Thursday, December 31, 2015

Kush dhe çfarë po përfitojnë pjesëmarrësit nga lufta në Siri? (pjesa e 2)

Kush dhe çfarë po përfitojnë pjesëmarrësit nga lufta në Siri? (2)



Dështimi  ekonomik, është njëri nga faktorët që po shtyjnë të rinjtë kosovarë t’i bashkohen luftës në Siri. Edhe pse kohëve të fundit, kanë dalur zëra se në luftën  për xhihad kanë shkuar edhe ata të cilët kanë gjendje të mirë ekonomike dhe punë me perspektivë.  Megjithatë, kjo nuk e arsyeton aspak realitetin, sepse shumica e atyre që kanë shkuar, vinë nga një familje më të ardhura të vogla mujore dhe vështirësi për të mbijetuar.

Argumenti im bazohet në atë se çfarë kam parë dhe dëgjuar nga vetë personat të cilët janë kthyer nga lufta dhe kanë deklaruar se shkak i shkuarjes së Siri, është edhe pagesat e majme, e që dita shkon deri 150 dollarë.

Në shumë vende të Ballkanit, përqindja e të pa punëve, është  20-30%, e në rastin e tonë mbi 45%. Kjo ka bërë që shumë shoqata e organizata humanitare fetare, të krijohen dhe përmes ‘misionit të tyre humanitare’  të përhapin ide dhe grupacione të ndryshme fetare.

Këto organizata, qëllim kanë keqinterpretimin dhe keqpërdorimin  e shoqërisë, në edukimin fetar dhe pastaj t’i rekrutojnë për në ISIS, apo organizata të tjera terroriste.

Përtacia e madhe e të rinjve tanë, ka bërë që ajo të shfrytëzohet si bombë në kohën e duhur. Duke i angazhuar ata në shoqata përmes aktiviteteve të ndryshme, me pretekstin për qëllime humanitare dhe ulje të papunësisë, deri në momentin kur besimi ndaj tyre është i verbër.

Një tjetër shkaktarë ndikuese për t’iu bashkuar ISIS-it, patjetër që është edhe përzierja e kulturave të ndryshme.

Përpjekjet për imponim të kulturave dhe mënyrës së jetesës së shteteve të ndryshme arabe, si dhe ndërhyrja ushtarake në Irak, ku si pasojë kjo luftë sjelli skandale dhe dhunë ndaj myslimanëve, ku edhe bëri që ndjenjat e shumë njerëzve të prekën, që pastaj të shfrytëzohen për interesat e tyre të fëlliqura në këto luftëra.

Si kontribuues në formimin e ISIS, padyshim mund të jetë edhe shtetet perëndimore, të cilat nxitën shumë konflikte në shtete të ndryshme islame, ku pastaj ato reflektuan në shndërrim urrejtje ndaj perëndimit.

Por jo gjithë faji bie mbi perëndimin, edhe vet shtetet islame janë fajtorë për këtë, pasi në shumicën prej këtyre vendeve sundon autokracia e jo demokracia, ku si pasoj banorët e mllefosur ju bashkuan kësaj organizate terroriste.

Autori: Zuhdi Hajzeri

No comments:

Post a Comment