Showing posts with label Home. Show all posts
Showing posts with label Home. Show all posts

Sunday, April 10, 2016

Senedi im deri tek Imam Ebu Hanifja r.a.

Senedi im deri tek Imam Ebu Hanifja r.a.


Unë Ahmed Muhamed Memedi (Memeti) përcjell nga Shejh Muhamed Emin Siraxh (Saraç) nga Imam Muhammed Zahid Keutheri dhe nga Shejhul Islam Mustafa Sabri, si dhe nga Allame Muhammed Avvame nga Allame Abdul Fettah Ebu Gudde nga Imam Muhammed Zahid Keutheri nga i ati i tij Shejh Hasan Keutheri nga Shejh Ahmed Dijauddin Gymyshhanevi nga Sejjid Ahmed ibën Sulejman El-Ervadi nga Allame Imam Muhammed Emin Ibën Abidin me senedin e tij të njohur deri tek Imam Ebu Hanifja r.a.


Senedi tjetër është nga Imam Keutheriu nga Hafidh Ibrahim Hakki Egini (Eginli, Ekinxhi) dhe Zejnelabidin Alasoni nga Hafidh Ahmed Shakir El-Kebir nga Hafidh Muhammed Galib nga Sulejman ibën Hasan Kurejdi nga Ibrahim ibën Muhammed Isbiri nga Ali Fikri ibën Muhammed Salih Ahishavi nga Muhammed Munib Ajntabi nga Ismail ibën Muhammed Konevi nga Abdulkerim Konevi Amidi nga Muhammed Jemani Ezheri nga Abdulhajj Shurunbulali nga Ebu Ihlas Hasan Shurunbulali nga Abdullah ibën Muhammed Nahriri dhe Shemsuddin Muhammed Muhibbi Kahiri, që të dy nga Ali Mekdisi nga Ahmed ibën Junus Shelebi nga Abdulberr ibën Shuhne nga Imam Kemaluddin ibën Humam nga Siraxhuddin Umer ibën Ali Kariul Hidaje ( lexuesi i Hidajes) nga Alauddin Sejrami nga Xhelaluddin Kerlani nga Abdulaziz Buhari nga Hafidhuddin Abdullah ibën Ahmed Nesefi nga Shemsul Eimmeti Muhammed ibën Abdusettar Kerderi;


Lexuesi i Hidajes Siraxhuddin ka mësuar poashtu nga Ekmeluddin Baberti nga Kivamuddin El-Kaki nga Husejn Signaki nga Hafidhuddin El-Kebir Muhammed ibën Muhammed ibën Nasr Buhari nga Muhammed ibën Abdusettar Kerderi nga autori i Hidajes Shejhul Islam Ali ibën Ebu Bekr Merginani nga Nexhm ibën Ebu Hafs Umer Nesefi nga dy vëllezërit Fahrul Islam Ali Bezdevi dhe Sadrul Islam Ebul Jusr Bezdevi;
Fahrul Ilsam Bezdevi mëson nga Shemsul Eimmeti Serahsi (Serhasi) nga Shemsul Eimmeti Halvani nga Husejn ibën Hidr Nesefi nga Muhammed ibën Fadl Buhari nga Abdullah ibën Muhammed Harithi nga Muhammed ibën Ahmed ibën Hafs nga i ati Ebu Hafs El-Kebir nga Imam Muhammed Hasan Shejbani.
Ndërsa Sadrul Islam Bezdevi mëson nga Ismail ibën Abdussadik nga Abdulkerim Bezdevi nga Imamul Huda Ebu Mensur Maturidi nga Ebu Bekr Ahmed Xhuzxhani nga Ebu Sulejman Musa ibën Sulejman Xhuzxhani nga Imam Muhammed Hasan Shejbani nga imami i medhhebit Ebu Hanife Numan ibën Thabit nga Hamad ibën Ebi Sulejman nga Ibrahim ibën Jezid Nekhai nga Alkame ibën Kajs dhe Esved ibën Jezid dhe Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Habib Sulemi (Kariu Mukrië);
Alkame ibën Kajs dhe Esved ibën Jezid kanë mësuar nga Abdullah ibën Mesudi r.a., kurse Sulemiu nga Aliu r.a. kurse Ibën Mesudi r.a. dhe Aliu r.a. nga i Dërguari i Allahut Hatemil Enbija vel Murselin Muhammedi s.a.v.s.

والحمد لله رب العالمين

Ahmed Muhamed Memedi

Sunday, March 13, 2016

Këshilla nga Imam Sufjan Eth-Theuriu

Këshilla nga Imam Sufjan Eth-Theuriu
Muhammed el-Hamd


Pastroje të brendshmen (shpirtin) Allahu ta pastron të dukshmen, përmirësoji lidhjet me Allahun, Allahu t’i përmirëson lidhjet me njerëz. Puno për ahiret e për dunja të mjafton Allahu. Shite dynjanë për ahiret ngase kështu i fiton që të dyja, dhe kurrë mos e shit ahiretin për dunja që t’i humbasësh të dyja.
Puno për dunja aq sa do të qëndrosh në të dhe puno për ahiret aq sa do të qëndrosh atje.
Do t’iu vjen njerëzve një kohë kur zemrat iu vdesin e trupat iu jetojnë.
Sa e bukur është përkulshmëria (modestia) e te pasurve tek te varfrit dhe sa e keqe është përkulshmëria e të varfërve tek të pasurit.
Nuk me ka rënë të shëroj diç më të vështirë për mua sesa veten time: here ishte kundër meje e here për mua.
Bishr b. Harith përcjell se Sufjani ishte pyetur: A mund të jetë njeriu i devotshëm nëse ka pasuri? Po, nëse kur sprovohet bën durim dhe kur t’i jepet falënderon.
Ke kujdes hidhërimin e Allahut në tri gjëra: Ke kujdes të mos lëshosh pa kryer atë që ta ka urdhëruar. Ke kujdes që të mos shoh Allahu duke mos u pajtuar me atë që ta ka dhënë, dhe ke kujdes të kërkosh diç nga dynjaja, realizimin e së cilës nuk mund ta arrish dhe kështu hidhërohesh nga Allahu.
Sikur bindja të vendosej në zemër ashtu siç duhej do të fluturonte nga gëzimi, pikëllimi dhe mallëngjimi për Xhennetin, apo edhe nga frika ndaj zjarrit të Xhehennemit.
Durimi shprehet në tri gjëra: Të mos flasësh (ankohesh) për fatkeqësinë, as për dhimbjen dhe të mos e shfajësosh veten (cilësosh si të mirë).
Nëse të viziton vëllai mos i thuaj: “A je për bukë!”, “A të përgatisim ushqim”, por përgatitja. Nëse han, mirë, e nëse jo atëherë ngrite sofrën.
Nëse e njeh veten nuk te bën dëm asnjë fjalë që thuhet për ty.
Mos fol me gjuhën tënde atë që t’i thyen dhëmbët tu.
Unë ndonjëherë dua të pijë ujë kështu që ngrihet ndonjë njeri dhe ma sjell atë por kjo mua më vjen rëndë sikurse të ma ketë thyer ndonjë brinjë ngase nuk kam mundësi t’ia kthej atë (të mirë).
Kujdes e vëzhgoje Atë, që nuk i fshihet asgjë. Shpreso tek Ai që përmbush premtimin dhe kujdes prej Atij qe disponon me ndëshkim.
Zoti im! Kafshët i frenon çobani nga epshet-teket e tyre dhe frenohen ndërsa mua nuk më frenon dot libri Yt nga teket e mia. Ah mjerë unë për fatkeqësinë time!
Nuk i është dhënë njeriut asgjë prej kësaj bote e të mos i jetë thënë: Ja merre këtë dhe ngjashëm me këtë edhe pikëllim.
Sikur kafshët ta kuptonin vdekjen kurrë nuk do të hanit kafshë të majme.
Shembulli i dunjasë është sikur shembulli i një buke me mjaltë, mbi të cilin ka fluturuar ndonjë mize dhe i janë këputur krahët. Ndërsa kur të kalojë pranë bukës së thatë kalon pa probleme.
Nuk po ua ndaloj ngrënien por po shikoj se nga po hani (a e keni hallall). Si t’iu ndaloj nga kjo kur Allahu thotë: “…vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini…”. (el-A’rafë, 31)
Ta takosh Allahun me 70 mëkate ndaj Tij është më lehtë se sa ta takosh me një mëkat ndaj ndonjë njeriu.
Nëse ke vendosur për të bërë ndonjë gjë që ka të bëjë me ahiretin nxito para se të të bëhet djalli pengesë.
Mos urrej ata që e adhurojnë Allahun. Bëhu i mëshirshëm me njerëz të veçante e të rëndomtë. Mos shkëput marrëdhëniet me farefisin edhe nëse ata i shkëpusin, dhe mos tejkalo kufijtë njerëzor ndaj atij që të ka bërë padrejtësi. Nëse vepron kështu do të jesh shoqërues i pejgamberëve dhe dëshmorëve në Xhennet.
Ha pak mund të zgjohesh natën (për namaz), agjëro ngase agjërimi mbyll derën e kurvërisë dhe hap derën e adhurimit, fol pak ngase të zbutet zemra dhe, nëse ke dëshirë ta arrish devotshmërinë, hesht shumë.
Mos fyej njerëz shpëton nga gjuhët e tyre, bëhu i mëshirshëm, i dashur tek njerëzit.
Bëhu bujar që të mbyllësh turpin dhe të ta lehtësojë Allahun llogarinë dhe dhimbjet (trishtimet e vdekjes, ringjalljes, llogarisë, etj).
Fito sa më shumë të mira që Allahu të të shoqërojë (me mëshirën e Tij) në varrin tënd, dhe largohu nga të këqijat-ndalesat që të gjesh ëmbëlsinë e besimit.
Pajto me atë që ta dha Allahu bëhesh i pasur dhe mbështetu në Allahun bëhesh i fortë!

Friday, March 4, 2016

Pozita e Imam Ebu Jusufit, Muhammedit dhe Zuferit r.h. në medhhebin hanefi

Pozita e Imam Ebu Jusufit, Muhammedit dhe Zuferit r.h. në medhhebin hanefi
Imam Muhammed Zahid Keutheri



Imam Ebu Jusufi, Muhammed Ibën Hasani dhe Zufer Ibën Hudhejli kanë pasur mospajtime me Imam Ebu Hanifen edhe në çështje bazë-usul[1] edhe në çështje sekondare (mesele fikhu), ashtu siç kuptohet qartë nga veprat e medhhebit hanefi si në Usul (Usul Fikh) ashtu edhe në Fikh, por edhe përkrah kësaj, qëndrimet e tyre janë regjistruar në veprat e medhhebit bashkë me qëndrimet e Ebu Hanifes dhe të gjitha këto qëndrime llogariten si medhhebi i Ebu Hanifes edhe pas gjithë këtij mospajtimi mes qëndrimeve të tyre, madje në këto vepra thuhet se fetvaja herë është sipas mendimit të Ebu Hanifes e herë tjetër është sipas qëndrimit të ndonjërit prej nxënësve të tij. Kjo çështje u bë aq problematike, saqë Emiri i Mekkes Esh- Sherif Sa’d Ibn Zejd r.h. në muajin sha’ban të vitit 1105 H pyeti: Ç’qëndrim keni lidhur me medhhebin e Ebu Hanifes dhe nxënësve[2] të tij, Ebu Jusufit dhe Muhammedit? Ata, që të tre janë muxhtehidë[3] që nxjerrin hukmet (dispozitat) nga 4 bazat (burimet) e fesë: Kur’ani, Sunneti, Ixhma’i e Kijasi dhe secili prej tyre ka qëndrime të vetat të pavarura nga tjetri në çështjet e njëjta të sheriatit, si pra, atëherë i konsideroni këto tre medhhebe si një medhheb të vetëm dhe thoni se tërë kjo është medhhebi i Ebu Hanifes, si e quani hanefij atë që ndjek Ebu Jusufin dhe Muhammedin, kur hanefi duhet të quhet vetëm ai që e ndjek Ebu Hanifen?!
Kësaj pyetjeje, iu përgjigj një nga fukahatë hanefi të kohës, Shejh Abdulganij Nabulsi në një traktat që e quajti: “El Xhevabush-Sherif lil – hadretish- Sherife fi enne Medhheb Ebi Jusuf ve Muhammed huve Medhheb Ebi Hanife”, “Përgjigja e ndershme, për zotëriun e ndershëm, lidhur me atë se medhhebi i Ebu Jusufit dhe Muhammedit është medhhebi i Ebu Hanifes”, në të cilin e ka paraqitur qëndrimin e tij nga i cili konkludohet se qëndrimet e nxënësve të Ebu Hanifes janë transmetime nga Ebu Hanifeja, prandaj edhe këto mund të llogartien si qëndrime të vetë Ebu Hanifes, kështuqë llogartija e tyre si medhheb i Ebu Hanifes është me vend.

Dhe këtë qëndrim e mbështet në disa thënie që transmetohen prej dy imamëve (Ebu Jusufit dhe Muhammedit) lidhur me këtë çështje, por ky qëndrim s’është i mirë edhe pse e ka pëlqyer atë Ibën Abidini, sepse mbështetet në qëndrimin e Vezir Ibn Kemal Pashës, që kur i klasifikon gjeneratat e fukahave, thotë se dy nxënësit nuk e kundërshtojnë imam Ebu Hanifen në çështje të usulit[4], por ky qëndrim është në kundërshtim me realitetin sepse ata të dy kanë mospajtime të bazuara në argumente me imamin në shumë mesele, edhe në usul edhe në fikh, ashtu siç kanë mospajtime mes vete muxhtehidët mutllakë (absolut)[5] . Prandaj, mos i llogarisësh nxënësit e imamit si muxhtehidë mutllak është në kundërshtim me të vërtetën dhe realitetin, pasiqë edhepse ata të dy e kanë ruajtur përkatësinë ndaj medhhebit të imamit dhe e kanë qujatur veten me emrin e tij (d.m.th. janë thirrur si hanefi Shën.përkth.), në të vërtetë termi “Medhhebi Hanefi” është term me të cilin emërtohet tërësia e qëndrimeve të të gjithëve së bashku, edhe imamit edhe nxënësve të tij, pra “medhhebi hanefi” është fikhu (qëndrimet juridike) i një grupi dijetarësh që e përcjellin atë nga një grup tjetër. E përdorimi i termeve është çësthje që s’ka diksutim.[6]

Kështu, çdo qëndrim, i cilitdo qoftë prej tyre vjen nga një muxhtehidi mutllak, që e ndjek argumetin e vet, pra dy nxënësit Ebu Jusufi dhe Muhammedi pajtohen me imam Ebu Hanifen në çështjet që përputhet kuptimi i tyre i argumenteve me kuptimin e imamit, pra pajtohen sepse ixhtihadet e tyre pajtohen, e jo sepse e bëjnë teklid[7] atë, prandaj edhe e kundërshtojnë imamin në çështjet që ata e kuptojnë argumentin ndryshe nga ç’e ka kuptuar ai. Pra, fakti që ata pajtohen ne disa çështje nuk është argument se ata e bëjnë teklid imamin, por dëshmon se të dy palët i kanë kuptuar argumentet njëjtë, përndryshe nëse s’do të ishte kështu atëherë s’do të kishte asnjë muxhtehid mutllak në botë sepse shumica e muxhtehidëve pajtohen mes vete në shumicën e meseleve.

Ajo që e ka nxitur këtë pretendim se të gjitha këto qëndrime janë të Ebu Hanifes r.h. është metoda se si Ebu Hanifeja ua mësonte nxënësve të tij fikhun dhe formën e argumentimit, sepse ai ua paraqiste një qëndrim të mundshëm për një çështje dhe e argumentonte atë, pastaj i paraqiste vërejtjet ndaj këtij mendimi duke ia rrëzuar argumentet dhe e përzgjidhte mendimin e dytë, të cilin e argumentonte me argumente të tjera, që më pas sërish edhe këtë mendim ta hedhë poshtë duke zgjedhur një mendim të tretë me argumente të reja. E gjithë kjo, me qëllim që t’i mësojë nxënësit e tij se si ta shtjellojnë meselen hap pas hapi derisa në fund të analizës të arrijnë në një hukm të caktuar, pasi të kenë shoshitur të gjitha alternativat dhe të regjistrohet ky mendim përfundimtar ne divanin (regjistrin) e meseleve të analizuara dhe qartësuara. Dhe në këtë proces dikush prej nxënësve përcaktohej për ndonjë qëndrim tjetër dhe jo për atë përfundimtarin, pasi sipas ixhtihadit të tij personal ky është qëndrimi i drejtë, kështu qëndrimi që zgjodhi ky nxënës në një aspekt është qëndrimi i tij, por nga ana tjetër është edhe qëndrim i Ebu Hanifes sepse ai është i pari që e ka paraqitur dhe argumentuar këtë alternativë, edhepse në fund është përcaktuar për një qëndrim tjetër.

Këtë e vërteton rrëfimi që e përcjell Ibën Ebi Avvami nga Muhammed Ibën Ahmed Ibën Hammadi, e ky nga Muhammed Ibën Shuxha’i, që thotë: e kam dëgjuar Hasen Ibën Ebi Malikun, Abbas Ibnu’l-Velidin, Bishr Ibnu’l-Velidin dhe Ebu Ali Er-Razin të thonë: Ebu Jusufi ka thënë: “Ç’do qëndrim imi që është në kundërshtim me qëndrimin e Ebu Hanifes, në fakt është një nga qëndrimet e tij, që e ka thënë vetë ai, por që më pas e ka lënë dhe është përcaktuar për ndonjë qëndrim tjetër.”.

Përcjell Kurdiu prej Nejsaburiut se: Ismaili i biri i Hammadit, të birit të Imam Ebu Hanifes e vizitoi Ebu Jusufin gjatë kohës kur ky e ushtronte detyrën e kadiut (gjykatësit) dhe duke qenë ai aty, erdhën dy njerëz që kishin rënë në konflikt dhe kur erdhi koha e dhënies së vendimit, Ebu Jusufi gjykoi sipas qëndrimit të imamit (Ebu Hanifes).
            – Ti e kundërshtoje Imamin në këtë çështje (derisa ishte gjallë)! – i tha Ismaili.

- E kundërshtonim që t’ia nxjerrim diturinë e fshehur, por kur të vijë koha e gjykimit, nuk ngritet dot qëndrimi ynë mbi qëndrimin e shejhut (Imam Ebu Hanifes). – ia ktheu Ebu Jusufi.
Ngjashëm më këtë rrëfehet të ketë thënë edhe Muhammed Ibn Hasani.

Ndërsa Ibën Ebi’l – Avvami përcjell prej Ibrahim Ibën Ahmed Ibën Sehlit, e ky prej Kasim Ibën Gusanit që përcjell prej babait të tij nga Ebu Sulejman Xhuzxhani se Muhammed Ibën Hasani ka thënë: “Njëherë kur Ebu Hanifeja shkoi në Bagdad, u mblodhën nxënësit e tij të gjithë, përfshirë edhe Ebu Jusufin, Zuferin, Esed Ibën Amrin dhe të gjtithë nxënësit e tij të hershëm që ishin fukaha dhe e studiuan një mesele të cilën e argumentuan me agrumente të zgjedhura me kujdes, pastaj thanë: do ta pyesim Ebu Hanifen menjëherë sapo të arrijë, dhe posa arriti, meseleja e parë për të cilën e pyetën ishte kjo, por Imami iu përgjigj ndryshe nga përgjgja e tyre. Atëherë, nga çdo anë e hallkës i thirrën: T’i ka turbullluar gjërat gurbeti o Ebu Hanife!
– Ngadalë, ngadalë! – ua ktheu ai, pse, ju ç‘qëndrim keni?

-S’është ky qëndrimi i saktë. – i thanë.

- Me apo pa argument? – i pyeti Imami.

- Me argument, po si. – ia kthyen. Atëherë Imami u tha: m’i tregoni argumentet tuaja! Pastaj diskutoi me ta dhe i mundi me argumentet e tij derisa i bëri që të ndryshojnë mendim dhe e pranuan se kishin gabuar, sepse qëndrimi i tij ishte i sakti.

- E kuptuat tani? –i pyeti.

- Po – i thanë.

- Ç’do të thoshit, – vazhdoi Imami, sikur dikush të pretendonte se qëndrimi i juaj i parë është i sakti dhe jo ky?
– S’ka mundësi – thanë, ky qëndrim është i sakti sipas argumenteve. Por, ai sërish filloi të diskutojë me ta derisa i bëri të heqin dorë edhe nga ky qëndrim. Atëherë ata i thanë: Na bërë padrejtësi o Ebu Hanife, ne paskëshim pasur të drejtë që në fillim.
-Po sikur dikush të pretendojë se edhe ky qëndrim edhe qëndrimi juaj i parë, që të dy janë të gabuar dhe se qëndrimi i saktë është një mendim i tretë? – i pyeti Imami.
– Kjo është e pamundur. – iu përgjigjën.

            -Dëgjoni!- tha Imami, dhe paramendoi një qëndrim të tretë dhe debatoi me ta derisa u bindën se ky është i sakti. Atëherë iu drejtuan dhe i thanë: Na mëso o Ebu Hanife, cili është qëndrimi saktë? Ebu Hanifeja u tha: Qëndrimi i saktë është qëndrimi i parë me të cilin ju përgjigja kur më pyëtët, ndërsa shkaku pse ai është i zgjedhuri është ky e ky e ky… dhe dijeni se kjo çështje ka vetëm këto 3 alternativa, e secila prej tyre ka mbështetje në fikh, ndërsa i saktë është është ky që ju thashë, punoni me të dhe refuzoni qëndrimet tjera!“
           Kështu pra, ua mësonte Ebu Hanifeja nxënësve të tij fikhun dhe i ushtronte që ta zhvillojnë aftësinë e përdorimit të tij. Imami është prej atyre që i paraqesin të gjitha alternativat e mundshme në një mesele, pastaj dikujt prej nxënësve të tij i duket një qëndrim më i qëlluar, e dikujt tjetër një qëndrim tjetër, por ai që i ka parashtruar në fillim të gjithë këto alternativa është vetë imami, prandaj shumica e meseleve diskutabile (ku imami dhe nxënësit e tij kanë qëndrime të ndryshme shën.përkth.) janë të llojit që vetë imami ua ka paraqitur nxënësve të tij të gjitha alternativat, për këtë shkak s’ka ndonjë pengesë që të quhen edhe meselet e Ebu Jusufit dhe Muhammedit si “Medhheb Hanefi”, duke e pasur parasysh se shumica e tyre janë të nxitura nga Ebu Hanifeja, ashtu siç konsiderohet në hadithin e ndershëm se “ Haxhi është Arafati”. (d.m.th. lejohet t’i konsiderosh të gjitha meselet e Ebu Jusufit dhe Muhammedit si medhheb te Ebu Hanifes pasi shumica janë mendime që ua ka sugjeruar Imami, siç u sqarua, edhe pse ka edhe mesele që janë vërtet kundërshtime të nxënësve të Imamit. Ndërsa mbështetja përse lejohet të quhen të gjitha këto si medhheb i Ebu Hanifes është se edhe Pejgamberi a.s. i ka emërtuar gjërat sipas asaj që është shumicë ose është më e rëndësishme. Ai ka thënë së haxh është vetë arafati, jo sepse në haxh s’ka farze tjera përveç arafatit, por sepse arafati është shtylla më e rëndësishme se të gjitha, saqë vlen të quhet se është vetë haxhi. Edhe në rastin tonë, shumica e qëndrimeve të nxënësve të Imam Ebu Hanifes ka qenë e inicuar dhe nxitur nga vetë imami, prandaj mund të gjitha të llogariten si medhheb dhe qëndrime të tij. shën.përkth.)
Ibn Ebi Avvami tranmeton poashtu edhe nga Muhammed Ibën Ahmed Ibën Hammadi, e ky prej Ibën Shuxha’it, ky prej Hasan Ibën Ebi Malikut, se e ka dëgjuar Ebu Jusufin të thotë: “Kur i parashtrohej Ebu Hanifes ndonjë çështje e caktuar, na pyeste: Ç’hadithesh dini për këtë çështje? Dhe pasi ia tregonim hadithet që dinim dhe zgjidhjet që kishim, i tregonte edhe ai hadithet që i dinte vetë dhe qëndrimin e tij, pastaj nëse shumica e transmetimeve e mbështesnin ndonjërin qëndrim, gjykonte me shumicën, ndërsa kur transmetimet ishin të përafërta ose të barabarta, atëherë e studionte çështjen (në aspekt të fikhut) dhe zgjidhte njërin qëndrim.”

Ai u thoshte vazhdimisht shokëve të tij: “Nuk i lejohet askujt prej jush të mbaj një qëndrim timin (për një çështje) pa e ditur se nga e kam nxjerrë këtë qëndrim” (bazuar në cilat argumente kam ardhur deri te ky qëndrim shën.përkth.).
Është kjo metodologji, metodologjia që ka mbushur botën me fikh e zhytje (në kuptimet e burimeve të Sheriatit), por jo të gjithë fukahatë kanë qenë kaq zemërgjerë si këta (Ebu Hanifeja dhe shokët e tij) që të durojnë që vazhdimisht të debatojnë në këtë formë për çdo çështje, në fakt shumica janë mjaftuar me diktimin e mendimeve të tyre, pa diskutime në shumicën e rasteve dhe janë përgigjur vetëm për çështjet dhe ndodhitë që kanë ndodhur në realitet (e jo si Imam Ebu Hanifeja që ka studiuar edhe çështje hipotetike që nuk kanë ndodhur ende, për t’i gjetur zgjidhjet e tyre), për dallim prej Imam Shafiiut që piu prej të dy burimeve, atij të Hixhazit dhe atij te Irakut (bashkoi të dy metodat e studimit të çështjeve fikhore, atë të Hixhazit me atë të Irakut) dhe i pranonte diskutimet me zemergjerësi, prandaj e mbushi botën me mesele hipotetike (të paramenduara) dhe i shërbeu zhvillimit të fikhut.

Secili ka drejtimin, metodën që e ndjek, Allahu i shpërbleftë dhe qoftë i kënaqur me të gjithë për mirësinë që e bënë duke kontribuar që fikhu të arrijë pjekurinë si shkencë.
P.S. Pra, qëndrimi përfundimtar i Imam Keutheriut është se edhe nxënësit e Imam Ebu Hanifes r.h. janë muxhtehidë mutllak dhe se “Medhheb Hanefi” konsiderohen qëndrimet fikhore të të gjithëve së bashku, pra “Medhhebi Hanefi” është shkollë juridike islame e mbështetur në mësimet e këtij grupi fukahashë (juristësh islamë) dhe jo vetëm në qëndrimet e Imam Ebu Hanifes r.h., ndërsa qëndrimi se nxënësit e imamit nuk janë muxhtehidë mutllak (apsolut), por janë vetëm muxhtehidë brenda medhhebit të Imam Ebu Hanifes r.h. është i gabuar ashtu siç tha vetë imami më lartë.
Shkurt ,qëndrimi i Imam Keutheriut kuptohet shumë qartë nga vetë fjalët e tij të lartëpërmendura kur e komenton përgjigjën e Imam Abdul Gani Nabulsit r.h., që i citojmë edhe një herë në vend të përmbylljes:
“Dhe këtë qëndrim e mbështet në disa thënie që transmetohen prej dy imamëve (Ebu Jusufit dhe Muhammedit) lidhur me këtë çështje, por ky qëndrim s’është i mirë edhe pse e ka pëlqyer atë Ibën Abidini, sepse mbështetet në qëndrimin e Vezir Ibn Kemal Pashës, që kur i klasifikon gjeneratat e fukahave, thotë se dy nxënësit nuk e kundërshtojnë imam Ebu Hanifen në çështje të usulit, por ky qëndrim është në kundërshtim me realitetin sepse ata të dy kanë mospajtime të bazuara në argumente me imamin në shumë mesele, edhe në usul edhe në fikh, ashtu siç kanë mospajtime mes vete muxhtehidët mutllakë (absolut) . Prandaj, mos i llogarisësh nxënësit e imamit si muxhtehidë mutllak është në kundërshtim me të vërtetën dhe realitetin, pasiqë edhepse ata të dy e kanë ruajtur përkatësinë ndaj medhhebit të imamit dhe e kanë qujatur veten me emrin e tij (d.m.th. janë thirrur si hanefi Shën.përkth.), në të vërtetë termi “Medhhebi Hanefi” është term me të cilin emërtohet tërësia e qëndrimeve të të gjithëve së bashku, edhe imamit edhe nxënësve të tij, pra “medhhebi hanefi” është fikhu (qëndrimet juridike) i një grupi dijetarësh që e përcjellin atë nga një grup tjetër. E përdorimi i termeve është çësthje që s’ka diksutim.” Shënim i përkthyesit.
            Shkëputur nga vepra biografike kushtuar jetës dhe veprës së Imam Ebu Jusufit r.h. të titulluar: “Husnu’t-Tekadi fi Sireti Ebi Jusuf El-Kadi”; fq. 66-7.; Botuar nga: El-Mektebetu’l – Ez’herije li’t-turath; pa vit botimi.

           Përktheu: Ensar Sinani

______________________

[1] Usuli Fikhu është shkenca që studion burimet e sheriatit dhe vendos rregulla dhe parime për nxjerrjen e hukmeve (dispozitave) të sheriatit prej këtyre burimeve, si dhe rregullat që duhet t’i plotësojë personi që i nxjerr këto dispozita. Prandaj këto parime quhen “usul” (ar. أُصُولٌ ), që d.m.th. rrënjët ose bazat, pasi janë baza në të cilën mbështetet procesi i nxjerrjes së dipozitës së një çështjeje, ndërsa shkenca e fikhut është shkenca që merret me dispozitat e sheriatit lidhur me veprat e njeriut, dispozita këto të përfituara nga argumentet specifike të sheriatit, prandaj çështjet specifike të fikhut si namazi p.sh. dispozita e të cilave nxirret duke i aplikuar regullat e usulit në argumentin specifik të sheriatit (ajetin ose hadithin) quhen “ furu’ ” (ar. فُرُوعٌ )që d.m.th. degë ose çësthje sekondare sepse arritja deri tek zgjidhja e tyre varet nga rregullat e usulit dhe aplikimi i tyre. Shënim i përkthyesit.

[2] Në arabisht është përdorur fjala “صَاحِبٌ – sahib”, që do të thotë shoqërues, shok dhe më këtë term quhen nxënësit e Imam Ebu Hanifes sepse ata e kanë shoqëruar atë vazhdimisht për të marrë mësim prej tij, por në përkthim do ta përdor termin nxënës, pasi e shoh si më të përshtashëm si term. Sh,P..

[3] Muxhtehid quhet personi që në bazë të aftësive dhe njohurive që ka fituar është në gjendje që të nxjerr hukmet e sheriatit nga burimet e tij dhe nëse e bën këtë në bazë të parimeve (usulit) që ai vet i ka përcaktuar, atëherë ky quhet muxhtehid mutllak (ar. مُجْتَهِدٌ مُطْلَقٌ;shq. absolut, i pakufizuar), ndërsa nëse i nxjerr dispozitat e sheriatit në bazë të parimeve (usulit) që dikush tjetër para tij i ka vendosur, atëherë ky quhet muxhtehid mukajjed (ar. مُجْتَهِدٌ مُقَيَّدٌ ; shq. i kufizuar, i varur) sepse ai kufizohet në këtë process me rregullat e dikujt tjetër, ose quhet muxhtehid fi’l medhheb (ar. مُجْتَهِدٌ فِي الْمَذْهَبِ), që d.t.th. muxhtehid në medhheb, sepse ai kufizohet me shkollën-medhhebin e dikujt tjetër dhe e zhvillon atë. Shën. përkth.

[4] Shih fusnotën 1!

[5] Shih fusnotën 4!

[6] Ç’do dijetar ka të drejtë që kur përcakton terminologjinë e tij, t’i emërtojë sendet me termet që ai dëshiron dhe kjo nuk është çështje që pranon diskutim. Në këtë rast nëse Imam Ebu Jusufi, Muhammedi dhe të tjerët kanë vendosur që në shenjë nderi dhe respekti për mësuesin e tyre t’i quajnë mendimet e të gjithëve së bashku me emrin e mësuesit të tyre, kjo është e drejtë që s’mund t’ua diskujtojë kush. Shën.përkth.

[7] Teklid në gjuhën shqipe do të thotë imitim, ndërsa në terminologjinë e fikhut, teklid quhet të marrësh hukmet e sheriatit nga një dijetar muxhtehid, sepse ti vetë nuk je i tillë. Shën.përkth.

Thursday, February 25, 2016

Ekstremizmi dhe pasojat

 Ekstremizmi dhe pasojate  


Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka mbledhur disa definicione rreth fjalës ekstremist dhe pasojave të tij. Ai këto definicione i ka nxjerrë në një shkrim të tij përmes rrjetit social Facebook.

Më poshtë, lexojeni të plotë shkrimin e tij

Në vend të sqarimit:

Sipas fjalori të Oxfordit, me fjalën “extremist “, nënkuptohet personi i cili ka pikëpamje ekstreme – jo të zakonshme. Kurse sipas fjalorit të Beal-bekiut anglisht-arabisht, “ektremisti” është personi i cili e ka kaluar mesataren. Ndërsa fjalori më i madh arabisht-arabisht, i quajtur: “ Lisanu-Arab” nga autori Ibni Mendhur : “ekstremist” e quan personin i cili nuk është i përqendruar dhe stabil në një çështje të caktuar” !.

Në një hulumtim të bërë vitet e fundit, pas fillimit të daljes në sipërfaqe të grupeve të ndryshme në botën islame, të cilat filluan të fyejnë , sulmojnë e vrasin të tjerët në emër të bindjeve të tyre ideologjike, ka bërë që shumë personalitete fetare, politikanë, njerëz të sigurisë, mysliman dhe të tjer., të japin mendime të ndryshme, rreth përmbajtjes dhe domethënies së fjalës ekstremist dhe ekstremizëm.

Sipas Muntesir es-Zijatit, avokat mbi çështje të Islamit në Egjipt, “ekstremisti” është personi i cili beson se është i vetmi që posedon të vërtetën, kurse të gjithë të tjerët përveç tij janë në rrugë të gabuar. Ai izolohet nga shoqëria dhe qëndron në “geto “ duke menduar se vetëm ai është në të drejtë, (në hak) kurse gjithë të tjerët janë në mosbesim (kufër) dhe nuk pranon asnjë sistem të ri shoqëror, duke besuar se xhihadi (lufta e shenjtë) është kulminacioni i Islamit.

Nick Faldge , gazetar i Sunday-Times dhe ekspert i çështjeve të rrjetit të al;Kaides thotë se ekstremist fetar i mbështjellur me petkun e Islamit është person i izoluar nga shoqëria, e ai mund të jetë ose “tekfirij”( grup i cili të gjithë ata të cilët nuk mendojnë i quan mosbesimtar e që lejohet të luftohen dhe vriten me të gjitha mënyrat), ose “selefij-xhihadij” ( pasues të sinqertë të Muhammedit a.s. dhe shokëve të tij më të afërt). Sipas Nick-ut , ideja e tekfirizimit ka munguar në botën islame mbi 600 vite, ndërsa në Evropë është shfaqur diku në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar përmes azilantëve që iknin nga burgjet e Egjiptit.

Gjenerali egjiptian Fuad Alam, një hulumtues i sigurisë gjatë sistemit të kaluar thotë se :“Ekstremizmi është një fenomen shoqëror dhe jo fetar. Nuk ka ekstremist islamik, por ka ekstremist të cilët pretendojnë se punojnë për Islam, të cilët fshihen pas sloganeve fetare, sepse programi i fesë është mesatarja dhe përmbajtja, e jo sjellja ekstreme apo dhuna ndaj të tjerëve në emër të saj....dhe shton më tutje ....” ekstremist është se personi cili izolon veten nga shoqëria në të cilën jeton me bindjen se të tjerët nuk janë besimtar dhe përmbushës të Islamit. Të tillët krijojnë bindje se vetëm ata janë mysliman, kurse të tjerët që nuk besojnë si ata janë pabesimtar, kjo edhe është arsyeja pse ata kanë themeluar grupin –xhematin e quajtur “ Myslimanët “, që t`i përket vetëm atyre, ndërsa ata të cilët nuk duan dhe nuk janë pjesë e këtij grupi, të konsiderohen të përjashtuar nga Islami dhe nga myslimanët!!!.

Ekstremizmi dhe ekstremiteti konsiderohet si ikje nga baza ideologjike dhe ajo e vlerave të sjelljeve dhe të standardeve të përhapura në një shoqëri të caktuar, përmes veprimit të izolimit ose të tërheqjes.

Ekstremiteti përkon me fjalën angleze Dogmatism, që dot ë thotë ngërç ideologjik dhe despotizëm mendor.

Karakteristikat e përgjithshme të një ekstremisti janë:

a. Beson se bindja e tij është e drejtë dhe vërtetë absolute!

b. Nuk le hapësirë dhe mundësi që diskutohet për të vërteten të cilën ai e beson !

c. Beson se bindja e tij është e përshtatshme për çdo vend dhe çdo kohë !

d. Mohon dhe lufton gjithë ata që e kundërshtojnë bindjen e tij !

e. Përgatitet për t`u përballur me kundërshtarët e mendimit të tij, qoftë edhe përmes dhunës.

f. Beson në imponimin e bindjes së tij ndaj të tjerëve, qoftë edhe përmes përdorimit të forcës.

Pasojat e ekstremizmit:

1. Prapambetja dhe dekadenca e personit që e përqafon atë si dhe e pasuesve të tij.

2. Paralizimi prodhimit mendor, sepse ekstremisti pason vetëm atë që është e gatshme dhe që i servohet nga të tjerët, pra nuk arrin që me mendjen e tij të sjelle diçka të re për individualitetin e as për shoqërinë e tij.

3. Paralizon zhvillimin, shkencor , kulturor dhe artistik.

Ekstremizmi është ngufatje dhe vrasje e njeriut, i cili u krijua që të jep dhe prodhojë risi në shoqëri e jo të jetë pasues i verbër.

Format e ekstremizmit:

1. Ekstremizmi ideologjik, që do të thotë braktisje e shtyllave kryesore ideologjike dhe kulturore të shoqërisë në të cilën jeton.

2. Ekstremizmi fenotipik , i cili nënkupton të vepruarit e kundërt nga ajo që e bëjnë shumica absolute e shoqërisë, në veshjen dhe dukjen e tyre të jashtme e të zakonshme sipërfaqësore.

3. Ekstremizmi fetar ; që do të thotë tejkalimi i pikës së mesatares në sjelljen fetare; teorike dhe praktike.

prof. Xhabir Hamitit

Tuesday, February 23, 2016

Xheneti dhe Xhehnemi janë krijuar tashmë!...

Xheneti dhe Xhehnemi janë krijuar tashmë!...




BISMILAHIRR RRAHMANI RRAHIM . Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit!
Ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur Islame: "Es selamualejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu".
“O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt i kënaqur dhe i pranuar! Hyr në grupin e robërve të Mi! dhe hyr në xhenetin Tim.” (El-Faxhr 89: 29-31)
Eshtë thënë: çdo gjë do të zhduket “përveç fuqisë së Tij” dhe përveç “asaj që veprohet për hirë të Fytyrës së Tij.”
“Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë kundër vetes së tyre, u tha: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata u përgjigjën: “Po, dëshmojmë se Ti je”. (Araf, 172)
Nga argumentet e Kuranit të cilat dëshmojnë se Xheneti dhe Xhehenemi janë të krijuara, janë Fjalët e Allahut Te’ala (në lidhje me Xhenetin):
أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ
“… i përgatitur për të devotshmit.” 3:133
أُعِدَّتْ لِلَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ
“… i përgatitur për ata që i besuan Allahut dhe të dërguarve të Tij.” 57:21
Ndërsa, në lidhje me Xhehenemin thotë:
وَاتَّقُواْ النَّارَ الَّتِي أُعِدَّتْ لِلْكَافِرِينَ
“Dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!” 3:131
Profeti salallahu alejhi ue selem e pa sidretul-munteha [5].
Në hadith e Enesit thuhet:
ثم اطلق بي جبرائيل حتى أتى سدرة المنتهى
“Pastaj, shkoi Xhibrili eci me mua, derisa ai arriti tek fundi i pemës Sidretul-Munteha.”
Profeti salallahu alejhi ue selem në lidhje me xhehenemin ka thënë:
و أُريت النار ، فلم أر منْظراً كاليوم قط أَفْظَعَ ، و رأيتُ أكْثر أهلها النساءَ
“Dhe e kam parë Xhehenemin. Unë kurrë nuk kam parë diçka më të frikshme dhe pashë se shumica e banorëve të saj janë gra.”
Gjithashtu, është thënë: çdo gjë do të zhduket “përveç fuqisë së Tij” dhe përveç “asaj që veprohet për hirë të Fytyrës së Tij.”
O Zoti ynë! Vetëm Ty të takon falënderimi. Ti je Drita e qiejve dhe Tokës dhe e gjithçkaje që gjendet midis tyre. Ti je Mbajtësi i qiejve dhe Tokes e i gjithçkaje që gjendet midis tyre. Ti je i Vërteti; premtimi Yt është i vërtetë; fjala Jote është e vërtetë; takimi me Ty është i vërtetë, Xheneti dhe Xhehnemi janë të vërtetë, të Dërguarit dhe Muhamedi (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) janë të vërtetë, Dita e Fundit është e vërtetë. O Zot! Vetëm Ty të dorëzohemi, Ty të besojmë, Ty të mbështetemi, ty të drejtohemi, për ty armiqësohemi dhe gjykimin Tënd kërkojmë; prandaj na i fal gabimet e mëparshme dhe të tashmet, ato që i bëjmë fshehurazi dhe haptazi. Ti je Zoti ynë, nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet , përveq Teje.
Zoti i Lartësuar e di më së miri!

Prezenton: Sabri Selmani

Thursday, February 18, 2016

O BANORË TË XHENETIT THIRRËSI thërret!...

O BANORË TË XHENETIT THIRRËSI thërret!...



BISMILAHIRR RRAHMANI RRAHIM . Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit!
Ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur Islame: "Es selamualejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu".
“O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt i kënaqur dhe i pranuar! Hyr në grupin e robërve të Mi! dhe hyr në xhenetin Tim.”
(El-Faxhr 89: 29-31)
Sa shumë freskohen në ahiret sytë e devotshëm me një shikim të shkurtër në Fytyrën Fisnike Të Allahut Të Madhëruar.
“O besimtarë! Besoni All-llahun, Pejgamberin e Tij, Librin që ia ka dërguar Pejgamberit të Vet dhe Librat që i ka dërguar më parë. E ai që nuk beson All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberët e Tij dhe Ditën e Kiametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë.” (En-Nisa’: 136)
Një transmetim nga i Dërguari i Allahut(sal-llahu alejhi ue sel-lam), dhe ashtu do të ndodhë.
Çdo gjë tjetër përveç Allahut është një krijesë, ato janë jo të përkryera. Ua kanë nevojën të tjerëve, por Allahu është i Vetmjaftueshëm. Ai është i Pari e nuk ka asgjë para Tij dhe i Fundit e nuk ka asgjë pas Tij, tek Ai është kthimi përfundimtar. Ai nuk lind askënd dhe as nuk është i lindur. Asnjë njeri nuk ia dha Atij emrin Allah, mirëpo Ai e quajti Veten me këtë emër. Ky emër do të thotë: “Zoti i Vetëm i cili e meriton të adhurohet”, prandaj Ai e meriton që ne t’i nënshtrohemi vetëm Atij, e këtë lloj nënshtrimi Ai e quajti Islam.
“O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt i kënaqur dhe i pranuar! Hyr në grupin e robërve të Mi! dhe hyr në xhenetin Tim.” (El-Faxhr 89: 29-31)
Eshtë thënë: çdo gjë do të zhduket “përveç fuqisë së Tij” dhe përveç “asaj që veprohet për hirë të Fytyrës së Tij.”
“Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë kundër vetes së tyre, u tha: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata u përgjigjën: “Po, dëshmojmë se Ti je”. (Araf, 172)
Nga argumentet e Kuranit të cilat dëshmojnë se Xheneti dhe Xhehenemi janë të krijuara, janë Fjalët e Allahut Te’ala (në lidhje me Xhenetin):
أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ
“… i përgatitur për të devotshmit.” 3:133
أُعِدَّتْ لِلَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ
“… i përgatitur për ata që i besuan Allahut dhe të dërguarve të Tij.” 57:21
Ndërsa, në lidhje me Xhehenemin thotë:
وَاتَّقُواْ النَّارَ الَّتِي أُعِدَّتْ لِلْكَافِرِينَ
“Dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!” 3:131
Profeti salallahu alejhi ue selem e pa sidretul-munteha [5].
Në hadith e Enesit thuhet:
ثم اطلق بي جبرائيل حتى أتى سدرة المنتهى
“Pastaj, shkoi Xhibrili eci me mua, derisa ai arriti tek fundi i pemës Sidretul-Munteha.”
Profeti salallahu alejhi ue selem në lidhje me xhehenemin ka thënë:
و أُريت النار ، فلم أر منْظراً كاليوم قط أَفْظَعَ ، و رأيتُ أكْثر أهلها النساءَ
“Dhe e kam parë Xhehenemin. Unë kurrë nuk kam parë diçka më të frikshme dhe pashë se shumica e banorëve të saj janë gra.”
Gjithashtu, është thënë: çdo gjë do të zhduket “përveç fuqisë së Tij” dhe përveç “asaj që veprohet për hirë të Fytyrës së Tij.”
O Zoti ynë! Vetëm Ty të takon falënderimi. Ti je Drita e qiejve dhe Tokës dhe e gjithçkaje që gjendet midis tyre. Ti je Mbajtësi i qiejve dhe Tokes e i gjithçkaje që gjendet midis tyre. Ti je i Vërteti; premtimi Yt është i vërtetë; fjala Jote është e vërtetë; takimi me Ty është i vërtetë, Xheneti dhe Xhehnemi janë të vërtetë, të Dërguarit dhe Muhamedi (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) janë të vërtetë, Dita e Fundit është e vërtetë. O Zot! Vetëm Ty të dorëzohemi, Ty të besojmë, Ty të mbështetemi, ty të drejtohemi, për ty armiqësohemi dhe gjykimin Tënd kërkojmë; prandaj na i fal gabimet e mëparshme dhe të tashmet, ato që i bëjmë fshehurazi dhe haptazi. Ti je Zoti ynë, nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet , përveq Teje.
Eshtë saktësuar në Sunenin e Tirmidhiut se Profeti (alejhi selam) ka thënë: Guri i zi zbriti nga xheneti më i bardhe se bora, por u nxi nga mëkatet e bijve te Ademit.”
Ibn El Arabi, komentuesi i Sunenit të Tirmidhiut shprehet duke thënë: Shikoni gjurmët që lënë mëkatet në zemrat e njerëzve. Kur ato ndikojnë në këtë mënyrë mbi një gurë (duke e nxirë atë) atëherë si mendoni për gjurmët që ato lënë në zemrat e njerëzve.
Edhe një herë e themi se ky hadith është i saktë dhe se mëkatet ndikojnë shumë tek zemrat dhe në çdo aspekt të jetës.
Dëgjoni për Ditën kur Thirrësi do të thërras: (I- el- Xh)
O BANORË TË XHENETIT !
Zoti juaj i Madhërishëm dhe i Lartësuar kërkon që ju ta vizitoni Atë,andaj shpejtoni!`.
Dhe ata do të thonë:`Dëgjuam dhe nënshtrohemi!`.
Për derisa ata shpejtojnë drejt vendeve të caktuara,përfundimisht arrijnë në luginën e gjerë,kur do te mblidhen të gjithë,dhe askush nuk do ta refuzojë kërkesën e Thirrësit.
E Allahu i lartësuar do të urdhërojë qe Fronti i Tij të sillet Aty.
Pastaj, do të shfaqen shtresa të dritës(të nurit)
- edhe shtresa me margaritarë,
- shtresa me gurë të çmuar,
- shtresa me flori,dhe
- shtresa me argjend,
'' më i ulti prej tyre në gradë do të ulet ne shtresa prej misku(parfumi)!, dhe nuk do të sheh se çfarë u është dhënë atyre mbi ta, që janë ulur në kolltuqe.
Pasi ata të jenë në rahati dhe të sigurtë në vendet e tyre, THIRRËSI thërret:
O BANORË TË XHENETIT ! JU KENI TAKIMIN ME ALLAHUN,NE TE CILIN DËSHIRONI T`JU SHPËRBLEJË!...
E ata do të thonë: 'çfarë është aj shpërblim?,
A nuk na ka bërë tanimë fytyrat e ndritura, Peshoret e rënda, duke na futur në Xhenet dhe na ka shpëtuar nga zjarri?!'.
Dhe përderisa ata qëndrojnë ashtu befas, shpërthen një drite e kaplon xhenetin!. E ata ngritin kokat e tyre dhe shohin: I GJITHFUQISHMI!,I PËRSOSURI - është AI dhe të përsosur janë emrat e TIJ- Ka ardhur tek ata nga Lart,dhe I KA NDERUAR! DHE THOTË:
`O BANORË TË XHENETIT !!! ES SELAMUN ALEJKUM!'.
Dhe kësaj përshëndetje nuk i pëergjigjen me diç më te mir se:`O ALLAH!,Ti je paqedhënësi dhe nga Ti vie paqja!
I Bekuar Je Ti, Poseduesi I Madhërisë dhe nderit!`.
Pastaj,Zoti I Lartësuar do të qeshë me ta, e do të thotë:
`O BANORË Të XHENETIT! KU JANË ATA (ROBËRIT E MI) TË CILËT ME ADHURUAN PA MË PARË MUA? KJO ËSHTË DITA E SHTIMIT(TË SHPËRBLIMIT)!`.
E të gjithë do të përgjigjen njësoj: `'Ne jemi të kënaqur me TY ,andaj JI I KËNAQUR ME NE!`.
E ALLAHU I Lartësuar do të thotë:
`O BANORË TË XHENETIT!. PO TË MOS ISHA I KËNAQUR ME JU, NUK DO T`JU BËJA BANORË Të XHENETIT TIM!. KJO ËSHTË DITA E SHTIMIT. ANDAJ,KËRKONI PREJ MEJE.
Kështu,të gjithë ata do të kenë vetëm një kërkesë të vetme:
`NA TREGO FYTYRËN TËNDE QË TA SHOHIM ATË!`.
Dhe Zoti I PLOTFUQISHËM DHE I MADHËRISHËM, DO TA LARGOJË MBULOJËN E TIJ.
DHE DO T`I MAHNITË ATA ME DRITËN E (NURIN) E TIJ.
E nëse Allahu I Lartësuar nuk do të dëshironte që ata të mos digjen, Ajo (DRITA)do ti digjte, dhe nuk do të ngelë asnjë njeri i vetëm nga ky tubim, që Zoti I Lartësuar të mos i flasë e ti thotë:
`O FILAN! A TË KUJTOHET DITA KUR E BËRË KËTË DHE KËTË?!.
Dhe do t`ia përkujtojë disa prej veprave të këqija në jetën e dynjasë, e aj(njeriu) do të thotë:
O ZOTI IM! A NUK DO TË MË FALËSH?`
-Allahu i Fuqiplit do të thotë:
`GJITHSESI!... GJITHSESI!
NUK KE ARRITUR NË KËTË VEND(NË XHENET) PËR VEQ ME MËSHIRËN TIME`.
Sa të ëmbla janë këto vargje për veshët dhe sa shumë freskohen në ahiret sytë e devotshëm me një shikim të shkurtër në Fytyrën Fisnike Të Allahut Të Madhëruar.
- Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
- Që Zotin e tyre e shikojnë.(El-Kijame)
Allahu xhalla xhalaalahuu është më i dijshmi.

Sabri Selmani

Saturday, February 13, 2016

Sektet e filluar brenda islamit dhe të nxitura nga jashtë apo të nxitura nga jashtë e pastaj të filluara nga brenda

Sektet e filluar brenda islamit dhe të nxitura nga jashtë apo të nxitura nga jashtë e pastaj të filluara nga brenda


mverbaniAdemi a.s. ka qenë njeriu i parë dhe njëherit edhe pejgamberi i parë, dy fëmijët e tij kanë prerë nga një kurban (sakrificë) dhe njërit i është pranuar dhe tjetrit nuk i është pranuar. Sepse e vërteta pranohet prej Zotit të Lartëmadhëruar ndërsa e pavërteta jo. Nga kjo rrjedh se e vërteta dhe e pavërteta janë dy të kundërta të cilat dëshirojnë ta largojnë njëra tjetrën nga vet-vetja.
Zoti i Lartëmadhëruar, për të vulosur të vërtetën, ka dërguar një varg pejgamberësh, ndonjë prej tyre ka qenë vetëm pejgamber e jo udhëheqës shteti e ndonjë prej tyre ka qenë pejgamber dhe në të njëjtën kohë udhëheqës shteti.
Zoti i Lartëmadhëruar e dërgoi vulën e pejgamberëve Muhamedin a.s. Muhamedi a.s kaloji nëpër dy faza të pejgamberisë, të cilat janë të njohura:
Faza e parë: epoka para hixhretit ku Muhamedi a.s. ishte pejgamber por nuk ishte udhëheqës shteti, ku kaloi 13 vite dhe
Faza e dytë: Epoka pas hixhretit ku Muhamedi a.s ishte edhe pejgamber edhe udhëheqës shteti.
Në kohën kur ka zbritur Kurani ekzistonin dy grupe njerëzish:
1. Besimtarë (musliman) dhe
2. Pabesimtarë ( idhujtarët)


Sa i përket sehabeve ato ndaheshin në:
1. Ensar (ndihmëtarë të Muhamedit a.s) të cilët ishin Medinasit dhe
2. Muhaxhirinët (Emigrantët) Mekas të cilët ishin shpërngulur në Medine.
Muhamedi a.s. e kishte bë vëllazërimin e tyre kur kishte shkuar në Medine.

Sa i përket medinasëve ata ishin të përbërë prej dy fiseve :
1. Fisi Evs dhe
2. Fisi Hazrexh.
Para se të shkonte në Medine  Muhamedi a.s. e kishte bërë pajtimin e tyre.

Sa i përket Mekasëve përpos tjerëve, ishin të njohur dy grupe:
- grup i parë ishin kurejshitët, të cilët nuk kishin marrëdhënie të mira me fisin Hashimit edhe para shfaqjes së Islamit,
- grupi i dytë ishin përkrahësit e Aliut, të cilët përbëheshin nga Hashimitët.
 Mekasit i kishte pajtuar Muhamedi a.s. para se t’i shpallej Kur’ani kur ishte vendosur haxherul Esvedi në vendin e tij në Qabe pas meremetimit të saj.

Kush duhej ta zëvendësonte Muhamedin a.s. në qeverisje të shtetit

Muhamedi a.s. ndërroi jetë dhe nuk la porosi kush do të zëvendësonte atë në udhëheqje shtetërore. Çështja e parë në mesin e muslimanëve ishte çështja e zëvendësimit të Muhamedit a.s. në çështjen shtetërore.
Në lidhje me këtë çështje u paraqitën dy mendime kryesore:
Mendimi i parë ishte se Muhamedi a.s. duhej të ndiqej për çështjet fetare e jo në çështjet shtetërore, pra me qeverisjen dhe politikën.
Mendimi i dytë ishte se duhej të ndiqej Muhamedi a.s. edhe në çështje shtetërore edhe fetare.

Sa i përket zëvendësimit si udhëheqës shtetëror:
Medinasit mendonin se prej mesit të tyre duhej të ishte udhëheqësi.
Mekasit  mendonin se prej mesit të tyre duhej të ishte udhëheqësi.
Edhe Mekasit kishin dy mendime se kush duhej të ishte udhëheqës shteti.
Një pjesë mendonte se duhej të ishte çdo Mekas.
Një pjesë tjetër mendonin se duhej të ishte çdo Mekas i cili kishte migrua prej Mekës deri në Medine e jo Mekasit të cilët nuk kishin migrua prej Mekës në Medine.

Një pjesë mendonte se duhej të ishte Aliu r.a
Një pjesë tjetër mendonte se duhej të ishte Abasi r.a.
Në fund u mor vendimi që udhëheqës të ishte Ebu Bekri Siddiku.

Në kohën kur Omari r.a. sa e mbante pozitën e Halifit,  dallimet që ekzistonin nuk kishin ndonjë ndikim të madh.
Pas Omerit r.a. pozitën e Halifit e mori Osmani r.a. i cili  u vra në fund të vitit 35 sipas Hixhrit (656 Isa a.s.)  ndërsa pas tij u zgjodh Aliu r.a. për Halife.

Ndarja e parë e muslimanëve për udhëheqjen e shtetit dhe jo për çështje fetare

Ndarja e parë e muslimanëve në aspekt politik dhe qeverisës, jo fetar u bë në dy grupe:
Grupi i parë: Pro Alisë për të qenë Halife që quheshin Shiatu Alij dhe
Grupi i dytë  Pro Osmanit kushtimisht quheshin Shiatu Osman.

Grupi pro Osmanit (Shiatu Osman) nuk pajtoheshin me hilafetin e Aliut r.a. dhe në princip nuk e pranuan hilafetin e tij (Udhëheqës të këtij grupi ishin Talha dhe Zubejri, këta bënë Basrën bazë të tyre).
Përpos kësaj ndarje në aspekt të rrafshit qeverisës politik nuk ekzistonte ndonjë ndarje tjetër ideologjike Islame.

Ndarja politike kalon në ndarje fetare

Me kalimin e kohës, nga ndarja politike fillon edhe ndarja fetare, kjo ndarje fetare është bë për shkak të cilësimit të Hilafetit, dhe u ndan në dy grupe:
Grupi i parë e pranonin Aliun r.a. si Halife dhe në të njëjtën kohë e konsideronin detyrim fetar ndjekjen e tij dhe prej kushteve të imanit.
Grupi i dytë nuk e pranonin Aliun r.a. si Halif dhe e kundërshtonin atë me pretekstin e hakmarrjes për vrasjen e Osmanit r.a.

Nga grupi i parë, pra prej atyre të cilët e pranonin Aliun r.a. kishte divergjencë. Një pjesë mendonte se Aliu r.a. ka pasur të drejt të ishte Halif para Ebu Bekrit, para Omerit dhe para Osmanit r.a.
Një pjesë e pranonin Aliun r.a. si Halif legjitim, por në të njëjtën kohë i pranonin Hilafetin e Ebu Bekrit, Omerit dhe të Osmanit r.a. Mendimi i këtij grupi ishte se Aliu r.a për të mirën e Islamit kishte heshtur në ato rrethana kështu që nuk e kanë ndier të domosdoshme me bashkëpunua me Halifët pararendës.
Kështu pra, kundërthëniet nuk u ndalën në çështje politike, por ato kaluan në kundërthënie në rrafshin fetar dhe u paraqit mendimi se para vdekjes, Muhammedi a.s. ka thënë se pas vdekjes së tij, udhëheqjen e imametit duhet ta marrë Aliu r.a. dhe në këtë pikëpamje theksuan disa thënie, të cilat ia atribuuan Muhammedit a.s.: “Udhëheqës i kujt jam unë, edhe Aliu do të jetë udhëheqës.”


Trashëgimia e udhëheqjes te Shiitët kalon në rrafshin fetarë

Shiitëve nuk ju mjaftonte që për halife të jetë vetëm Aliu r.a, por ato mendonin se hilafeti duhet te kaloj edhe te trashëgimtarët e tij.
Në lidhje me këtë çështje ata u ndanë në mes vete.
Disa mendonin se trashëguesit duhet të jenë vetëm nga bijtë e Aliut dhe të Fatimes, vajzës së Muhammedit a.s., djemve të Hasanit dhe Huseinit.

Disa mendonin se trashëgues përpos bijve të Fatimes  mund të jenë edhe bijtë tjerë të Aliut r.a. të cilët ishin jo me Fatimen r.a.
Kështu shiitët u ndanë edhe në bazë të imamëve të tyre në dy grupe:
Shiitët e dymbëdhjetë imamëve dhe
Shiitët e shtatë Imamëve i cili quhet seb’ij, ata të cilët besojnë se imami i shtatë është fshehur dhe se do të paraqitet si mehdi.
Ka edhe ndarje tjera të shiitëve.

Shiitët kalojnë në ekstremitet të cilin nuk e pranon logjika


Shiitët  shkuan edhe më larg, shkuan aq larg sa që ajo konfrontohet me logjikën dhe fenë. Ata filluan t’iu përshkruajnë atyre edhe cilësi Zoti,  d.m.th. Zotin filluan ta personifikojnë fizikisht dhe shpirtërisht me këta imamë, plotësisht ashtu sikurse vepruan edhe kristianët me Isain a.s.
Pas një kohe lindi ideja mbi atë se Zoti do ta dërgojë ndonjë person, i cili popullin e humbur do ta drejtojë drejt rrugës së vërtetë. Kjo ide ka ekzistuar edhe te kristianët, e në esencë e njëjtë.
Me dallime të vogla ka ekzistuar edhe te hebrenjtë. Kristianët mendojnë se mehdiu i pritur, të cilin e quajnë “mesih” do të paraqitet me ringjallje të re, kurse hebrenjtë mendojnë se ai do të paraqitet, por jo me ringjallje, por do të lindet nga se më parë nuk ka vdekur e as ekzistuar.

Një  prift hebrej, i cili Islamin e pranoi  doli me argumentimin se Muhammed ibn Askerij, i cili hyri me xhybe në vendin nëntokësor të shtëpisë së tyre dhe aty u zhduk, kurse nga fundi i botës (para shkatërrimit), do të shfaqet dhe do ta mbush me drejtësi.
Këtë pohim e trashëgoi grupi shiit, i cili edhe tash e pret, për shkak se është quajtur   “mehdiu (udhëzuesi) i pritur”
Shumica mendojnë se muslimanët janë të ndarë gjysmë-gjysmë  në dy grupe Shiit dhe Sunnij. Në realitet, shiitët në botë përbëjnë prej 7.5 deri në 11%  që do të thotë se ato janë pakicë ndërsa sunnitët përbëjnë 92.5 %. Kjo dëshmon se ato janë sekt i ndarë nga trungu dhe nuk kanë përgjysmuar botën Islame.


Ndjekësit e Aliut r.a. ndahen në  shiit dhe Havarixh

Aliu r.a ishte caktuar Halife, mirëpo një pjesë e muslimanëve nuk e kishin pranuar si Halife e posaçërisht Muaviju dhe Jezidi të cilët ishin Valij në Damask, pas një kohe edhe ndjekësit e Aliut r.a. u ndanë në dy grupe:
Grupi besnik i Aliut r.a. që quheshin Shiatu Alij dhe
Grupi tradhtar i Aliut r.a. i cili nuk ishte pro Osmanit, por  u shkëput nga tabori i Aliut të cilët  quhen Havarixh (dezertor) apo të dalë nga radhët e grupit të Aliut r.a.

Sikurse edhe grupet tjera edhe në këtë grup u paraqitën mendimet në rrafshin politik dhe në atë fetar:

Sa i përket rrafshit politik  mendonin se e drejt e udhëheqjes nuk është e drejt e Aliut r.a. por është e drejt e secilit nga radhët e muslimanëve. Halifi duhet të zgjidhet në mënyrë të lirë prej myslimanëve.
Havarixhët mendonin se  Sundimi (hilafeti) i Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. është i vlefshëm, ashtu siç e pranojnë sundimin e Osmanit r.a. në fillim, mirëpo, sipas tyre, Osmani do të duhej të izolohej.

Sa i përket rrafshit fetar ky grup kalon në ekstremizëm sa që ata të cilët bëjnë mëkat të madh i quanin pabesimtarë. Këta filluan që sehabet  t’i  konsiderojnë  pabesimtarë, mendonin se  Aliu ka bë  kufër, e me të kanë bë kufër edhe të gjithë ata që pranuan këtë gjykim. Po ashtu i fusin në kufër edhe ata që morën pjesë në luftën e ashtuquajtur “lufta rreth devesë”, pastaj dy ndërmjetësuesit e arbitrazhit dhe të gjithë ata që u pajtuan me rezultatin e tij, me një fjalë nuk e pranojnë gjykimin në betejën e Siffinit.

Havarixhët mendojnë se imani dhe vepra janë njësi e pandashme. Secili që kundërshton  ligjet e Allahut, është pabesimtar dhe ai që bënë mëkat të madh dhe nuk pendohet prej tyre vdes si pabesimtarë.

  Havarixhët  mendojnë se është detyrim mosnjohja dhe luftimi kundër sundimtarit tiran, dhe e lejojnë vrasjen e muslimanit sepse ata muslimanët i konsiderojnë jo musliman për shkak të mëkateve të tyre.


Ebu Hanifja pengonte havarixhët edhe sektet e tjera, të cilat përpiqeshin të shtrembëronin mësimin islam, andaj ata mundoheshin ta eliminonin në çdo mënyrë.
E para është: Kur personi gjatë konsumimit të pijeve alkoolike ose gruaja duke lindur fëmijë të jashtëligjshme vdesin, para se të pendohen, a kanë vdekur si muslimanë?
Ebu Hanifja duke kuptuar se cili ishte qëllimi i tyre i pyeti: Ai njeriu dhe ajo gruaja, që i përmendet ju, a janë Jehud?
Jo, nuk janë!-u përgjigjën
 Po, a janë të krishterë?-prapë i pyeti
 Nuk janë!-u përgjigjën
 Po, a janë zjarrputistë?-përsëri i pyeti
 Nuk janë-u përgjigjën
 Po ç’janë atëherë? -U tha
Ata e pranuan: Ata janë muslimanë!
Atëherë Ebu Hanifja përfundoi: Shumë bukur! Ja, u përgjigjët ju vet, nuk keni pasur nevojë fare të më kërkonit mua që tu përgjigjem!
Ata të çuditur pyetën: Si?
Ebu Hanifja tha: Pak më parë e deklaruat se ata janë muslimanë, kurse krahas Islamit, a mund të jenë diç tjetër?
Ata, atëherë të çuditur vetëm pyetën: Ai muslimani a do të shkoj në Xhennet apo në Xhehennem?!
Ebu Hanifja iu përgjigj: Kjo varet nga vullneti i Allahut, siç thotë Ibrahimi a.s për ata që kanë qenë edhe më të këqij se ai njeriu dhe ajo gruaja, d.m.th ata që i adhuronin idhujt: Ai që do të më pasoj mua – është i fesë sime, kurse ai që ngrihet kundër meje, atëherë – Ti vërtet je Falës dhe Mëshirues! Ose siç ka thënë Isai a.s: Nëse i dënon, ata janë robërit e Tu, e nëse ua fal, Ti je i Fuqishëm dhe i Urtë.
 Sipas havarixhëve dhe disa sekteve këta persona nëse vdesin para pendimit, vdesin jobesimtarë, ndërsa qëndrimi i ehli-sunetit dhe xhematit është se ata vdesin si mëkatarë, por megjithatë janë muslimanë!



 Nga pro shiitët dhe pro Osmanët qëndrojnë neutralët

Treguam se në esencë u paraqitën dy grupe, grupi pro Osmanit dhe grupi pro Aliut.
Grupi pro Aliut u nda në grupin besnik dhe grupin tradhtarë qe quheshin Havarixh, përpos këtyre dy grupeve  ishte edhe një numër i caktuar i shokëve të Profetit, ndonëse tejet i vogël, nuk i shprehu besnikëri Imam Aliut si Halif. Ata ishin “neutralistët” (Ka’idin).

Të ashtuquajturit Ka’idin, pra neutralistët, përbëhej nga dy nëngrupet me prirje të ndryshme.
Nëngrupi i parë ishin ata që besonin se njeriu duhet të tërhiqet nga skena në kohët e trazirave shoqërore (fitne).  Këta kishin mendimin se grupet luftuese ishin të devijuar dhe të destinuar për të hyrë në xhehenem, dhe shprehnin idenë se qëndrimi asnjanës ishte një virtyt, ndërkohë që përfshirja në këto trazira është fitne.

Nëngrupi i dytë në mesin e “neutralistëve” ishin ata që quhen mu’tezile dhe që besonin se njëri nga dy grupet luftuese kishte të drejtë, por se kjo gjë nuk mund të përcaktohej qartësisht.  Ky grup  (fillimisht) quhej  mu’tezile, ndërsa më vonë, Vasil ibn Ata dhe Amr bin Ubejdi patën qëndrime të ngjashme me ta, kur bëhej fjalë për Talha-në dhe Zubejrin.

Një koncept i rëndësishëm, i përdorur nga të dy nëngrupet e Kaidinëve ishte në vlerësimin e gjendjes së krijuar, pra të  fitne-s. Ata besonin se në kohët kur ka fitne “është më mirë të jesh një nga të vrarët sesa një nga vrasësit”.
Hixhazi nuk mbajti anë në konfliktin ndërmjet grupeve pro-alijut  dhe pro-Osmanit, por u bë skenë e një lëvizjeje që mund të quhet “lëvizja e pasardhësve të sahabeve” (ebna’ el-sahaba).


Përhapja e Islamit dhe themelimi i shkencave Islame

Shekulli i dytë dhe i tretë hixhrij ishte shekulli i përpilimit dhe definimit të shkencave Islame. Në këto dy shekuj Islami u përhap në tërë gadishullin arabik dhe më gjerë, kështu që Islami zhvillohej edhe në aspektin politik por edhe në atë shkencorë.
Në këtë kohë u bë përpilimi i shkencave islame siç janë: Shkenca e akaidit, Shkenca e Fikhut, Shkenca e hadithit, Shkenca e tefsirit, etj.
Akaid quhet shkenca e besimit ndryshe edhe quhet shkenca e ilmul kelamit. Kemi dy lloje të fikhut: Fikhu i madh që është akaidi dhe Fikhu i vogël ku bënë pjesë fikhu i të drejtës islame.
Në këtë kohë ishin përkthyer shumë libra  nga romakët grekët dhe nga kulturat dhe civilizimet e huaja. Në mesin e muslimanëve filloi të zhvillohej edhe filozofia (posaçërisht ajo greke) të mbështetura në akl (mendje), pastaj filluan te paraqiten fraksionet bidatiste, pastaj u parashtrua pyetja e mëkatit të madh,  e ndër mëkatet e mëdha me theks të veçantë vrasja, e në këtë rast të posaçëm vrasja e Aliut r.a. Filloi debati në lidhje me  cilësitë e Allahut. Të gjitha këto ndikuan në paraqitjen e drejtimeve ne ilmul kelam(akaid):


Drejtimi i parë ishte drejtimi muëtezil i cili pasi që ishte ngjyros me filozofi të huaja i jepte mendjes përparësi në çështje të bazave të fesë dhe paraqiste mendime në çështje të akaidit. Ky drejtim  anonte mendimin mbi tekstet  e fesë.

Drejtimi i dytë ishte drejtimi tradicional (Ehlus suneti) i cili ishte i kundërt me të parin sepse  bazohej vetëm në tekste (nas) dhe nuk lejonin që mendja të merrte pjesë në gjykimin e çështjeve te bazave të fesë.
 Në këtë drejtim bënin pjesë muhadithinët të cilët duke e parë se muëtezilët do të binin në humnerën e filozofive të huaja, nuk e lejonin që logjika të jetë primare në çështje të ilmul kelamit por kërkonin me ngulm se duhet t’u përmbaheshin vetëm teksteve fetare siç ishin Kur’ani, Hadithi dhe Ixhmai.

Drejtimi i tretë: ishte mesi i dy të parëve sepse kundrejt dy poleve ekstreme u paraqit drejtimi Esharit dhe Maturidij i cili bazohej në tekstet ashtu që duke i marrë për bazë anët pozitive të tyre (ehli sunetit) dhe duke i marrë anët pozitive të muëtezilës kështu që brenda ehli sunetit arrin në nivelin e “ehlu suneti vel xhemaati”.
Ky grup i dietarëve përjashtuan nga skena muëtezilët dhe i nxjerrën nga ngurtësimi ehlu sunetin dhe duke vazhduar rrugën e sehabeve dhe të Tabiinëve, vazhduan metodën e selefu salih sepse ky Drejtim ngërthen në vete dy drejtimet, në këtë grup bënin pjesë fukahat, muhadithët dhe shumica absolute e asaj gjenerate, ky është grupi e shpëtuar, grupi i ndihmuar dhe këta janë ithtarë të së vërtetës (ehlul-hakki).
Ky drejtim i filluar nga Eshariu dhe Maturidiu, të cilët janë themelues të shkencës së Ilmul Kelamit sunnij që nga shek. i III hixhrij vazhdon  deri në ditët tona.

Ja vetëm një shembull të dallimit të drejtimeve sa i përket cilësive të Allahut:
Tradicionalistët mendonin se cilësitë e Allahu nuk mund të kuptohen me anë të arsyes dhe logjikës pos me anë të argumenteve tradicionale ashtu që mendja nuk ka mundësi që të arrij njohjen e tyre.
Muëtezilët mendonin se me anë të mendjes dhe arsyes mund të arrihen dhe të kuptohen cilësitë e Allahut.
Ehli sunneti vel xhemaati mendon se duke përdorur argumentin logjik dhe pa e kundërshtuar Kur’anin dhe sunnetin mund të arrihet deri te konkluzioni i kuptimit të çështjeve, sepse ai i cili e mohon rolin e logjikës nuk mund të ketë argument tjetër përpos argumentin e logjikës  dhe është obligim i shikimit të çështjeve me anë të mendjes.


Babizmi, Behaizmi, Kadijanizmi dhe Vehabizmi

Perëndimi e dinte se nuk  mund të mbërrinte deri te qëllimet e veta derisa muslimanët jetonin të bashkuar shpirtërisht, për këtë arsye projektoi  themelimin e disa  lëvizjeve fetare të  cilat në formën e saj të jashtme do të dukeshin islame, e në esencë detyra e atyre lëvizjeve  do të ishte që vendet perëndimore, nëpërmjet tyre, ta marrin pushtetin mbi myslimanët dhe ta rrënojnë hilafetin. Kështu që u projektuan lëvizjet si Babizmi, Behaizmi Kadijanizmi dhe Vehabizmi
Babizmi, Behaizmi ishte i përshtatshëm te Shiitët dhe në lindjen e largët ndërsa ,
Vehabizmi ishte i përshtatshëm në qendër të Islamit në shkretëtirën e  Arabisë Saudite.

1. Babizmi

Babizmi (Babud dijnë-Dera e fesë)  themelues Mirza Ali Muhammed  është me prejardhje shiite, u lind në mesin e varfanjakëve dhe fshatarëve të Iranit  në vitin 1844 nga Mirza Ali Muhammed i cili në moshën  25 vjeçare, shpalli se është përfaqësues i predikuesit (bab) të imamit të pritur, ai ka deklaruar : “E kam parë kokën e Husejnit – kokën e shehidit më të zgjedhur – të varur për një dru se si prej tij rrjedh gjak me bollëk. Iu afrova drurit, e kapa me dorë gjakun e  tij dhe kur u zgjova ndjeva se shpirti i Zotit është në mua dhe se plotësisht ka dominuar trupin tim. Zemra ime u gëzua me praninë e Zotit në mua ...”.

Babizmi ngërthen në vete  shumë ide interne ekstreme shiite dhe sufiste, por edhe ide ekstreme krishtere, jehude  dhe të  feve tjera.

            Perëndimi e cilësoi lëvizjen babiste si revolucionare, kurse liderët e saj heronj. Edhe Gold Ziheri e lavdëron Ali Muhammedin – Bab-in si hero.
Rusia cariste jo vetëm që i simpatizonte babistët, por edhe i ndihmonte  me para dhe armë.
Shtrirja e tyre në Iran, Irak dhe Turqi. Aktualisht,  babistë sot ka në Uzbekistan dhe numri i tyre është tejet i vogël.

          Nuk është e qartë a e ka konsideruar vetveten vetëm bab të imamit të dymbëdhjetë, si komentues i vetëm i autorizuar i mendimit të tij apo edhe mehdi apo meqë cikli pejgamberik ka përfunduar me Muhammedin a.s., ky do ta fillojë ciklin e ri pejgamberik.
          Shtëpia e babit dhe vendet në të cilat ai ishte ngujuar janë shndërruar në vende të shenjta për pelegrinazh.

 Babistët në Horasan më 1848 mbajtën kongresin ku u shpall ndarja nga islami dhe shfuqizuan të drejtën e  sheriatit.



2. Behaizmi
     
 Pas vdekjes së babit rezultoi çështja e trashëgimtarit me paraqitjen e behaizmit, nga nxënësi i tij me emrin Mirza Husejn Ali Nuri, respektivisht me nofkën Beha’ullah (1817-1892), i cili sipas tyre është trashëgimtar direkt i Muhammedit a.s.


Shihet se Behaizmi është degë e lëvizjes babiste me ndikim nga imamizmi shi’it, i cili është lideri i zgjedhur nga Zoti, mëson se ai është zëvendësim për Muhammedin dhe shpall fenë e re.

Behaizmi nuk është asgjë tjetër pos vetëm pikëpamje me synim të shkatërrimit të islamit, Behaullahu ka ardhur t’i eliminojë gabimet dhe mosmarrëveshjet e religjioneve të hershme dhe të konstituojë “mbretërinë e Zotit” që është synim i të gjitha religjioneve, personalisht ky paraqet realizimin e premtimit të Bab-it, ai nëpërmjet të të cilit do të manifestohet Zoti.

Sipas Behaizmit  pasues të Babit janë edhe Musa, Krishna, Buda, Isa dhe Muhamedi. I fundit dhe më i rëndësishmi është vetë ai, Behaullahu i cili e konsideron veten përmbushje të premtimit nga të gjitha religjionet.

Behaizmi  është i ndikuar nga imamizmi dhe i kushton më tepër rëndësi doktrinës etike dhe sociale se sa spekulimeve teologjike dhe metafizike

 Duke parë rrezikun nga lëvizjet e tyre, perandoria osmane në vitin 1868 i ndau në dy grupe dhe njërin e dërgoi në Akra në Palestinë kurse tjetrin në Famagusta në Qipro.
Behaullahu që u vendos në Akra, vdiq në vitin 1892 Pas vdekjes së tij, e zëvendësoi djali i tij i vjetër Abbas efendi, i cili më 1908, filloi të zhvillojë aktivitet të ngjeshur më shumë në Evropë dhe Amerikë e më pak në vendet islame. Në vitin 1920 qeveria angleze e emëroi për kalorës të perandorisë angleze.
         
 Përhapja e behaizmit jashtë Lindjes së mesme ishte meritë kryesore e Abdulbehaut, trashëgimtarit të Behaullahut i cili bëri disa udhëtime në Egjipt, Evropë dhe Amerikë dhe pastaj çdo kund formonte degë të lëvizjes.

Dallojnë edhe krahu iranian i behaizmit, i cili ka ruajtur frymën zanafillore dhe krahu perëndimor, i cili është i preokupuar me aspektin etik dhe social.

Behaistët janë aktiv në tërë botën, sidomos në projekte sociale dhe ekonomike. Ata kanë status këshillues në United Nations Economic and Social Council (ECOSOC) dhe në United Natinos Children’s Fund UNICEF, kurse bashkëpunojnë me U.N. Office of Public Information etj.

Behaijt  pohojnë se janë religjion i pavarur. Kështu që opinioni musliman i mendon si lëvizje joislame.  Behaizmi shkëputjen e vet nga gjiri islam, e krahasojnë me shkëputjen e kristianizmit nga judaizmi apo me shkëputjen e budizmit nga hinduizmi.

Liga Islame në Meke qortoi para dy dekadash se behaistët nëpër tërë botën po tubojnë mjete materiale dhe ia dërgojnë hebraikëve. Si kundërvlerë, Lëvizja Botërore e hebraikëve ka ndihmuar por edhe sot ndihmon behaistët, kurse Lëvizja Botërore Cioniste në behaistët shihte aleatët e vet.  Dhe qendra e behaizmit sot është në qyetin Haifa të Izraelit.
 
Në fund të shekullit XX mendohet se lëvizja behaiste kishte më tepër se 70 mijë qendra nëpër vende të ndryshme të botës

3. Kadijanijt

Gulam  Ahmadi 1839-1908 në qytetin Kadijan në Pengjab pasi punësohet te Anglezët në qytetin e shejlekut të vicegurnatorit të Indisë, aty  lidhet me anglezët, i simpatizon dhe  bëri çmos t’i ndihmonte pasi që Anglia Indinë e konsideronte si një pronë të veten në lindje pra si pronë e fituar prej kolonializmit e shfrytëzoi këtë për realizimin e qëllimeve të saja. Kështu që pasi që mëson Islamin dhe fetë tjera, në vitin 1905 themelon shkollën fetare arabe, për përgatitjen e misionarëve për vendet arabe.
Ne vitin 1889 Mirza Gulam Ahmedi shpall publikisht se ka marrë leje prej Zotit të kërkoj nga nxënësit e tij t’i japin zotim për besnikëri.
Me 1901 solemnisht e shpall se duhet të konsiderohet si mehdi i muslimanëve dhe mesijh i krishterëve.
Pas vdekjes së tij, pasuesit ia ndërtuan varrin dhe shkruan tek varri i tij: “Mirza Gulam Ahmed mewud që do të thotë : Mehdia i pritur për të ringjall sheriatin”.
Ky sekt botonte libra ne indi Pakistan e pastaj edhe në Evropë.
Ixhmai  është aprovuar se çdo musliman që thotë dhe deklaron se pas Muhamedit a.s. mund të vij ndonjë pejgamber ai konsiderohet pabesimtarë. Nga kjo mund të themi se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me Islamin, po është prodhim për ta shkatërruar Islamin.
 

4.  Vehabizmi

Dihet se ndarja e parë në mesin e muslimanëve ka ndodhë për shkak të qeverisjes, pra të hilafetit pastaj ka kalua ne rrafshin fetar, ndërsa Vehabijt janë ata të cilët e kanë nda qeverisjen politike nga ajo fetare, sepse Saudët dhe Vehabijt kanë bë marrëveshje që vehabijt të merren me çështjet fetare dhe nuk do të përzihen në çështje shtetërore dhe saudët të merren me çështjet shtetërore dhe të mos përzihen në çështjet fetare. Kjo i ndihmoj Saudëve që të themelojnë shtetin saudit ndërsa Vehabijt me preteksin se Shiitët e konsiderojn Imamatin (Hilafetitn ) pjesë të besimit këta e refuzojn institucionin e Hilafetit duke pohuar se Hilafet Univerzal nuk duhet të ketë. Ibn Abdulvehhabi mendon se në territorin e caktuar duhet shpallur sundimin e të drejtës së Zotit, dhe aty të ketë imam, e jo edhe të ketë halif universal për tërë botën. Anglia u ka premtuar liderëve të fiseve arabe pavarësi dhe sovranitet të plotë, nëse ata do të luftojnë kundër osmanlinjve. Në arritjen e këtij qëllimi Saudët kanë lidhë marrëveshje me Britanezët dhe Francezët.

Vehabijt duke e quajtur veten ehl’ut-tevhid, të gjithë të tjerët jashtë tyre i quajtën ehl’ul-shirk (idhujtar). Po ashtu, të gjithë myslimanët që nuk mendonin si ata, ishin të pamëshirë ndaj tyre.
Vehabijt i thonë vetes se janë selefij ndërsa është e kundërta sepse selefus salih janë të pastër nga ata dhe nga mendimet qëllimkëqija që tyre sepse nuk janë asgjë tjetër pos si një ripërtëritje e havarixhëve. Ata shkatërrojnë islamijjetin përbrenda e sidomos në vendet siç është Arabia Saudite, ku alimët e ehli sunnetit nuk guxojnë të flasin haptazi.
Vehabijt nuk i pranuan edhe medhhebet në Islam dhe i quajnë shirk (idhujtari).
Vehabijt nuk e pranojnë drejtimin Esharit dhe Maturdij në Akaid, dhe janë pengues të ilmul kelamit dhe filozofisë Islame. I thonë vetes se janë ehlu sunneti vel xhemaati  ndërsa është e kundërt sepse ata nuk janë ehlu sunneti vel xhemaati sepse ato janë pakicë, madje edhe në vendet arabe. Vetëm në Saudi ata janë shumicë ndërsa pjesa tjetër e umetit janë Esharit dhe Maturdij. P.sh.: 200 mil. në Indonezi, 400 mil. në Pakistan, Indonezi, Bangladesh dhe Indi, 150 mil. në Kinë dhe Malajzi. Pastaj qindra mil. në Afrikë, pastaj qindra mil. në Egjypt, Siri, Irak, Palestinë etj. të gjithë këta janë Esharij dhe Maturidij të cilët përbëjnë ehlu sunneti vel xhematin.

Dr. Musli Vërbani

Wednesday, February 10, 2016

Ju dhe shejtani bashkoheni në një qëllim të vetëm!

“Ju dhe shejtani bashkoheni në një qëllim të vetëm!”

Të gjitha falënderimet e plota dhe madhështia absolute i takojnë vetëm All-llahut, Zotit të vetëm të gjithësisë, i Cili urdhëron në Kur’anin Famëlartë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zekatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu…”[1]
         
Salavatet dhe selamet më të përzemërta ia dërgojmë sot në këtë ditë dhe në çdo ditë të jetës tonë, zotërisë së bijve të Ademit, Hz. Muhammedit (a.s), që u dërgua mëshirë dhe udhëzim për mbarë botrat. Thoshte (a.s): “Kush të shohë prej jush një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij e, nëse nuk mundet, me gjuhën e tij e, nëse nuk mundet, me zemrën e tij…”[2]



Të dashur vëllezër besimtarë,

Tema e nxitjes për të ndrequr të keqen në jetë, duke nisur nga vetvetja e duke vijuar me familjen, rrethin e ngushtë, shoqërinë e afërt e përtej tyre, është në fakt një temë e gjerë dhe me shumë degëzime. Argumente të shumta janë pika referimi drejt rregullimit, përmirësimit, ndreqjes dhe lartësimit në nivelin e përkushtimit ndaj Zotit, në raport me këtë urdhëresë shumë të rëndësishme për jetën e njeriut.
         
Në kushtet e realiteteve, me të cilat ne përballemi ditë pas dite, e shoh të vendit që mesazhi i kësaj jave të përqendrohet pikërisht tek kjo temë.
         
Në një prej haditheve të këtij kapitulli, transmetohet se Resulull-llahu (a.s) ka thënë: “Shembulli i atij që i ruan kufijtë e All-llahut dhe i atij që ka shkelur në to, është si shembulli i një grupi që kanë marrë në përdorim një anije. Disa prej tyre qëndrojnë lart e disa të tjerë në pjesën e poshtme. Ata, që qëndronin në pjesën e poshtme, kur donin ujë, ngjiteshin në pjesën e sipërme. Për një moment thanë: Po sikur të hapim një vrimë në pjesën që na takon (për të marrë ujë) dhe kështu nuk i shqetësojmë ata që gjenden në pjesën e sipërme? Nëse ata do t’i lënë të veprojnë atë që mendojnë, do të shkatërrohen të gjithë së bashku e, nëse i ndalojnë, do të shpëtojnë së bashku”[3]

Të dashur të pranishëm,

Ky është thelbi kësaj teme, ky është mesazhi, me të cilin i dërguari i All-llahut (a.s), don të na ftojë të jemi të vëmendshëm në jetën tonë, në marrëdhëniet me njerëzit, me të cilët ndajmë shumë në këtë botë.
         
Ka shumë raste, që njerëzit po tërhiqen drejt një mënyre jetese të çuditshme, sidomos në marrëdhënie me të tjerët; izolimi a vetëizolimi! Me fjalë të tjera, po shohim e po dëgjojmë sesi njeriu i sotëm po bëhet përherë e më mospërfillës ndaj tjetrit. Ndërkohë, në Islam, muslimani është i ftuar ta plotësojë dhe ta perfeksionojë besimin e tij, sidomos duke u interesuar për vëllanë e tij musliman, për hallin e tij, për gjendjen e tij, për realitetin e tij, për gjendjen e besimit të tij, për çdo gjë, që muslimani mund dhe duhet të kontribuojë në ndihmën ndaj vëllasë së tij musliman.
         
Meditoni pak në këto dy krahasime kur’anore, në suren Et-Teube: “Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri”[4], “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin”[5]! Hipokritët, njësoj! Besimtarët, hapësirë e gjerë bashkëpunimi, harmonie, gjallërie!
“Besimtari e këshillon vëllanë e tij besimtar, nëse sheh ndonjë devijim, e udhëzon, nëse sheh një dobësim në adhurimin e tij, e këshillon për përmirësimin e tij. Pra, ka një proces të vazhdueshëm këshillimi, i cili e rrit shoqërinë e besimit, e lartëson atë…”[6]
         
Lexoni me vëmendje këto hadithe: “Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e tij atë që do për veten e tij”[7], “Muslimani për muslimanin, si ndërtesa e ngjeshur, ku tullat mbajnë njëra-tjetrën”[8]
         
Prandaj, ka shumë rëndësi, që në jetën tonë, në marrëdhënien që kemi me njëri-tjetrin, të mos bëjmë rolin e mospërfillësit, por të kujdesemi për forcimin e lidhjeve të besimit me njëri-tjetrin, duke u interesuar për njëri-tjetrin, duke u këshilluar e duke e mbështetur njëri-tjetrin, me sa të kemi mundësi. Sepse, përtej lidhjeve të forta të gjakut, gjuhës, kombit, atdheut të përbashkët etj, ne na lidh edhe besimi, që është gjëja më e shtrenjtë që njeriu ka në jetën e tij.
         
Thotë (a.s): “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e dorëzon. Kushdo që gjendet në nevojën e vëllasë së tij, All-llahu do të jetë pranë tij! Ai që ia largon një të keqe muslimanit, All-llahu do ta shpëtojë nga një prej halleve në ditën e kiametit. Ai që ia mbulon një te keqe muslimanit, All-llahu do ta mbulojë në ditën e kiametit”[9], pra, nuk do ta korisë para krijesave.
         
Ka shumë rëndësi ta lexojmë e ta kuptojmë si duhet këtë hadith. Secila fjali e tij është një kapitull i rëndësishëm në sistemimin dhe ekuilibrimin e marrëdhënieve në mesin tonë. Është një hadith që vlen të jetë temë konferencash e bashkëbisedimesh udhërrëfyese në mesin e muslimanëve!
         
Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë ta ruajmë njëri-tjetrin nga haramet, nga devijimi në besim, nga dobësimi para realiteteve shoqërore! Ne kemi nevojë të bashkëpunojmë përherë e më shumë në mes vete, duke e dëshmuar madhështinë e Islamit në sjelljen tonë komunitare, si një forcë ndërtuese, si një forcë paqësore, që ndërton me anë të këshillës, me anë të takimeve të shpeshta, me anë të fjalës së mirë, me anë të largimit të organizuar nga haramet dhe ndalesat e Zotit në jetë. Që muslimani, të dallojë në shoqëri, edhe në gjërat më të vogla!
         
Dhe, u ndala për një moment. M’u kujtua se kam lexuar diku në shënimet e Shejkh Muteveli Shaaraviut, njëri prej komentuesve më të spikatur të Kur’anit në shekullin që kaloi, një thirrës islam i afirmuar, jo vetëm në Egjipt, por botërisht. Thotë: “Po debatoja me një djalë të ri ekstremist dhe e pyeta: A mendon se është e lejuar apo e ndaluar, të shpërthesh një lokal nate në një prej vendeve islame? Tha: Normal, është e lejuar dhe vrasja e tyre poashtu! I thashë: Po nëse ti i vret, teksa janë në një gjendje gjynahu, ku mendon se do ta kenë përfundimin? Ai tha: Në zjarr të xhehnemit, natyrisht! I thashë: Ku mendon se synon t’i marrë shejtani ata? Tha: Në zjarr të xhehnemit, natyrisht! I thashë: Atëherë, i bie që ju dhe shejtani të bashkoheni në një qëllim të vetëm!...”[10]
         
E solla këtë shembull, sepse ka shumë nevojë që në mesin tonë, të ruhemi nga paragjykimi dhe euforizmi, por të jemi të vëmendshëm për ta mbrojtur harmoninë e besimit në mesin tonë, të këshillohemi për mirë dhe të praktikojmë me sa të kemi mundësi urdhëresën me urtësi drejt të mirës dhe ndalimin e të keqes, pa e koritur a demaskuar publikisht tjetrin!


Imam Muhamed B. Sytari


Myfti i Zonës Shkodër
(Hytbe e mbajtur në xhaminë e Plumbit)
Shkodër, më 4 dhjetor 2015

[1] Kur’ani, Et-Teube: 71.
[2] Transmetuar nga Muslimi, nga Ebu Saidi (r.a).
[3] Transmetuar nga Bukhariu, nga Numan ibn Beshiri (r.a).
[4] Kur’ani, Et-Teube: 67.
[5] Kur’ani, Et-Teube: 71.
[6] www.nabulsi.com/blue/ar/art.php?art=11096
[7] Transmetuar nga Bukhariu, Muslimi etj, nga Enesi (r.a).
[8] Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi, nga Ebu Musa Eshariu (r.a).
[9] Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi, nga Ibn Omeri (r.a).
[10] www.tariqallah.net/2013/06/blog-post_15.html

Tuesday, February 9, 2016

Xhinët, rrënjët, kuptimi dhe ekzistenca e tyre!...

Xhinët, rrënjët, kuptimi dhe ekzistenca e tyre!...




- I -

Es-Selamu Alejkum Ve Rahmetullah Ve Berekatuhu motra dhe vllëzër në Islam.

"Eslamu alejna ue ala ibadilai salihin”, ( paqja e Allahut qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut).

Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, Zotit të botëve kurse salavatet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi vulën e Pejgamberëve, Muhammedin -salAllahu alejhi ve selem- mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.
Thotë Zoti i lartësuar në Kuran:"Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë." (Dharijat, 56)
"Ne u kishim caktuar atyre shokë të këqinj, të cilët ua zbukuronin të tashmen dhe të shkuarën e tyre e për ta u përmbush Fjala, ashtu si për popujt që kanë qenë para tyre prej xhindesh dhe njerëzish. Ata kanë qenë vërtet të humbur." (Dharijat, 25)
Fjala xhin vjen nga rrënja xhenne nga e cila vijnë edhe fjalët xhennet dhe xhinnet. Kurse emri mexhnun është emër foljor që do të thotë i zënë nga xhindet. Ne i themi e ka humbur mendjen, është marrosur.
Kuptimi leksikor i fjalës xhin është i mbuluar, i mbyllur, i fshehur. Më saktë, jo i mbyllur e i padukshëm në vetvete,por për ne. Veçanërisht, "mexhnun" i themi atij njeriu që i është dhënë dikujt tjetër, që ia ka falur zemrën me të tillë pasion, sa që sjelljet dhe veprimet e tij nuk kemi mundësi ti kuptojmë brenda kritereve tona.
Edhe fjala xhennet, nga një pikëpamje, me që ndodhet e mbyllur, e fshehur, është për ne pjesë nga bota e të fshehtave… Fjala xhinnet është gjëndja e të qënit i marrë… Edhe xhindi (xhindi-siç e përdorim në shqip) – Allahu e di - për të gjitha këto punë, në planin shkakësor, është një shkak, një autor dhe një faktor aparent, sa për dukje.
Ekzistenca e xhindeve është një çeshtje specifike e bartur që në fillim të herës së diskutueshme. Natyrisht, bashkë me shpirtin dhe engjëjt.
Në të vërtetë, pasi t'i kenë dalluar dhe vëzhgur ata Profetët e Lartë, pasi të jenë takuar dhe të kenë biseduar me ta Individualitetet Trashëgimtarë të Profetësisë, dhe pasi ta kenë zbuluar dhe pranuar ekzistencën e tyre miliona njerëz, ç'rëndësi do të ketë polemika e katër-pesë materialistëve që s'shohin asgje tjetër përveç materies…
Duhet theksuar se, në një kohë kur kemi pranuar shumë qenie që s'i shohim me sy, mohimi i ekzistencës së xhindeve është bërë temë prekupuese e milionave në të katër anët e botës. E, sidomos në një periudhë kur kokat e diturisë janë preokupuar me të!...
Në këtë mes, ashtu siç ka thënë edhe një shkencëtar, çdo zbulim do të na nxjerrë përpara një univers të tërë të pazbuluar. Lidhur me këtë, kjo botë e dëshmisë është një perde danteleje mbi të padukshmen botë jolëndore të fshehtësive.
Xhindet, ëngjëjt dhe shpirtrat ndodhen pas kësaj perdeje. Me mjete a pa mjete, në ç'dimensione që të përçoheshin atje, aq do të ishte mundësia për t'u njohur me ato qëniet pas perdes.
Aspekti tjetër i çeshtjes është ky: xhindi është nga lloji i shpirtit. Është një ligj. Si ligji i tërheqjes së masës midis planetëve të medhenj. Me këtë ligj Dielli e vërtit Tokën rreth vetes. Edhe Toka, me një lëvizje të nxituar, sillet siç sillen elektronet. Kësaj tërheqjeje qëndrore i përgjigjet, në kah të kundërt, shtytja qëndrore. Këta janë, secili më vete, nga një ligj me vlerë nominale e konvencionale.

 -II-

Tani do të thoni se në mes nuk ka asgjë, edhe ajo është një masë, edhe kjo masë ndër të cilat e vogla vazhdon të vërtitet rreth së madhes. Mirë po me që në mes nuk paska asgjë, si do të shpjegohet kjo gjëndje? E kjo, qoftë tërheqja sipas Njutonit, qoftë teoria e vëllimit sipas Ajnshtanjit, përfundimi mbetet po ai…
Po ashtu, kur të merrni në dorë, për shembull, një farë, në të është e pranishme një përpjekje jetësore . Kur, ç'të shikoni, diku nga toka menjëherë embrioni nxjerr kokë, bëhet filiz, bëhet bar, bëhet pemë, vetëm, se, jashtë çdo diskutimi, bëhet diçka nga lloji i vet. Këtu ka një ligj zhvillimi . Ky është një ligj nominal, konvencional. Mirëpo pa këtë ligj nuk ka rritje dhe zhvillim.
Për shembull, po të mbillni një gur, me që për të nuk ka ligj zhvillimi, nuk do të vini re ndonjë rritje a zhvillim.
Ja, pra, këta janë, secili më vete, ligje të Allahut. Edhe xhindi, edhe shpirti janë ligje të tilla. Por ndryshimi në këtë mes është ky: ligji i tërheqjes nuk ka mëndje, vullnet dhe vetëdije.
Kurse ligji xhind, ligji shpirt, ligji ëngjëll kanë mendje, vetëdije e vullnet, veçanërisht s'janë nominalë, konvencionalë e relativë dhe zotërojnë secili nga një trajtë ekzistence të vërtetë.
Mendimtari vigan i shekullit ka bërë për të përkufizimin më të përgjithësuar, me të përmbledhur e më konçiz që kemi mundur të shohim gjera tani, në këtë formë: Shpirti është një urdhër ligjor i vetëdijshëm.
Të vërtetën e ajetit Thuaj: Shpirti është çeshtje që i përket vetëm Zotit tim,…( Kur'ani, Isra:85) është pothuajse e pamundur ta paraqesësh në mënyrë kaq konçize. Shpirti është një urdhër ligjor i veshur me një trup të jashtëm përmbledhës, i gjallë, i vetëdijshëm, i ndritshëm, drejtësidashës, i aftë për të fituar përplotësi.
Po qe se i Zoti i Fuqisë u vesh një trup të jashtëm ligjeve të materies, secili bëhet nga një shpirt më vete. Po qe se shpirti e heq veshjen trupore dhe e zbret vetëdijen nga koka, përsëri bëhet një ligj i përhershëm, i amshuar.
Në të vërtetë, me këtë është shpjeguar çdo gjë. Shpirti për ju është një ligj si ligjet që pranuat ju nga mikrobota më e vogël në mikrobotën më të madhe, por me vetëdije.
Mbetet të themi se, sipas pretendimit të disa shkencëtarëve, edhe tek bari, në proçesin e rritjes, është ndjerë dhe vëzhguar një vetëdijshmëri si përgjigje ndaj një pjese mesazhesh, paralajmërimesh, si njohje me mjedisin, përshtatje dhe nderthurje me të.
Po ashtu edhe te pemët. Do t'ju parashtroj përmledhjen e një prej shkrimeve të një reviste lidhur me këtë temë. Autori thotë: Opinioni im përqëndrohet në faktin që kallinjtë e bimëve të tillla si gruri e thekra janë të vetëdijshëm. Sepse te gruri e thekra, pa menduar për një vetëdije, një mendje e një njohje, nuk mund të shpjegohen veprimet e tyre aq të vetëdijëshme.
Për shembull, gruri, kur ende është një emrion dhe filiz, e nxjerr kokën mbi tokë dhe sheh përreth: po qe se mjedisi është i favorshëm dhe kushtet janë të përshtatshme për të nxjerrë dy bisqe. Po qe se klima shkon mbarë, lagështia është e përshtatshme dhe rezet e djellit kanë cilësinë për të ushqyer, merr vendim për dy bisqe.

-III-

Madje, po e lejuan kushtet, nxjerr edhe tre. Kur të ketë nxjerrë tre bisqe, e dimë se kushtet janë të mjaftueshme për t'i ushqyer ato. Po të mos duken të përshtatshme kushtet, nxjerr vetëm një. Sikur të thoshte: Unë vetëm një copë mund të ushqej... Kur një dru sëmuret, rrëzon frutat për të shpëtuar veten.
Bujku le të pandehë ç'të dojë, nuk janë frutat të sëmura, por bima. Duket sikur pema thotë: Më falni, por s'do të mund të kujdesem për frutat. Për shkak të kësaj gjendjeje, jam e detyruar të kujdesem për veten. Ne të ardhmen do të mësojmë për një mekanizëm brenda bimëve që dikton dhe bën të gjitha këto punë. Ja, pra, të gjitha këto janë ligjet e Allahut.
Disa njerëz janë përpjekur të mohojnë realitetin e xhinëve të cilëve Kur’ani i ka kushtuar një sure të tërë, suren El-Xhin (n.72). Duke u mbështetur në aspektin gjuhësor të fjalës xhin e cila vjen nga folja xhanne (?.., jexhunnu: “të mbulosh, fsheh”, ata thonë se fjala xhin i referohet (i drejtohet) “të huajve të zgjuar”. Të tjerë bile thonë se një xhin është një njeri që s’ka mendje të vërtetë në kokën e tij, por ai ka natyrë zjarri.
E vërteta është se xhinët paraqesin një tjetër krijesë të Allahut e cila bashkekziston me njeriun në tokë. Allahu i krijoi xhinët para se Ai të krijonte njerëzimin dhe i krijoi këto dy krijesa (xhinët dhe njerëzit) nga elemente jo të njëjta. Allahu thotë:
“Ne e krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)”.
"E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.” (15:26-27)
Ata u quajtën xhin sepse ata nuk mund të shikohen nga syri i njeriut.
Çdo njeri ka një xhin që e shoqëron atë dhe ky xhin quhet ***** (shok, bashkudhëtar) dhe është pjesë e testimit të njeriut në këtë jetë. Xhini inkurajon dëshirat më të ulta të njeriut dhe përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për ta mënjanuar atë nga rruga e drejtë. Resuli s.a.u.s. duke komentuar këtë gjë ka thënë: “Secilit prej jush i është shoqëruar një shok prej xhinëve.” Sahabët pyetën: “Edhe ty o i dërguari i Allahut?” Dhe resuli s.a.u.s. u përgjigj: “Edhe mua, veçse Allahu më ka ndihmuar mua kundër tij dhe ai është nënshtruar. Tani ai vetëm më nxit të bëj të mira.
Kontakti dhe kontrata me xhinët bëhet nga fallxhorët të cilëve xhinët mund t’u japin informacion për të ardhmen. Resuli s.a.u.s. ka përshkruar se si xhinët marrin informacion për të ardhmen. Ai ka treguar se xhinët ishin të aftë të udhëtonin në drejtim të kufinjve më të ulët të qiellit dhe dëgjonin ca informacione për të ardhmen që melekët i trasmetonin midis tyre. Pastaj ktheheshin në tokë dhe ushqenin me informacione njerëzit me të cilët kishin lidhje.[93] Kjo ndodhte shpesh para profecisë së Muhammedit s.a.u.s. dhe fallxhorët në atë kohë ishin shumë të saktë në informacionin e tyre. Kështu që ata ishin të aftë të fitonin pozitë në oborret mbretërore dhe gëzonin shumë popullaritet, bile edhe adhuroheshin në disa vende.

-IV-

Xhinët janë në gjendje të informojnë njerëzit me të cilët lidhen, për të ardhmen relative. P.sh. kur dikush shkon te një fallxhor, xhini i fallxhorit merr të dhëna nga xhini i personit (sqaruam më parë se çdo person ka një xhin) për planet që ky njeri ka bërë para se të shkojë atje. Kështu që fallxhori është i aftë t’i thotë personit se ai do këtë ose atë, apo shko këtu ose atje. Me anën e kësaj metode fallxhori i vërtetë është në gjendje të mësojë për të kaluarën e të huajit në detaje të hollësishme. Ai është në gjendje t’i tregojë një personi krejtësisht të huaj për të, emrat e prindërve të tij (të personit), ku ka lindur ai, çfarë ka bërë në fëmijëri (ky person) etj. Aftësia për të përshkruar shumë saktë (sikur është e gjallë) të kaluarën është një prej shenjave të fallxhorit të vërtetë që ka kontakt me xhin. Kjo për shkak se xhinët janë në gjendje të përshkojnë distanca të mëdha menjëherë, të mbledhin sasi gjigande informacioni rreth gjërave të fshehta, sendeve të humbura dhe ngjarjeve të pa vëzhguara. Provë për këtë aftësi është historia e përmendur në Kur’an për profetin Sulejman dhe Belkizën (mbretëresha e Shebës). “Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifrit) tha: “Unë do t’a sjell atë ty, para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!”” (27:39)
Ashtu siç u përmend në kapitullin e mëparshëm xhinët janë kryesisht të padukshëm përveç atyre në formën e gjarpërit ose qenit. Megjithatë disa prej tyre janë të aftë të marrin forma të ndryshme duke përfshirë dhe formën e njeriut.
Allahu, Zoti i botëve e di më së miri!

Autor: Sabri Selmani