Friday, December 25, 2015

Medh’hebit Hanefi, shqiptarët i kanë takuar që kur e kane pranuar Fenë islame

Medh’hebit Hanefi, shqiptarët i kanë takuar që kur e kane pranuar Fenë islame


575039_350936895006266_661437201_n
Publicisti dhe profesori i njohur i Medresesë se mesme “Isa Beu” në Shkup, Jusuf Zimeri, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar: “Nëse shejh Albani ka qenë pasues i selefit, atëher Ebu Hanifja ka qenë Selefij i vërtetë.”
Që donë të thotë se për të qenë selefi, duhet të jesh edhe një hanefi i vërtetë. Ai ditë më parë konferencën islame“Medh’hebi hanefi, prioritetet dhe sfidat”, që u zhvillua ditë më parë në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, për Imam Ebu Hanifen r.a. pati deklaruar: “Imam Ebu Hanife ishte një gjigant i veçantë i dijetarëve, ishte i pari që regjistroi hadithin dhe e ndau nëpër kapituj ashtu siç e kemi sot, ishte i pari që themeloi disiplina shkencore në lëminë e Usuli Fikhut, filtre këto që shërbejnë për përfitimin e dispozitave juridike islame, ishte i pari që themeloi akademinë shkencore në lëminë e jurisprudencës islame, ishte i pari në themelimin e fondacioneve dhe bursave që ndau për studentët dhe hulumtuesit shkencor, prandaj me veprimtarinë dhe kontributin e reflekton bindshëm në vlefshmërinë e normativës hyjnore për çdo kohë dhe vend, ngase islami është pa alternativë dhe ka zgjidhje të përhershme.
Këtë metodologji të veprimtarisë së Ebu Hanifes e vazhduan edhe nxënësit e tij gjeneratë pas gjenerate dhe kështu u formua zingjir i gjatë 13 shekullor i dijetarëve të kësaj shkolle juridike islame. Prandaj, kjo shkollë juridike nuk ka mbijetuar fal mëshirës apo humanizmit të dikujt, porse ka lulëzuar falë punës së palodhshme të dijetarëve eminent islam të cilët themeluan disiplina shkencore, rregulla dhe parime islame të përfituar nga burimeve autentike islame
prof. Jusuf Zimeri


No comments:

Post a Comment