masës së popullit, kurse inteligjenca shqiptare, gjegjësisht përgjegjësit e arsimit mundoheshin të hapnin sa më shumë shkolla në gjuhën amtare, në bazë të një marrëveshje, të cilën e kishin arritur partizanët për të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare. Nevoja për mësues ishte tepër e madhe, ngase njerëz të shkolluar kishe shumë pak, andaj për të bërë të mundshëm përhapjen e mësimit në gjuhën amtare u angazhua në arsimin e përgjithshëm.
    Në atë kohë, personat, të cilët  kishin të përfunduar Medresenë nuk i bënin vërejtje as pushtetmbajtësit e as inteligjenca shqiptare, të parët kishin nevojë që të stabilizonin dhe organizonin jetën dhe pushtetin, kure të dytët dëshironin sa më parë të organizonin dhe të përhapnin arsimin e gjuhës amtare në tërë teritorin e Kosovës.
    Për H. Sherif Ahmetin dhe njerëzit e tjerë që ishin prijës fetar nuk ishte e lehtë të merreshin edhe me procesin arsimor, të bëheshin mësues, mirëpo këta hoxhallarë udhëhiqeshin nga parmimet fetare e kombëtare, se populli duhej të arsimohej në gjuhën e tij, si një e drejtë elementare dhe shumë esenciale. H. Sherif Ahmeti ndiente një ‘turp’ për lënien e shallit të hoxhës, duke u përzier emocinet, të cilat ndikuan në brendësinë psikologjike të tij, sepse duhej të zëvendësohej simbli fetar me atë kombëtar. Ai  vendosi të mbajë plisin e bardhë në kokë, të cilin nuk e hoqi edhe pse kishte të atillë që qeleshën e bardhë e përceptonin si shenjë negative.
    Në ditët e para si mësues, H. Sherif Ahmeti kishte vështirësi, pasiqë nuk e njihte pedagogjinë dhe metodiken e arsimit, miëpo këta hoxhallar dhe të gjithë mësimdhënësit e tjerë të asaj kohe i vizitonin kohë pas kohe njerëz të njohjes së këtyre shkencave shoqërore, si: Mehmet Gjevori e Shefqet Veliu.  Këta arritën të përvetësonin teknikat e mësimdhënies për nxënësit e asaj kohe. Sa herë që këta persona bënin vizita të hoxha i nderuar, ata e shtonin edhe më tepër vullnetin për punë, për më shumë angazhim, pasiqë nuk shihte ideologji fetare. P.sh Shefqet Veliu shkonte në vizita të shpeshta te H. Sherif Ahmeti dhe asnjëherë nuk i pengoi që t’ua falteNamazin në odën e tij, babait e vëllait.
    Në ditët e para të vitit1945, situata ishte pështjelluar, në këtë kohë mësuesit nuk kishin vetëm për detyrë të organizonin mësimin, por edhe duhej të angazhoheshin në aksione të tjera, spese ata tani po përjetonin padrejtësi të mëdha, andaj duhej bërë sakrifica të panumërta, duke u ballafaquar me çdo situatë dhe të ishin të gatshëm të përballeshin edhe me momente trishtuese. Një ditë dimri të vitit 1945, kur shkoi në shkollë, H. Sherif Ahmeti gjeti përpara shkollës një roje, i cili nuk e la te hynte brenda, edhe pse ky i sqaroi qe ishte mësues, mirëp ai e urdhëroi që kuriri i shkollës t’i lajmëronte nxënësit se sot nuk ka mësim dhe të mos i afroheshin as nga afër shkollës. Atë ditë, H. Sherifi pa tri kufoma, të cilat i kishin sjellë në shkollë, ato ishin kufoma kreshnikesiç i quante ai, ishin vrarë ndokund rrugës për në Prishtinë, askush nuk i njihte, por në bazë të rrethanave ata duhet të ishin thoshte H. Sherifi nga Drenica apo Rrafshi i Dukagjinit. Pasiqë nuk e lejuan të mbante mësim, ai u kthye në fshat, duke organizuar procesin mortor të të vrarëve.
    1. Sherif Ahmeti, si mësues, punoi deri në vitin 1956, së pari në fshatin Banullë, pastaj në Gadime dhe në Sllovi, të gjitha fshatra të komunës së Lipjanit. Kur ishte si mësimdhënës në fshatin Sllovi e angazhuan në organizimin e kurseve për vajzat në lëmin e shëndëtesisë . Sllovia njihej si vend i kulturave të mëdha fetare, andaj vajzat nuk pranonin t’i dërgonin në kurse, vetëm nëse ky organizim për mësim caktohej nga drejtoria. Dy herë në javë mbante kurse, ku frekuentonin gjithsejt 26 vajza në grup. Një histori të veçantë që e tregonte H. Sherif Ahmeti, e që i kishte ndodhur një ditë pas mësimit ishte, kur një vajzë e kishte pyetur për natën e madhe, e cila ishte po atë ditë, e që ishte ditë e enjte. H. Sherifi i kishte thënë: “për këtë iu tregon imami i xhamisë”, por vajza nuk kishte mbetur e kënaqur, duke e tronditur në shpirt H. Sherifin, përderisa nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej dëshirës së saj.
    Mirëpo, Haxhi Sherifi vinte nga një familje me traditë e orientim të pastër fetar e kombëtar, si dhe kishte marrë mësime nga myderrizët më në zë të asaj kohe, që e kishin edukuar edhe në frymën e atdhedashurisë. Ai, si i ri e entuziast, shumë shpejt bie ndesh me orientimin e “pushtetit gjoja popullor” të komunistëve e ateistëve, komisarët e të cilëve filluan që të bëjnë presione nga më të ndryshmet, duke e quajtur si të papërshtatshëm për punë me nxënës dhe si një ish–ballist.
    H. Sherif Ahmeti me nxënësit e kl.së IV-të të shkollës fillore në Sllovi të Lipjanit 24.03.1954
    10555252_940628909306453_1510476736_n
     H. Sherif Ahmeti, veteran i arsimit në Kosovë
    Ndër veteranët e parë të arsimit shqip, në Kosovë, ishte H. Sherif Ahmeti, i cili i etur për dashurinë e vendit iu përkushtua marrjes së diturisë dhe shpërndarjen e saj tek gjeneratat e ardhshme. Ky fakt mbështetet edhe në procesverbalin e këshillit të arsimtarëve komunal të arsimit dhe kulturës të rrethit të Sitnicës dhe nga këshilli popullor i rrethit të Sitnicës, në mbledhjen e mbajtur me 22 shkurt 1954, ai tha: “Nxënësit të cilët nuk dinë shkrim-lexim, pavarësisht moshës së tyre duhet të regjistrohen në shkollë”. Në vazhdim të mbledhjes gjerë sa kishte pasur debate, ai ishte i vendosur në parimet e tij se: “Nuk mundë të lirohet nga shkollimi asnjë person deri në moshën njëzet vjeçare”.
     Gjatë jetës së tij ai kishte ndjekur kurse të ndryshme, si:
                Në vitin 1945 ndjek kursin pedagogjik në Prishtinë;
                Në vitin 1949 ndjek poashtu një kurs në Prizren;
                Kurse në Pejë në vitin 1950 diplomohet.
    Sipas dokumenteve që gjenden në arkivin e qytetit të Lipjanit, në vitin 1952 Sherif Ahmeti, ishte mësues i lëndës së gjuhës shqipe dhe matematikës. Në këtë kohë ai ishte edhe drejtor shkolle, kishte 12 orë punë javore, 22 ditë pune, 62 orë të plota. Si mësues të tjerë, bashkë me të ishin edhe Izet Ahmeti e Abdurrahman Arifi.
    Në vitin 1953 e gjejmë Sherif Ahmetin si mësues të tri lëndëve: gjuhë shqipe, matematikë dhe biologji.
    Në vitin 1954-1955, Sherif Ahmeti, ishte mësues i lëndës së gjuhës shqipe dhe matematikës. Në këtë kohë ishte edhe drejtor në shkollën e Sllovisë dhe njëherit mësues i ciklit fillor, për klasën e pestë dhe të gjashtë.
    Gjatë vitit 1955 ishte drejtor i shkollës në fshatin Gadime dhe Babush të komunës së Lipjanit. Në vitin 1956 H. Sherifi i kthehet misionit të imamit për të dhënë kontributin e tij në ngritjen e vetëdijësimit fetar.

Monday, December 28, 2015

Hoxhë Kadri Prishtina


Kontributi i Hoxhë Kadri Prishtinës në mbrojtjen e tërësisë së tokave shqiptare


Mr. Qemajl Morina
Fakulteti i Studimeve Islame-Prishtinë 

Abstrakt
4Prijësit fetarë shqiptarë dhe përfaqësuesit intelektualë të tre besimeve më të mëdha të Shqipërisë u përfshinë në luftën për pavarësinë e Shqipërisë, e cila u arrit formalisht më 28 nëntor 1912. Kontribut të veçantë në këtë aspekt dhanë edhe prijësit fetarë të besimit islam, të cilët nuk e patën të lehtë të kyçen në këtë proces, sepse ata duhet tu kundërviheshin shtetit, i cili deri pak kohë më parë kishte përfaqësuar interesat e tyre, sepse shqiptarët me pozitën e tyre në shtetin osman kishin qenë pjesëmarrës në strukturat më të larta të tij: mbi 36 sadri azemë (kryeministra), ministra, valinj, komandantë ushtarakë, shejhul islam etj.
Në mesin  e këtyre personaliteteve bën pjesë edhe Hoxhë Kadri Prishtina, i cili më mirë se çdo kush tjetër mishëron lidhjen në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai u lind në Kosovë, ku edhe kaloi një pjesë të rinisë, kurse në Shqipëri kaloi pjesën tjetër të jetës deri në vdekje.

Prijësit fetarë shqiptarë dhe përfaqësuesit intelektualë të tre besimeve më të mëdha të Shqipërisë u përfshinë në luftën për pavarësinë e Shqipërisë, e cila u arrit formalisht më 28 nëntor 1912.[1] Me këtë rast nuk mund të lëmë pa përmendur aspektin kryesor, se po të mos ishin intelektualët më të mirë të tre besimeve mysliman, katolik dhe ortodoks, po të mos ishin përfshirë në rilindjen e Shqipërisë që e filloi aktivitetin e saj kryesisht pas vitit 1878 me përpjekjet e Abdyl Frashërit dhe të patriotëve shqiptarë për çlirimin e popullit shqiptar dhe trojeve të tij nga Porta e Lartë si dhe nga lakmitë grabitqare të fqinjëve, pavarësia e Shqipërisë nuk do të  bëhej realitet, njëqind vjetorin e së cilës po e festojmë në këtë vit.
Kontribut të veçantë në këtë aspekt dhanë edhe prijësit fetarë të besimit islam, të cilët nuk e patën të lehtë të kyçen në këtë proces, sepse ata duhet tu kundërviheshin shtetit, i cili deri pak kohë më parë kishte përfaqësuar interesat e tyre, sepse shqiptarët me pozitën e tyre në shtetin osman kishin qenë pjesëmarrës në strukturat më të larta të tij: (mbi 36 sadri azemë (kryeministra), ministra, valinj, komandantë  ushtarakë, shejhul islam etj.)
Në mesin  e këtyre personaliteteve bën pjesë edhe Hoxhë Kadri Prishtina, i cili më mirë se çdo kush tjetër mishëron lidhjen në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai u lind në Kosovë, ku edhe kaloi një pjesë të rinisë, kurse në Shqipëri kaloi pjesën tjetër të jetës deri në vdekje. Në Shqipëri, ai zhvilloi pjesën më të gjatë të aktivitetit të tij politik,  i cili kishte tre synime kryesore:
I pari: forcimin dhe demokratizimin e shtetit shqiptar, sepse pa një shtet të qëndrueshëm dhe të fuqishëm shqiptar nuk kishte mundësi të ketë një Kosovë të lirë.
I dyti: çlirimin e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare nga okupimi sllavo-grek, për ta realizuar atë, ai themeloi “Komitetin për mbrojtjen e Kosovës”.
I treti: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar të shqiptarëve, për çka nxori revistën “Udha e s’Vërtetës”.
Jeta dhe vepra e Hoxhë Kadri Prishtinës
Hoxhë Kadriu është biri i Lutfullahut, i cili kishte nëntë fëmijë. Në vitin 1878, vit i shënuar në historinë e kombit tonë, Lutfullahut i lindi djali i parafundit, Kadriu. Ishte viti i ngjarjeve të mëdha, që synonin pikën kulmore të Rilindjes shqiptare. Kadriu i vogël u mëkëmb e hodhi shtat së bashku me ato ngjarje dramatike të Atdheut, të cilat i mbetën në kujtesë të pashlyera për tërë jetën[2].
Përgatitja shkollore
Në vitin 1885, kur Kadriu arriti moshën për shkollë, i ati e dërgoi në shkollën fillore turke të Prishtinës. Shkollën fillore dhe plotore të qytetit e kreu me sukses. Duke e parë etjen e birit për të mësuar, i ati e regjistroi në gjimnazin turk të Shkupit. Edhe në Shkup Kadriu u dallua midis shokëve për zgjuarsinë e tij dhe la mbresa te mësuesit. Zelli i Kadriut për të mësuar e shtyri Lutfullahun të mendonte mirë për të ardhmen e birit. Djalit i duhej krijuar mundësia që të vazhdonte shkollimin më tutje. Kjo ishte porosia e shokëve dhe e mësuesve për të birin.
Në atë kohë, profesioni i mësuesit si dritëdhënës i kombit, ishte një dëshirë e flaktë e të gjithë atdhetarëve, prandaj dhe Lutfullahu të birin e regjistroi në “Daru-t-Tedris”, shkollë e lartë pedagogjike në Stamboll[3].
Për dy vjet rresht ai doli i shkëlqyeshëm në shkollën e lartë pedagogjike dhe mori diplomën. Ai mësoi pedagogji, psikologji, histori, letërsi etj. Por, për Kadriun kjo shkollë dyvjeçare qe gjysmake. Ai donte të vazhdonte më tej në këtë degë, por nuk iu dha mundësia. Megjithëkëtë, u regjistrua në Medresenë Islame të Fatihut në Stamboll. Atje, përveç shkencave islame, mësoi gjuhën arabe dhe persishten. Edhe këtë shkollë e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm. Më 1903, në moshën 25-vjeçare, u regjistrua për të marrë provimet e drejtësisë me korrespondencë dhe më 1904 i mbaroi ato, duke marrë gradën shkencore “Profesor’’[4].
Formimi patriotik
Gjatë kohës sa vazhdonte studimet në Stamboll, ai u fut në klubet patriotike, që qenë krijuar atje. Dhe krijoi lidhje të ngushta me atdhetarë shqiptarë. Takimet dhe bisedat që zhvillonte me ta, ndikuan në formimin e tij atdhetar të mëtejshëm, për të kapur më kryesoren ndër hallkat e atdheut. Patriotët paraprijës i quajti mësues të tij, kurse dijet që përfitoi prej tyre, i vlerësoi si universitet më vete. Ai recitonte e komentonte me pasion veprat e bashkatdhetarëve, si të  Samiut, Naimit, Pashko Vasës, Hoxhë Tahsinit etj. Për një kohë ai u bë një ndër veprimtarët më të flaktë në rrethet patriotike shqiptare të Stambollit. Tanimë, në shenjë respekti, ata filluan ta thërrisnin “Hoxha” (që në gjuhën persiane do të thotë “i ditur”, “i mësuar”, “profesor”).Në atë kohë ai zotëronte mirë frëngjishten, turqishten, arabishten, persishten, e më vonë edhe gjermanishten.
Në prill 1904, policia hyn në shtëpinë e Hoxhë Kadriut dhe mbasi kontrollon dhomën ku banonte, e arreston me pretekstin se vepronte kundër interesave të pushtetit turk, dhe e dërgon për të vuajtur dënimin në burgun e politikanëve, në Jedikule[5], ku e priste fati i keq i dhjetëra patriotëve të tjerë shqiptarë. Nga kushtet e vështira, gjatë pesë viteve, sa qëndronte në burg, Hoxhë Kadriu u sëmur, mori tuberkulozin e eshtrave, prandaj iu desh të bënte amputimin e këmbës mbi gju. Në sajë të intervenimit të shokëve të tij, Hoxhë Kadriu lirohet nga burgu më 1908, dhe kthehet në Prishtinë. Ende pa u çmallur mirë me familjen, pushteti turk e ktheu në Turqi, me motivacion se “qenka liruar gabimisht”. Internohet përsëri në Turqi, por kësaj radhe në qytetin Tokat[6]. Internimi i tij në Turqi s’e mposhti dot idealin që kishte për të realizuar synimet e tij kombëtare. Me fitoren e Revolucionit Xhonturk, Hoxhë Kadriu u gjend në liri, kurse më 1913, së bashku me të gjithë kundërshtarët e tjerë, edhe ky u internua. Papritur, në dhjetor 1913, ata morën vendimin për largimin nga Turqia të gjithë njerëzve që propagandonin kundër Perandorisë Osmane. Në fund të dhjetorit 1913, Hoxhë Kadriun e hipën me forcë në një vapor austro-hungarez për ta nxjerrë jashtë territori të Turqisë. Pas një udhëtimi të gjatë, duke u ndalur në Palestinë, Egjipt, Rumani e Austri, ai arriti në Durrës.
Kthimi në Shqipëri
Më 1914 Hoxhë Kadriu kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Shkodër. Aty u lidh me veprimtarinë që zhvillonin patriotët shqiptarë mu në atë kohë kur lakmitë e shteteve fqinje për ta copëtuar Shqipërinë ishin më të mëdha se asnjëherë më parë.
Si vendbanim, Hoxhë Kadriu zgjodhi Shkodrën, por syrin e zemrën, sigurisht, i kishte në Kosovën e pushtuar e të martirizuar. Prandaj, ai donte të ishte sa më afër saj. Në ato vite ai shkruante: “… Jam i lidhur aq fort që edhe larg saj të gjendem, shpirti dhe zemra ime do të jenë në Shkodër. Prandaj dëshiroj që Shkodra t’i afrohet flakës së zjarrit të dashtunisë të atdheut dhe të kombit dhe të ngrohet pra në këtë zjarr. Zakonet prapanike, fanatizmat fetare, frymëzimet fantastike të mos pengojnë ndriçimin e mendjes dhe ngritjen e nivelit arsimor. Në Shkodër më kanë lindur edhe më janë shfaqur dëshirat e mija, që Shkodra kundër rrymave politike dhe propagandave të dëshmonte të mos e humbasin ngjyrën kombëtare dhe për këtë qëllim të ketë gazeta, revista dhe disa shkolla që të përparojë gjuha e jonë. Në kohëra të afërta dhe të largëta të fatkeqësive, Shkodra ka qenë streha dhe krahu i kombit tonë”[7].
Gjatë qëndrimit të ushtrisë austriake në Shkodër, një ditë komisari i jashtëzakonshëm, Moiso Krajli, e kishte thirrur Hoxhë Kadriun dhe, pas një bisede të gjatë, i propozonte të punonte në ofiqet më të larta ku të dëshironte dhe ia numëroi me radhë :”Kryemyfti, drejtues i përgjithshëm i arsimit ose i drejtësisë”. Hoxhë Kadriu i refuzoi ofertat e propozuara, pasi, siç deklaroi, e kishte kuptuar se politika e Austrisë ishte kundër “independencës së Shqipërisë”. Sipas tij, këto poste ishin larg nga ideali për të cilin luftonte. Për këtë arsye ai preferoi të punonte si avokat i thjeshtë e jo të ishte në shërbim të okupatorit të vendit të tij.
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”
Edhe pse Komiteti emërtohej “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës[8]”, përvoja tregon se udhëheqësit, anëtarët e tij kishin për qëllim mbrojtjen, pavarësinë dhe integritetin e shtetit shqiptar dhe se ata ishin përfaqësues të vërtetë të mbarë kombit shqiptar. Për ta ishte i dashur dhe i shtrenjtë çdo cep i atdheut, prandaj u përpoqën një lloj për paprekshmërinë e çlirimin e Shkodrës, të Vlorës, të Korçës, të Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përsëri shtroi para popullit tonë problemin e ekzistencës së shtetit të pavarur shqiptar. Në këto kushte rritet lëvizja për të shpëtuar vendin nga copëtimi i ri dhe për bashkimin kombëtar, kështu që më 7 nëntor 1918 u formua komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”[9] i cili pati si organ të vetin gazetën “Populli”, që u botua në Shkodër nga 18 janar 1919 deri më 27 gusht 1920. Gazeta kishte kryeredaktor atdhetarin vlonjat, Salih Nivica. Ajo u ngrit fuqimisht në mbrojtje të të drejtave kombëtare, kundër planeve hegjemoniste të shteteve fqinje, dhe projekteve që hartonte Konferenca e Paqes në dëm të tërësisë dhe të pavarësisë së Shqipërisë.
Ky objektiv i Komitetit më së miri shihet nga proklamata e  janarit të vitit 1919, në të cilën shprehet qëndrimi ndaj politikës italiane dhe franceze në Shqipëri, ku në mënyrë të qartë thuhet se: “qëllimi i tij kryesor është të vendosë një Shqipëri independente, të përjashtuar nga çdo lloj protektorati, të çlirojë Kosovën e ta bashkojë  me Shqipërinë dhe se do të kundërshtojë cilindo që do t’i kundërvihet këtij qëllimi”.
New Image 1
Ulur në mes: Hoxhë Kadri Prishtina me një grup patriotësh, Shkodër 1918.
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, që drejtohej nga Hoxha Kadriu, luftonte jo vetëm për një Shqipëri të pavarur, por edhe për shpëtimin e Kosovës nga okupimi serb. Ai bëri një sërë protestash para Lidhjes së Kombeve kundër kolonizimit e serbizimit të Kosovës nga Krajlët e Serbisë. Kështu, në shtator të vitit 1924, komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me udhëzimet e Hoxha Kadriut, dërgoi në Gjenevë një delegacion që të protestonte pranë Lidhjes së Kombeve kundër barbarizmave të qarqeve shoviniste serbe nëpër Kosovë. Delegacionin e përbënin: Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani, të cilët paraqitën protestën. Në të, përveç të tjerash, thuhej: “…ky regjim hekuri, zjarri e grabitjeje përbën shkakun kryesor të një emigrimi në masë të popullsisë shqiptare drejt Turqisë, emigrim ky që bëhet në kushte të tmerrshme e që kushton jetën qindra familjeve dhe pjesa tjetër, që mbeten, dënohen me një mjerim të pashërueshëm….mjafton me dijtë se për mija krime të bëra në mes ditës asnjë nuk është ndjekë nga gjyqet …..Është vendi i vetëm në botë, ku mund të vriten njerëzit në prani të gjyqtarëve që heshtin”[10].
Hoxhë Kadriu e urrente diplomacinë evropiane, e cila me hipokrizinë e saj merrte nëpër këmbë të drejtat e popujve të vegjël.
Kështu, ky atdhetar i flaktë, që ishte një nga figurat më të ndritura të lëvizjes Kombëtare të Kosovës, me themelimin e komitetit në fjalë, mori përsipër një barrë të rëndë, të vështirë dhe delikate. Këtë barrë ai e mbajti deri në vdekje, me besim të patundur në fitore. Ky komitet, qëllim kryesor kishte çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e saj me Shqipërinë. Kështu shkruante edhe vet Hoxhë Kadriu: “Komiteti ynë ka për qëllim themelor bashkimin e kombit”.
Kjo del e qartë që në nenin e parë të programit ku thuhej: “Me i  dalë zot vetsundimit e tërësisë tokësore të Shqipërisë”. Për të arritur këtë qëllim e në mbështetje të nenit 1 u përcaktua rruga që duhej të ndiqej. Në nenin 2 thuhej: “Me përdorur çdo mjet për me i librue (çliruar) Kosovën e Dibrën e çdo vend ku flitet shqip e me i bashkue në sundim të Shqipnisë Lirë”[11]
Komiteti për “Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës”, përveç aktivitetit diplomatik në zgjidhjen e çështjes kombëtare, u drejtohej popullit me anë të  proklamatave  për  aksione luftarake, kështu shohim në një apel drejtuar popullit në gusht të vitit 1919 se koha kishte treguar se “nuk ka më njerëzi e drejtësi dhe se fjalën e mbrame do ta thotë pushka besnike e shqiptarit”.
Hoxhë Kadriu disa herë ishte zgjedhur deputet në parlamentin shqiptar dhe kishte kryer funksionin e ministrit të drejtësisë.
Pas sa e sa vuajtjesh të rënda shëndetësore, në moshën 47-vjeçare, më 20 janar 1925 kaloi në botën e amshueshme, atdhetari i madh, burrështeti, juristi në zë, organizatori i drejtësisë shqiptare, publicisti i njohur, “babai i Kosovës”, guximtari dhe njëri nga promotorët kryesorë të mendimit politik shqiptar. Ditën që vdiq Hoxhë Kadriu, nga Kosova shkruanin: “Lajmi i vdekjes së Hoxhës sonë, Kadri efendiut, babai i  të gjithë kosovarëve dhe sidomos mbështetja e të gjithë idealistëve kosovarë….na pikëlloi  dhe na hidhëroi zemrat….vdekja e të ndjerit Hoxhë nuk është dhembje pikëlluese vetëm për familjen e tij, por është për të gjithë Shqipërinë. Po sidomos për kosovarët është një humbje e madhe që s’mund të zëvendësohet”.
Me gjithë përpjekjet e shumta, Hoxhë Kadri Prishtina nuk mundi ta realizojë ëndrrën e tij që ta shohë Kosovën të pavarur, por ai trasoi rrugën për gjeneratat e mëvonshme.
Idetë Islame të Hoxhë Kadriut në revistën “Udha e s’Vërtetës”
Në dallim nga bashkëkohësit e tjerë prej dijetarëve islamë, Hoxhë Kadriu pati fat më të mirë. Për veprimtarinë patriotike të tij është shkruar si në Historinë e Shqipërisë, ashtu edhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar[12], janë organizuar sesione shkencore dhe janë botuar mjaft artikuj në shtypin tonë, qoftë në Shqipëri[13], Kosovë[14], a në diasporë.
Në shumicën e shkrimeve të lartpërmendura nuk është hulumtuar një segment tejet i rëndësishëm i veprimtarisë së Hoxhë Kadriut, që është aspekti Islam i jetës dhe i veprës së këtij dijetari të madh. Bile Jup Kastrati, në kumtesën e tij me rastin e 40-vjetorit të vdekjes shkruan: “Hoxha Kadriu vërtet studioi për fe, por kurrë nuk qe fanatik. Ceremonitë fetare për të nuk kishin rëndësi. Urrente ndasitë fetare dhe punoi për bashkimin e popullit”.
Po ashtu, Eqber Skëndi në monografinë e tij të cituar më parë (që ka 216 faqe), revistës “Udha e s’Vërtetës” i kushton vetëm pesë faqe. Por, kjo nuk është për t’u habitur, kur dihet se gjatë kohës së monizmit, edhe historia tek ne ishte e ideologjizuar deri në atë masë, saqë fare pak përkonte me realitetin. Po kjo ndodhi edhe me Hoxhë Kadriun tonë.
Fakti që drejtori i policisë austriake në Shkodër, për shkak të qëndrimit dinjitoz të Hoxhë Kadriut ndaj okupimit të Austrisë, e kishte thirrur në bisedë dhe i qe drejtuar me fjalët: “Ju, Hoxhë Kadriu, po merreni me propagandën e panislamizmit dhe po krijoni një bashkim midis myslimanëve”. Në asnjë shkrim që kemi pasur rastin të lexojmë, nuk është përmendur fare kjo çështje.
Në kohën kur Hoxhë Kadriu punonte në Shkodër si avokat i thjeshtë, kishte menduar të nxirrte një revistë mujore, në të cilën të shprehte pikëpamjet e tij islame. Pasi mori leje nga përlimtarja (bashkia) e Shkodrës dhe në marrëveshje me shtypshkronjën “Ora”, vendosi të botonte në Shkodër revistën e tij mujore me titull “Udha e s’Vërtetës”. Si nga titulli i revistës, ashtu edhe nga përmbajtja e shkrimeve në të, del e qartë se ishte e pranishme fryma Islame[15] në jetën dhe veprat e Hoxhë Kadriut, të cilat do të trajtohen edhe në revistën e tij me vërtetësinë dhe sinqeritetin, me të cilin ishte gatuar jeta e tij. Nën titullin e revistës vinte motoja:”Kërkimi i së vërtetës është e drejta e mendjes”.
Revista “Udha e s’Vërtetës”ishte, siç deklaronte Hoxhë Kadriu, fletore fetaro-politiko-letrare. Në fakt ai tribunën e revistës e përdori për t’i demaskuar disa të pavërteta, të cilat kohë pas kohe plasoheshin në shtypin shqiptar të asaj kohe në dëm të fesë Islame. Ai këtë më së miri e shpreh në “Parathënie” të numrit të parë të revistës së tij[16].
Ashtu siç është traditë te dijetarët myslimanë, pas parathënies fillon me “Bismil-lahir-rrahmanir-rahim”,pastaj e falënderon “Të madhin Zot që premtoj për popullin shqiptar të shkruajë e të këndojë ky në gjuhën e vet amtare edhe të gëzojë lirinë e pavarësinë e vet”.
Pastaj i përcjell “salatet” dhe “selamet” “Muhamed Mustafas, ma të mbramit Pejgamber në fytyrë të tokës, që pranojë në vathë të vetin shumicën e madhe të shqiptarëve”.
“Është e qartë se kleri mysliman ka dhënë një kontribut të veçantë për ekzistencën e popullit dhe kombit shqiptar. Në përpjekjet dhe në luftën e tij të gjatë për ruajtjen identitetit kombëtar ai ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet me karakter historik dhe politik dhe do ta vëmë re se prania e klerikëve myslimanë është kudo e pashmangshme. Mund të fillosh nga Hoxha Tahsini i madh – erudit e  të vazhdohet me më tej me Daut efendi Boriçin (në Lidhjen e Prizrenit), me Hafiz Ibrahim Shkupin (në Kongresin e Manastirit), me myfti Vehbi Dibrën e Sheh Ahmet Pazarin (në shpalljen e pavarësisë më 1912 dhe ngritjen e flamurit), me Hafiz Ali Korçën dhe Ismail Ndroçin (në Kongresin e Durrësit më 1918) me Mytesim Këlliçin (në  Kongresin e vitit 1920) etj.”, shkruan Pirro Prifti  këto ditë në artikullin e tij me titull: “Kleri shqiptar – vendimtar në Pavarësinë e Shqipërisë”.[17]
Shqipëria në 100 vjetorin e saj mbetet e përçarë politikisht. Kosova vetëm katër vite më parë, pas shumë peripecive dhe krajatave mundi të arrijë pavarësinë e saj. Ndërkohë, që shqiptarët e tjerë vazhdojnë të jetojnë me statusin e pakicave në trojet  e tyre etnike, në shtetet përreth Shqipërisë. Kjo ishte e natyrshme, sepse nuk patëm një shtet të fuqishëm shqiptar gjatë njëqind vjetshit të kaluar. Andaj, në epokën e globalizmit mund të triumfojnë vetëm të fuqishmit. Për një të ardhme më të mirë lypset që spektri politik shqiptar, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës të jetë unik dhe interesat shtetërore dhe kombëtare të jenë mbi ato personale dhe partiake. Vetëm si të këtillë do të jemi  të denjë për respekt nga populli ynë, por edhe nga popujt e tjerë.*
* Marrë nga libri i konferencës shkencore “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, botim i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, Tiranë 2013: 194-200.
[1]. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985, f. 1044.
[2]. Eqber Skendi, Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), Prishtinë, 1992, f. 9.
[3]. Jup Kastrati, Hoxhë Kadriu (me rastin e 40 vjetorit të vdekjes), Buletin i ILPSH. Nr. 3, Shkodër 1965, f. 435.
[4]. Eqber Skendi, Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), Prishtinë, 1992, f. 14.
[5]. Po aty, f. 16.
[6]. Po aty, f. 23.
[7]. Po aty, f. 29.
[8]. Lush Culaj, Komiteti mbrojtja kombëtare e Kosovës (1918-1924),  Prishtinë, 1997.
[9]. Po aty, f. 39.
[10]. Jup Kastrati, Hoxhë Kadriu, kumtesë (me rastin e 40-vjetorit të vdekjes), f. 439.
[11]. Hasan Prishtina, “Përmbledhje dokumentesh”, 1908- 1934, Tiranë 1983, f. 175.
[12]. Tiranë, 1985, f. 386.
[13]. Tiranë, 1984, vëll. 3 f. 165.
– Jup Kastrati, Hoxhë Kadriu, kumtese me rastin e 40 vjetorit te vdekjes.
– Zamir Shtylla, Rreth krijimit të veprimtarisë së Komitetit MKK, Studime Historike, 1968, nr. 3, f. 434.
– Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (përmbledhje kumtesash), Tiranë, 2004.
[14]. Shkëndija, Hoxha Kadriu-atdhetar dhe demokrat i shquar (me rastin e 65 vjetorit të vdekjes), f. 6.
-Bujku,  Diplomat e dhe luftëtar për çështje kombëtare ( me rastin e 70 vjetorit te vdekjes), 20 janar 1995.
– Mr. Lush Culaj, Komiteti mbrojtja kombëtare e Kosovës (1918-1924), Prishtinë, 1997.
– Eqber Skendi, Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), Prishtinë, 1992.
– Qemajl Morina, Hoxhë Kadri Prishtina – mendimtar islam, Prishtinë, 2000.
[15]. Qemajl Morina, Hoxhë Kadri Prishtina – mendimtar islam, Prishtinë, 2000, f. 17.
[16]. Udha e s’Vertetës, nr. 1, vjeti i I-rë, tetuer 1923, Shkodër 1923, f. 2-3.