Sunday, December 27, 2015

Specifikat e Personalitetit Tekfirist 2


Specifikat e Personalitetit Tekfirist 2




Dhuna verbale dhe fizike
Karakteristika e tretë e personalitetit tekfirist është diapazoni i ngushtë që kanë grupimet tekfiriste dhe në të njëjtën kohë ekskluziviteti i tyre. Kjo sjell përdorimin e dhunës dhe forcës në përballje më të tjerët. Askund nuk gjen shënjteri dhe askund nuk gjen dot fajësim të mallkimit, sharjes, ofëzes, goditjes fizike, shkeljes së shenjtërisë së njeriut.
Askund nuk gjen në fjalorin e tyre keqardhje dhe njerëzillek, përveç se në raste të veçanta, a thua vallë se themelore në një personalitet besimtari duhet të ekzistojë presioni dhe ashpërsia, ndërsa përmbajtje të dashurisë, mëshirës dhe njerëzillikut duhet të ketë vetëm në raste të veçanta.
Këto stigma nuk janë të sotme, por janë të prejardhura përkrah historisë, ku me evoluimin dhe zhvillimin evoluohet edhe metodat.
Fillesat e tekfirizmit si grupim janë që në hapat e para të Kalifit Ali k.ë. aty ku politika filloi të stigmatizohet nga Kharixhite dhe shpallja Kafir (femohues, infidel), apo ekskomunikimi islam, ndaj Kalifit Alit k.ë.
Në ditët tona Tekfiri shihet si produkt i përplasjeve, që shihen si doktrinale, e në fakt janë me prapavija ideologjike. Tashme Khavarixhet të reduktuar në Ibadizem, ia kanë lënë vendin historikisht përplasjeve mes dy grupimeve të mëdha, atij Sunnit dhe atij Shiit.
Është për tu habitur se si realizohet prej hiçit një përplasje dhe konflikt mes këtyre dy grupimeve. Shkaqet premature i kemi peëmendur kalimthi edhe në pjesën e parë: E para, përplasje në subjekte sekondare dhe e dyta si rrjedhoje e të parës, subjektet sekondare janë të gjindshme dhe ekzistente në të dyja palët pretenduese të njëjta.
Fjala vjen, në të kaluarën është hiperbolizuar akuza për “Fallsifik1im te Kur’anit”. Akuza këto të hedhura nga ekstremizmi Shiit në njëren anë dhe nga ana tjetër sheh të njëjtat akuza, me ndryshim vend pozitën e qëndrimit, pra Sunnitet që akuzojnë Shiitet për fallsifikim. E gjitha kjo histeri nuk është dhe nuk ka qenë gjë tjetër përveç se përplasje me dukje doktrinale me prapavija politike, pra fjale boshe ku transmetimet e njëjta gjenden tek te dyja palët dhe ku Kur’ani po ashtu është i njëjti funksional tek te dyja palët.
Ekstremizmi Shiit ose Shiizmi Safevid
Shiizmi ne realitetin e tij, ashtu sic përshkruhet historikisht edhe prej vete mendimtarëve shiit, pertej konceptit doktrina, është nje lloj progresivizmi musliman, ne kuptimin e rebelimit ndaj pushtetit qe imponon ose detyron me dhune dhe korrupsion.
Ky pushtet, rebelimi ndaj te cilit behet obligim, është ai qe bie ndesh me parimet shiite përmes filozofisë revolucionare islamike ne format majtiste te barazisë, ku lufta ndaj aristokracisë është zhvilluar krahë për krahë me luftën ne përhapjen e Teuhidit – Monoteizmit, shtoi ketu edhe faktin se dogma e Teuhidit është predikim i orientuar kundër kultit te individit.
E thene me koncepte bashkohore, Shiizmi ne origjine nuk eshte botekuptim persian por arab. Vetem se pergjate historise, duke mos i reizstuar forces se pushteti Emevit dhe Abbasid, ai nuk pati sukses politik ne themelimin e një shteti te qeverisur, përveçse ne Iran, ku shpesh here edhe studiuesit perëndimore vendosin ta karakterizojnë si “Islami Iranian”.
Shkaku i suksesit shiit ne Iran dhe deshtimi i ngritjes se nje shteti dhe qeverie stabile te qëndrueshme ka ardhur si pasoje e transferimit te rrënjëve te origjinës se parimeve ne Iran me lulëzimin e tij nga vete bijtë e shiizmit (arab) te cilët i fabrikuan këto parime dhe terminologji te rregullave.
E kush thote se Shteti Shiit Fatimid qendroi aktiv per kater shekuj me rradhe ne Egjipt dhe Afriken Veriore, nuk ka per qellim se Shiizmi ishte transi i nje toke pjellore per te mbjelle parimet e tij, apo ndonje shpikje egjiptiane, perndryshe do te kish vazhduar te ekzistoje ende ai shtet me vazhdimin e adoptimit te shiizmit tek egjyptianet dhe tunizianet ashtu sic vazhdoi te mbese tek iranianet.
Para ardhjes se Safevideve ne pushtet, Irani ka pasur 4 qytete te konfesionit shiit – Auah, Kashan, Sebizuan dhe Kum.
Me ardhjen e Ismail Safeviu ne pushtet ai shpalli Shiizmin si konfesion zyrtar te Iranit, duke shtypur dhe masakruar popullatën sunnite e cila ne atë periudhe përbente 64% te popullatës ne shek. 15. E me pas Abbas Safeviu ne shek. 16 ne bashkepunim me anglezet i hapi lufte Perandorise Osmane Sunnite, ku fatmiresisht Perandoria ne bashkepunim me Afganet i dhanë fund sundimit 300 vjeçar Safevid ne Iran. Pas Safevdeve, Irani u qeveris nga dinastia Afsharide e pas tyre nga dinastia Kaxhare deri me 1944 dhe me pas dinastia Pahlaviane deri ne rrëzimin dhe ardhjen ne pushtet te Revolucionareve Shiit me ne krye Khomeinin, i cili i kishte dhëne një zgjidhje doktrinale problemit te imametit si regjim qeverisës duke e shndërruar ate ne te ashtuquajturën Vilajeti i Fekijhut, apo siç njihet ne perëndim “Sundimi i Ajetullaheve”, por për këtë do te shkruajmë ne pjesën e trete te Specifikave te Personalitetit Tekfirist.
Autor; Alban Çuli

No comments:

Post a Comment