Monday, January 16, 2017

Pejgamberi a,s, për Abdullah ibën Mesudin

Pejgamberi a,s, për Abdullah ibën Mesudin


"...Këmba (gjuri) e tij në ditën e Gjykimit peshon më rëndë se kodra e Uhudit." Pejgamberi a,s, për Abdullah ibën Mesudin

Kushtuar atyre që e përqeshin Abdullah ibën Mesudin dhe hartuesve të listave për ta larguar atë nga përgëzimet për Xhennet.

Kur Muhamedi a.s. u dërgua Pejgamber, Abdullah ibën Mesudi ishte shumë i ri dhe ishte bari i deleve. Në takimin e parë me të Dërguarin e Allahut dhe Ebu Bekrin përderisa po ruante bagëtinë, i Dërguari i Allahut i tha: “Ti je një fëmijë i mençur.” Ky njëherit ishte fillimi i rrugëtimit të tij në Islam. Nuk vonoi shumë dhe ai u bë mysliman, ku nga një bari i thjeshtë do të shndërrohej në shërbëtor të denjë ndaj të Dërguarit të Allahut. Abdullah ibn Mes’udi ishte prej njerëzve të parë që pranoi Islamin. Ai ishte shprehur se jam i gjashti në renditje nga ata që pranuan Islamin, në kohën kur mbi shtresën e tokës nuk kishte myslimanë përveç nesh.
E shoqëroi të Dërguarin e Allahut ashtu siç hija e shoqëron bartësin e saj, ku nuk u nda prej tij as në vend e as jashtë vendit, në shtëpi e as jashtë shtëpisë. E zgjonte të Dërguarin kur ai flinte, e kur nisej ia mbathte të mbathurat, gjersa kur vinte ia hiqte ato. Shkopin dhe misvakun e të Dërguarit i barte ky njeri. Hynte në shtëpi të Pejgamberit kur të dëshironte, sikur të ishte shtëpia e tij. I dinte sekretet dhe fshehtësitë e të Dërguarit, madje edhe njihej si shoqëruesi i fshehtësive të Pejgamberit. Ebu Musa Esh’ariu kishte thënë: “Së bashku me tim vëlla erdhëm nga Jemeni, e Abdullah ibën Mes’udin dhe nënën e tij nuk i llogarisnim ndryshe përveç prej familjes së Pejgamberit a.s., për shkak të hyrjes dhe daljes së shpeshtë të tyre nga ai.” Ndërsa sipas një transmetimi tjetër ai kishte thënë: “Qëndrova kohë të gjatë e Abdullah ibën Mesudin së bashku me nënën e tij nuk konsideroja ndryshe përpos prej familjes së Pejgamberit a.s., për shkak të hyrjes dhe daljes së shpeshtë nga familja e Pejgamberit a.s.”
U edukua në shtëpinë e Pejgamberit a.s., u udhëzua sipas udhëzimit profetik, ndjeku dhe pasoi të gjitha veprimet dhe veçoritë e të Dërguarit gjersa për të u tha: “Njeriu më i afërt me Pejgamberin për nga udhëzimi dhe vlerat morale.” Ai u edukua në shkollën profetike, ndaj ishte njëri nga njohësit më të mëdhenj të Kur’anit, më i dituri për kuptimet e tij dhe më i njohuri për ligjin e Zotit. Ishte recitues i njohur i Kur’anit, saqë i Dërguari i Allahut dëgjoi Kur’an prej tij, gjë që ishte e pazakontë që dëgjonte Kur’an nga të tjerët, madje përderisa dëgjonte Kur’an prej tij, lotët e kishin përshkuar fytyrën e tij. I Dërguari i Allahut për të qe shprehur: “Ai që dëshiron të lexojë Kur’an ashtu siç është zbritur le të lexojë sikur leximi i Abdullah ibën Mesudit.” Për dituritë e tij rreth Kur’anit, protagonisti në fjalë qe shprehur: “Pasha Allahun që përveç Tij tjetër s’ka, nuk ka zbritur ndonjë ajet nga libri i Allahut e që unë mos ta dijë ku ka zbritur dhe për çfarë ka zbritur, e sikur ta dija se ndokush është më i ditur se unë rreth librit të Zotit, po të jetë e mundur arritja tek ai, do të shkoja.”
Erdhi një njeri tek Omeri gjersa ishte në Arefat dhe i tha: “O prijësi i besimtarëve, po vi nga Kufa, aty kam lënë një njeri që Mus’hafet i mbush me zemrën e tij. Kur dëgjoi këtë fjalë, Omeri shpërtheu në hidhërim, e dikur tha: “Mjerë për ty, po kush është ai njeri?” Ai ia ktheu: “Është Abdullah ibën Mesudi! Omeri posa dëgjoi këto fjalë, filloi të zbutet, e hidhërimi veç i largohej, derisa erdhi në gjendjen që ishte më parë. Pastaj Omeri iu drejtua atij duke i thënë: “Mjerë për ty! Pasha Allahun, nuk njoh dikë të ketë mbetur nga njerëzit që është më meritor se ai. Po të rrëfej diç për të. I Dërguari i Allahut ndonjëherë qëndronte tek Ebu Bekri (pas namazit të jacisë) për ndonjë çështje të myslimanëve. Një natë prej netëve kur qëndroi tek ai (Ebu Bekri), isha edhe unë me të. Doli i Dërguari i Allahut, e dolëm edhe ne me të, kur ja që një njeri po falej në xhami. I Dërguari i Allahut filloi ta dëgjoi leximin e tij. Kur ne po i afroheshim atij për ta parë se kush është, i Dërguari i Allahut na tha: “Kush dëshiron ta lexojë Kur’anin ashtu siç ka zbritur, le ta lexojë ashtu siç e lexon Ibën ummi Abd (Abdullah Ibën Mes’udi). Më pas shton Omeri: “Pastaj (njeriu që falej) u ul dhe lutej”, e i Dërguari i Allahut tha: “Kërko se do të jepet, kërko se do të jepet.” Thashë (Omeri): “Pasha Allahun do të shkoj tek ai (në mëngjes) e do ta përgëzoj atë.” Thotë Omeri: “Shkova në mëngjes ta përgëzoj, por e kuptova se më kishte paraprirë Ebu Bekri në përgëzimin e tij. Për Zotin kurrë nuk munda t’i paraprij atij në ndonjë mirësi.” Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij.
I Dërguari i Allahut e urdhëroi Ibën Mesudi të hypte në një pemë, që të mbërrinte një degë, e shokët e tij shiquan në gjurin e tij dhe qeshën. Atëherë i Dërguari i Allahut tha: “A po qeshni me këmbën e tij që në ditën e Gjykimit peshon më rëndë në peshore se sa kodra e Uhudit.”
Imam Zerkeli, në librin e tij të mirënjohur “El-A’lam”, për Abdullah ibën Mes’udin, shprehet: “Abdullah ibën Mesudi është sahabij, nga më të njohurit e tyre, në virtyte dhe mendjehollësi, sikurse edhe në afërsi ndaj të të Dërguarit të Allahut. Është nga mekasit dhe nga të parët që pranuan Islamin. I pari që haptazi para masës lexoi Kur’an në Mekkë. Ishte shërbëtor besnik ndaj të të Dërguarit të Allahut dhe njeriu që dinte për fshehtësitë e të Dërguarit. Ishte shoqërues i tij në vend, udhëtim dhe beteja. Hynte tek ai në çdo kohë dhe gjithnjë ecte me të. Një ditë Omeri po e shikonte atë nga vinte, dhe i tha: “Erdhi i stërmbushuri me dituri.” Imam Aliu kur qe pyetur për Abdullah ibën Mes’udin, u përgjigj: “Njohësi i Kur’anit dhe sunetit.” Ishte prej të përgëzuarve me xhenet.
Ky ishte Abdullah ibën Mesudi!

Ejup Haziri

1 comment:

  1. Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
    : email { dawnacuna314@gmail.com}
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete