Saturday, December 19, 2015

Allah emrin ta përmendim pa ia nda


Allah emrin ta përmendim pa ia nda

Allah emnin ta përmendim pa ia nda
Me nisë punën me të gjithkush borxh e ka
Gjithsa punë që niset vetëm për hajrat
Emni Zotit ka me i dhënë shumë bereqat
Emnin Allah n’të gjitha punët duhet përmend
Se pa të s’ka hajr i mbrami kurrnjë send
Gjithsa punë me kanë me nisë me emën t’Tij
Asnjëhere qeder s’i bëhet pun’s së tij
Allah thuaj në gjithësa frymë që je tue marrë
S’ka dyshim se puna e jote prihet mbarë
Njëherë me zemër Allah kush mundet me thanë
Rrëxon gjynah sa dushku i malit shumë me kanë
Emnin e Zotit, paqt bëhet kush e përmend
Dhe muradi i kryhet Zotin me përmend

Eni me ashk dhe me gjuhë ne Allah t’thojmë
Dhe me zemër e me sy ne shumë t’lotojmë
Falë rahmet n’ne Ai që gjithku bënë sundim
Se është Kerim Ai dhe Rrahman edhe Rrahim
Bënë rahmet këtu në besimtarë dhe n’batili
N’ahiret ka për me ba veç n’myslimani
Dine hak dhe pa dyshim se Ai është një
Ngase gabim batilitë kanë folë për Të
Gjithë alemi hiç pa kanë Ai ke mevxhud
S’pat nevojë për asnjë send që është mevxhud
Gjithë ke Zoti s’pat melek e s’pat insan
Arsh e Kyrs, tokë e qiell as diell e hënë
Këtu po dihet që s’ka nevojë Ai për vend
S’mund përzihet punës se Tij kurrnjë send
Hiç pa kanë kush Zoti i bëni iz'har
Gjithë çka ka madhëninë e Tij e bënë ikrar
Pra rreth Zotit për shumë fjalë nevojë nuk ka
Zoti është një përveç Tij tjetër nuk ka
Prej Resulit n’dashi ju me pasë shefat
Shpirtit të tij thueni me ashk essalat

«hajrat» punë e mirë, humanitare
«bereqat» shumë frytëse, bereqet
«hajr»  dobi, fitim, mbarvajtje
«qeder»  dëm
«gjynah» mëkat, gabime në puuë, sjellje a fjalë
«paqt» - pastër; - «murad» - dëshlrë.
«ashk»-dashuri, afsh 
«rahmet»-mëshirë;
«Kerim, Rrahman, Rrahim = emra të Zotit 
«batilit»-të humburit, të gabuarit
«ahiret» -bota tjetër ku do të jetojnë pas ringjalljes 
«Arsh Kyrs», vende të pakufizuara për të cilat di vetë Zoti
«iz'har» nxjerrje në shesh
«ikrar»-pranim, vërtetim
«shefat»- ndërmjetësim, ndihmë
«Resul» - i dërguar i Zotit, pajgamber
»salat» - lutje, dua e posaçme

1 comment:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete