Friday, February 5, 2016

Trashëgimia e femrës në sheriatin islam

                          TRASHËGIMIA E FEMRËS NË SHERIATIN ISLAM






Përpos shpifjeve të shumta që i bëhen islamit sidomos ndaj  shkeljes te së drejtës së femrës shpifet edhe në atë se islami nuk i jep të drejtë të barabartë femrës në trashëgimi me mashkullin,por një hise femrës, dy mashkullit.
Duhet pasur parasysh  se në përcaktimin e trashëgimisë ndikojnë tri peshoja.


E para; shkalla e afërsisë

-Sa më i afërt të jetë trashëgimtari, pjesa e trashëgimisë është më e madhe,pa marrë parasysh  a është mashkull apo femër.
- sa më i largët të jetë trashëgimtari pjesa e trashëgimisë është me e vogël pa marr parasysh a është mashkull apo femër.

E dyta; Gjenerata e paraardhësve dhe pasardhësve.

Kur i vdekuri e ka gjeneratën para jetës së tij(paraardhësit)  dhe gjeneratën pas jetës së tij(pasardhësit), atëherë gjenerata pas jetës së tij merr pjesë më të madhe(se ai ka nevoje më shumë për mjete materiale) se sa gjenerata para jetës së tij (sepse paraardhësit  kanë nevojë më pak për mjete materiale se sa pasardhësit) pa  marrë parasysh a janë meshkuj apo janë femra.
-Vajza si pasardhëse trashëgon  më shumë se nëna paraardhëse  ndërsa që të dyja janë femra dhe që të dyja janë të lidhura drejtpërsëdrejti me  trashëgimlënësin, bile vajza trashëgon edhe më shumë se baba (i cili është mashkull) edhe pse lidhja e të dyve është e drejtpërdrejtë.
 -Djali si pasardhës trashëgon më shumë se baba i cili është paraardhës edhe pse që të dy janë meshkuj.
Sipas L.T.K pasardhësit i përjashtojnë nga trashëgimia paraardhësit në tërësi

E treta; Përkujdesin të cilin e parasheh sheriati islam si obligim

Sheriati islam e obligon mashkullin(burrin) që të përkujdeset për  ushqimin,veshmbathjen dhe vendstrehimin e femrës(gruas). Për këtë arsye për të mos e dëmtuar, është parapa që mashkulli të merr pjesën e dy femrave.
Ne përgjithësi femra trashëgon në katër mënyra;
1. Mënyra e parë; femra trashëgon sa gjysma e mashkullit.
2. Mënyra e dytë; femra trashëgon barazi me mashkullin.
3. Mënyra e tretë; femra trashëgon me shumë se mashkulli.
4. Mënyra e katërt; femra trashëgon, mashkulli nuk trashëgon,

1. TRASHËGIMIA E FEMRËS SA GJYSMA E MASHKULLIT

Femra trashëgon sa gjysma e mashkullit në këto raste;

E para; vajza me djalin.
Nëse i vdekuri lë pas vete vetëm një vajzë dhe një djalë
1/3 i takon vajzës
2/3 i takojnë djalit
 Kështu femra ka marrë një hise mashkulli dy hise.

E dyta; baba me nënën vetëm me një rast.
Nëse i vdekuri lë pas vetëm nënën dhe babën
 1/3 i takon nënës,
 2/3 i takojnë babës
 Kjo ndarje, pra nëna të merr një hise më pak se baba vetëm në rast se  i vdekuri  nuk lë pas vete fëmijë, e nëse lë fëmijë atëherë nëna merr hise të barabartë me babën.
Në një hadith Muhamedi a.s thotë:”Farzmarrësëve jepuni pjesën farz (të përcaktuar e çka të mbet jepjani mashkullit  burrë”).

E treta: motrat me vëllezërit dhe motrat prej babe me vëllezërit prej babe.
Nëse i vdekuri nuk lë pas vete  prindër gjyshër dhe as fëmijë,nip e mbesa por vetëm motër e vëlla atëherë ndarja bëhet kështu: një hise motra dy hise vëllau. Zoti i Lartëmadhëruar në Kur’an ka thënë:
Po nëse ata janë vëllezër-burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon aq sa dy femrave së bashku (En Nisa 176).
Shembull
I vdekuri lë pas vete një vëlla dhe një motër
1/3 i takon motrës
2/3 i takon vëllait
Po në qoftë se i vdekuri nuk len pas vete   prindër gjyshër, ,as fëmijë nipa e mbesa as vëllezër e motra por vetëm një motër prej babe dhe një vëlla prej babe atëherë ndarja bëhet kështu
1/3 e merr motra prej babe
2/3 i merr vëllai prej babe
Një hise i merr motra prej babe dhe dy hise i merr  vëllai prej babe. Kjo është argumentuar me ajet kur’anor; “Po nëse ata janë vëllezër - burra dhe gra (motra) atëherë mashkullit i takon aq sa dy femrave”                 Nisa176

E katërta; burri dhe gruaja                                                                          
Duhet ditur se kurrë  nuk ndodh që burri me gruan te trashëgojnë të njëjtën kohe si burrë e grua .Por gjithmonë me vdekjen e njërit trashëgon tjetri dhe anasjelltas. Sipas rregullit  të sheriatit  islam:  Pas vdekjes së  gruas, burri  trashëgon dyfishin që do ta kishte trashëguar gruaja po të vdiste ai pra burri trashëgon një hise më shumë. Këtë e argumentojmë me ajetin kuranorë;
-Juve(burrave), ju takon gjysma e asaj që kanë lënë gratë tuaja, nëse nuk kanë fëmijë, e nëse kanë fëmijë, atëherë për ju është një e katërta nga ajo që kanë lënë,pasi të zbatohet testamenti që kanë lënë ose ti paguhet borgji,
 “Dhe grave ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, e në qoftë se keni fëmijë atyre ju takon një e teta...”. (Nisa 12)


2. TRASHËGIMIA E FEMRËS BARAZI ME MASHKULLIN

Femra trashëgon barazi me mashkullin në këto raste

E para: Baba dhe nëna trashëgojnë hise të barabarta kur i vdekuri
lë pas vete fëmijë qoftë mashkull, qoftë femër.
Zoti i Lartëmadhëruar në Kur’an thotë:
“Kurse prindërve, çdonjërit prej tyre i takon  një e gjashta që ka lënë, nëse ka fëmijë” (Nisa 12)
Shembull
Nëse i vdekuri len pas vete vetëm nënën babën dhe një djalë atëherë ndarja bëhet kështu;
1/6 i takon  babës
 1/6 i takon nënës
4/6 i merr djali pjesën  shtesë (teasibë).
Pra gjinia femërore trashëgon  barazi me gjininë mashkullore kur janë të një kategorie.

E dyta:Vëllezërit  prej nëne me motrat prej nëne
Nëse e vdekura  len pas vete burrin nënën , nje vëlla prej babe dhe një motër prej nëne atëherë ndarja bëhet kështu
½ i takon burrit
1/6 i takon nënës
Motra prej babe dhe vëllai prej babe marrin pjesë të barabarta prej sasisë së 1/3, pra secili nga 1/6 që do të thotë pjesë të barabarta mashkulli me femrën

4. FEMRA TRASHËGON MË SHUMË SE MASHKULLI

Në sheriatin islam sistemi i trashëgimisë bazohet ne dy çështje thelbësore e ato janë:
E para: trashëgimia obligative e përcaktuar me Kur’an dhe hadithe, që do të thotë trashëgimtarit i takon pjesa aq sa është përcaktuar tekstualisht dhe në mënyrë decidive duke filluar prej 2/3,1/3,1/6,1/2,1/4 deri në 1/8.

E dyta: trashëgimia obligative e papërcaktuar dhe e pa definuar, e cila trashëgohet pas trashëgimisë obligative. Këtu bëjnë pjesë trashëgimtaret të cilët  në sheriatin islam quhen trashëgimtarë “asaba” e që pastaj kemi 3 lloje të këtyre trashëgimtarëve.

1. ASABA BI NEFSIHI (Bashkëtrashëgimtari me gjininë e tijë): ku  bëjnë pjesë
 djali me djalin e djalit;
baba me gjyshin,
vëllai me vëllanë e babës dhe fëmijët e tyre,
axha me djemtë e tij.

2. ASABA BIL GAJRI(Bashkëtrashëgimtari me gjininë tjetër):ku bëjnë pjesë
 vëllau me motrën,
djali me vajzën,
djali i djalit me vajzën e djalit e kështu me radhë.


3. ASABA MEAL GAJRI(Bashkëtrashëgimtari me rangun tjetër):ku bëjnë pjesë:
Motra me vajzën ose me vajzën e djalit
Motra e nënës me vajzën ose me vajzën e djalit
Motra  e babës me vajzën ose vajzën e djalit.
Rregull është që në rend të parë pjesën e trashëgimisë e marrin personat obligativ çka u takon në formë të prerë,e pastaj  e trashëgojnë  trashëgimtarët e quajtur “asaba” të cilët e marrin pjesën tjetër të mbetur pas farzit.
Është e vërtetë se femrat më shumë trashëgojnë pjesë obligative, që do të thotë se në të shumtën e rasteve trashëgimia obligative është më fatlume për ta se sa trashëgimia “asaba”. Këtë do ta dëshmojmë në vijim:

Trashëgimtarët obligativ (As’habul furud)
2/3 Trashëgojnë
1. dy vajza e më shumë 2. dy vajza të djalit e më shumë 3. dy motra e më shumë 4. dy motra të babës e më shumë.

1/2Trashëgojnë
1. një vajzë , 2. një vajzë djali, 3. një motër,. 4. baba, 5. burri

1/3Trashëgojnë
1. nëna, 2. motra prej nëne, 3. vëllai prej nëne.

1;6 Trashëgojnë
1. nëna, 2gjyshi, 2. vajzat e djalit, 3. motrat, babës, motrat, nënës, vëllai prej nëne, 4. baba, 5. Gjyshi 6. Gjyshja.

1/4 Trashëgojnë
1. burri, 2. Gruaja.

1/8 Trashëgonë
Gruaja

Shumë qartë shihet  se trashëgimtar obligativ (farz) në kur an janë më shumë femra se meshkuj.
1/3 e trashëgimisë vetëm në një rast meshkuj ndërsa në tri raste  tjerat raste femra.
1/2 e trashëgon vetëm një rast mashkulli në tri raste të tjera femrat.
1/3 e trashëgon vetëm një rast mashkulli ndërsa në dy raste femra.
1/6në tre raste trashëgon mashkulli pesë raste femra.
1/4në një rast femra në një rast mashkulli.
1/8 trashëgon femra.
Proporcioni i trashëgimisë farz meshkuj me femra është 17 me 6 në favor të femrës.



4. FEMRA TRASHËGON NDËRSA MASHKULLI PARALEL NUK TRASHËGON

Ka raste ku femra trashëgon, ndërsa ne rast tjetër të ngjashëm mashkulli nuk trashëgon.
 Shembull,
I vdekuri len lë pas vete Burrin,babën,nënën,vajzën dhe vajzën e djalit,
.    
    Burri               Baba                   Nëna   Vajza     Vajza e djalit
1/4 1/6  +                    
pjesën shtesë 1/6      
  1/2        
  1/6  


 I vdekuri len pas vete Burrin,babën,nënën,vajzën dhe djalin e djalit
    Burri               Baba                   Nëna   Vajza     Djali i djalit
1/4 1/6  +                    
Pjesën shtesë 1/6      
  1/2        
  0


Ne rastin identik vajza e djalit  ka trashëgua ndërsa po i njëjti rast kur është djali i djalit ai nuk ka trashëgua.
Pra në rast identik ku vajza e djalit ka trashëgua një të gjashtën pjesë farz, ndërsa mashkulli, pra djali i djalit nuk ka trashëgua sepse është trashëgimtarë asaba e në këtë rast nuk ka mbetur asgjë. Nëse thuhet po në këtë rast mashkulli ka të drejt  në testamentin obligativ (vasijetin vaxhib). Përgjigja është se për testamentin obligativ nuk janë pajtuar  të gjithë dijetarët. (Nuk është aprovua ixhmai).

Dr. Musli Vërbani 

1 comment:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete