Wednesday, December 30, 2015

Muhamedi a.s dhe xhihadi


imagesXhihadi është bërë obligim për besimtarin vetëm në raste të caktuara, siq është mbrojtja në rast të sulmit nga jashtë, mbrojtja e atdheut, pronës, nderit dhe vlerave, por kjo nuk nënkupton që besimtarët tërë jetën të bëjnë luftëra dhe konflikte apo të mendojnë dhe flasin vetëm për xhihadin.
Nuk e dimë se për çfarë arsye, por në shumë momente jeta e Pejgamberit a.s. po na dëftohet vetëm me luftëra. Kjo nuk qëndron!
Patjetër se betejat e Bedrit dhe Uhudit janë të vlefshme për ne si orientim. Jeta e të Dërguarit a.s. ka zgjatur 23 vjet. Kurse kjo është e barabartë me 8 mijë ditë. Vallë sa ditë nga jeta e tij lufta ishte aktuale?
I llogaritëm të gjitha luftërat. Beteja e Bedrit 3 orë, Uhudi 5 orë, Hendeku pak më ndryshe ndodhi, kurse rrethimi i Mekës zgjatë vetëm 1 orë. Nëse e shtojmë betejën e Tebukut dhe të tjerat, lufta në jetën e të Dërguarit a.s. ka qenë prezent vetëm 1 ditë.
Prej këtu mund të kuptojmë se absolutisht Pejgamberi a.s. tërë jetën e tij e ka në rrethana paqësore, në edukimin e njerëzve, arsimimin e tyre si dhe fuqizimin e bindjeve shpirtërore te tyre.
Me të drejtë shtohet pyetja; Pse duhet të kaloj jeta duke diskutuar vetëm për xhihadin dhe duke u përgjakur mes vete në emër të xhihadit?

No comments:

Post a Comment