Thursday, February 25, 2016

Ekstremizmi dhe pasojat

 Ekstremizmi dhe pasojate  


Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka mbledhur disa definicione rreth fjalës ekstremist dhe pasojave të tij. Ai këto definicione i ka nxjerrë në një shkrim të tij përmes rrjetit social Facebook.

Më poshtë, lexojeni të plotë shkrimin e tij

Në vend të sqarimit:

Sipas fjalori të Oxfordit, me fjalën “extremist “, nënkuptohet personi i cili ka pikëpamje ekstreme – jo të zakonshme. Kurse sipas fjalorit të Beal-bekiut anglisht-arabisht, “ektremisti” është personi i cili e ka kaluar mesataren. Ndërsa fjalori më i madh arabisht-arabisht, i quajtur: “ Lisanu-Arab” nga autori Ibni Mendhur : “ekstremist” e quan personin i cili nuk është i përqendruar dhe stabil në një çështje të caktuar” !.

Në një hulumtim të bërë vitet e fundit, pas fillimit të daljes në sipërfaqe të grupeve të ndryshme në botën islame, të cilat filluan të fyejnë , sulmojnë e vrasin të tjerët në emër të bindjeve të tyre ideologjike, ka bërë që shumë personalitete fetare, politikanë, njerëz të sigurisë, mysliman dhe të tjer., të japin mendime të ndryshme, rreth përmbajtjes dhe domethënies së fjalës ekstremist dhe ekstremizëm.

Sipas Muntesir es-Zijatit, avokat mbi çështje të Islamit në Egjipt, “ekstremisti” është personi i cili beson se është i vetmi që posedon të vërtetën, kurse të gjithë të tjerët përveç tij janë në rrugë të gabuar. Ai izolohet nga shoqëria dhe qëndron në “geto “ duke menduar se vetëm ai është në të drejtë, (në hak) kurse gjithë të tjerët janë në mosbesim (kufër) dhe nuk pranon asnjë sistem të ri shoqëror, duke besuar se xhihadi (lufta e shenjtë) është kulminacioni i Islamit.

Nick Faldge , gazetar i Sunday-Times dhe ekspert i çështjeve të rrjetit të al;Kaides thotë se ekstremist fetar i mbështjellur me petkun e Islamit është person i izoluar nga shoqëria, e ai mund të jetë ose “tekfirij”( grup i cili të gjithë ata të cilët nuk mendojnë i quan mosbesimtar e që lejohet të luftohen dhe vriten me të gjitha mënyrat), ose “selefij-xhihadij” ( pasues të sinqertë të Muhammedit a.s. dhe shokëve të tij më të afërt). Sipas Nick-ut , ideja e tekfirizimit ka munguar në botën islame mbi 600 vite, ndërsa në Evropë është shfaqur diku në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar përmes azilantëve që iknin nga burgjet e Egjiptit.

Gjenerali egjiptian Fuad Alam, një hulumtues i sigurisë gjatë sistemit të kaluar thotë se :“Ekstremizmi është një fenomen shoqëror dhe jo fetar. Nuk ka ekstremist islamik, por ka ekstremist të cilët pretendojnë se punojnë për Islam, të cilët fshihen pas sloganeve fetare, sepse programi i fesë është mesatarja dhe përmbajtja, e jo sjellja ekstreme apo dhuna ndaj të tjerëve në emër të saj....dhe shton më tutje ....” ekstremist është se personi cili izolon veten nga shoqëria në të cilën jeton me bindjen se të tjerët nuk janë besimtar dhe përmbushës të Islamit. Të tillët krijojnë bindje se vetëm ata janë mysliman, kurse të tjerët që nuk besojnë si ata janë pabesimtar, kjo edhe është arsyeja pse ata kanë themeluar grupin –xhematin e quajtur “ Myslimanët “, që t`i përket vetëm atyre, ndërsa ata të cilët nuk duan dhe nuk janë pjesë e këtij grupi, të konsiderohen të përjashtuar nga Islami dhe nga myslimanët!!!.

Ekstremizmi dhe ekstremiteti konsiderohet si ikje nga baza ideologjike dhe ajo e vlerave të sjelljeve dhe të standardeve të përhapura në një shoqëri të caktuar, përmes veprimit të izolimit ose të tërheqjes.

Ekstremiteti përkon me fjalën angleze Dogmatism, që dot ë thotë ngërç ideologjik dhe despotizëm mendor.

Karakteristikat e përgjithshme të një ekstremisti janë:

a. Beson se bindja e tij është e drejtë dhe vërtetë absolute!

b. Nuk le hapësirë dhe mundësi që diskutohet për të vërteten të cilën ai e beson !

c. Beson se bindja e tij është e përshtatshme për çdo vend dhe çdo kohë !

d. Mohon dhe lufton gjithë ata që e kundërshtojnë bindjen e tij !

e. Përgatitet për t`u përballur me kundërshtarët e mendimit të tij, qoftë edhe përmes dhunës.

f. Beson në imponimin e bindjes së tij ndaj të tjerëve, qoftë edhe përmes përdorimit të forcës.

Pasojat e ekstremizmit:

1. Prapambetja dhe dekadenca e personit që e përqafon atë si dhe e pasuesve të tij.

2. Paralizimi prodhimit mendor, sepse ekstremisti pason vetëm atë që është e gatshme dhe që i servohet nga të tjerët, pra nuk arrin që me mendjen e tij të sjelle diçka të re për individualitetin e as për shoqërinë e tij.

3. Paralizon zhvillimin, shkencor , kulturor dhe artistik.

Ekstremizmi është ngufatje dhe vrasje e njeriut, i cili u krijua që të jep dhe prodhojë risi në shoqëri e jo të jetë pasues i verbër.

Format e ekstremizmit:

1. Ekstremizmi ideologjik, që do të thotë braktisje e shtyllave kryesore ideologjike dhe kulturore të shoqërisë në të cilën jeton.

2. Ekstremizmi fenotipik , i cili nënkupton të vepruarit e kundërt nga ajo që e bëjnë shumica absolute e shoqërisë, në veshjen dhe dukjen e tyre të jashtme e të zakonshme sipërfaqësore.

3. Ekstremizmi fetar ; që do të thotë tejkalimi i pikës së mesatares në sjelljen fetare; teorike dhe praktike.

prof. Xhabir Hamitit

No comments:

Post a Comment