Tuesday, December 22, 2015

Besëlidhja e profetit Muhamed me të krishterët




Besëlidhja e Profetit Muhamed me të krishterët


“Ky është mesazh nga Muhamedi, biri i Abdullahut, si një besëlidhje me ata që përqafojnë Krishtërimin, afër apo larg qofshin, ne jemi me ta. Me të vërtetë, unë, shërbëtorët, ndihmësit dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata, sepse të krishterët janë shtetasit e mi. Betohem në Zotin! Unë i dal përpara çdo gjëje që i fyen ata.

Asnjë shtrëngim nuk mund t’u vihet. As nuk mund të hiqen gjykatësit e tyre nga detyra që mbajnë, as nuk mund të largohen murgjit e tyre nga manastiret.

Askush nuk mund të shkatërrojë shtepitë e besimit të tyre, t’i dëmtojë ato, apo të çojë në shtëpitë e myslimanëve diçka prej tyre. Në prektë njeri diçka prej tyre, ai ka përdhosur besëlidhjen e Zotit dhe i është mosbindur Profetit të Tij. Njëmend, ata janë nën kujdesin tim dhe kanë privilegjin e sigurisë time nga çdokush që i urren.

Askush nuk mund t’i detyrojë ata të udhëtojnë, apo t’i shtrëngojë të luftojnë. Myslimanët duhet të luftojnë për ta. Nëse një e krishterë martohet me një mysliman, kjo s’duhet të ndodhë pa pëlqimin e saj. Ajo nuk mund të pengohet të vizitojë kishën e saj për t’u lutur.

Kishat e tyre duhet t’i respektoni. Askush nuk mund t’i pengojë t’i rindërtojnë ato, as s’mund t’i pengojë nga shenjtëria e besëlidhjeve të tyre. Askush nga Bashkësia ime nuk mund t’i mosbindet kësaj besëlidhjeje deri në Ditën e Mbrame.

[Letra Origjinale ruhet në Muzeun në Top Kapi, Stamboll]

No comments:

Post a Comment