Tuesday, December 29, 2015

Cilesit e Havarixheve (Khauarixh)


Cilesit e Havarixheve



Khauarixh është shumesi i fjalës kharixhij (i dalur).

Ky sekt i humbur njihet me disa emra: Khauarixh, Harurijjeh, Mukeffirah, Nasibeh, Marikah, Ehlu Nehrauan.


Cilesite e tyre:



1) Ata janë te rinj ne moshe, siç e transmeton këtë hadith Bukhariu me nr.5057.



2) Ata janë mendjelehte, siç e transmeton Bukhariu me nr.5057.



3) Ata flasin me fjalët e krijeses me te mirë, (Me hadithet e Profetit salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), siç e transmeton Bukhariu me nr.5057.



4) Nuk e kalon besimi i tyre fytin e tyre, (Nuk deperton besimi sic duhet ne zemrat e tyre) (Transmeton Bukhariu me nr.5057)



5) Ata dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku dhe nuk kthehen me ne te. (Transmeton Muslimi me nr.2496) Ne transmetimin e Bukhariut me nr.5058 thuhet:

Dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku.

Dhe ne një transmetim tjetër te Buhariut me nr.5057: Dalin nga islami.



6) Ata kanë dobesi ne te kuptuarit e fesë se All-llahut s.u.t, prandaj ata janë popull qe e lexojnë Kur’anin por nuk e kalon fytin e tyre (Pra nuk e kuptojnë Kur’anin dhe nuk deperton ne zemrat e tyre), siç transmetohet tek Bukhariu me nr.5058 dhe 6934, si dhe tek Muslimi me nr.2455 dhe 2469.



Ne një transmetim te Muslimit me nr.2470: E lexojnë Kur’anin me gjuhët e tyre, (por ky lexim) nuk e kalon gropen e fytit.



Ne një transmetim tjetër thuhet:

Ata mendojnë se është (Kur’ani) argument për ta, por ne te vërtetë është kundra tyre.(Sun-neh ibn Ebi Asim nr.916 dhe Muslim 2467)



Ne një transmetim tjetër: Therrasin tek libri i All-llahuts.u.t. por nuk u takon asgjë nga All-llahu i Lartesuar. (Sun-neh Ibn Ebi Asim 941).



Thotë Ibn Abasi (radiall-llahu anhuma): Ata janë qe nuk u besojnë ajeteve te qarta dhe humbasin duke pasuar ato te paqartat, te cilave nuk ua di komentin e tyre vetëm se All-llahu i Lartesuar.



Ndërsa dijetaret thonë: Ne u kemi besuar te paqartave. (Transmeton el Axhuri, ne librin e tij esh-Sheriah (28))



7) Ata janë njerëz qe përpiqen dhe bëjnë ibadet te shumte, siç ka ardhur ne hadith, ku tha Profeti, salallahu alejhi ue selem, duke iu drejtuar sahabeve:

Namazi juaj ne krahasim me namazin e tyre nuk është asgjë. Agjerimi juaj ne krahasim me agjërimin e tyre nuk është asgjë. Leximi juaj (i Kur’anit) ne krahasim me leximin e tyre nuk është asgjë. (Transmeton Muslimi me nr.2467)



Ne një transmetim tjetër: E nënçmoni namazin tuaj ne krahasim me namazin e tyre. (Transmeton Muslimi me nr.2455)



Ne një transmetim tjetër: I nënçmoni veprat tuaja ne krahasim me veprat e tyre. (Sherh Usul I’tikadi Ehlu Sunneh, vellimi 8/1231)



Ata janë krijesat me te keqija. (Transmeton Muslimi me nr.2469)



Thotë Imam Ahmed ibn Hanbel (rahimehull-llah): Hauarixhet janë popull i keq. Nuk di te këtë mbi toke popull me te keq se ata. (Sunneh el Kal-lal nr.110).



9) Nga shenjat e tyre është rruajtja e kokës, siç transmetohet ne Muslim nr.2457.



Ne një transmetim tjetër tek Ebu Daudi 476: Shkulja e flokeve te shkurter.



10) Ata vrasin besimtaret dhe i lënë adhuruesit e idhujve.

11) Ata thellohen shumë ne çeshtjet e fesë derisa dalin prej saj. (Sunneh Ibn Ebi Asim nr.930)



12) Ata thërrasin tek libri i All-llahut s.u.t. dhe nuk janë aspak prej tij. (Transmeton Ebu Daudi 4765) (Këtu është për qëllim se ata mundohen te argumentohen me ajete Kur’anore, por gabojnë ne mënyrën e argumentimit me te).



13) Ata nuk e njohin vendin dhe vleren qe u takon dijetarëve dhe njerëzve me pozite te lartë tek All-llahu s.u.t, siç pretenduan hauarixhet e pare, se ata janë me te mirë se Aliu, Ibn Abasi dhe sahabet e tjerë.



14) Thotë Ibn Umer (radiall-llahu anhu): Ata moren ajetet qe kanë zbritur për kafirat dhe i përdoren për muslimanet. Këtë e transmeton Bukhari, ne kapitullin: Vrasja e hauarixheve dhe mulhidave (ateistave) pasi t'u ngrihet atyre argumenti.



15) Ata dalin kundër njerëzve me te mirë(psh.sic jane hoxhollaret sot dhe thirresit e njohur te fese duke I konsideruar kafire).



16) Fjala e All-llahut s.u.t:

Ka prej tyre qe të ofendon ty ne ndarjen e sadekase, ka zbritur për Abdullah bin Dhil Huejsirah, i cili është origjina e havarixheve. (Transmeton Buhari me nr.6933)



17) Nuk e kalon namazi i tyre fytin e tyre. (Transmeton Muslimi me nr.2467)



18) Shperblimi i madh qe merr ai qe i lufton havarixhet. Thotë Aliu (radiall-llahu anhu): Sikur ta dinte ushtria qe i lufton ata se ç`fare shpërblimi është caktuar për ta nga gjuha e Profetit (salall-llahu alejhi u ala alihi ue sel-lem), do linin ç`do pune tjetër. (Transmeton Ebu Daudi me nr.4678 (E ka saktesuar Albani).



Është transmetuar se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) te këtë thënë: Lum për atë person qe i lufton ata dhe vritet prej tyre. (Transmeton Ebu Daudi me nr.4765 (E saktesoi Albani), dhe imam Ahmed ne Musned me nr.19172)



Thotë Ebu Umame: Ata janë te vraret me te keqij nën këtë qiell, dhe te vraret me te mirë janë ata qe vriten prej tyre. (Transmeton Ibn Maxhe me nr.167)



19) Ata janë qe derdhin gjakun e ndaluar , siç transmetohet tek Muslimi me nr.246.



20) Thotë Aliu (radiall-llahu anhu): Ata janë qe shqiptojne fjale te vërtetë me gjuhët e tyre, por nuk e kalon këtë (dhe bëri me shenjë tek fyti). Ata janë nder krijesat me te urryera tek All-llahu s.u.t. (Sh.p: Ka për qëllim me fjale te vërtetë kur thanë: Nuk ka gjykim tjetër perveç gjykimit te All-llahut).



Dhe siç ka ardhur ne një fjale tjetër madheshtore te Aliut (radiall-llahu anhu): Ajo është fjale e vërtetë(xhykimi I takon vetem Allahut), me te cilën kanë për qëllim diçka te kotë.



21) Ata janë te paret te cilët kanë dalur jashtë xhematit te muslimaneve, duke i konsideruar ata kafira. (Mexhmua Fetaua te Shejhul Islam Ibnu Tejmije, vellimi 3, fq.349 dhe vellimi 7, fq.279)



22) Ata janë prej atyre qe ne zemrat e tyre kanë devijim (zejgun), siç thuhet ne komentin e ajetit: Sa u përket atyre qe ne zemrat e tyre kanë devijim, ata pasojne ato te paqartat për te shkaktuar fitne, gjoja se po kërkojnë komentin e tyre.... dhe ajetit: Thuaj: A t’ju lajmerojme për me te deshtuarit ne veprat e tyre ? Ata janë te cilët u janë asgjesuar veprat e tyre qe ne jetën e kësaj botë, e megjithatë ata mendojnë se janë duke bërë vepra te mira. Këto ajete i perfshijne Khauarixhet. Shiko hadithin 22313 ne Musnedin e Imam Ahmedit.



23) Ata janë qe i konsiderojnë muslimanet kafira nëse bëjnë gjynah, dhe thonë se me këtë gjynah del nga besimi dhe hyn ne kufr. Shiko shpjegimin e Akides Tahauije, fq.298, me tahkik (kontroll dhe vërtetim) te Ahmed Shakir.



24) Ata thonë se kush bën gjynahe te mëdha,(nese nuk pendohet) do jetë pergjithmone ne zjarr. (Shpjegimi i Akides Tahauije, fq.360)



25) Ata e shohin detyrë kryengritjen ndaj prijesit musliman nëse ai kundershton Sunetin. Shiko librin El Milel Ue Nihal, vellimi 1, fq.115



26) Ata janë njerëzitë qe me se shumti e përdorin kijasin (analogjine). Shiko El Milel Ue Nihal, vellimi 1, fq.116 (përdorimi i tepert i kijasit vihet re tek këta te kohës se fundit, kurse Khauarixhet e pare e perdornin pak. Të paret e tyre me shumë kanë humbur nga keqkuptimi i teksteve te sheriatit dhe mos kthimi i tyre tek dijetaret.

27) Ata thonë: Është detyrë te luftohet prijesi (udheheqesi) dhe kushdo qe është i kënaqur me sundimin dhe gjykimin e tij. Ndërsa kush e kundershton prijesin ose nuk është i kënaqur me gjykimin e tij, nuk lejohet te luftohet perveç nëse e ndihmon dhe përkrah prijesin ose flet kundra rrugës se hauarixheve





28) Ata nuk e ruajnë shejnterine e vendit dhe kohës. Siç ka ndodhur nga Karamitah e te tjerë deri ne ditën e sotme.



29) Ata kapen pas ajeteve Kur’anore duke kuptuar prej tyre atë qe nuk është për qëllim(por vetem kuptimin e jashtem ). Dhe duke u nisur nga ky parim, e konsiderojnë si te mundshme qe Pejgamberet te bëjnë gjynahe te vogla dhe te mëdha. Argumentohen ne këtë pikë me ajetin Kur’anor: Ne te dhame ty fitore te madhe, ashtu qe t’i fale All-llahu ty gjynahet e para dhe te mbramet. Pra tek ata mundet qe Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) te beje gjynahe te mëdha apo kufr dhe pastaj te pendohet. Shiko librin el Hauarixh Akijdetun ue Fikrun ue Felsefetun, fq.54.



30) Ata e refuzojne Sunnetin (hadithin) nëse nuk ka ajet te qartë qe e përkrah atë. Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmije (rahimehull-llah): Ata nuk marrin prej Sunnetit veçse ç`fare është e sqaruar (ne Kur’an). Ndërsa nëse bie Suneti ne kundërshtim me Kur’anin nga ana e jashtme (ne pamje të parë), atëherë nuk pranohet.

Prandaj ata(havarixhet e pare) nuk e shohnin te saktë gjykimin e gurezimit te zinaqarit (pas martese) dhe as caktimin e mases (vleres) te cilën po e vodhi hajduti, i pritet dora. Shiko Mexhmua Fetaua, vellimi 13, fq.48.



31) Ata janë qe u presin rrugën njerëzve dhe derdhin gjakun pa te drejtë. Transmetohet kjo fjale nga Aisheja tek Mustedrak el Hakim, vellimi 2, fq.153 dhe Mexhmeu Zeuaid, vellim 6, fq.236.



32) Nuk ka pasur ne mesin e hauarixheve të parë asnjë sahabe. (Transmeton el Hakim ne Mustedrak, vellimi 2, fq.150)



33) Ata kanë shumë mosmarrëveshje mes tyre, prandaj dhe deget e tyre janë te shumta, biles luftojne mes vete. Të vërtetën ka thënë All-llahu s.u.t. ne ajetin Kur’anor:" E sikur te ishte ky Kur’an nga dikush tjetër perveç All-llahut, do gjenin ne te kundërthenie, mosperputhje te shumta". Nisa: 82. Shiko librin el Hauarixh Akidetun ue Fikrun ue Felsefetun, fq.55–56 dhe fq.68.



34) Ata janë qente e banoreve te zjarrit.



Ndërsa ne një transmetim tjetër: Ata janë qente e zjarrit te xhehennemit. Shiko librin Sherh Usul I’tikad Ehlus-Sunneh, vellimi 8/1232.



35) Ata përdorin terma te dijës dhe fjale te dijetarëve (me qëllim mashtrimin e njerëzve).



Thotë Muhammed ibn Hasen (rahimehull-llah): Kush e shikon një nga Khauarixhet qe del kundra prijesit te muslimaneve (qoftë ai prijes i drejtë apo zullumqar) dhe mbledh grup rreth tij, zhvesh shpaten e tij dhe e bën te lejuar vrasjen e muslimaneve, mos te mashtrohet nga leximi qe ata i bëjnë Kur’anit, as nga koha e gjatë e faljes, as nga agjërimi i shumte, as nga fjalët e mira ne dije (ne termat dhe çeshtjet fetare) përderisa rruga e tij është rruga e hauarixheve. Shiko librin esh-Sheriah 28.



36) Disa prej tyre e konsiderojnë si gjë te mundshme qe Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) te beje padrejtësi, siç transmetohet tek Buhariu me nr.6933. (Sh.p: Ka për qëllim hadithin e Dhul Huejsirah, personi i cili i tha Pejgamberit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), O Muhammed, mbaj drejtësi sepse nuk po mban drejtësi. Tha Profeti (salall-llahu alejhi ue laalihi ue sel-lem): Mjere ti, kush është ai qe mban drejtësi po nuk mbajta unë drejtësi. Pastaj lajmeroi se do të dalin nga pasuesit e këtij personi dhe lloji i tij hauarixhet me cilësitë e tyre te pershkruara). Shiko librin Mexhmua Fetaua, vellimi 19, fq.73.



37) Ata argumentohen me ajetet e qortimit dhe kercenimit, duke i lënë pas shpine ajetet e premtimit dhe pergezimit.



38) Ka prej tyre qe dyshon dhe mundohet te hedhe poshtë ngjarje historike te vërteta. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.133.



39) Ata thërrasin për analfabetizem dhe lenien e shkollimit (arsimimit), duke pretenduar se nuk mund te këtë bashkim mes dijeve fetare dhe dijeve te dobishme te dunjasë. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.134.



41) Ata e shohin Ixhmaun (rënien dakord te te gjithë dijetarëve për një çeshtje) si te pavlefshem. Biles ka disa prej tyre qe e konsiderojnë kafir atë i cili e shikon ixhman si argument te vlefshem. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.143.



42) Ka prej tyre qe shajne, ofendojne sahabet dhe nuk i pranojnë fjalët e tyre. (Sh.p: si p.sh. shajne Aliun, Ebu Musa el Eshari, Amru bin As, etj) (Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq. 144)



43) Ata kundërshtojnë dhe hedhin poshtë mendimin e dijetarëve, te cilët e kanë lejuar taklidin për muslimanin e thjeshtë qe është xhahil (auamet, njerëzitë e thjeshtë) dhe për nxenesin fillestar, duke pretenduar se taklidi ne këtë rast është shkak qe çon ne kufr dhe ne humbjen e shtetit islam. (Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.146-147)



44) Ata nuk kanë edukate e as respekt për dijetaret, i ofendojne, i emertojne me lloj-lloj llagapesh, mundohen t'ua ulin vleren dhe t’i nxisin njerëzitë kundra tyre.



 Tema eshte e bartur nga nje punim i shejh-Naser el Akl.

No comments:

Post a Comment