Friday, December 25, 2015

Specifikat e Personalitetit Tekfirist


Specifikat e Personalitetit Tekfirist


Personaliteti Tekfirist është personalitet që karakterizohet nga një serë specifikash me të cilat dallohet nga të tjerët.
Ai është një personalitet sipërfaqësor eksoterik, i cili interesohet rreth aparencave dhe formës, duke lënë pas dore synimet dhe përmbajtjen.
Ai karakterizohet nga tendenca fanatike për të marrë qëndrime të ashpra ndaj të tjerëve, duke tentuar t’i eliminojë ata me çdo lloj mënyre apo force që mund t’i vije në dorë Personalitet ky i pushtuar nga mosbesimi tek të tjerët dhe keqkuptimi i teksteve.
Ekzistojnë gjithashtu edhe karakteristika të tjera të cilat në të vërtete janë shkaqe dhe motive që shtyjnë drejt përplasjes me të tjerët dhe Tekfirit (ekskomunikimit) fenomen ky që studiues të ndryshëm kanë dhënë një kontribut të vlefshëm në paraqitjen e tij.

Ajo që  do të paraqesim në këtë kumtese është diskutimi rreth disa karakteristikave të veçanta e të rëndësishme të formimit tekfirist, që do të kontribuoje në ç’montimin e fenomenit të ekstremizmit tekfirist, kufizimit dhe minimizimit te agresivitetit te tij ndaj njerëzve dhe gjakderdhjes.
1- Arroganca Fetare
Nder karakteristikat me te spikatura tek personaliteti tekfirist është se ky personalitet është i mbërthyer nga dëliri i madhështisë dhe arroganca fetare. Ajo është një arrogance e “shenjte” ne pikëpamjen e atij personi, qe nis prej injorancës komplekse tek njeriu dhe është krejt e natyrshme qe njeriu injorant sa here qe ngrin pozitën, ngrin edhe nivelin e agresivitetit dhe dëlirit te madhështisë. Arroganca fetare është një prej karakteristikave me te rrezikshme, sepse egoisti ne dynja mund edhe te udhëzohet prej predikimit, ndërsa egoistit ne fe nuk i vlejnë predikimet, sepse ai nuk i pranon ato. E si mund t’i pranoje predikimet ai person qe veten e sheh ne pozitën e predikuesit dhe kurrë te te predikuarit?! Përkundrazi, ai mund te irritohet e te ankohet prej predikimit e te arrije ne një konkluzion ekzemlar, siç thotë Allahu ne Kur’an:
E kur i thuhet atij “Kije frike Allahun” atë e zë euforia për gjynahet. Xhehenemi është i mjaftueshëm për të dhe vendprehja e tij e mjere” [bakareh:206].
Atij i duket vetja sikur ka kapitalizuar te vërteten e ne fakt ai jeton ne një iluzion zhgënjyes dhe mbase personaliteti i tij është prove qenësore për ajetin kur’anor:
Thuaj, a t’ju tregojmë për humbësit me te mëdhenj nder vepra? Ata, përpjekjet e te cilëve u shuajtën ne jeten e kesaj bote e ata mendojne se po bejne dicka te mire” [kehf:103-104].
Arroganca fetare mbase e shnderron personin ne te guximshem, por ai mund ta shtyje ate ne kokekrisje gjithashtu. Ashtu sikurse kembengulja ne te kote mund ta shnderroje ne individ agresiv e konfrontues dhe mund ta shtyje edhe ne ekstremitet me Evlijate e Allahut dhe Pejgamberet e Tij.
Kjo qe thame eshte nga pervoja historike kur disa injorante, te cilet me pas iu bashkuan Khavarixheve, i qendruan perballe Pejgamberit s.a.v.s. duke i predikuar atij e duke e urdheruar qe te vendoste drejtesi ne ndarjen e plackes se luftes, sic transmeton Ebu Said El-Khudari r.a. qe thote: Teksa ishim tek i Derguari i Allahut s.a.v.s. i cili po ndante Dhul Khuejsireh – Hurkus ibn Zuhejr Et-Temijmi – nje burre i Beni Temimit e i tha Pejgamberit s.a.v.s.: O i derguari i Allahut, ver drejtesi. Pejgamberi s.a.v.s iu pergjigj: Mjere ti, e nese nuk vendos une drejtesi kush ka per te vendosur? Ece dhe humbe nese nuk vendos drejtesi.Omeri r.a. i tha: O i Derguari i Allahut, me jep leje t’ia kepus qafen! Pejgamberi s.a.v.s. i tha: Lere, ai ka nga njerez qe namazi juaj do te duket asgje para namazit te tyre, agjerimi juaj asgje para agjerimit te tyre. E lexojne Kur’anin e nuk do t’u kaloje kerci i grykes. Dalin prej Islamit ashtu sikurse shkeputet shigjeta nga harku…(deri ne fund) [trns. Bukhariju, h 3414]
1/1- Arroganca Fetare dhe Percmimi i te tjereve.

Ne nuk mund t’ia mohojme nje personi, qe posedon nje doktrine dhe bindje fetare, apo jo fetare, te drejten e krenarise me ate qe ai beson, mbrojtjen dhe mbeshtetjen e bindjeve te tija. Ajo qe ne ia kerkojme si parandalim eshte nese kjo krenari shnderrohet ne mbufatje personaliteti dhe ekzagjerimi i tij pa kapacitet dhe kriter, ne ate menyre qe te arrije te deliresoje arrogance dhe madheshti.

Kjo eshte ajo qe nxit dhe shpie detyrimisht ne percmimin dhe nencmimin e te tjereve, deshiren dhe pranimin e gjakderdhjes, c’nderimin dhe konfiskimin e pasurise se tyre.
Kjo eshte e njejte me c’ka paralajmeruar dhe parapare Kur’ani ku Allahu thote: “Dhe prej ithtareve te librit ka qe po ua besove nje kuintal are, ai ta kthen. Por ka prej atyre qe po ia besove qofte edhe nje dinar, as qe ka ndermend te ta ktheje, pervecse u rrin vigjilent per cka thane: S’kemi rrugedalje tjeter me analfabetet. Dhe thone rreth Allahut genjeshtra e ata e dijne kete.“[al imran:75]
Perfundimisht, arroganti ne fene e tij do ta aktivizoje arrogancen edhe ne vete fene, duke arritur te kontrollohet prej epshit dhe feja te shnderrohet ne nje loderz ne duart e tij dhe ure qe do t’ia mundesoje arritjen e qellimeve dhe ngopje te deshirave te tij. Per rrjedhoje, merr guximin te kalsifikoje hallalle dhe harame sipas qefit dhe preferences. Rrebelohet ndaj mesimeve te fese megjithese ajo qe e inspiron prej literales eshte deceptive ndaj kerkesave fetare.
Kjo pra eshte ajo qe e paralajmeroi Pejgamberi s.a.v.s. prej hadithit te Khavarixheve kur tha: “Dalin prej Islamit ashtu sikurse shkeputet shigjeta nga harku”
2- Preokupimi per subjekte periferike
Karaketeristika e dyte me te cilen dallohet personaliteti tekfirist – pas Arrogances Fetare – eshte te ngaterruarit neper vogelsira, preokupimi per gjera sekondare, perfshirje ne efektet anesore dhe periferike. Keto jane produkt i humbjes se balances se sakte ne diagnostikimin e ceshtjeve dhe percaktimin e prioriteteve. Prandaj shohim militantet e ketyre grupimeve qe merren shpesh me kundershtime, pyetje, cikerrima, thashetheme rreth vogelsirave dhe ceshtjeve te panevojshme, duke i ngritur ato ne nivel percaktues, ne kurriz te ceshtjeve te medha ne Doktrine, Sheriat dhe Jete.
Kur’ani na ka pershkruar nje metodologji te qarte. Na ka bere thirrje t’u largohemi vogelsirave dhe periferizmave e te perqendrohemi ne tekstet kruciale (Metn) dhe parimet e dobishme (Usul).
Kjo eshte ajo qe mesojme ne ngjarjen e Ehli Kehfit (banoret e shpelles) dhe se c’fare na ka folur Allahu per divergjencat qe njerezit kishin rreth numrit te tyre.
Allahu xh.sh. ka thene: “Do te thone se ata ishin tre e qeni ishte i katerti. Thone se ishin pese dhe i gjashti qeni i tyre. Flasin me hamendje. Dhe thone shtate e i teti qeni i tyre.“, Menjehere vjen udhezimi hyjnor duke na e bere te domosdoshme shmangien dhe largimin nga ky lloj polemizimi te paefektshem dhe thote: “Thuaj, Zoti im eshte me i dituri per numrin e tyre dhe nje pakice di per ta. Ti mos polemizo rreth tyre, pervcse me ate qe te eshte shpallur e as mos pyet askend per ta.

Autor; Alban Çuli

No comments:

Post a Comment