Wednesday, December 23, 2015

Fërkimi i pjesës së pasme të qafës



Fërkimi i pjesës së pasme të qafës


Në një hadith të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, i cili përshkruan abdesin e Pejgamberit (s.a.v.s.), Abdullah ibn Zejd (r.a.) ka thënë, “Pejgamberi (s.a.v.s.) filloi fërkimin prej fillimit të ballit deri në “kafaa”-në e tij (pjesën e pasme të kokës), dhe pastaj u kthye aty (tek pozicioni) prej nga e filloi.” [Buhariu: 179; Muslimi: 346]
Çka nënkuptoj juristët me ‘pesën e pasme të qafës’ (rakaba)?
Me ‘rakaba’, dijetarët nënkuptojnë ‘çdo gjë nën veshët,’ siç është e qartë nga veprat e dijetarëve Hanefij. [Shejh Zada, Mexhma` El-Enhur, 1.15; el-Fetawa el-Hindijje, 1.9]
Imam Sarahsi (r.a.) thotë në Mebsut, “Çdo gjë nën veshët është pjesë e qafës; çdo gjë mbi veshët është pjesë e kokës.” [1.64] Këtë e konfirmojnë fjalët e Imam Kasanit në Beda’i` [1.5]
~ Qëllimi i fërkimit të qafës
Qëllimi dhe urtësia pas fërkimit të qafës është në zgjatjen (shtimin) e fërkimit të kokës.
Kjo është një mënyrë për të pasuar rekomandimin e Pejgamberit (s.a.v.s.) për të zgjatur larjen dhe fërkimin gjatë abdesit. Kjo zgjatje është duke larë dhe fërkuar përtej limiteve të përcaktuara, siç thonë edhe dijetarët hanefij edhe ata shafi'ij. [Ibn Haxher, Tuhfat el-Muhtaxh Sherh el-Minhaxh 1.236; Abd el-Ghani el-Nabulsi, Nihajat el-Murad Sherh Hadijjet Ibn `Imad]
I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë,
“Umeti im do të ringjallet me fytyra dhe këmbë të ndriçuara prej shenjave të abdesit. Prandaj, kush e ka të mundur ti zgjeroj (shtoj) shenjat e tyre, le të bëjnë kështu.” [Buhariu dhe Muslimi, me fjalët e këtij të fundit (Muslimit); Prej Ebu Hurejres (r.a.)]
Kështu që nuk ka asnjë “problem” me thënien e dijetarëve Hanefij që fërkimi i qafës është i rekomanduar.
Imam Sufjan ibn `Ujejne ka thënë që, “Të pranuarit e asaj që thonë dijetarët është siguri në fe.” [Transmeton Hatib el-Bagdadi, Tarih Bagdad, 7.82]

No comments:

Post a Comment