Tuesday, February 9, 2016

Xhinët, rrënjët, kuptimi dhe ekzistenca e tyre!...

Xhinët, rrënjët, kuptimi dhe ekzistenca e tyre!...




- I -

Es-Selamu Alejkum Ve Rahmetullah Ve Berekatuhu motra dhe vllëzër në Islam.

"Eslamu alejna ue ala ibadilai salihin”, ( paqja e Allahut qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut).

Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, Zotit të botëve kurse salavatet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi vulën e Pejgamberëve, Muhammedin -salAllahu alejhi ve selem- mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.
Thotë Zoti i lartësuar në Kuran:"Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë." (Dharijat, 56)
"Ne u kishim caktuar atyre shokë të këqinj, të cilët ua zbukuronin të tashmen dhe të shkuarën e tyre e për ta u përmbush Fjala, ashtu si për popujt që kanë qenë para tyre prej xhindesh dhe njerëzish. Ata kanë qenë vërtet të humbur." (Dharijat, 25)
Fjala xhin vjen nga rrënja xhenne nga e cila vijnë edhe fjalët xhennet dhe xhinnet. Kurse emri mexhnun është emër foljor që do të thotë i zënë nga xhindet. Ne i themi e ka humbur mendjen, është marrosur.
Kuptimi leksikor i fjalës xhin është i mbuluar, i mbyllur, i fshehur. Më saktë, jo i mbyllur e i padukshëm në vetvete,por për ne. Veçanërisht, "mexhnun" i themi atij njeriu që i është dhënë dikujt tjetër, që ia ka falur zemrën me të tillë pasion, sa që sjelljet dhe veprimet e tij nuk kemi mundësi ti kuptojmë brenda kritereve tona.
Edhe fjala xhennet, nga një pikëpamje, me që ndodhet e mbyllur, e fshehur, është për ne pjesë nga bota e të fshehtave… Fjala xhinnet është gjëndja e të qënit i marrë… Edhe xhindi (xhindi-siç e përdorim në shqip) – Allahu e di - për të gjitha këto punë, në planin shkakësor, është një shkak, një autor dhe një faktor aparent, sa për dukje.
Ekzistenca e xhindeve është një çeshtje specifike e bartur që në fillim të herës së diskutueshme. Natyrisht, bashkë me shpirtin dhe engjëjt.
Në të vërtetë, pasi t'i kenë dalluar dhe vëzhgur ata Profetët e Lartë, pasi të jenë takuar dhe të kenë biseduar me ta Individualitetet Trashëgimtarë të Profetësisë, dhe pasi ta kenë zbuluar dhe pranuar ekzistencën e tyre miliona njerëz, ç'rëndësi do të ketë polemika e katër-pesë materialistëve që s'shohin asgje tjetër përveç materies…
Duhet theksuar se, në një kohë kur kemi pranuar shumë qenie që s'i shohim me sy, mohimi i ekzistencës së xhindeve është bërë temë prekupuese e milionave në të katër anët e botës. E, sidomos në një periudhë kur kokat e diturisë janë preokupuar me të!...
Në këtë mes, ashtu siç ka thënë edhe një shkencëtar, çdo zbulim do të na nxjerrë përpara një univers të tërë të pazbuluar. Lidhur me këtë, kjo botë e dëshmisë është një perde danteleje mbi të padukshmen botë jolëndore të fshehtësive.
Xhindet, ëngjëjt dhe shpirtrat ndodhen pas kësaj perdeje. Me mjete a pa mjete, në ç'dimensione që të përçoheshin atje, aq do të ishte mundësia për t'u njohur me ato qëniet pas perdes.
Aspekti tjetër i çeshtjes është ky: xhindi është nga lloji i shpirtit. Është një ligj. Si ligji i tërheqjes së masës midis planetëve të medhenj. Me këtë ligj Dielli e vërtit Tokën rreth vetes. Edhe Toka, me një lëvizje të nxituar, sillet siç sillen elektronet. Kësaj tërheqjeje qëndrore i përgjigjet, në kah të kundërt, shtytja qëndrore. Këta janë, secili më vete, nga një ligj me vlerë nominale e konvencionale.

 -II-

Tani do të thoni se në mes nuk ka asgjë, edhe ajo është një masë, edhe kjo masë ndër të cilat e vogla vazhdon të vërtitet rreth së madhes. Mirë po me që në mes nuk paska asgjë, si do të shpjegohet kjo gjëndje? E kjo, qoftë tërheqja sipas Njutonit, qoftë teoria e vëllimit sipas Ajnshtanjit, përfundimi mbetet po ai…
Po ashtu, kur të merrni në dorë, për shembull, një farë, në të është e pranishme një përpjekje jetësore . Kur, ç'të shikoni, diku nga toka menjëherë embrioni nxjerr kokë, bëhet filiz, bëhet bar, bëhet pemë, vetëm, se, jashtë çdo diskutimi, bëhet diçka nga lloji i vet. Këtu ka një ligj zhvillimi . Ky është një ligj nominal, konvencional. Mirëpo pa këtë ligj nuk ka rritje dhe zhvillim.
Për shembull, po të mbillni një gur, me që për të nuk ka ligj zhvillimi, nuk do të vini re ndonjë rritje a zhvillim.
Ja, pra, këta janë, secili më vete, ligje të Allahut. Edhe xhindi, edhe shpirti janë ligje të tilla. Por ndryshimi në këtë mes është ky: ligji i tërheqjes nuk ka mëndje, vullnet dhe vetëdije.
Kurse ligji xhind, ligji shpirt, ligji ëngjëll kanë mendje, vetëdije e vullnet, veçanërisht s'janë nominalë, konvencionalë e relativë dhe zotërojnë secili nga një trajtë ekzistence të vërtetë.
Mendimtari vigan i shekullit ka bërë për të përkufizimin më të përgjithësuar, me të përmbledhur e më konçiz që kemi mundur të shohim gjera tani, në këtë formë: Shpirti është një urdhër ligjor i vetëdijshëm.
Të vërtetën e ajetit Thuaj: Shpirti është çeshtje që i përket vetëm Zotit tim,…( Kur'ani, Isra:85) është pothuajse e pamundur ta paraqesësh në mënyrë kaq konçize. Shpirti është një urdhër ligjor i veshur me një trup të jashtëm përmbledhës, i gjallë, i vetëdijshëm, i ndritshëm, drejtësidashës, i aftë për të fituar përplotësi.
Po qe se i Zoti i Fuqisë u vesh një trup të jashtëm ligjeve të materies, secili bëhet nga një shpirt më vete. Po qe se shpirti e heq veshjen trupore dhe e zbret vetëdijen nga koka, përsëri bëhet një ligj i përhershëm, i amshuar.
Në të vërtetë, me këtë është shpjeguar çdo gjë. Shpirti për ju është një ligj si ligjet që pranuat ju nga mikrobota më e vogël në mikrobotën më të madhe, por me vetëdije.
Mbetet të themi se, sipas pretendimit të disa shkencëtarëve, edhe tek bari, në proçesin e rritjes, është ndjerë dhe vëzhguar një vetëdijshmëri si përgjigje ndaj një pjese mesazhesh, paralajmërimesh, si njohje me mjedisin, përshtatje dhe nderthurje me të.
Po ashtu edhe te pemët. Do t'ju parashtroj përmledhjen e një prej shkrimeve të një reviste lidhur me këtë temë. Autori thotë: Opinioni im përqëndrohet në faktin që kallinjtë e bimëve të tillla si gruri e thekra janë të vetëdijshëm. Sepse te gruri e thekra, pa menduar për një vetëdije, një mendje e një njohje, nuk mund të shpjegohen veprimet e tyre aq të vetëdijëshme.
Për shembull, gruri, kur ende është një emrion dhe filiz, e nxjerr kokën mbi tokë dhe sheh përreth: po qe se mjedisi është i favorshëm dhe kushtet janë të përshtatshme për të nxjerrë dy bisqe. Po qe se klima shkon mbarë, lagështia është e përshtatshme dhe rezet e djellit kanë cilësinë për të ushqyer, merr vendim për dy bisqe.

-III-

Madje, po e lejuan kushtet, nxjerr edhe tre. Kur të ketë nxjerrë tre bisqe, e dimë se kushtet janë të mjaftueshme për t'i ushqyer ato. Po të mos duken të përshtatshme kushtet, nxjerr vetëm një. Sikur të thoshte: Unë vetëm një copë mund të ushqej... Kur një dru sëmuret, rrëzon frutat për të shpëtuar veten.
Bujku le të pandehë ç'të dojë, nuk janë frutat të sëmura, por bima. Duket sikur pema thotë: Më falni, por s'do të mund të kujdesem për frutat. Për shkak të kësaj gjendjeje, jam e detyruar të kujdesem për veten. Ne të ardhmen do të mësojmë për një mekanizëm brenda bimëve që dikton dhe bën të gjitha këto punë. Ja, pra, të gjitha këto janë ligjet e Allahut.
Disa njerëz janë përpjekur të mohojnë realitetin e xhinëve të cilëve Kur’ani i ka kushtuar një sure të tërë, suren El-Xhin (n.72). Duke u mbështetur në aspektin gjuhësor të fjalës xhin e cila vjen nga folja xhanne (?.., jexhunnu: “të mbulosh, fsheh”, ata thonë se fjala xhin i referohet (i drejtohet) “të huajve të zgjuar”. Të tjerë bile thonë se një xhin është një njeri që s’ka mendje të vërtetë në kokën e tij, por ai ka natyrë zjarri.
E vërteta është se xhinët paraqesin një tjetër krijesë të Allahut e cila bashkekziston me njeriun në tokë. Allahu i krijoi xhinët para se Ai të krijonte njerëzimin dhe i krijoi këto dy krijesa (xhinët dhe njerëzit) nga elemente jo të njëjta. Allahu thotë:
“Ne e krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)”.
"E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.” (15:26-27)
Ata u quajtën xhin sepse ata nuk mund të shikohen nga syri i njeriut.
Çdo njeri ka një xhin që e shoqëron atë dhe ky xhin quhet ***** (shok, bashkudhëtar) dhe është pjesë e testimit të njeriut në këtë jetë. Xhini inkurajon dëshirat më të ulta të njeriut dhe përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për ta mënjanuar atë nga rruga e drejtë. Resuli s.a.u.s. duke komentuar këtë gjë ka thënë: “Secilit prej jush i është shoqëruar një shok prej xhinëve.” Sahabët pyetën: “Edhe ty o i dërguari i Allahut?” Dhe resuli s.a.u.s. u përgjigj: “Edhe mua, veçse Allahu më ka ndihmuar mua kundër tij dhe ai është nënshtruar. Tani ai vetëm më nxit të bëj të mira.
Kontakti dhe kontrata me xhinët bëhet nga fallxhorët të cilëve xhinët mund t’u japin informacion për të ardhmen. Resuli s.a.u.s. ka përshkruar se si xhinët marrin informacion për të ardhmen. Ai ka treguar se xhinët ishin të aftë të udhëtonin në drejtim të kufinjve më të ulët të qiellit dhe dëgjonin ca informacione për të ardhmen që melekët i trasmetonin midis tyre. Pastaj ktheheshin në tokë dhe ushqenin me informacione njerëzit me të cilët kishin lidhje.[93] Kjo ndodhte shpesh para profecisë së Muhammedit s.a.u.s. dhe fallxhorët në atë kohë ishin shumë të saktë në informacionin e tyre. Kështu që ata ishin të aftë të fitonin pozitë në oborret mbretërore dhe gëzonin shumë popullaritet, bile edhe adhuroheshin në disa vende.

-IV-

Xhinët janë në gjendje të informojnë njerëzit me të cilët lidhen, për të ardhmen relative. P.sh. kur dikush shkon te një fallxhor, xhini i fallxhorit merr të dhëna nga xhini i personit (sqaruam më parë se çdo person ka një xhin) për planet që ky njeri ka bërë para se të shkojë atje. Kështu që fallxhori është i aftë t’i thotë personit se ai do këtë ose atë, apo shko këtu ose atje. Me anën e kësaj metode fallxhori i vërtetë është në gjendje të mësojë për të kaluarën e të huajit në detaje të hollësishme. Ai është në gjendje t’i tregojë një personi krejtësisht të huaj për të, emrat e prindërve të tij (të personit), ku ka lindur ai, çfarë ka bërë në fëmijëri (ky person) etj. Aftësia për të përshkruar shumë saktë (sikur është e gjallë) të kaluarën është një prej shenjave të fallxhorit të vërtetë që ka kontakt me xhin. Kjo për shkak se xhinët janë në gjendje të përshkojnë distanca të mëdha menjëherë, të mbledhin sasi gjigande informacioni rreth gjërave të fshehta, sendeve të humbura dhe ngjarjeve të pa vëzhguara. Provë për këtë aftësi është historia e përmendur në Kur’an për profetin Sulejman dhe Belkizën (mbretëresha e Shebës). “Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifrit) tha: “Unë do t’a sjell atë ty, para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!”” (27:39)
Ashtu siç u përmend në kapitullin e mëparshëm xhinët janë kryesisht të padukshëm përveç atyre në formën e gjarpërit ose qenit. Megjithatë disa prej tyre janë të aftë të marrin forma të ndryshme duke përfshirë dhe formën e njeriut.
Allahu, Zoti i botëve e di më së miri!

Autor: Sabri Selmani

1 comment:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete