Sunday, February 7, 2016

Xhenneti: ne toke apo ne qiell?...

XHENNETI : NË TOKË - DET APO NË QIELL?...


Xhenneti është në qiell!...
Esselamu alejna ue ala ibadilai salihin”, ( paqja e Allahut qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut).
Ai është në qiell. Megjithatë, disa dijetarë kanë thënë se është në tokë, disa në det , të tjerët thanë se ai është në fundin e tokës (që gjendet në skajin fundor). Ajo që duket të jetë e saktë është se ai ndodhet në qiellin e shtetë. Megjithatë, ne nuk e dimë se ku në qiell është. Ne besojmë se ai është në qiell dhe jo në tokë, por ne nuk e dimë saktësisht se ku është.
Xheneti sipas argumenteve Islame është një vend ku do të jetojnë shpirtrat e të vdekurve të cilët kan qenë në këtë jetë mysliman dhe kan vdekur si të tillë.
''Dhe nxitoni në rrugën (që të çon drejt) faljes nga Zoti juaj dhe drejt Xhenetit, të gjerë sa hapësira e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Ata që shpenzojnë në kohë begatie e fatkeqësie, ata të cilët e përmbajnë zemërimin dhe ata të cilët e falin njëri-tjetrin; vërtet, Allahu i do shumë muhsinunët (bamirësit në rrugën e Allahut). Dhe ata të cilët kur kanë bërë fahishah (shkelje të kurorës, apo marrëdhënie imorale të tjera, të paligjshme, zina) apo që e kanë njollosur veten me gjynah, e kujtojnë Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre – dhe kush mund të falë gjynahet, përveç Allahut? - dhe nuk vazhdojnë në gabimin që kanë bërë, kur e dinë atë. Për të tillët, shpërblimi është falje nga Zoti i tyre dhe kopshte me lumenj, që rrjedhin poshtë tyre, për të banuar ndër to përgjithmonë. Sa i shkëlqyer është ky shpërblim për punuesit!'' (Ali Imran, 133-136)
Xheneti është një vendbanim, të cilin Allahu e ka përgatitur për ata të cilët i binden Atij. Në të, për robërit e Tij, Ai ka përgatitur mirësi, atë që syri nuk e ka parë, kurrë; atë për të cilën veshi nuk ka dëgjuar dhe që nuk i ka shkuar ndërmend, kurrë. Allahu i lartësuar thotë:
''Askush nuk e di se çfarë është ruajtur për ta nga kënaqësitë e syrit, si shpërblim për çfarë ata punuan'' (Sexhde, 17).
Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " Xhenneti i ka 100 shkalle (grada, pozita, kate); (distanca) në mes të çdo dy shkallëve (kateve) të tij është sikurse (distanca) në mes qiellit dhe tokës". (Buhariu, 6/11)
Eshtë saktësuar në Sunenin e Tirmidhiut se Profeti (alejhi selam) ka thënë: Guri i zi zbriti nga xheneti më i bardhe se bora, por u nxi nga mëkatet e bijve te Ademit.”
Ibn El Arabi, komentuesi i Sunenit të Tirmidhiut shprehet duke thënë: Shikoni gjurmët që lënë mëkatet në zemrat e njerëzve. Kur ato ndikojnë në këtë mënyrë mbi një gurë (duke e nxirë atë) atëherë si mendoni për gjurmët që ato lënë në zemrat e njerëzve.
Edhe një herë e themi se ky hadith është i saktë dhe se mëkatet ndikojnë shumë tek zemrat dhe në çdo aspekt të jetës.
Ai që hulumton në tekste (Kuran dhe Sunet) e kupton këtë fakt se si ato (gjynahet) ndikojnë madje edhe tek guri duke e nxirë atë.
‘’ Dua të ju tregojë një sekret ! Ne nuk jemi banorë të planetit tokë ! Ne jemi të ardhur prej xhenetit ngase babai ynë Ademi ishte në fillim banorë i xhenetit por që ne zbritëm këtu përkohësisht vetëm sa të kryejmë një provim të shkurtër dhe menjëherë do të kthehemi atje andaj mundohu që të punosh sa më shumë në mënyrë që të i bashkëngjitësh karvanit te të devotshmëve të cilët do të kthehen në vendbanimin tonë të parë. Mos humb kohë në këtë planet të vogël por nxito për atje, për vendbanimin tonë të gjerë e të bukur ‘’.
Ahmed Esh-Shugejri
Edhe pse disa shpirtëra janë në xhenet në qiell, ndërlidhet me fushën e varrit dhe trupin e tij në të, ai lëviz, bartet, ngrihet dhe zbret me shpejtësi të madhe, sepse ata ndahen në shpirtra të liruar, të ngujuar, të lartësive dhe ultësirave, sepse ata pas ndarjes mund të jenë të shëndoshë, të sëmurë, të kënaqur, të begatuar, të dënuar në një gjendje më të madhe sesa atëherë kur ishin në trupa, e sa shumë i përngjan gjendja e tyre në këtë trup gjendjes së fëmijës në mitrën e nënës dhe gjendjes së tij pas daljes nga trupi në krahasim me gjendjen e fëmijës me rastin e daljes nga mitra e nënës në këtë botë.
Disa nga nga ata shpirtra janë të ngujuar në tokë, nuk është ngritur shpirti i tij në shoqërinë më të lartë, sepse ishte shpirt i ulët tokësor, kurse shpirtrat tokësorë nuk mund t’i shoqërojnë shpirtrat e lartë, sikurse nuk mund t’i shoqërojnë në dynja, e shpirti i cili nuk ka përfituar në këtë dynja njohurinë e Zotit të tij,dashurinë për të, përmendjen e Tij, shoqërimin me Të, afrimin tek Ai dhe ai ishte shpirt tokësor i ulët, pas ndarjes nuk ka mundësi të gjendet përveçse aty, sikurse edhe shpirti i lartë, i cili në dynja vazhdonte në dashuri të Allahut, në përmendjen e Tij, në afrimin tek Ai dhe në shoqërimin e Tij, kështu që pas ndarjes nga trupi bashkohet me shpirtrat e lartë që i përshtaten atij, e njeriu do të jetë me atë që e do në berzah dhe në ditën e kiametit, Allahu i Madhëruar i shoqëron shpirtrat ndërmjet vete në berzah dhe në ditën e ringjalljes, sikurse është përmendur në hadith. Ai e vendos shpirtin e besimtarit të mirë me shpirtrat e mirë, që janë të të njëjtit lloj, pra shpirti pas ndarjes nga trupi i bashkëngjitet llojit të tij, vëllezërve dhe atyre që punuan si ai dhe qëndron me ta.
Disa nga ata shpirtra ndodhen në furrën e kurvarëve dhe prostitutave, disa shpirtra janë në një lumë prej gjaku, ku notojnë dhe hanë gurë. Pra, shpirtrat, qoftë ata të lumtur, qoftë të palumturit, nuk kanë vendqëndrim të njëjtë, por disa janë në lartësitë më të mëdha dhe disa janë tokësorë, të ulët, nuk ngrihen nga toka.
Pajtohem katërcipëshi kur ne librin “SHPIRTI ” Autor IBN KAJIM EL XHEUZIJE. shkruan se : Xhenneti është në qiell.
Pejgamberi, Alejhi selam, në koment të ajetit: "Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta)". (Wakia, 34) ka thënë: "Distanca në mes dy shtretërve është sikur distanca në mes qiellit dhe tokës". (Ahmedi, 3/ 75, Tirmidhiu, 2540)
Mundhir Ibn Seidi në Tefsirin e tij të Kuranit thotë:
“Në lidhje me fjalën e të Lartësuarit drejtuar Ademit salla Allahu ^alajhi wa sellam: “Banojeni Xhenetin ti dhe gruaja jote,” disa kanë thënë se Allahu e vuri Ademin salla Allahu ^alajhi wa sellamtë banonte në Xhenetin e përjetshëm, atje ku do të hyjnë besimtarët Ditën e Gjykimit. Ndërkohë disa të tjerë kanë thënë se ai qe një Xhenet tjetër, të cilin Allahu xhalla wa ^Alaa e përgatiti për të dhe e vendosi të banonte aty. Ky Xhenet sipas tyre, nuk qe Xheneti i përjetshëm.”
Mundhiri thotë se Ibn Kutejbeh ka treguar duke transmetuar nga Ibn Munebehi, se Ebu Hurejreh ka thënë: “Kur Ademit i erdhi vdekja, ai dëshiroi të hante një vesh rrushi prej Xhenetit, i cili sipas tyre ishte në shpinën e qiellit të shtatë, ndërsa ai (Ademi) ishte në tokë. Fëmijët dolën për të kërkuar rrush, por engjëjt i lajmëruan për vdekjen e babait të tyre.”
"Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie)". (Ahzab, 72)
Lavdëruar qofsh o Allah i Madhërishëm që, me mirësinë Tënde, na dërgove Muhammedin a.s. të na nxjerrë nga terri në dritë, nga errësirat e mosbesimit dhe adhurimit të krijesave në dritën e adhurimit Tënd, Një dhe të Vetëm! Lavdëruar qofsh o Krijuesi ynë dhe të i gjitha krijesave!
Allahu xhalla xhalaalahuu është më i dijshmi.

Autor: Sabri Selmani

No comments:

Post a Comment