Sunday, December 20, 2015

Muslimanët në shekullin 21

Muslimanët në shekullin 21

1. Kur dhe si e more vendimin të lindësh si krijesë njerëzore?
2. Pse duhej të kaloje atë kohë strikte në barkun e nënës sate, e jo më pak?
3. A e ke caktuar vetë zhvillimin nëpër ato faza, apo nuk janë varur prej teje?
4. Si i zgjodhe prindërit e tu?
5. Pse nuk i zgjodhe do prindër më të pasur, më të bukur e më të fuqishëm?
6. Pse të kaluan vitet e para pa e ditur tamam kush je ti e kush janë prindërit e tu?
7. Pse e zgjodhe gjininë që e ke?
8. Datën e lindjes dhe vendin ku do të lindje, a e ke caktuar vetë?
9. A zgjodhe vetë që të lindësh ashtu i pafuqishëm dhe i pavetëdijshëm?
10. Motrat dhe vëllëzërit që ke, në bazë të çfarë preference i përzgjodhe?
11. Pse nuk vendose që të flasësh menjëherë pas lindjes?
12. Pse nuk vendose që të ecësh menjëherë pas lindjes?
13. Si u përcaktove për fizionominë që e ke?
14. Ngjyrat e syve që e ke, a u kombinuan prej teje?
15. Vijat në majat e gishtërinjve të duarve, si i patentove që të jenë të papërsërishsshme me ndokend tjetër?
16. Të dëgjuarit tënd si e konstruktove?
17. Pse u dhe atë formë e atë përmasë veshëve?
18. Të shikuarit si e shpike?
19. A i ke vendosur ti sytë e tu në atë formë e në atë përmasë?
20. A ke mundur t’i vendosësh sytë dikund tjetër apo nuk ke dashur?
21. Zemrën si e komandove që të punojë ashtu si punon?
22. Pse je përcaktuar për dy mushkëri e jo për një, si zemra, fjala vjen?
23. Pse u përcaktove që oksigjeni të jetë mbajtës yti në jetë e jo dioksidi i karbonit?
24. Pse nuk e bëre një zgjidhje më praktike që të jetoje pa pirë ujë e pa u ushqyer?
25. Pse vendose që të flesh gjumë një kohë të jetës sate, kur fare mirë mund ta përdorje për aktvitete të tjera?
26. Si ke vendosur që të shohësh ëndrra, ku mund të flasëh edhe me të vdekurit?
27. Si ke vendosur që të zgjohesh nga gjumi?
28. A e ke patentuar ti vetë farën me të cilën mund të të lindin fëmijë, nëse bashkohesh më një grua?
29. A e ke shpikur ti gjuhën në të cilën flet e shkruan?
30. A ke ndonjë ndikim për rigjallërimin e tokës së vdekur dhe larminë e bimëve?
31. A ke ndonjë ndikim mbi ligjin e gravitacionit?
32. A ke ndonjë kontribut për detrat dhe oqeanet?
33. A ke ndonjë kontribut për avullimin e detrave dhe oqeaneve dhe rikthimin në formë të shiut, breshërit e borës?
34. Për lëvizjen e reve a ke ndonjë meritë?
35. Vetëtimat dhe bubullimat a ke mundësi t’i ndalosh?
36. A ke ndonjë kontribut për rrjedhjen e lumenjve?
37. A ke ndonjë kontribut për thellësinë dhe lartësinë e maleve?
38. A ke ndonjë kontribut për luginat dhe fushate pjellore?
39. A ke ndonjë kontribut për ekzistimin e hekurit?
40. A ke ndonjë kontribut për mineralet e llojllojshme, që i shërbejnë njerëzimit?
41. Pse nuk ke vendosur që të fluturosh si shpendët, qoftë dhe vetëm për argëtim?
42. A mund ta krijosh një mushkonjë?
43. A mund ta krijosh një lule nga e para, pa farën ekzistuese?
44. A ke ndonjë kontribut për lëvizjen me saktësi matematikore të Tokës?
45. A ke ndonjë kontribut për lëvizjen me saktësi matematikore të hënës?
46. A ke ndonjë kontribut për lëvizjen me saktësi matematikore të Diellit?
47. Pse nuk i ndryshon ligjet në kozmos, meqë nuk beson në Krijuesin e tij?
48. Pse nuk arrin ta eliminosh frikën?
49. Pse nuk di më shumë për shpirtin?
50. Pse nuk po e mposhtë vdekjen, meqë e do shumë jetën e kësaj bote?

Një përgjigje: Të gjitha janë vepër e Allahut, Krijuesit të Gjithëdijshëm, Zotit të Botëve.

Një këshillë: medito dhe kërkoje me sinqeritet ndihmën e Zotit, që të gjesh rrugën e drejtë, e cila mund të gjendet vetëm me ndihmën e Tij.



Autor: Dr. Milazim Krasniqi

No comments:

Post a Comment