Wednesday, December 30, 2015

Kush dhe çfarë po përfitojnë pjesëmarrësit nga lufta në Siri?




Kush dhe çfarë po përfitojnë pjesëmarrësit nga lufta në Siri?


Se kush fiton dhe kush fitoi nga luftërat në Lindjen e Mesme  është shumë e qarte, eksitojnë disa grupe që përfshijnë pjesëmarrësit dhe përfituesit nga këto luftëra e veçmas ajo në Siri.
Padyshim se në organizatën terroriste vehbbiste ISIS, bëjnë pjesë persona të ndryshëm që qëllim të vetëm kanë përfitimin në format më të ndyta njerëzore dhe jo luftën e shenjtë siç thirrën.
Nëse do ndalimi dhe t’i analizojmë gjëra mirë e mirë, atëherë  na dalin më shumë  pesë kategori që përfitojnë nga kjo luftë.
Ato janë; tregtarët e prostitucionit, tregtaret e arit, mercenarët të ndryshëm të epur për gjak, mbledhësit e  fondeve kinse për ta ndihmuar xhihadin atje, por edhe refugjatët sirianë, janë maniaket e seksit nga vendet e ndryshme të botës e sidomos nga  vendet e gjirit. Një grup tjetër që ndoshta materialisht nuk janë përfitues për momentin, janë edhe  imamët vehabist që përmes thirrjeve të tyre për luftuar për xhihadin atje po u sjellë famë e mediale e që më vonë kjo po u dëmshpërblehet në të holla, që është edhe synimi kryesor për ta e jo ligjërimi i drejtë dhe i duhur i fesë Islame.
Këtë janë vetëm disa në ‘fituesit e ndytë’ që po përdorin shumë të rijnë anekënd botës, për t’u bërë pjesë e ISIS.
Fatkeqësisht nuk është numër i vogël që pjesë e këtyre fëlliqësirave, po janë edhe kosovarët. Por pse po ndodh kjo? Pse shumë të rijnë nga Kosova po ju bashkëngjiten këtyre vehabistve?
Padyshim që gjithë këtyre pyetjeve, më së mirë u përgjigjet gjendja e rëndë në arsimore dhe ajo ekonomike, që e karakterizojnë shtetin tonë të brishtë, ka bërë që këta njerëz të arrijnë t’ia shpërlajnë trurin rinisë kosovare, nëpërmjet ligjëratave ta devijojnë Islamin e vërtetë.
Kur themi se një nga shkaktaret qe te rinjtë iu janë bashkuar këtyre luftërave atje është arsimimi i dështuar,  e kam fjalën për dy llojet e arsimimit atij shkencor dhe atij fetar.
Tek ne, është po thuajse i dështuar i arsimimit si shkencor ashtu edhe fetar. Pse po e them këtë? Sepse nëpër shkollat publike duke filluar nga ato fillore, të mesmet dhe fakultetet, niveli i cilësisë është zero, në këto shkolla veç shkencë nuk mësohet, për të mos thënë shkollat e mesme më shumë shërbejnë si humbje kohe si nga nxënësit ashtu edhe nga profesorët.  Ndërsa fakultetet një mësim tre faqe dhe kalohet provimi. E shtrohet pyetje çfarë rinie po edukojmë?
Hiq më mirë nuk është gjendja as edukimin fetar. Nëse nuk e njohim fenë në aspektin e duhur dhe të mirëfilltë të saj, atëherë mundësia për ta devijuar dhe manipuluar me rinin është shumë e lehët, gjë që edhe ashtu po veprohet. Ligjëratat që po bëhen nga disa imam të ndryshëm janë denigruese dhe aspak në Islamin e vërtetë.
Për këtë, ata me ligjëratat e tyre vazhdimisht flasin në NE dhe ATA, në këtë formë po bëjnë ndarje dhe përçarje në shumë drejtime fetare, racore, kombëtare ku pastaj po përhapet idetë e huaja radikale dhe ekstremiste.
Autori: Zuhdi Hajzeri

No comments:

Post a Comment