Sunday, January 31, 2016

Jusuf Zimeri

Jusuf Zimeri 


Prof. Jusuf Zimeri lindi më 20 Prill të vitit 1962 në fshatin Llojan të Kumanovës, është jurist i drejtësisë islame. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesme e kreu në “Medresenë Alaudin” në Prishtinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet në Universitetin “Al-Az’har” në Kairo pranë Fakultetit të Ligjit dhe Jurisprudencës Islame.

Me të kthyer në vendlindje pas diplomimit, vitin 1991 me qenë se Shqipëria ishte në prag të rënies së sistemit monist, Jusuf Zimeri me dekret nga Bashkësia Islame e RM për disa muaj dërgohet në Shqipëri si kuadër i nevojshëm, andaj atje edhe filloi veprimtarinë e tij në cilësinë e thirrësi islam ku tregoi aktiviteti të bujshme e sidomos në jug të Shqipërisë.  Pas qëndrimit të disa muajve në Shqipëri,  kthehet në vendlindje dhe më pas punësohet si imam, vaiz, hatib dhe mualim në fshatin Jabolçisht të Velesit, deri në prill të vitit 1994 ku punësohet si ligjërues dhe mualim në fshatin e tij. Në vitin 1996 transferohet si referent për çështje fetare në BIM në Shkup. Pas dy viteve transferohet si profesor i lëndëve të jurisprudencës islame respektivisht profesor i fikhut dheUsuli Fikhut në shkollën e mesme “Medreseja Isa Beu” në Shkup, ku më pas ushtroi edhe postin e sekretarit të shkollës deri vitin 2006. Gjatë vitit 2007 kur fakulteti i Shkencave islame  Nga viti 2006deri vitin 2009 ka ushtruar detyrën e drejtorit për Shërbim të Vakëfit pranë Bashkësisë Fetare Islame në RM, kurse prej Marsit të vitit 2009 dhe akoma ushtron sërish postin e sekretarit në Medrese.

Veprimtaria e tij është krahas detyrave dhe punëve të përditshme që i bënte në funksionet e tij, ai morr shumë edhe me veprimtari shkencore nga lëmi i jurisprudencës islame dhe fushave tjera, ndaj aktiviteti i tij është mjaft e gjerë, në këtë drejtim. Përveç punimeve, përkthimeve të veprave shkencore që i botoi e që do ti theksojmë më poshtë, ai ishte mjaft aktiv edhe me punime të shpërndara nëpër revistat fetare dhe shkencore si dhe në shtypin ditor që numri i atë arrin mbi 100.

Mrekullia logaritmike në Kur’an

MREKULLIA LOGARITMIKE NË KUR’AN





Vërtet mrekullia logaritmike në Kur’anin fisnik është çështje e cila duhet të studiohet pse është argument për zbritjen e Kur’anit dhe metodologji e gjeneratës së gjuhës bashkëkohore sepse ne jemi gjenerata e llogaritjeve kompjuterike dhe statistikore.

Secili hulumtues dhe secili studiues i Kur’anit fisnik do të gjejë fjalë të tematikave bile edhe të shkronjave, harmoni dhe mrekulli logaritmike, simetri numerike barazi statistikore çka e bënë Kur’anin paraprijës i gjithësisë dhe argument bashkëkohorë për mrekullinë Kur’anore dhe argument të ri për vërtetimin e Muhamedit a.s. për pejgamber madhështorë.

Proporcionaliteti, harmonia simetrike logaritmike dhe numerike në Kuran në tematikat e Kur’anit fisnik nuk janë të rastësishme por kanë qëllim të caktuar dhe harmoni të pakufishme.

Barazia e përsëritjes së fjalëve të një teme me përsëritjen e fjalëve të një teme tjetër është shumë e rëndësishme pse tregon fakte të shumta dhe të qarta.

Për këtë arsye Kur’ani fisnik ka kërkua prej neve për me i shqyrtua, me i analizua,me i meditua të gjitha mrekullitë e tij, ku Zoti i Madhërua thotë:”Librin të cilin të kemi zbritur ty është i bekuar me qëllim që të i mendoni ajetet e tij the të merrni mend o ju të mençur”( Suretu Sad; 29 )

“A nuk po e mendojnë Kur’anin apo me zemrat e tyre kanë pranga”( Suretu Muhamed; 24 )

Mrekullia logaritmike apo simetria numerike e fjalëve të tematikave të ndryshme na mahnitë. Përsëritja e fjalëve në mes të disa tematikave me disa tematika tjera ndryshon shumë. Nuk do koment se numri i barabartë i përsëritjeve nuk është vetëm në temat të cilat do ti tregojmë por ka edhe shume e shumë tjera të cilat do të dalin në shesh pas ekspertizave të vazhdueshme shkencore dhe studimeve tjera dhe duke i përcjell statistikat dhe përsëritjen.
Zoti i Lartëmadhëruar thotë:”Dhe Ne veç të kemi dhënë ty shtatëshen e cila përsëritet dhe Kur’anin madhështor”.

Suerja e parë në Kuran është suretul Fatiha e cila i ka shtatë ajete.

Harmonia numerike paraqitet në numrin 7. Kur’ani i ka përmend 7 qiej, ndërsa këtë fenomen e ka përsëritë 7 herë,këtë pe e tregojmë në ajetet të cilat vijojnë:

1. “Pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej”.
( Suretul Bekare; 29)
2. “Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejtë e toka dhe çka ka në to”
(Suretul Isra; 44)
3. “Thuaj kush është Zot i shtatë qiejve dhe zot i Arshit të madh”
(Suretul Muëminunë;86)
4. “Dhe ata i krijoi shtatë qiej”. ( Suretu Fusilet; l2)
5. “Allahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata”. ( Suretu Talakë; l2)
6. “Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë”( Suretu Mulk ;3)
7. “A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtat palë qiej” ( Suretu Nuh; l5)

Pasi që Zoti i Lartëmadhëruar e zbriti njeriun në tokë s’bashku me të e zbriti edhe Iblisin. Iblisi vazhdimisht mundohet ta mashtroj njeriun. Zoti i Lartmadhëruar dëshiron që njeriu ta konsideroj armik të hapët .Kështu që në Kur’an 11 herë përmendet “Iblisi” po ashtu edhe 11 herë përmendet “kërkimi mbrojtje prej tij”. A thua a mos është kjo rastësi?.

Viti i ka 12 muaj,Zoti i Lartmadhëruar thotë: “ Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë, ashtu si është në libirin e Allahut”. ( Suretu Tevbe; 36 )
Fjala “muaj” (shehr) në Kur’an është përsëritë l2 herë po kaq muaj i ka viti.

Simetria logaritmike nuk paraqitet vetëm në tematika. Harmonia dhe simetria vazhdon edhe te shkronjat p.sh. Rojtarët e xhehenemit, pra melaqet që mbikqyrin në të janë nëntëmbëdhjetë. Këtë e përmend Kur’ani në ajetin fisnik“E ku e di ti se çka është sekar. Ai nuk lë send të mbetët pa e djegur. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë”.                    ( Suretul Mudethir; 30)

Ne shohim se ajeti “Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim” me të cilin e fillojmë Kur’anin i ka 19 shkronja.

Mrekullia logaritmike nuk përkufizohet vetëm në përsëritjen e barabartë të fjalëve të disa tematikave të një qëllimi, apo tematikave të cilat kanë ndërlidhje të ngushtë mes vete apo tematikave të kundërta, por ajo ka të bëjë edhe me harmoninë dhe simetrinë numerike mahnitëse logaritmike dhe me befasi statistikore.

Mrekullia e Kur’anit paraqitet edhe në përqindje sikurse është rasti i përsëritjes së fjalëve “tokë” dhe “det”. Fjala “tokë” është përsëritë 13 herë, ndërsa fjala “det” është përsëritë 32 herë, e që në fund del se 71,11% e globit është e mbuluar me ujë dhe 28,88% e globit të tokës është e mbuluar me tokë.

Lloji njeri përbëhet prej dy gjinive, prej burrit dhe gruas .kështu edhe shtohet prej dy gjinive .Nëse shikojmë në Kuran shohim se 24 herë është përmend “burri” ,poashtu edhe 24 herë është përmend “gruaja “.bëhet pyetja :Mos është kjo rastësi?.

Prej gjymtyrëve të njeriut, gjuha është mjeti me të cilën komunikohet dhe këshillohet, kështu që shohim se në Kuran, 25 herë është përmend “gjuha” dhe poashtu 25 herë është përmend “këshilla” .Kjo nga shkaku se me gjuhë këshillohet.

Fjala “dobi” (nefea) me trajtat e saja është përsëritur 50 herë,edhe fjala “dëm” (fesad) me trajtat e saja është përsëritë 50 herë.

Fjala “shejtan” është përsëritë 68 herë, po ashtu edhe fjala “Melaqe” është përsëritë 68 herë
Fjala “namaz” është përsëritë 99 herë po aq sa janë “emrat e bukur të Allahut”,
Fjala “kjo botë” (dunja) është përsëritur 115 herë, po ashtu edhe fjala“ahiret”(bota tjetër ) është përsëritur 115 herë.

Fjala “jetë” me trajtat e saja e cila është përdorë për jetën e njeriut në veçanti është përsërit l45 herë në Kur'anin fisnik. Po me këtë numër,pra 145 herë është përsërit edhe fjala “vdekje”.

Fjala “ditë” është përsëritë 365 herë po aq sa ditë i ka viti dhe sa i kanë l2 muaj.

Fjala “njerëz” është përsërit 368 herë saktësisht sa është përsërit fjala “ të dërguar”pra 368 herë

Fjala “besim” (iman) në Kur’anin fisnik me të gjitha infinitivët e saj është përsërit 8ll herë. Fjala “dituri” (ilm) me trajtat e saja është përsërit 782 herë dhe fjala “njohuri” (mearife) që edhe ashtu ka d.m.th. dituri me të gjitha trajtat e saja është përsërit 29 herë që d.m.th. Fjala“Dituri” është përsërit 811 herë sa është përsërit fjala “besim” (iman).

A thua kjo harmoni, kjo simetri ka ardhur rastësisht ??
Rastësia është në kundërshtim me besimin, pse rastësia nuk ndodhë te Allahu por vetëm siç e ka shkruar si e ka caktuar Allahu me diturinë e tij të përhershme.

Tema për barazi, simetri dhe harmoni nevojitet ende studim dhe hulumtim dhe kohë për secilin studiues dhe ekspert, ndoshta dikujt nuk i mjafton edhe e tërë jeta. Pasi që barazia, harmonia, simetria është cilësi parimore e çdo çështje në ekzistencë të cilat i ka krijuar Allahu i Lartëmadhërishëm duke fillua prej elementeve me të thjeshta dhe më të imta siç janë atomet, por edhe më të imta se ato të cilat janë elemente përbërëse të sendeve, deri te përsosshmëria e plotë e çdo peshe, dhe çdo lëvizjeje të atomeve dhe pjesëve tjera në diell, në tokë, në planetë, në yje, në komete etj. etj,të cilat nuk mund të i numërojmë. Në bazë të analizave, teleskopimit fotografimit shkenca ka vërtetuar se çdo gjë në gjithësi i nënshtrohet një rregulli baraspeshe të cilën nuk mund ta kalojë ashtu siç e tregon dhe Kur’ani fisnik në ajetin:
“Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast”. (Suretul Mulk; 3)

Çdo gjë që e zbulojmë i nënshtrohet një rregulli dhe baraspeshoje siç e përmend Zoti i Madhëruar në Kur’anin fisnik:
“Ne të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve”.          (Suretul Hixhr; l9).

Pra, ja, ky është Kur’ani fisnik i cili ka specifikat e tij barazinë, peshojën, harmoninë përputhshmërinë numerike (të cilën njeriu nuk ka aftësi,bile jo vetëm një njeri por të gjithë njerëzit dhe xhinët së bashku) A nuk është i vërtet dhe i pamohueshëm dhe i sigurt shpallje dhe zbritje të vula e pejgamberëve Muhamedi a.s. prej Zotit të Lartëmadhëruar.

Ky barazim, kjo harmoni dhe kjo përputhshmëri është metodologji e re prej mrekullive Kur’anore të cilat zbulohen pas studimit, analizës dhe hulumtimit, mirëpo kjo metodologji është e prerë dhe nuk lejon polarizim sepse është ekzakte dhe nuk lejon mendime të lloj-llojshme, pse nuk është as komentim as interpretim ku mund të ketë mendime të ndryshme.

“Thuaj edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri-tjetrin. (Suretul Isra; 88).

Ndoshta e tëra ajo çka është thënë është shpjegim i fjalës së Zotit të Lartëmadhëruar “Allahu është Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe vendosi barazi, baraspeshojë dhe drejtësi.”

Çështja është ende e hapur, ajo ende vazhdon dhe meriton të studiohet ende ka përputhshmëri dhe harmoni.

Fuqia njerëzore është e pamundur që ta përfshij dhe ta përmbledhë përfundimisht dhe nuk mund të i del në fund, i tërë njerëzimi është i pa aftë të bëjë këtë.

Çështja është më e thellë, më e gjerë. edhe ti lexues i dashur duhet të hulumtosh, të studiosh sa të kesh mundësi për mrekullinë e Kur’anit.

Parashtrohet pyetja: Sikur të gjithë dijetarët të bashkëpunonin me të gjitha mjetet e tyre dhe me të gjitha preparatet e tyre, a do të kishin mundur të përpilonin një Kur’an të tillë ???. Natyrisht se jo.

Tematikat janë të shumta po ashtu edhe hulumtimet duhet të jenë të shumta ndërsa numrat shtohen dhe shumëfishohen, athua këtë a mund ta bëjnë të gjithë njerëzit e mos të flasin një njeri, analfabet siç ka qenë Muhamedi a.s. A mundet? Jo kurrsesi jo Pasha Zotin e Gjithësisë.

Kur’ ani veç ka kërkua prej atij i cili dyshon që të tentoj të sjell Kur’ an të ngjashëm dhe atë në ajetin fisnik.

“E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia sjellim gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni ( për ndihmë) dëshmitarët tuaj ( zotërat) pos Allahut, nëse jeni të sinqertë ( në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit). (Suretul Bekare; 23).

Kur’ani fisnik në këtë ajet fisnik i ka përfshi të gjitha llojet e mrekullive e prej tyre pa dyshim se edhe mrekullia numerike. Edhe nëse të gjithë njerëzit tubohen nuk do të mundnin pse rezultatin e ka sjell Kur’ani në ajetin fisnik:
“ E mos e paqit bërë ( deri më tash) e as që do ta bëni kurrë ( edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët.             (Suretul Bekare ; 24)

Dr. Musli Vërbani 

Thursday, January 28, 2016

Mendimet e medhhebit Hanefij

Mendimet e medhhebit Hanefij





Mendimet e medhhebit Hanefij, medhhebeve tjera dhe Vehabive rreth disa çështjeve të namazit

Zoti i Lartëmadhëruar ia shpalli Muhamedit a.s.  Kur’anin, përpos Kur’anit i cili është shpallje e drejtpërdrejtë edhe Hadithi  është shpallje jo e drejtpërdrejtë (Suneti) . Kijasi bënë krahasimin prej argumenteve të Kur’anit dhe të hadithit, ndërsa Ixhmai është unifikimi i të gjithë dijetarëve në një çështje e cila nuk është e permendur në Kur’an apo hadith e që nuk është në kundërshtim me Kur’anin dhe hadithin.
 Përpos këtyre katër burime të sheriatit janë edhe burimet tjera për të cilat nuk janë dakorduar dijetarët se janë argumente të sheriatit. Përpos kësaj dijetarët janë dakorduar për katër medhhebet tashmë të njohura, por nuk janë dakorduar për medhhebet tjera.
Medhhebet për të cilat janë dakorduar janë: medhhebi Hanefij; medhhebi Shafiij; medhhebi malikij dhe  medhhebi Hanbelij.
Lëvizja Vehabiste, më mirë të themi  kryengritja Vehabiste nuk është medhheb, nuk i pranon medhhebet, bile medhhebet i quan bid`at dhe  idhujtari. Duke trumbetuar se pasojnë Kur’anin dhe sunetin, ato i kundërshtojnë ata të cilët kanë pasuar Kur’anin dhe sunetin, sepse dihet mirëfilli se medhhebet pasojnë Kur’anin dhe sunetin sepse burim kryeor i medhhebeve është  Kur’ani dhe Suneti.
Për ta informuar opinionin, unë do të përqëndrohem vetëm në disa çështje të namazit të cilat  kanë të bëjnë me medhhebin hanefij medhhebet tjera dhe Vehabizmin.

Çështja e ngritjes së duarve gjatë tekbirit fillestar

Tekbiri fillestarë në namaz  është farz.
Argument është ajeti Kur’anor “dhe Zotin tënd madhëro”(mudethir;3).
Ngritja e duarve në tekbirin fillestarë është sunet. Argument i medhhebit Hanefij është transmetimi nga  ibn Shejbe se: “(Muhamedi a.s) i ka ngritur duart vetëm një herë gjatë tekbirit fillestar dhe nuk e ka përsërit gjatë namazit”.
Pas kësaj  parashtrohet pyetja për  nivelin e ngritjeve të duarve: deri tek veshët apo deri tek supet?

Në medhhebin Hanefij tekbiri fillestar është farz,  ngritja e duarve gjatë tekbirit fillestar është sunet dhe po ashtu ngritja e duarve deri te veshët gjatë tekbirit  fillestar është sunet. Kjo argumentohet me hadithin i cili transmetohet nga Malik ibn Huvejrithi  i cili ka thënë:”I dërguari i Allahut kur e thonte tekbirin i ngrinte duart deri sa nuk i krahasonte me veshët. ndërsa ne transmetimin tjetër ...deri sa nuk e prekte veshin”.
Kjo nuk do të thotë se Muhamedi a.s nuk i ka ngrit duart ndonjëherë deri te supet sepse transmetohet nga Vail bin Huxheri se ka thënë:
“E kam parë shumë herë të dërguarin e Allahut se i ka ngrit në nivel të veshëve me rastin e tekbirit fillestar, pastaj kam shkuar te ata sërish dhe i kam parë se i ngrenë duart deri tek supet kur ishte me këmishë dhe pelerinë.”
Shihet se vetëm në disa raste të veçanta kur i dërguari i Allahut kishte këmishën e cila nëse i ngrinte  duart deri te veshët do t’i binte, për këtë i ngrinte duart deri në supet ndërsa  në raste tjera i ngrinte duart deri te veshët.

  Çështja e ngritjes së duarëve në pjesët tjera të namazit

Tekbiri fillestar në namaz është farz,  tekbiret tjera në namaz janë sunet, edhe ngritja e duarve deri te veshët në fillim të namazit gjatë tekbirit fillestar ishte sunet, por parashtrohet pyetja e ngritjes  së duarve në pjesët tjera të namazit?
 Në medhhebin Hanefij ngritja e duarëve në pjesët tjera është mekruh. Ka dallim në mes të tekbireve dhe ngritjes së duarve, sepse tekbir është fjala “All-llahu ekber” ndërsa ngritja e duarve nuk quhet tekbir.
Duke biseduar me një xhemat , ai më tha : - “Ne  falemi me tekbire ndërsa ju pa tekbire !”
(E kuptova se ai nuk e di se cka do të thotë ”tekbir” , ai mendonte se ”tekbir” është ngritja e duarve para rukusë dhe pas rukusë. e dija se ka dëgjuar ligjërata por nuk ka pasur  përgatitje shkollore për ta kuptuar çështjen, e dija se është i cekët në dituri.)
I thash: - Po edhe ne falemi me “tekbire”.
Ai tha: - Jo! Ju nuk faleni me tekbire se nuk i ngritni duart, ne falemi me “tekbire”.
Iu përgjigja: - Po ngritja e duarve është diçka tjetër ndërsa “tekbiri” është thënia “Allahu Ekber” ndërsa ne themi “Allahu ekber”. Thënia “Allahu Ekber” në fillim të namazit është Farz ndërsa thënia “Allahu ekber” për  kalimin prej një rukni në një rukn tjetër të namazit është sunet, dhe ne këte sunet e praktikojmë në namaz.
Shkoi me atë bindje dhe edhe sot mendon se ne falemi pa “tekbire” ndërsa ata falen me “tekbire”!!?.
Edhe deri në këtë shkallë të injorancës kemi arritur sa që nuk dihet dallimi në mes të ngritjes së duarve dhe të tekbirit, apo ndoshta bëhet me qëllim që të devijohet masa dhe të mos dihen gjërat!.

Çështja e vendosjes së duarve në namaz

Qëndrimi në këmbë në namaz është farz, argument: “...dhe qëndroni në këmbë të përulëshëm”. Parashtrohet pyetja: Ku bëhet  vendosja e duarve gjatë qëndrimit në këmbë në namaz?
 Medhhebi hanefij e parasheh se në namaz , gjatë qëndrimit në këmbë është sunet që vendosja e duarve të bëhet nën kërthizë. Kjo argumentohet nga  transmetimi i Ebu Hurejres cili ka thënë: “Nga suneti në namaz është vendosja e shuplakës mbi shuplakë nën kërthizë”.
Edhe Ahmed ibn Hanbeli konsideron se duart duhet të mbahen nën kërthizë.
Medhhebi Malikij dhe Shafiij e parashohin vendosjen e duarve mbi  kërthizë.
Mendimi se është sunet vendosja e duarve në kraharor në namaz  i kundërvihet mendimit të katër imamëve dhe është i padrejtë sepse  argumentohet  me hadithet vijuese jokorrekte:
Ky mendim argumentohet me transmetimin nga Vail ibn Huxheri se ka thënë: “Kam falur me Pejgamberin e Allahut dhe ai e vendoste dorën e tij te djathtë mbi të majtën në kraharor.”
  Dijetarët  islamë nuk e kanë pranur këtë hadith si argument  për vendosjen e duarve në kraharor sepse Hadithet që flasin për vendosjen e duarve të Pejgamberit a.s. në krahëror në namaz udhëzojnë në atë se kjo nuk ka qenë nga sunnetet e tij të përhershme, të konfirmuara por se këtë e ka vepruar vetëm në disa situata përderi sa hadithet që flasin për vendosjen e duarve nën kërthizë udhëzojnë në atë se ka qenë nga sunnetet e përhershme të tij.

 Çështja e “Amin-it” në fund të “Fatihas”

Në fund të suretul Fatiha, fjala “Amin” nuk  është shkruar në Kur’an,kjo ka ndikua që dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth “aminit” në fund të fatihas në namaz, që të thuhet me zë apo të thuhet në heshtje ose që të mos thuhet fare.
Medhhebi  Malikij mendon  se “Amini” nuk është i shkruar në Kur’an, për këtë arsye nuk lejohet të thuhet as me zë dhe as pa zë  sepse është e ndaluar të shtohet diçka në Kur’an e cila nuk është e shkruar.
Medhhebi Shafiij dhe Hanbeli thonë se “Amini” në namaz  thuhet me zë.
Medhhebi Hanefij e ka zgjedh mesataren duke thëne se: “Amini” pas Fatihas në namaz, thuhet pa zë, dhe kjo është sunet,  dhe nuk thuhet me zë , kështu ai bënë ndërlidhjen e medhhebit Malikij me atë Shafiij dhe Hanbelij.
Është interesant se Vehabijtë janë në kundërshtim me medhhebin Malikij i cili  medhheb burim dhe argument pas Kur’anit, Sunetit, Ixhmait dhe Kijasit, e kanë medhhebin e sehabeve (banorëve të Medinës) , e që në çështjen në fjalë  Imam Maliku e ndalon thënien e “Aminit” në namaz edhe me zë edhe pa zë, ndërsa Vehabijtë thonë se veprojnë  sipas selefit!?. A thua banorët e Medinës së ndritur nuk janë selef e Vehabijtë janë Selef!?.

 Çështja e lëvizjes së gishtit  gjatë Këndimit të “etehijatit”.

Qëndrimi ulur në namaz është farz, ndërsa këndimi i Teshehudit (Etehijjatit) është vaxhib. Parashtrohet pyetja: Çka është lëvizja e gishtit gjatë këndimit të Ettehijatit?
Mospajtimi  në çështjen e lëvizjes respektivisht moslëvizjes së gishtit qëndron në mënyrën e kuptimit të haditheve të njëjta, pasi disa transmetues të hadithit e kanë kuptuar se është fjala për lëvizje dhe disa të tjerë kanë thënë se nuk kuptohet se duhet të lëvizet. Pra ekzistojnë transmetime se gishti tregues mbahet drejtuar nga kibla pa lëvizur dhe ekzistojnë transmetime se gishti tregues mbahet drejtuar nga kibla duke lëvizur.
Medhhebi hanefi e parasheh se: gishti tregues ngrihet në teshehud, gjatë thënies së shehadetit (dëshmisë) te fjala "La ilahe...”.ndërsa te pjesa e fjalës “...il-laLl-Llah” ulet (gishti tregues)
(Edhe pse ekzistojnë edhe mendime të tjera në këtë te henefitë, por ky është më i përhapuri).
  Shafitë e parashohin se: gishti tregues te fjala “la ilahe...” mbahet poshtë ndërsa ngrihet te fjala "...il-la Allah...”,
(ka edhe mendime  tjera të njohura).
Malikitë e parashohin se: gishti lëvizet majtas dhe djathtas gjatë tërë teshehudit.
Te hanbelit gishti ngrihet çdo herë që përmendet emri i Allahut, gjatë lutjeve.
  Disa dijetarë kanë anuar se të gjitha këto mënyra të mbajtjes së gishtit janë sunet dhe besimtarit i lejohet që ta praktikojë secilën nga këto.



Tesbihët pas namazit farz dhe sunet

  Tesbihët nuk bëhen para namazit, që do të thotë të thirret Ezani, të bëhen  tesbihët e pastaj të falet namazi, por falet namazi dhe bëhen  tesbihët që të plotësohen zbrazëtirat që eventualisht janë bërë brenda namazit.
Namazi i sabahut dhe Ikindisë nuk ka namaze sunete pas farzit, për këtë arsye tesbihët bëhen  pas farzit.
Namazi i drekës, akshamit dhe i jacisë ka sunete pas farzit për këtë arsye  tesbihët bëhen pas farzit dhe pas faljes së sunetit.
Falja e namazit sunet pas farzit është sunet, vetëm se është e pëlqyeshme që në mes të farzit dhe të sunetit të bëhet një ndarje duke e kënduar: “Allahumme entes-selam ve minkes-selam, tebarekte ja dhel Xhelali vel ikram.”
Pas përfundimit të farzit dhe dhënies së selamit, është mustehab që imami të lëvizë nga ana e tij e majtë për të plotësuar namazet sunete pas farzit, pas faljes së sunetit kthehet nga xhemati.
Pasi të kthehet në drejtim të xhematit, duke i ngritur duart, bën lutje (dua) për veten e tij, për prindërit dhe për muslimanët dhe e përfundon duke fërkuar fytyrën me duart e tij.


Çështja e tesbihut

Tesbih është fjala “Subhanellah” ; Tehmid është fjala “Elhamdulilah” ; Tekbir është fjala “Allahu Ekber”.  Tek ne fjala tesbih i përfshinë edhe të Lavdërimit edhe të Falënderimit edhe të Madhërimit të Zotit të Lartëmadhëruar, pra të tri shprehjet.
Muhamedi a.s ka thënë:
 “Ai që thotë pas çdo namazi  tridhjetë e tre herë “Subhan-Allah”, tridhjetë e tre herë “Elhamdulilah” dhe tridhjetë e tre herë “Allahu-Ekber” dhe pastaj e plotëson të njëqindtën herë me “la ilahe il-la-llahu uehdehuu la sheriike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ‘alaa kul-li shej-in kadiir, do t’i falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit!”
Nuk ka dyshim  se dijetarët këtë e parashohin së është sunet, por parashtrohet pyetja: Tesbihi a lejohet të bëhet me numratore apo duhet të bëhet numrimi me gishta apo duhet të numrohen në mendje?

Tesbihi me numratore

Numëratoret nuk janë tesbih edhe pse në gjuhën e popullit u thuhet edhe numratoreve tesbih por edhe fjaleve te sipërpërmendura tesbih, por tesbih është: “të lavdëruarit dhe të madhëruarit e Allahut”, dhe lejohet dhe është mirë të bëhet me gishta por lejohet të bëhet edhe me numratore.
Deri sa isha në xhami, një xhemat po tregon se haram janë “tesbihët”.
Nuk është Haram i thashë por është sunet.
Jo jo haram është dhe pikë se Muhamedi a.s nuk ka pas tesbih.
E dija se çka ka dëgjuar ka dëgjuar gabim, sepse fjala tesbih ka kuptimin edhe të fjalës “Subhanellah”,  por ka kuptimin edhe të “numëratores” (për tesbih) mirëpo ai e shprehi  mendimin e vet dhe shkoi.
Pas një kohe erdhi dhe më tha: Jo shprehjet por numratoret (tesbihët) janë haram.
E dija se kur është konsultuar, iu është sqaruar se Muhamedi a.s i ka bërë tesbihët me duar dhe jo me numratore,  por nuk ka asgjë të keqe që tesbihët të bëhen edhe me numratore  edhe me duar pra duke i përdorë duart si numëratore (gishtat) por edhe përmendësh nëse ndokush e ka të zhvilluar memorizimin. Si do që të jetë në Meke dhe Medine me miliona (numratore) tesbihë shiten, por edhe dijetarët me miliona herë thonë se tesbihi nuk bëhet vetem me numratore por mund të bëhen edhe me gishta, por çështja është se mirren numratoret(tesbihët) në xhami dhe hudhen në mbeturina e ndonjëherë edhe nëpër WC.  Parashtrohet një pyetje: A bëhen këto me vetëdije apo pavetëdije, me qëllim apo pa qëllim me dije apo pa dije me program të caktuar apo vetvetiu!??.

Çështja e të bërit tesbih me lajmërim

Nuk ka dyshim  se tesbihin dijetarët e parashohin së është sunet, por parashtrohet pyetja: A lejohet  tesbihi  të bëhet  bashkarisht me lajmërim apo jo?
Tesbihët në traditën tonë, nuk bëhen në kor,  por bëhet lajmërimi dhe çdonjëri  bën tesbih në veten e tij. Lajmëruesi, siç quhet tek ne muezini vetëm bënë lajmërimin, ndërsa prap se parap secili i bënë në veten e tij. Kjo formë ka të bëjë me traditën tonë për të inkurajuar tesbihun dhe për të mësuar bërjen e tesbihut dhe nuk mund të quhet bid`at, por mund të themi se  lejohet tesbihi në vete pa pasur nevojë lajmërimin  e askujt, por kjo nuk do të thotë se nuk  lejohet edhe nëpërmjet lajmërimit dhe që secili  t’i shpreh në vetvete tesbihët veç e veç , vetëm se duhet ditur se  tesbihi në traditën tonë nuk bëhet në formë të korit.
Në traditën tonë, pasi që namazi falet me xhematë në xhami tesbihi bëhet  me lajmërim dhe në të njejtën kohë dhe secili në heshtje edhe pse lejohet të bëhet veq e veq dhe jo në të njëjtën kohë mirëpo ndarja nga xhemati gjatë tesbihëve do të zvogëlonte dhe do ta bënte të pakuptimtë faljen e namazit me xhemat, sepse qëllimi i faljes së namazit me xhemat është forcimii unitetit, e jo dobësimi dhe , A thua çka do të arrihej nëse  ndahemi gjatë tesbihëve?.
 Vehabitë mendojnë se: Tesbihi me xhemat  është bid’at dhe nuk ka bazë, por çdo njëri bën tesbih në veten e tij, imami bënë  tesbih në vete dhe po ashtu çdonjëri prej tyre bën tesbih në vete.

Ngritja e duarve gjatë lutjes së namazit pas namazit 

Në përgjithësi lutja bëhet duke i ngritur duart  sepse është një prej shkaqeve të pranimit të lutjes edhe pse lejohet të bëhet lutja edhe pa i ngritur duart.
Ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s nuk i ka ngritur duart gjatë lutjes dhe ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s. ka inkurajuar që të bëhet ngritja e duarve gjatë lutjes, por kjo ka të bëjë me lutjen në raste të ndryshme dhe jo  lutjen  pas namazit. Parashtrohet pyetja: Posaçërisht gjatë lutjes pas namazit a lejohet ngritja e duarve apo nuk lejohet?.
Në traditën tonë gjatë lutjes së namazit bëhet ngritja e duarëve sepse ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s ka bë dua pas namazit, e ngritja e duarve në lutje ka përparësi ndaj mosngritjes së duarve edhe pse lutja bëhet edhe pa i  ngritur duart.
Vehabitë  thonë se:  ngritja e duarve gjatë lutjes  pas selamit të një namazi obligativ është është  bid’at (risi) në kundërshtim me Sunnetin sepse nuk është vëtetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i ka ngritur duart e tija gjatë bërjes së duasë pas namazeve obligative, apo edhe nuk është vërtetuar prej  ndonjërit prej sahabeve  të ketë ngritur duart dhe të ketë bërë dua pas një namazi obligativ (farz).
Vehabitë po ashtu mendojnë se bërja e duasë pa ngritjen e duarve dhe pa recitimin e saj bashkarisht (në xhemat) është në regull, sepse argumenti për këtë është raportuar prej të Dërguarit të All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), duke treguar se ai (Alejhi Selam) ka bërë dua para dhe pas namazit.

Çështja e duas në formë të përbashkët

Në traditën tonë namazi falet me xhematë në xhami,  lutja  bëhet bashkërisht, kjo  është më mirë se sa të bëhet veq e veq dhe të ndahemi  e pastaj  kush dëshiron mund të lutet sa të ketë mundësi dhe dëshirë. Ndarja nga xhemati kur bëhet  lutja do ta zvogëlonte dhe do ta bënte të pakuptimtë faljen e namazit me xhemat, sepse qëllimi i faljes së namazit me xhemat është forcimi i unitetit, e jo dobësimi dhe ndarja e xhematit, A thua çka do të arrihej nëse ne ndahemi gjatë bërjes së lutjeve.

Vehabitë thonë se: kjo është bid’at, sepse nuk është transmetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) apo ndonjë prej Sahabëve të tij e kanë bërë lutjen pas  namazit bashkërisht.


Çështja e faljes së drekës pas namazit të xhumas

Në kohën e Muhamedit a.s ka qenë vetëm Xhamija në Medine dhe kuptohet Qabja në Meke, kështu që  është falë vetëm namazi i xhumasë.
Me kalimin e kohës feja islame është shpërndarë në vende të ndryshme të botës, pastaj ka fillua ndërtimi i dy apo më shumë xhamive në një vend. Sa i përket namazeve tjera nuk ka dyshim se janë namaze të cilat falen edhe me xhemat edhe pa xhemat, ndërsa sa i përket namazit të xhumas kusht është xhemati. Kjo i ka nxitur dijetarët të merren me këtë çështje. Të falet vetëm e xhumaja apo të falet edhe dreka edhe e xhumaja?
Mendimi i shumicës së dijetarëve është se: nuk mbahet në mend që dikush nga sehabet  e kanë falur apo e kanë lejuar të falet namazi i xhumasë në dy vende në qytet,  sepse prej kushteve të rregullsisë së namazit të xhumasë është që të falet vetëm në një xhami në qytet. E për shkak të kujdesit pasi që e xhumaja  falet në shumë vende  falet edhe namazi i drekës pas xhumasë.
Maliku dhe Ebu Hanife. Argumentohen me atë se: Pejgamberi i Zotit dhe halifët e drejtë dhe ata pas tyre nga as’habët nuk e kanë falur namazin e xhumasë pos në një vend së bashku dhe nuk ka pasur nevojë për faljen e namazit të drekës sepse të gjitha kushtet e xhumasë janë përmbushur.
 Ibn Abidin (dietar i medhhebit Hanefij) thotë: “Ekziston dyshimi në rregullsinë e faljes së xhumasë në shumë vende në qytet sepse transmetohet nga Ebu Hanife, Tahaviu, Temretashi, Shafiiu, Maliku dhe në një prej dy transmetimeve nga Ahmed Ibn Hanbeli, se nuk lejohet të falet xhumaja në dy vende në qytet.”
Imam Shafiiu thotë: “Nëse qyteti është i madh dhe në të gjenden disa xhami, është e preferueshme që xhumaja të falet në xhaminë më të madhe, e nëse falet edhe në ndonjë xhami tjetër, do të falet edhe namazi i drekës prej katërrek’atesh. Ata që e kanë falur xhumanë në atë xhami, do të mbeten që së bashku ta falin edhe drekën.”
             Er-Rraziu thotë: “Ky është mendimi më i pranuar në medhheb sepse mospajtimi në çështjen e lejimit të faljes në dy vende në qytet është e fuqishme dhe është më mirë të jemi të kujdesshëm.”
Nga citatet e sipërme shohim se dijetarët e të katër medhhebeve lejojnë faljen e namazit të drekës pas xhumasë dhe nuk ekziston asnjë nga dijetarët që e ndalon këtë.

  Vehabitë mendojnë se: Pejgamberi i Zotit dhe as’habët e tij nuk e kanë falur namazin e drekës në atë kohë dhe se falja e namazit të drekës pas namazit të xhumasë është risi (bid’at) dhe vendosje e sheriatit të ri dhe  falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë kurse Allahu na ka urdhëruar pesë namaze ditore. Kjo është futje e risive në ibadete dhje nuk mund të pranohet,
Vehabitë po ashtu mendojnë se falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë.
Mendimi i tyre  se Pejgamberi a.s. nuk e ka falur drekën pas namazit të xhumasë as as’habët është jokorrekte sepse në kohën e Muhamedit a.s namazi i xhumasë falej vetëm në një vend dhe dhe nuk ka pasur nevojë për faljen e namazit të drekës pasi që  janë përmbushur të gjitha kushtet për namazin e xhumasë.
Mendimi i tyre se falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë është jokorrekte nga shkaku se, nëse ne e falim drekën që ta përmbushim xhumanë dhe ta heqim detyrimin e namazit nga vetja atëherë kjo nuk është dy namaze por një namaz farz, sikur nëse dikush me dorë të lënduar merr abdest në dorën e shëndoshë kurse tejemum në dorën e sëmurë nuk thuhet se ka marrë abdest dhe tejemum por vetëm abdest sikur edhe për atë që gabon në namaz dhe e kryen sehvi sexhden nuk thuhet se e ka falur edhe një rek’at plotësues por vetëm se e ka plotësuar dhe e ka përmirësuar atë që ka qenë i mangët.

  Duhet përmendur se edhe sot nëse në një qytet mbyllen xhamitë dytësore dhe bëhet falja vetëm në xhaminë kryesore , atëherë bëhet falja e namazit të xhumasë me 10 rekate dhe nuk ka nevojë që të bëhet falja e 6 rekateve të drekës pas namazit të xhumas.
Përfundim: Këto ishin disa çështje të cilat tregojnë përpikërinë e medhhebeve të cilët përpos farzeve, vaxhibeve , ata janë munduar që edhe sunetet dhe mustehabet të i detalizojnë duke rrespektuar mendimin e tjetrit  por duke i dhënë përparësi mendimit të vet e jo sikurse Vehabitë të cilët nuk shkojnë në atë drejtim duke  e respektuar mendimin e tjetrit por që mendimin e tjetrit e quajnë bid’at edhe nëse të tjerët kanë bazë dhe argumente edhe pse argumentimi i tjetrit nuk është i nivelit të fortë por i nivelit më të dobët por që mendimi i tjetrit nuk e ligjëson çështjen në farz, vaxhib apo sunet të fortë por në sunet jo të rregullt ose në mustehab ose në çështje të lejimit.

Dr. Musli Vërbani


Wednesday, January 27, 2016

Serbia përdori shqiptarët kundër turqve në Ballkan

Bislimi sjell dëshmi tronditëse: Serbia përdori shqiptarët kundër turqve në Ballkan
 Ish sekretari shtetëror dhe historiani i njohur në Maqedoni, Muzafer Bislimi po publikon të dhëna tronditëse për atë se si Serbia ka shkaktuar konflikte mes shqiptarëve dhe turqve në Ballkan.


Të gjithë këtë, sipas këtij dokumentacioni, Serbia e ka bërë me qëllim që ta forcoje veten dhe të ketë sa më lehtë t`i nënshtroje shqiptarët, transmeton zhurnal.mk
“Sa aktuale kjo!!!
Nga historia duhet të mësojmë! Kjo është para 104 vjetëve , por nuk don të thotë se nuk ka ende veprime të tilla!?
Shikoni direktivat serbe për punën e tyre me shqiptarët në vitin 1912 në prag të luftërave ballkanike. Këtu e keni përkthimin shqip, ndërsa në shtojcë e keni edhe origjinalin e vitit 1912!
UDHËZIM MBI VEPRIMET ME SHQIPTARËT
11 KORRIK 1912
MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME KONSULLATAVE
Pikëpamja jonë sa i përket marrëdhënieve tona ndaj shqiptarëve është:
Duhet me të gjitha forcat që të ndihmojmë një përçarje sa më të madhe mes turqve dhe shqiptarëve, përçarja duhet të jetë aq e madhe sa që asnjëherë të mos mund të tejkalohet. Shqiptarët, pra duhet të nxiten për luftë kundër Turqisë, dhe jo vetëm të kurajohen, po në atë mënyrë edhe të ndihmohen. 
Por, nuk duhet që kjo ndihmë të jetë e tillë që ata të bëhen zot të situatës. Sa është interesi serb që pushteti turk mbi shqiptarët të zbehet aq më shumë është interesi që kjo luftë mos të nxjerr shqiptarët si fitimtar aq më shumë kur ajo ka një karakter nacional çlirimtar si që ka tash lëvizja e shqiptarëve. 
Ne duhet t`u japim shqiptarëve ndihmë në luftën kundër ushtrive turke ( me këshilla, armë, municion, njerëz të stërvitur, para dhe tjera ), por të kemi kujdes mos të humbim plotësisht besimin e turqve dhe mos u bëjmë shumë pengesa ushtrive turke kur ata do ndërmarrin aksione luftarake për shtyje të Lëvizjes çlirimtare shqiptare. 
Në këtë mënyrë ne kemi arritur:

a) Shqiptarët dhe turqit në luftën mes tyre do të dobësohen aq sa që turqit do dobësoheshin në luftën kundër Serbisë, por edhe aleatëve të saj ballkanik ( bullgarët, grekët dhe malazezët, pasi mes tyre patjetër të bëhet aleancë ) që patjetër do bëhet dhe ata të fitojnë përshtypjen se pa ndihmën tonë nuk mund të bëjnë asgjë kundër turqve;
b)  Shqiptarët në NE do të shohin mikun e vërtet dhe mbrojtës të tyre dhe në një kohë do bëhen edhe aleat tanë politik;
c) Serbia kështu do të ruaj forcat e saja të armatosura për luftën vendimtare që do të ketë me turqit një ditë.
Qëndrim të tillë duhet të ndërmarrin edhe malazezët. Ndërsa ne duhet që te shqiptarët të krijojmë miq, të forcojmë marrëdhëniet e ndërsjella dhe besimin, po edhe nëse deri diku krijojmë mos besim te Turqia.
E ardhmja e kombit tonë sikur varet nga marrëdhëniet e besimit mes serbëve dhe shqiptarëve.
Beograd, 11 korrik, 1912 Jovan Jovanoviq-d.v.”, shkroi ndërmjet tjerash Muzafer Bislimi, transmeton zhurnal.mk



Tuesday, January 26, 2016

Hak teala

Hak teala


Hak teala kur e krijoi Ademin
E hjeshoi Ai me te gjithë alemin


Gjithë melaqet Ademit sexhde i banë
N’Levhi mahfudh emri Hakut kështu u kanë


Me nur t’shejtit Ademin Haku e gëzoi
Prej xhenneti n’këtë dynja me te e çoi


I tha dije që ky nur i Mustafas
Pas shumë kohe do t’i epet ky Havas


Dhe tha ta dijsh që ky nur i dostit tim
I Resulit, Muhamedit t’dashnit tim


E për këtë nur Ademit Haku i ka thënë
Marrin t’gjithë prej tina dritë dhe diell e hënë


Mbet’ me muaj nuri me të dhe me vjet
Deri nisi Shiti që me le në këtë jetë


Atëherë Havës ju dha dhe ju ba bejan 
Mbet me Havën nuri edhe shumë zeman


Për silsile t’shejtit gjithë vinte ky nur 
Deri bëni Muhamedi n’jetë zuhur


Pasiqë e gjet ky nur vendin e vetë
Pas Resulit askujt më miras s’i mbet


Prej Resulit n’dashi ju me pasë shefat
Shpirtit t’tij thueni me ashk es-salat



«sexhde» - pjesë e namazit, përulje me fytyrë në tokë;
«Levhi Mahfudh» - Libri i amshuem; 
«Mustafa» - emër i Muhamedit (i zgjedhur)
«Hava» - bashkëshortja e Ademit, nëna e njerëzimit
«Shiti» - djali i Ademit, emër njeriu;
«zuhur» - doli në shesh, u lajmërua;
«miras» - trashëgim (origj. mirath);
«bejan» - shpjegim, dëftim;
«zeman» - kohë;
«silsile - verig (paraardhësit).

Sunday, January 24, 2016

NAMAZET NAFILE, MEDHHEBI HANEFI


Shejh Muhamed Alauddin ibn Muhamed Emin Abidin Ed-Dimeshkij el hanefij

- Sunetet e forta (muek-kede) janë katër rekate para farzit të drekës, katër rekate para farzit të xhumasë dhe katër rekate pas farzit të xhumasë që fallen me një selam, e nëse falen me dy selame nuk është zhvendosur nga suneti. Gjithashtu sunete të forta (muek-kede) janë edhe dy rekate para farzit të sabahut, dy rekate pas farzit të drekës, dy rekate pas farzit të akshamit dhe dy rekate pas farzit të jacisë.

- Mustehab është që të falen katër rekate para farzit të iqindisë, katër rekate para farzit të jacisë si dhe katër rekate pas farzit të jacisë[1] me një selam, e nëse donë i falë edhe dy rekate. Po ashtu është mustehab që pas farzit të drekës[2] të falen katër rekate sunet, si dhe pas farzit të akshamit gjashtë rekate me tre selame[3].

- Nga sunetet më të forta është suneti i namazit të sabahut[4], namaz ky i cili nuk lejohet ulur e as në mjet të udhëtimit pa arsye, për dallim nga namazi i teravive dhe suneteve tjera të cilat lejohen edhe pse falja e tyre ulur pa arsye[5], është sa gjysma e sevapit të faljes këmbë.

- Suneti i sabahut nuk lejohet të lihet pa e falur për dijetarin i cili jep fetva, e as për gjykatësin i cili punon me gjykimin dhe shqyrtimin e akuzave, as për nxënësin e diturisë që frikohet se po i humb mësimi ose diçka nga ai, për dallim nga sunetet tjera të cilat mund të lihen për këto gjëra. Andaj sunetet tjera duhet të falen kur të jenë të lirë n kohët tjera.

- Namazi i sabahut, falet kaza nëse me te ka ngelur pa u falë edhe farzi i sabahut, deri para kalimit të diellit në zenit (zevalit), e nëse ka ngelur pa u falur vetëm suneti i sabahut, nuk bëhet kaza. Ai gjithashtu nuk falet as para lidhjes e as pas zevalit.

-Nëse i ka falur dy rekate namaz nafile vullnetare duke menduar se mëngjesi akoma nuk ka hyr koha e sabahut, e më pas vëren se koha e namazit të sabahut paska hyrë, ato dy rekate i vlejnë për dy rekate sunet të sabahut.

- Suneti tjetër më i fortë pas sunetit të sabahut janë katër rekatet sunet para farzit të drekës, e pastaj të gjitha sunetet janë të barabartë.

- Në namazet që janë suneti i fortë(muek-kede) katër rekatëshe, në uljen (etehijatin) e parë këndohet vetëm etehij-jati dhe shehadeti, e kur të ngritët në rekatin e tretë nuk lexohet “Subhaneke All-llahume”, për dallim nga nafilet tjera katër rekatëshe ku në fillim të rekatit të tretë këndohet Subhaneke, pastaj eudhu bil-lahi dhe bismil-lahi, kurse në uljen e parë pas etehijatit lexohen edhe salevatet.

- Nëse falë namaz nafile më shumë se dy rekate dhe i plotëson katër rekate dhe nuk ka ndejtur ulur në etehijat vetëm se në fund të katër rekateve, namazi vlen istihsanen, sepse ai është bërë si të jetë një namaz, kurse farz është qëndrimi ulur n fund të namazit[6].

- Falja e më shumë se katër rekateve nafile me një selam gjatë ditës është mekruh, kurse gjatë natës më shumë se tetë rekate me një selam, kurse si ditën ashtu edhe natën më mirë është të falen nga katër rekate.

- Namazi i natës[7] është më i preferuar se sa namazi i ditës[8], si dhe zgjatja e qëndrimit në këmbë është më e dashur se sa rënia në sexhde shumë herë[9].

- Nëse falësi i namazit të nafiles dëshiron të falë ulur, ulet sikur në etehijat, porse gjatë leximit të Kur’anit i mabnë durt lidhur nën kërthizë.


[1]. Katër rekate pas farzit të jacisë me një selam. Kjo bazohet në transmetimin e Aishes r.a. se pejgamberi s.a.v.s. para farzit të jacisë i falte katër rekate, pastaj edhe pas farzit të jacisë i falte katër rekate, e pastaj mbështetej dhe pushonte. Merakijel felah, Shurunbilali.

[2]. Pra që dy rekateve sunet tia shtojë edhe dy rekate dhe bëhen katër rekate. Merakijel Felah, Shurunbilali

[3]. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush i fal pas namazit të akshamit gjashtë rekate, ai regjistrohet me penduesit” pastaj e lxoi ajetin:”vërtet Ai u fal atyre që pendohen”. Merakijel Felah, Shurunbilali.

[4]. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:” Dy rekate të namazit të sabahit janë më të dashur tek unë se sa tërë dunjaja dhe ajo çka është në te”, kurse në një transmetim tjetër thuhet ”më e mirë se tërë dunjaja dhe çka ka në te” Merakijel Felah, Shurunbilali.

[5]. Kjo është sipas mendimit që thuhet se janë vaxhib.

[6]. Sepse ky namaz është shndërruar në katër rekate. Mos qëndrimi në etehijat pas dy rekateve me harresë, detyron sehvi sexhde. Nëse nuk qëndron në etehijtin e parë, dhe ngritët në rekatin e tretë dhe i kujtohet se nuk ka qëndruar në etehijat, detyrohet të ulet , nëse në reqatin e tretë nuk ka bërë sexhde. Merakijel felah, Shurunbilali.

[7]. Veçanërisht namazi i cili falet në pjesën e tretë të natës. Merakijel felah, Shurunbilali.

[8]. Sepse namazi i natës është më i rëndë për njeriun. Allahu xh.sh. ka thënë: “I heqin trupat e tyre prej dyshekëve” Merakijel felah, Shurunbilali.

[9]. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:”namazi më me vlerë është ia që qëndrohet gjatë në këmbë“Merakijel Felah, Shurunbilali.


Përkthyer nga libri : “El hedijjetul Alaijje”
Jusuf Zimeri

Friday, January 22, 2016

Hallallëku i punës dhe fitimit në Islam

Hallallëku i punës dhe fitimit në Islam





 “Dhe thuaj: “Punoni! Se All-llahu do ta shoh punën tuaj, por edhe Pejgamberi i Tij, edhe besimtarët. Dhe ju do të ktheheni te Ai i cili e di të padukshmen dhe të dukshmen, prandaj, do t’ju informoj se çfarë keni punuar.” (Teube, 105).

Të dashur xhemat, sot është një maji, që njihet ndryshe edhe si dita ndërkombëtare e punës.
Vëllezër e motra, ne jetojmë në një vend ku puna zë vendin e parë në jetë, dhe si e tillë shihet edhe si rasti më i mirë për të fituar dinarin e jetës. Por, vallë, a mjafton të punojmë vetëm për të fituar, apo se puna ka edhe dimensione të tjera? Sipas Fesë islame, Allahu xh.sh., tokën e bëri të shtruar për njeriun, kurse njeriun e krijoi të tillë që të mund të lëviz, të punojë dhe të jetë aktiv në jetë. Feja jonë e bukur i kushton kujdes të veçantë punës dhe punëtorëve.
Është kënaqësi e veçantë tek lexojmë jetën e Pejgamberit a.s., dhe kur shohim se si ai puth dorën e një punëtori. Tregohet se pas kthimit të Pejgamberit a.s, nga lufta e Tebukut, Sead Ensariu doli në pritje të tij dhe ia kapi duart Muhammedit a.s. Pejgamberi i Allahut e kuptoi se duart e Ensarit ishin të thata dhe e pyeti se pse i ka duart e plasura dhe të thata. Njeriu tha: “Punojë me kazmë dhe lopatë për të mbuluar shpenzimet e familjes.” Pejgamberi a.s., ia puthi atij dorën dhe i tha këto fjalë:“Kjo është dora të cilën nuk e djeg zjarri i xhehennemit.” Në një rast tjetër, ai i bekuar, s.a.v.s., pati porositur: “Mëkatet që njeriu bën në këtë jetë janë të llojllojshme, të mëdha e të rënda, që nuk mund t’i fshijë dhe t’i zhduk ndonjë prej ibadeteve që janë si namazi, agjërimi, haxhi e tjera, përveçse mundimi dhe brenga që kaplon njeriun teksa ai është duke kërkuar ushqim për familjen e tij.”
Punëtori i cili mundohet që fitimin e tij ta ketë hallall, ai sipas Islamit konsiderohet “luftëtar në rrugën e Zotit.”
Në një rast tjetër, Muhammedi a.s., ka thënë: “Në xhennet ka një derexhe, të cilën mund ta arrijnë vetëm tre persona: udhëheqësi i drejtë, ai i cili në vazhdimësi i mbanë lidhjet farefisnore, dhe ai i cili është i durueshëm me familjen e tij, ashtu që nuk ankohet nga shpenzimet e tyre.”
Vetëm njeriu i cili punon dhe fiton, ka mundësi t’i plotësoj të gjitha shartet e Islamit. I varfëri nuk mund të jep zeqatë, nuk mund të therë kurban, e as Haxhin nuk mund ta kryej, kurse krejt kjo që përmendem bënë pjesë te adhurimet të cilat përbëjnë esencën e Islamit. 
Xhemat i nderuar, puna nuk duhet të shihet vetëm si mjet dhe qëllim kryesor në jetë. Ka shumë të tillë që, për shkak të punës, ka lënë pasdore familjen, shoqërinë, namazin, xhaminë, vatanin, etj. Muslimani i vërtetë punën e sheh si një mjet, për të arritur shumë qëllime të tjera më fisnike. Nëse një njeri shkon në punë, dhe më parë ka falë namazin dhe ka pastruar nijetin për punë, që atë ta bëjë vetëm për hir të Allahut, njëjtë është sikur të ketë shkuar në xhami. Dhe gjersa të kthehet nga puna, koha e tij i llogaritet sikur ta ketë kaluar  dhe adhuruar Allahun në ruku’ dhe sexhde.
Për fund, dëshiroj që këtë hytbe ta përmbyll me dy porosi të Pejgamberit a.s. E para thotë: “Me të vërtetë, Allahu e do shumë robin e devotshëm dhe të pasur.” Dhe  e dyta: “Dora që jep, është shumë më e mirë, se ajo dorë që vetëm merr.”
Duhet të dimë se një dorë që jep, pa dyshim se është një dorë që punon, fiton, pasurohet dhe përkrah të tjerët. Allahu na bëftë prej atyre që punojnë dhe kontribuojnë për familjet e tyre dhe për mbarë shoqërinë.
(Hutbeja e Xhumasë, mbajtur  më 01.05.2015, në xhaminë El-Hidaje në St. Gallen të Zvicrës, nga imami  Hfz. Mehas Alija)


Shkruan: Hfz. Mehas Alija

Thursday, January 21, 2016

Mrekullit (kerametet) e Evlijave

Mrekullit (kerametet) e Evlijave





Në lidhje me "mrekullitë" (kerametet) e Evlijave (miqve/dashamirëve të Allahut).
Imam el-Lakani thotë në veprën e tij ku paraqet qëndrimet e Akidës Sunite:
“Afirmo mrekullitë (kerametet) e miqve të Allahut,
Dhe largoju fjalëve të kujto që i mohon ato.”
(Xhewherat-et-Tewhid, strofa #83)
Poashtu Imam Tahaviu thotë:
“Ne besojmë në atë që e dimë prej Kerameteve, mrekullitë e eulijave,
dhe në rrëfimet autentike në lidhje me ta prej burimeve të besueshme.”
(Akideja Tahaviut, pika 99)
- Cka eshte nje Ewlija?
Fjala "welij" (shumësi ewlija') dmth "mik i Zotit." Allahu (s.w.t.) i përshkruan këta njerëz në Kur'an duke thënë: "Me të vërtetë, për të dashurit e Perëndisë nuk ka frikë as pikëllim, të cilët besuan dhe ishin (prej atyre) që frikësohen. " (10:62) Në dritën e këtij ajeti, dijetarët shpjegojnë që një "welijj" është dikush që beson në Allahun dhe pastaj vepron sipas besimit të tij duke iu përmbajtur obligimeve që ia ka caktuar Ai (s.w.t.), dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij.
Është transmetuar nga ‘Umer bin el-Hatab që Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë:
“‘Prej robërve të Allahut janë disa që as nuk janë pejgamber as nuk janë shehid (dëshmorë), por në ditën e gjykimit Pejgamberët dhe shehidët do të lakmojnë gradën e tyre (të xhenetit)’. Sahabët e pyetën: ‘O i Dërguar i Allahut, na trego, kush janë ata njerëz?’ Ai u përgjigj: ‘ata janë të cilët duan njëri tjetrin për hir të Allahut. Ata as nuk janë farefis me njëri tjetrin as nuk kanë prona për të shkëmbyer. Betohem në Allahun se ata do të kenë fytyra të ndritura, ata do të jenë në ulëse prej dritës. Ata nuk do të kenë frikë kur të tjerët do të jenë të frikësuar, ata nuk do të kenë brenga kur të tjerët do të jenë të hidhëruar.’ Pastaj ai recitoi ajetin: Padyshim, për dashamirët e Perëndisë nuk ka frikë as pikëllim. [10:62.]“

Nga:
Ebu Davudi, Sunen, 3:288 (#3527);
Bejhekiu, Shu‘eb-ul-iman, (6:486#8998, 8999);
Hatib Tebrizi, Mishkat-ul-mesabih, libri i edebeve (sjelljeve të mira) kap. 16 (3:75-6#5012).

Wednesday, January 20, 2016

Letra e Edip Tershanes drejtuar Enver Hoxhes

Letra e Edip Tershanes drejtuar Enver Hoxhes

Me 18 Janar 1948 pushkatohet Edip Tershana i lindur ne Diber 
Kjo eshte letra e Edip Tershanes drejtuar Enver Hoxhes
Enver! Ideali Kombëtar më ka ba që jam kundra Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Unë isha në Dibër krijuesi i saj. Lëvizja Nacional Çlirimtare është në tradhëti e Atdheut, se jo vetëm që hoqi dorë nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor Shqipëria është në robëri të Beligradit politikisht dhe ekonomisht. Sot organizatorët Sllavë janë ata që drejtojnë punët shtetnore dhe para shtetnore. Kjo është tradhti. Sot politika e jashtëme e juaj sllave,ka shkaktuar që UNB të jetë kundër nesh, humbin shumë miq; kjo është Tradhti.
Jam kundra për vrasjet me Gjyq dhe pa Gjyq, që i bëhen këtij Populli, pse kështu don sllavi. Për 20000-30000 shqiptarë që dergjen në burg se s’janë “Komunista” sllavë. Kjo është tradhti. Jam kundra se e plaçkiti. Ky është pushteti, që varfënoi tregun shqiptar për të vesh klyshët e Rusisë dhe e la popullin byth-lakuriq, ndërkoh, qëne kishim për 20 vjet rresht –mbathje, kjo është pra tradhtia. Jam kundra këtij Pushteti, se është spekulator tuee grabit popullin me Ligj dhe mallin e sekuestruar nga tregëtarët po ja shet ma shtrejt se ç’e kishin ata, duke lanë në rrugë një numër familjesh të tregtarëve, kinse spekullatorë. Kurse Pushteti është më spekullator, se ja mori misrin 10 lekë e ja shiti 11.50; ja mori grunin 10 lekë ja shiti 15, mori duhanin 15-20 Fr, ja shiti 100-120 Fr.
Mallin e U.N.R.A.S nuk e pa populli, se një pjesë e madhe e tij, shkoi në Rusi e te Titua. Kjo është tradhti. Jam kundra se për dy vjet kemi shpenzuar dy miliard e disa milion Fr.shq për të ushqyer Pecot e amshorët e Frontit. Sot thuhet gjithçka për Pushtetin, ndërsa dje Nacionalistat thonin gjithçka për Atdheun. A nuk janë tradhëti këto?
Jam kundra thirrjeve “Jemi bij të Stalinit”, sepse e ulin shumë poshtë rininë, aq poshtë, sa kur përmend Stalinin të gjithë ngrihen në këmbë. Jam kundra, se injoranca s’don kulturën: kështu duan sllavët.Kjo bësoj është tradhëti. Jam kundra, sepse s’ka liri fjale e shtyp të lirë. Ka vetëm terror. Kjo është shqiptarizëm: të rrojnë të Frontit, të tjerët të vdesin?
Jam kundra, se në historinë për shkollat Unike thuhet: Ballkani në kohët e lashta banohej prej grekëve e maqedonasve e se ilirët e lavdishëm u zhdukën. Kështu i shërbejmë imperializmit sllav. Pjetri tha: Rusia duhet të ketë tre sy: Vlladivostok, Petrograd e Durrës dhe dishepullli i tij Stalini me pushtetin tradhtar të sotshëm në Shqipëri, ja mbrriti dhe tek ne kësaj ëndrre.
Jam kundra, se grabitni teshat e “reaksionarëve”, si i quani ju pra grabit dhe ha. Kësaj i thonë me vjedh lirisht. Jam kundra, se oficerët të Mbrojtjes këtu në Dibër, arrijnë me grabit gratë e botës, me grabit karriollat e teshat shtëpiake e askush nuk tha ndal. Kjo është poshtërsi. Jam kundra, se tregtia, toka dhe nëntoka, Ekonomia Kombëtare janë në dorë të sllavëve. Njëzet shoqni jugosllave në ekonominë shqiptare, a s’është kjo tradhti e naltë?
Enver!
Tue i çfaq këto, tue qenë i vendosur me Idealin Kombëtar, unë kam qenë, jam kundra Pushtetit e këtë ja kam vu në dritë popullit, i cili e ka pa dhe pranue, se 95% është kundra Pushtetit. Revoltën veç terrori i madh e mbanë. Pret nënë e mjerë, pasi i jati do të vrasë të birin e të bijën e vet. Edhe kjo është tradhëti e pushtetit popullor.
Ky Pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhëti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr, jeni tue ja ba Atdheut dhe me politikën tuaj të jashtme. A s’është tradhëti?
Rroftë Ideali Kombëtar!
Rroftë Shqipëria me Kosovën,që ju ja falët Jugosllavisë!
Rroftë Populli Shqiptar!
Rroftë Flamuri Kombëtar i panjollosur! 22.11.1947
Me shume respekt 

Benjamin Bakalli

Tuesday, January 19, 2016

Fjalimi i mevludit nabavijj sharif

FJALIMI I MEWLUDIT NABAWIJJ SHARIF

(Allahu i shpërbleft ata që e përdorin këtë shkrim për të ligjeruar)




Allahu ka thënë në Kur an :
﴿ قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ ﴾
Që do të thotë : Thuaj, me mirësin (islamin) e Zotit dhe mëshirën e Tij ( Kur anin), me këtë le të lumturohen, kjo është më e mirë se gjithçka ka në ktë Botë» [sôurat Yôunous / 58].
Gjenealogjia e Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam
Është Abou l-Qâcim, Muhammad
Salla l-Lâhou `alayhi wa sallam
I Biri i `Abdou l-Lâh djali`Abdou l-MouTTalib djali Hâshimit djali i `Abdou Manâf djali i KouSajj djali i Kilâb djali i Mourrah djali i de Ka`b
Djali i Lou’ajj djali i Ghâlib djali i Fihr djali i Mâlik djali i An-NaDr
Djali i Kinânah djali i Khouzaymah djali i Moudrikah djali i Ilyâs
Djali i MouDar djali i Nizâr djali i Ma`add djali i `Adnân
dhe `Adnân zbret nga Profèti Ismâ`îl `alajhi s-salâm
djali i Profètit Ibrâhîm `alajhi s-salâm.
Muslim transmeton se Pejgamberi salla Allahu ^alajhi wa sellam ka thënë :
إن الله اصطفى كنانة من ولد إسمعيل, واصطفى قريشا من كنانة, واصطفى من قريش بني هاشم, واصطفاني من بني هاشم
Që do të thotë : « Fakt Allahu e ka zgjedhur Kinanin nga pasardhësit e Isma^ilit ; dhe e ka zgjedhur Kurajshin nga Kinanah ; dhe i ka zgjedhur nga Kurajshi bijt e Hashimit ; dhe më ka zgjedhur mua nga bijt e Hashimit. »
Pra Pejgamberi salla Allahu ^alajhi wa sellam është nga nji linjë burrash fisnik në shembullë të të gjithë Pejgamberëve, dhe ai është më i miri i asaj linje, dhe gjithashtu është më i miri i të gjithë bijve të Ademit !
Lindja e Pejgamberit Mouhammad, salla Allahu alajhi wa sellam
Al-Bayhaqiyy transmeton nga Ibnou `Abbâs që ka thënë : Pejgamberi ka lind vitin e Elefantit, kurse Muaji i lindjes së tij është Rabbi ul Awal, muaji i tretë Hanorë, dhe ajo që është e përmbajtur nga Dijëtarët është se ka lindur në Natën e 12 të këtij Muaji, Natën e Hënë. Dhe për ktë dijëtarët jan të një mendimi pa divergjencë, Muslim transmeton nga Abu Katadah al Ansarijji se ka thënë : është pyetur Pejgamberi në çështje të agjërimit të ditës së Hënë, ka thënë :
« ذاك يوم ولدت فيه، وأُنزل عليّ فيه »
Që do të thotë : « Në ktë ditë kam lindur, dhe në ktë ditë e kam marrë revelatën ».
Pra pejgamberi Muhammed salla Allahu ^alajhi wa sellam ka lind të Hënën më 12 Rabiu l Awal vitin e Elefantit.
Allâhu Ta`âlâ thotë në Kour’ânin fisnik :
﴿ لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ ﴾
(laqad xhâ’akoum rasuloun min ‘anfusikum `azîzun `alajhi mâ `anittoum HarîSoun `alajkoum bi l-mou’minîna ra’ôufoun raHîm)
Që do të thotë : « Ju ka ardhë nji Lajmëtar nga mesi juaj, i cili frigohet për ju që mos të veproni asisoji që të meritoni dënimin, e do për ju udhëzimin, dhe është ndaj jush plotë kompasion dhe mëshir. » [sôurat At-Tawbah / 128].
Allahu Ta^ala e ka Dërguar zotëroten tonë Muhammedin salla Allahu ^alajhi wa sellam dhe e ka bër atë, krijesën e tij më të mirë, më perfekte në krijim dhe më të lartë në gradë sipas gjykimit të Zotit.
Allahu e ka përvetësuar me virtytet dhe atributet më të larta dhe të lavdueshme ndaj të gjitha tjerave krijesa, dhe e bëri që në lindjen e tij të paraqiten gjëra që tregojn për madhështin e bekimeve të tija.
Njëri nga dijëtarët nga ata të cilët kan shkruajtur botime në lidhje me lindjen e Pejgamberit, thotë : Aminah bija e Wahbit mbeti shatëzane bartëse e Pejgamberit ^alajhi salatu wa selam një pasdite të ditës Xhuma^ të Natës së parë të Muajit Raxhab. Gjatë shtatëzanësis së saj të Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam, zogjët fluturonin rrethë e rrotullë saj në shenjë nderimi ndaj atij të cilin ajo bartëte në vehten e saj. Kur ajo donte të nxirrte Ujë nga pusi, Niveli i Ujit hipte deri nalt kështu që ajo të mund të merrë ujë pa u munduar dhe ta ketë lehtë, dhe kjo për nderë dhe glorifikim të Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam.
Ajo thoshte ; dëgjoja Tasbihin e Engjujve rrethë meje dhe e kam dëgjuar dikush të thojë, « Ja zotëroteja i Lajmëtarëve ». Dhe kam parë në Ëndërr nji Lis i cili kishte në degët e tij yje, dhe ndër ata yje ishte nji yllë që shkëlqente më shumë se të tjerët me dritë, kur e shiqova dhe fillova të shijoj dritën e tij dhe xixëllimin e tij, ai ra në prehërin timë. Dhe dëgjova nji zë më tha ; Ja ky është Profeti, zotëriu i të Dërguarve. Dhe nji Engjullë erdhi tej meje dhe më lajmësiti : Ty je shtatëzëne e më të mirit të Dërguar dhe zotëriun e Besimtarëve. U zgjova nga gjumi dhe i tregova për atë që pashë në ëndërr burrit timë, ai më tha, të shkojm dhe të shofim Khalifa Ibnu Attab, ai do ta shpjegojë ëndrrën tënde. Shkuam që ta shohim dhe ia tregova atë që kisha parë, më tha ; Lisi është Ibrahimi i afërti i Zotit ^alajhi selam, ndërsa Yjet jan Pejgamberët nga pasardhësit e tij, kurse Ylli që xixëllonte dhe shkëlqente më shumë se të tjerët, është Profeti që do shfaqet në këtë epokë, ai i cili do të i rrënojë idolet dhe do adhurojë të Mëshirshmin, dhe fakti që ai Yllë ka ra në prehërin tënd, do me thënë se ti do ta lindish atë. Lajmi i tij, do të përhapet nga lindja në perëndim.
Abdullahu, Babai i Pejgamberit Muhammed, salla Allahu ^alajhi wa sellam, pastaj u sëmurë dhe ndërroi jetë në Jathrib në Medinë, në atë kohë Aminja ishte në muajin e gjasht të shtatëzanësis së saj me Pejgamberin ^alajhi salaatu wa sellam. Kur vdiq Abdullahu, Engjujtë e pytën Allahun, jo për të shprehur kundërshtim, sepse Engjujtë kurrë nuk e kundërshtojn Allahun as nuk jan të prirë për diçka të tillë, por për të u informuar. Thanë, « O Zoti ynë, Profeti ytë që është i dashuri Ytë, do jetë ndaj Jetim ? Allahu Ta^alaa thotë : Unë jam prioritar për ta mbrojtur, jam prioritar ndaj të Atit tij dhe Nënës së tij. Unë e kam krijuar dhe Unë do ia japë rizkun, Unë do e rris dhe do ia japë fitoren kundër Armiqëve të tij, dhe jam mbi gjithçka I PlotëFuqishëm ».
Gjatë shatëzanësis së Aminas Nënës së Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam, u shfaq aher qartësia e bindjes dhe drita e Muhammedit salla Allahu ^alajhi wa sellam në fytyrën e saj.
Në çdonjërin Muaj të shtatëzanësis së saj vinte tek ajo nji Profetë, Profetët e përgëzonin për lindjen e të Dërguarit të Allahut ^alajhi salatu wa selam. Në Muajin e parë të shtatëzanësis i erdhi Ademi alajhi selam dhe e përgëzoi, në të dytin Shithi, në të tretin muajë e ka parë Idrisin ^alajhi selam, në të katërtin Nuhin, në të pestin Hudin, në të gjashtin Ibrahimin, në të shtatin, Profetin Isma^ilin, në të tetin muajë e ka parë Profetin Musa dhe në të nëntin Isain = Jesusin alajhi selam dhe gjithashtu e përgëzoi për lajmin e mirë të lindjes së Profetit Muhammed salla Allahu ^alajhi wa sellam në këtë Muaj.
Kur Muaji Rabiu l Awal filloi, në Natën e dymbidhjetë, ishte Nata e të Hënës, nji Natë e ndriçuar, AbdulMuttalib kishte dalë me djemt e tij të iu sillet Qabes së bekuar, Aminah ishte mbetur vetëm në shtëpi pa njeri afër saj. AbduMuttalib kishte mshelur derën mbi atë nga frika se mos hynë dikush tek ajo. Ajo tregon, thotë, Mbeta aty dhe dëgjova nji ushtimë ndërmjet Qiellit dhe Tokës ; Pashë nji Engjullë shumë të madhë që barte tre flamujë, e ndoi të parin, në Lindje, të dytin në Perëndim, dhe të tretin në Tempullin e shenjt mbi Qabe.
Aminah tregon : Atëher kur u futëm në Natën e dymbidhjetës ditë të Muajit Rabiul Awal e kuptova se ai që ishte në barkun timë donte të delë. Fillova të qaj nga fakti se isha e vetëm në shtëpi. Dhe në kto momente vërejta në njërin nga qoshet e shtëpis katër Gra, ishin të larta në shtat, të veshura me petka të bardha. Ato ishin porsi Hanëza të ndritura dhe të bukura. Nga ato vinte nji erë shumë e mirë, ju thash : « Kush jeni ju, ju të cilat Allahu me mirësin e Tij ma ka dhuruar prezencën e juaj në këtë vetmi timen dhe më ka lehtësuar me juve provën time ?! E para u përgjigjë, tha, unë jam Merjemja bija e Imranit, ja në të majtën tënde Sarah gruaja e Ibrahimit, dhe ja përmbas teje Haxherja, Nëna e Isma^ilit, dhe ja para teje ^Asijah, bija e Muzahim(është gruaja e Faraonit) »
(Kjo dëshmon se jo vetëm Nëna e Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam ka qen besimtare, por Allahu, me lindjen e djalit të saj Muhammedit i ka dhënë gradin e shenjtëtis, e ka bër të shenjt, si mund të thuhet se ajo nuk ka qen besimtare kurse Pejgamberët e Zotit dhe të shenjtit i kan ardhë dhe e kan përgëzuar, subhaana Allah, si mund të thojn wahabitët se nëna e Pejgamberit ka qen jobesimtare, kurse ajo ka besuar në Zotin dhe ka besuar në Muhammedin dhe Pejgamberllëkin e tij. Por ata nuk e dojn Pejgamberin as familjen e tij, ashtu siç nuk e dojn jahudit, dhe e kan kundërshtuar daljen e tij nga linja e Islami^lit alajhi selam, duke qen shumë mirë të vetëdijshëm se ai është me të vertet Pejgmaberë, dhe këtu e kuptojm se si wahabëtët njësoj si çifutët kundërshtojn dhe nuk e dojn Muhammedin as familjen e tij, të njëjtat qëndrime i kan me ta).
Aminah tregon : « Në kët çast, pash yje shkonin nga e djathta dhe e majta, Allahu i reveloi Ridwanit : O Ridwan, dekoro Xhennetin dhe ndo para vendbanimeve të tij Hurit dhe Wildanët, Engjujtë bën Sexhde dhe iu është thënë Malikit, mbylli diert e xhehennemit, dhe lidhi me zingjirë djajtë për rastin e zbritjes së Engjujve më të graduar. »
Aminah thotë : Nuk kam përjetuar vështirësit që përjetojn gratë gjatë lindjes. Djersitësha shumë diçka si Misku, gjë që nuk e kisha shprehi nga mëparë, dhe qajta dert për eshtje, në atë momentë mu dhurua nga nji Engjullë nji pije me nji bardak të Argjent, ishte nji pije më e ëmbël se Mjalti, më e freskët se Bora dhe me nji parfum më të mirë se Misku, e mora dhe e piva, dhe përnjiher më mbuloi nji dritë, mbeta e befasuar, dhe fillova të shiqojë djathtas e majtas, dhe përderisa unë isha në ktë gjendje, ulur, Kur pash nji Shpend madhështor i bardhë dhe shumë i bukur erdhi dhe më i kaloi krahët e tij mbi barkun timë duke thënë : Zbritë, O i Dërguar i Allahut zbritë O i Dërguar i Allahut.
Krijuesi, i Dijshmi i gjërave të mshefura dhe të shfaqura më ndihmoi dhe e linda të dashurin e Allahut Muhammedin salla Allahu ^alajhi wa sellam.
Lindi djali Oh sa i bukur sytë s'po m'bojn
Dritë e madhe daljen e tij e shoqeron
Ku lind Dielli dhe ku preron krejt dritë i bon
Kryet e çuar ka qielli me nji gisht Allahun isharet e bon
Muhammed, Muhammed, Muhammed emrin ke për me ia lonë
kurrë nji Nane si ky fëmijë s'ju ka dhonë
Lindi i i gëzuari çdokënd lindja e tij ka gëzu
lindi i dashuri ju me të përgëzonu
lindi i pastri ju o njerëz me të pastronu
lindi i bekuari me bekimin e tij ju bekonu
lindi erëmiri me erën e tij të mirë erëmironu
lindi i udhëzuari me udhëzimin e tij udhëzonu
lindi i ndrituri me dritën e tij ndritonu
lindi i miri me mirësin e tij mirësonu
O lindi i bukuri me bukurin e tij zbukuronu
O lindi i dituri me diturin e tij dijësonu
O lindi i urti me urtësin e tij urtësonu
Thotë Aminja : Kur doli nga unë, doli me të nji dritë shkëlqyse ndritoi gjithçka nga lindja në perëndim dhe nga ajo dritë i pash pallatet e Shamit. Pejgamberi salla Allahu ^alajhi wa sellam ka lind me sy të lirë me kuhl, kthinzën e prerë, dhe i bër sunnet. Në momentin e lindjes së tij tre Engjujë shpejtuan pranë tij, njëri kishte nji bardak nga Ari, tjetri kishte nji gjigjimë nga Ari dhe i treti kishte nji peshqir nga mëndafshi të gjelbërt, dhe e lanë me nji Ujë të parfumuar( të bekuar).
Aminah thotë : Kur e kam lind Muhammedin salla Allahu alajhi wa selam, ai mbante krytë të quar kshyrte drejtë Qiellit, dhe bënte shenjë me gisht(Zoti Nji). Engjulli Xhabraili e mori, Engjujtë fluturuan me të, Engjulli Mikail alajhi selam, e mbështjelli në nji qarshaf të bardhë nga Parajsa dhe ia dha Ridwaanit i cili i dha të hajë në gojë, ashtu si i jepë të hajë nji Zog të voglit të vetë, e shiqoja dhe sikur sajjidina Muhammed thoshte, më jepë më shumë. Dhe Ridwaani alajhi selam i tha : Kjo të mjafton O i dashuri i Allahut, nuk do mbetet shkencë që iu është dhënë nji Pejgamberi ajo mos të të jipet Ty. Përmbaju pra rrugës së drejtë. Ai njeri që ndjekë atë që do e thuash dhe ligjin tënd do jetë i grumbulluar në grupin tënd, në ktë momentë dikush tha : silluni me të në Tokat e lindjes dhe të Perëndimit dhe kaloni me të vendeve ku kan lindur Pejgamberët. Jepjani atij qetësin e shpirtit të Ademit, njohurin e Shithit, butësin e Nuhit, ngatësin e Ibrahimit, ghinan e nafsit të Is’hakit, Elokuencën e Isma^ilit, Urtësin e Llukmanit, Durimin e Ejjubit, zërin e bukur të Sajjidina Dawuudit, Forcën e Musas, Asketin e ^Isas, Kuptueshmërin e Sulajmanit, Medicinën e Danielit, Karizmin e Iliasit, Mbrojtjen e Jahjas, Pajtimin me paracaktimin e Zotit të Zakarijjas, dhe mbështjellne me karakteret e Pejgamberëve dhe mbulone. Është i dashuri i Zotit të Botërave, lavdi gjunjëve që e kan shtërënguar, lavdi krahëve që e kan bartë, lavdi krahëve që e kan marrë, dhe lavdi shtëpis që e ka banuar. Zogjët thanë, ne do të pëjkujdesemi që ta ushqejm, Engjujtë thanë jo, ne jemi prioritar. Kafshët thanë ne do i japim gji. Allahu tha, që do të thotë në shqipë : Unë jam prioritar mbi profetin timë Muhammed salla Allahu ^alajhi wa sellam. E kam caktuar që do i japë gji adhuresha ime Halimah ».
Kështu ndodhi lindja madhështore dhe e bekuar e më të mirit njeri që ka bartur Toka, lindja e profetit Muhammed, salla Allahu ^alajhi wa sellam, ishte nji lindje jo si të tjerat, ishte nji lindje plotë bekim, begati, përgëzim, dhe gëzim, U GËZUAN ENGJUJTË E ALLAHUT U GËZUAN PROFETËT DHE I ERDHËN PËRGËZIM NËNËS SË TIJ, U GËZUAN TË SHENJTIT E TË SHENJTAT SI MERJEMJA NËNA E ^ISËS ALAJHI SELAM, SARAH DHE HAXHERI E ^ASIJAH, VETË ALLAHU SUBHAANA HU WA TA^ALA E PËLQEU KËTË LINDJE DHE E LARTËSOI DUKE E BËR LINDJE TË BEKUAR DHE TË PASTËR NË NIVEL SHUMË TË LARTË, DHE NEVE PRA GJITHASHTU PO GËZOHEMI DHE PO SHPREHIM GËZIMIN TONË ASHTU SIÇ E KAN SHPREHUR ENGJUJTË E ALLAHUT DHE PROFETËT E ALLAHUT DHE TË SHENJTIT E ALLAHUT !
Pra për hajr ju koft kremtimi i mawludit të pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam, dhe lajm i mirë për ju që gëzoheni dhe e shijoni atë dritë të lidjes së tij mubarakah, neve po gëzohemi ashtu siç jan gëzuar Engjujtë dhe Pejgamberët, kurse disa po e urrejn këtë gëzim ashtu siç po e urrenë iblisi la^natu Allahi ^alajh, ai ishte që urreu lindjen e tij, dhe e urrenë kremtimin e tij, dhe disa sikur po i shkojn pas në këtë urrejtje.
Mos i lejoni që të ju mashtrojn, Mawludi kremtohet në të gjitha vendet Muslimane, biles në përmasa shumë më të mëdha që neve e festojm, Mawludi është festë Nacionale, dhe e festojn tërë Muajin Rabiul Awwal. Festa e Mewludit është miratuar nga dijëtarët sunnit dhe festohet në të gjitha skajet e Botës, por se wahabijat vinë tek ne e gënjejn siç s’bohet e thojnë mawludin vetëm tek ne e festojm Arabët nuk e festojn, ju themë unë që kam vizituar shumë vende Arabe, në çdo vend festohet Mewludi. Turki, Marok, Siri, Jordani Egjiptë, Algjeri, indonezi , kinë etj etj.
Muslimanët e kan miratuar kremtimin e ditës së lindjes së Pejgamberit, Muslimanët e thejsht e hoxhallarët, Prijësit e dijëtarët, nga dijëtarët më të mëdhenjë që e kan miratuar, është Hafidhë Ibnu Haxhar Al Askalanijju radija Allahu anhu, e kush është si Ibnu Haxhar, Klotura e Muhadithinëve, gjithashtu hafidhu Ibnu Dahjah, hafidhu Sakhawi, hafidhu Sujutijju, etj etj, Dhe gjithashtu e ka miratuar Hafidhu Mawlana shejkh Abdullah Al Hararijju radija Allahu anhu wa ardah e shumë të tjerë, nga lindja në perëndim të Tokës.
Mawludi sipas Shumicës së dijëtarëve të ahli sunnetit është nji inovim i mirë, nga ata inovime që iu aplikohet hadithi i Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam :
من سن في الإسلام سنة حسنة فله أجرها و أجر من عمل بها بعده من غير أن ينقض من أجرهم شيء
Që do të thotë : Kush futë në Fenë Islame nji inovim të mirë(të pëlqyer), e ka shpërblimin e vetë dhe shpërblimin e të gjithë atyre që e praktikojn atë inovim pas tij, pa ju marrë nga shpërblimi i tyre asgjë, pa jua zvogëluar aspak shpërblimin e atyre që veprojn me atë inovim.( dhe këtu le mos të bini pre e mashtrimeve wahabite, kur jua japim inovimet e shumta që kan bër sahabat dhe të tjerët pas tyre, wahabitët thonë se ky hadithë do me thënë se inovimi lejohet në gjërat materiale, por jo në Fe, ky është vetëm mashtrim, sepse Pejgmaberi ka thënë kush inovon nji të mirë në ISLAM dhe kjo do me thënë në FE.
Por se ky inovim duhet të jetë në përputhje të plotë me parimet Islame, ashtu siç edhe është Mewludi Alhamdu lillah! Përputhërisht me Hadithin të transmetuar nga Bukhari dhe Muslim dhe tjerë se ai: من أحدث في أمرنا هذا ما بيس منه فهو رد
Man ahdatha fii emrinaa haadhaa ma lajsa minhu fahua radd = kush inovon diçka që nuk është në pajtim me parimet e Fesë, është për të u hedhur, dhe kjo do me thënë, se nëse është në Pajtim me parimet e Fesë ajo pranohet dhe nuk ka të keqe në të.
Pra Kontinenca=përmbajtja e festës së Mewludit është në pajtim të plotë me parimet Islame, përmbajtja e kësaj feste është, TË LIGJËROHET NGJARJA E LINDJES SË PEJGAMERIT DHE KJO ËSHTË NË PËRPUTHJE TË PLOTË, ME PARIMET ISLAME, SEPSE VETË PEJGAMBERI KA FOLUR PËR LINDJEN E TIJ, DHE ALLAHU KA FOLUR PËR LINDJEN E ^ISËS ^ALAJHI SELAM, NGA PËRMBAJTJET E MEWLUDIT ËSHTË TË LEXOHET KUR AN, DHE ALLAHU KA THËNË,” FAKRAU MAA TAJASARA MINA L KUR AN “ dhe kjo është në pajtim, NGA PËRMBAJTJA ËSHTË TË KËNDOHET PËR ALLAHUN PEJGAMBERIN EDHE KJO ËSHTË GJITHASHTU E LAVDËRUAR NË FE, DHE E KONFIRMUAR ME KUR AN DHE HADITHË, VETË ALLAHU E KA LAVDËRUAR NË KUR AN, WA INNAKA LA^LAA KHULUKIN ADHIM, DHE KA BËR BE ME JETËN E MUHAMMEDIT KA THËNË, “ WA AMRUK “ = PASHA JETËN TËNDE, NDËRSA ME HADITHË MIXHA , MIXHA I PEJGAMBERIT ABBAS E KA LAVDURUAR ME POEZI, i tha, O Muhammed, dua që të të lavdëroj me poezi, Pejgamberi i tha thuaj: Abbas tha, (që do të thotë): dhe ti kur linde, shkëlqeu Toka me dritën tënde, dhe me atë dritë në po ecim rrugës drejtë.
“Pejgamberi nuk e qortoi por e miratoi, dhe Allahu ia pranoi lutjen Pejgamberit kur i tha: Allahu të mbroft gojën nga rënja e dhëmbëve të saj, kështu që kur ka vdek al Abbas në pleqërin e tij, i ka pasur të gjitha dhëmbët në gojë, asnji nuk i ka munguar.
Kjo, nëse themi se mewludi është inovim në FE, PRA ËSHTË INOVIM I MIRË NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME PARIMET E FESË ISLAME. Kurse nji mendim i dijëtarëve është se mewludi merrë burim që në sunnetin e Pejgamberit salla Allahu alajhi wa sellam, dhe nuk është inovim, Ibn Haxher Al Askalani i cili duke u bazuar në hadithin e transmetuar nga Ibni Abbasi i regjistruar te Sahihu i Bukhariut dhe Muslimit, ku Pejgamberi alajhi salatu wa selam qartë tregon se motivi i agjërimit të ditës së hënë është lindja e tij në këtë ditë thotë : « ذاك يوم ولدت فيه، وأُنزل عليّ فيه »= kjo është dita në të cilën kam lindur......
Pra sipas Ibni Haxherit Mevludi ka bazë që në sunnet të Pejgmaberit salla Allahu ^alajhi wa sellam.
Kurse Imam Bejhekiu me transmetim nga Enesi r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka therë kurbanë për lindjen e vetes së tij më rastin e 12 Rabbi^ ul awwal pas pejgamberllëkut, dhe ju ka ofruar për ngrërje sahabave.
Sujutiu e shpjegon këtë hadithë se kjo therrje nuk ka qen për Akika pasi që Akikan ia ka bër gjyshi i tij abdulamuttalib kur ka lind, dhe kjo gjë nuk duhet bër në fenë Islame dy herë, pra ka qen pikërisht për shprehje gëzimi dhe falënderimi Zotit për lindjen e tij salla Allahu ^alajhi wa sellam dmth, kremtimi i lindjes së tij, dmth Mevludit, sepse gëzimi për ktë lindje, falënderimi mëse kjo është kremtimi i ditës së lindjes së tij salla Allahu ^alajhi wa sellam.
Dhe ajo që mbështet faktin se Mevludi nuk është inovim, ËSHTË SE KONTINENCA DMTH, AJO ÇKA PËRMBAN MEVLUDI NUK ËSHTË ASGJË E INOVUAR, POR TË GJITHAT JAN NË BAZË NGA SUNNETI I PEJGAMBERIT SALLA ALLAHU ^ALAJHI WA SELAM! Duke filluar që nga :

1 - gëzimi për lindjen e tij,
2 – Falënderimi Zotin për lindjen e tij
3 - Leximi i Kur anit me këtë rast
4 – Këndimi për Allahun dhe Pejgamberin dhe poezi
5 – Përshkrimi i ngjarjeve që kan të bëjn me lindjen e tij(ligjërimi)
6 – Ofrimi ushqim hallallë Muslimanëve
7 – grumbullimi i njerëzve për të bër nji gjë të lavdueshme
Asgjë nga këto gëra NUK JAN INOVIM, TË GJITHAT JAN ME HADITHË DMTH, ME SUNNET TË PEJGAMBERIT PRA SI TË THEMI OSHT INOVIM !?
- Gëzimi për lindjen e tij kjo ka qen gjithmon në islam e lejuar dhe e kërkuar, dhe kush urren atë gëzim apo thotë nuk bën të gëzohemi për lindjen e Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam, le ta kshyrë hallin e vetë me Allahun, sepse ka dalë kryekëput nga feja.
-
- Falënderimi Zotin për lindjen e tij, dhe kjo është me sunnet, vetë Pejgamberi e ka bo, dhe kush urren atë falënderimin apo thotë nuk bën të falënderohet Zoti për lindjen e Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam, le ta kshyrë hallin e vetë me Allahun, sepse ka dalë kryekëput nga feja.
-
- Leximi i kur anit, edhe kjo është me sunnet të Pejgamberit dhe ka qen gjithmon dhe nuk është inovim, dhe kush thotë se nuk bën të lexohet Kuran, , le ta kshyrë hallin e vetë me Allahun, sepse ka dalë kryekëput nga feja.
-
- Edhe kjo është me sunnet të Pejgamberit dhe nuk është inovim ka qen që në kohën e Pejgamberit, dhe kush thotë se nuk bën, le ta kshyrë hallin e vetë me Allahun, sepse ka dalë kryekëput nga feja. Sepse vetë Pejgmaberi ka urdhëruar nji Sahabi që ta lavdëroj me poezi, dhe të iu përgjigjet jobesimtarëve me poezi, dhe ka asistuar këndimin me këng për të, dhe nuk ia ka qortuar, e kush thotë se është keq, sikur se thotë, se Pejgamberi nuk e ka ndaluar të keqen, por e ka lejuar.
-
- Ligjerimi i ngjarjeve që përshkruajn lindjen e tij, ejhe kjo gjithashtu është me sunnet të Pejgamerit dhe nuk është inovim.
-
- Ofrimi ushqim hallallë muslimanëve, edhe kjo është me Kur an dhe sunnet të Pejgmaberit ^alajhi salatu wa selam dhe nuk është inovim, Allahu ka thënë “ It^mu Ta^am “ = ofroni ushqim.
-
- Grumbullimi i Njerëzve për të bër nji gjë të lavdueshme në Fe dhe të pëlqyer, edhe kjo është me sunnet të Pejgmaerit dhe nuk është inovim
PRA GJITHÇKA QË PËRBËN KREMTIMINE FESTËS SË PEJGAMBERIT ËSHTË ME SUNNET DHE NUK ËSHTË INOVIM, POR KA QEN GJITHMON NË ISLAM, ANDAJ, SI TË FLASIM PËR INOVIM !?
Ky është nji mendim tjetër i dijëtarëve, rahamatu Allahi ^alajhim, wa janfa^una bihim
Shejh Buti për ata që e sulmojnë Ebu Hanifen 

Monday, January 18, 2016

Mexheleja – Kodi Civil Osman dhe trashëgimia

Mexheleja – Kodi Civil Osman dhe trashëgimia juridike osmane në Shqipërinë e viteve 1912-1929


Hasan Bello-Mexhele-ja
Dr. Hasan BELLO
Instituti i Historisë – Tiranë 
  1. 1.         Si dhe kur u hartua Kodi Civil Osman (Mexheleja)
Sistemi ligjor osman deri nga fillimi i shek. XIX gëzonte unitet të plotë. Përgjatë pesë shekujve me radhë në strukturën ligjore të Perandorisë Osmane nuk kishte pasur ndryshime thelbësore, përveç disa ligjeve që evoluuan natyrshëm në raport me zgjerimin e administratës. Por, duke nisur nga viti 1839, kur u shpall Dekreti Perandorak i Reformave, i cili në histori njihet me emrin reformat e Tanzimatit, ligji osman filloi të ndryshojë dukshëm nga ai i periudhës së kaluar.
Përpara reformave të Tanzimatit, në sistemin ligjor të Perandorisë Osmane mbizotëronte ligji islam (Sher’î Hukuk). Problemet dhe mangësitë që shfaqeshin gjatë administrimit të këtij ligji plotësoheshin nga parimet e ligjit tradicional (Örfi Hukuk), duke krijuar kështu një kompaktitet në sistemin ligjor osman. Në periudhën e Tanzimatit, bota perëndimore dhe sistemi i saj ligjor, i cili më parë nuk ishte marrë në konsideratë, filloi të shfaqej gjithnjë e më shumë në sfond.
Me reformat e Tanzimatit në fushën ligjore dhe në fusha të tjera nisi një periudhë e re, me orientim perëndimor. Struktura legjislative osmane mori çdo ditë e më shumë natyrë evropiane.[1] Arsyeja më e rëndësishme për këtë ishte fakti se qeveritarët osmanë u ndikuan shumë nga lëvizjet dhe doktrinat juridike që po zhvilloheshin në perëndim.[2]
Shteti osman, i cili vazhdimisht dobësohej deri në shek. XIX, iu nënshtrua një sërë reformash që synonin përmirësimin e sistemit ligjor. Pushtetarët osmanë e konsideruan rrugën drejt perëndimit në të gjitha fushat si një shndërrim dhe një qëllim të arritshëm për të shpëtuar shtetin. Mendimtari dhe drejtuesi osman i shek. XIX përpiqej t`i projektonte dhe zbatonte reformat e nevojshme brenda një dileme gjysmë islamiste dhe gjysmë perëndimore.[3] E vetmja mangësi e këtij procesi ishte fakti se, elita politike osmane pa u menduar mirë nëse do t`i përshtateshin ose jo strukturës shoqërore dhe nëse do t`u përgjigjeshin kërkesave ligjore, e pa të nevojshme ndërmarrjen e reformave në strukturën ligjore osmane, si dhe në fushën e kodifikimit, duke ndjekur shembullin evropian. Sipas shumë studiuesve ligjet perëndimore u përvetësuan verbërisht, pa u parë mirë nëse funksiononin në harmoni me ligjet osmane. Kështu, ato dëmtuan rëndë unitetin e sistemit ligjor osman, duke krijuar vartësi ndaj ligjit perëndimor dhe duke krijuar terren për pranimin e tërësishëm të tij në të ardhmen. Siç edhe ndodhi për shembull në periudhën e Republikës Turke pas vitit 1923. Këto konstatime bëhen duke pasur parasysh specifikat politike, historike dhe strukturën sociale të shoqërisë osmane, pasi dihet se ligjet perëndimore tepër moderne për kohën ishin hartuar duke pasur parasysh këto specifika, të cilat ishin të ndryshme nga ato të Perandorisë Osmane.
Një rrethanë tjetër që i detyroi shtetarët osmanë për të ndërmarrë reforma në strukturën ligjore ishte presioni i vazhdueshëm i shteteve evropiane.[4] Kjo, për shkak të nevojave që kishin këto shtete pas Revolucionit Industrial të vitit 1840 për të gjetur tregje të reja dhe për të siguruar infrastrukturën e duhur ligjore në këto shtete. Por nuk duhet neglizhuar edhe politika që ato ndiqnin për të siguruar “pakicat” e tyre kombëtare dhe religjioze brenda Perandorisë Osmane.[5]
Ligji më i rëndësishëm që u hartua në periudhën e Tanzimatit ishte Kodi Civil Osman (Mecelle-i Ahkam-i Adliye) ose i quajtur ndryshe “Libri i Rregullave dhe i Drejtësisë”. Fillimisht elita e juristëve osmanë u nda në dy grupe kryesore:
a)         në grupimin e kryesuar nga Ali Pasha dhe Mit`hat Pasha të cilët, nën presionin e Francës ishin për përkthimin dhe aplikimin e Kodit Civil Francez (Code Napoleon).
b)         në grupimin e kryesuar nga Xhevdet Ahmed Pasha, të cilët mendonin se duhej hartuar një Kod Civil në përputhje me specifikat social-politike dhe religjioze të shoqërisë dhe shtetit osman.[6]
Për këtë u ngrit një komision për të kontrolluar dispozitat e Kodit Civil Francez dhe për të vlerësuar se cilat prej tyre ishin në harmoni të plotë me ecurinë e bërë në këtë fushë. Ndërkohë ideja e përgatitjes së Kodit Civil nëpërmjet shqyrtimit të parimeve islame u përforcua sidomos me përpjekjet e Ahmed Xhevdet Pashës. Për këtë u themelua një komision nën kryesimin e tij dhe filloi të punojë për përgatitjen e Kodit Civil, të bazuar në parimet e shkollës juridike hanefite. Ky Komision i vazhdoi punimet nga viti 1868 deri në vitin 1889. Kodi Civil Osman (Mecelle-ja) u publikua dhe hyri në fuqi në formën e një serie prej gjashtëmbëdhjetë vëllimesh me gjithsej 1851 artikuj. Hyrja dhe vëllimi i parë u publikuan në vitin 1869. Ndërsa vëllimi i gjashtëmbëdhjetë  u përgatit dhe hyri në fuqi në vitin 1876.
Ahmed Xhevdet Pasha luajti rol kryesor në hartimin e dispozitave të Kodit Civil Osman. Sipas tij, Kodi Civil Francez ishte themeli i “kombit” në shoqëritë evropiane, ndërsa bashkësitë islame duhet të qëndronin mbi themelet e fikhut.[7]
Ky Kod ishte shembulli i parë i kodifikimit të ligjit islam në Perandorinë Osmane. Ai, hapi rrugën dhe shërbeu si shembull për përpjekje të mëtejshme në kodifikimin e ligjeve në shtetin osman si dhe në shtetet e tjera myslimane që do të krijoheshin më vonë përgjatë shek. XX. Për këtë arsye, specialistët që janë marrë me këtë çështje, kanë theksuar Mexhele-ja nuk zë vend të veçantë vetëm në historinë osmane, por në të gjithë historinë e jurisprudencës islame.[8]
Nën shembullin e Mexhelesë në këtë periudhë u hartuan edhe dy kode të tjera: Kodi i Procedurës Penale në vitin 1879, i cili u përgatit duke marrë për bazë Kodin Francez të  Procedurës Penale[9]dhe  Kodi i Procedurës Civile në vitin 1880, i cili u përgatit nga kombinimi i draftit të paraqitur nga Komisioni i Mexhelesë dhe nga Kodi Francez i Procedurës Civile.[10]

  1. 2.         Reformimi i sistemit ligjor shqiptar dhe abrogimi i Kodit Civil Osman
Shqipëria, e cila u krijua si shtet i pavarur më 28 nëntor 1912, deri sa të hartonte një legjislacion kombëtar, ndjeu nevojën që të pranonte përkohësisht ligjet, kodet dhe rregulloret e ish-Perandorisë Osmane.[11] Sistemi gjyqësor ruajti pak a shumë po të njëjtin organizim. Kryetari i Gjykatës Penale dhe Politike të Vlorës, Kristo Floqi, lidhur me këtë çështje në gazetën zyrtare të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës “Përlindja e Shqipënisë” shkruante se gjykatat shqiptare kur kishin filluar aktivitetin e tyre ishin përballur me nevojën e përdorimit të një sistemi gjyqësor. Për këtë, ministri i Drejtësisë, në bazë të një vendimi të qeverisë kishte dhënë urdhër që të përdorej legjislacioni osman, deri sa Parlamenti Shqiptar zyrtarisht të vendoste sistemin më të mirë gjyqësor për nevojat e Shqipërisë e të shqiptarëve, në raport kjo edhe me natyrën e karakterin e shqiptarit.[12] Sipas tij, këtë ajo e kishte pranuar për dy arsye kryesore: e para, se s’mund të përgatiste menjëherë një sistem ligjesh të veçanta, të cilat donin njerëz dhe kohën e tyre për t`u bërë dhe, e dyta, se me këto ligje ishin të stërvitur të gjithë ata që ishin thirrur si nëpunës të sistemit gjyqësor. “Tani-vijonte më tej Kristo Floqi- në janë a po jo të nevojshme nomet e Turqisë edhe për Shqipërinë, në i përkasin apo jo këto natyrës dhe karakterit shqiptar, ose cili sistem ligjor ngjan më i mirë dhe më i dobishëm për Shqipërinë, këto janë pika të cilat do nisim t`i sqarojmë e t`i shohim me radhë edhe ngadalë që në numrin që vjen pas.[13] Por, situata politike, që u krijua brenda vendit “turbullimet e shpeshta, lufta e përgjithshme dhe okupacionet e huaja nuk premtuen me formue një legjislaturë kombëtare”.[14] Edhe austro-hungarezët në një raport të detajuar mbi organizimin e shtetit shqiptar të hartuar më 16 tetor 1913 ishin të mendimit se sistemi ligjor duhej transformuar në mënyrë graduale. Sipas këtij raporti, e drejta islame mbi familjen dhe trashëgiminë, e drejta private, institucionet esenciale, në të cilat e drejta ekzistuese në Shqipëri devijonte prej asaj evropiane, duhej që të ruheshin medoemos.[15] Kjo, vlente edhe për organizimin e pushtetit lokal, mbasi sipas këtij raporti, në shtetet ballkanike procedura burokratike evropiane të çonte vetëm në një vonesë të veprimeve.[16]
Një qëndrim i njëjtë në këtë aspekt u mbajt edhe në periudhën e principatës shqiptare. Në dekretin që princ Widi nxori më 4 qershor 1914 për organizimin e gjykatave shqiptare shkruhej se, deri sa të hartohej legjislacioni i ri, do të ruheshin ligjet e Turqisë që kishin qenë miratuar përpara themelimit të shtetit shqiptar (nenin 32).[17] Edhe korpskomanda austro-hungareze me qendër në Shkodër, e cila në vitet e Luftës së Parë Botërore kishte pushtuar një pjesë të madhe të territoreve të Shqipërisë Veriore dhe të Mesme, në organizimin provizor të gjykatave civile, ruajti ligjet dhe sistemin gjyqësor osman.[18]
Në rregulloren provizore të organizimit të çështjeve të sheriatit në Shqipëri, si në kohën e Perandorisë Osmane, parashikohej ruajtja dhe funksionimi i gjykatave të sheriatit, të cilat, do ta ushtronin veprimtarinë e tyre mbi bazën e jurisprudencës islame. Këto gjykata, do të ishin nën varësi të Këshillit të Naltë, që ishte edhe instanca më e lartë për çështjet e fesë islame në Shqipëri. E drejta e zgjedhjes së gjyqtarëve të sheriatit i përkiste këtij organi.[19] Në bazë të nenit 9 të kësaj rregulloreje, gjykatat e sheriatit, që ishin nën drejtimin e një myfti-kadiu, quheshin gjykata të shkallës së I, ndërsa ato që ishin nën drejtimin e një naibi gjykata të shkallës së II.[20]Juridiksioni mbi pjesëtarët e besimeve të tjera në çështjet civile (martesës, familjes, trashëgimisë) ishte ekskluzivitet pjesërisht i autoriteteve konfensionale kompetente dhe pjesërisht i gjykatave civile. Por, edhe pjesëtarët e fesë islame ishin të lirë, në qoftë se kishin dëshirë, t’u drejtoheshin gjykatave civile kompetente në çështjet e trashëgimisë. Kjo dispozitë, kishte për qëllim për të mësuar gradualisht edhe popullsinë myslimane, që lidhur me problemet e mësipërme, në ardhmen t`i drejtohej gjykatave civile.[21]  Në marrëveshje me Këshillin e Naltë të Sheriatit, komanda ushtarake austro-hungareze, për t`i kontrolluar më lehtë të gjitha çështjet e kultit islam, bashkoi postin e kadiut me atë të myftiut dhe ngriti gjykata në të gjitha kryeqendrat e qarqeve. Për t`ia bërë popullit sa më të pranueshme, për t`i bërë të ditur se esenca e institucioneve islame mbetej e paprekur dhe se vetëm forma ndryshohej, gjykatësve të sheriatit të qyteteve të mëdha iu dha titulli “Kadi-myfti”, ndërsa atyre të qyteteve më të vogla, sipas shembullit turk, titulli “Naib”.[22] Gjykata sheriati me një “Kadi-myfti” në krye u ngritën në Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Berat. Ndërsa gjykata sheriati të kryesuara nga “Naib-ët” u ngritën në Lezhë, Pukë, Krujë, Mat, Durrës, Shijak, Kavajë, Peqin, Lushnjë, Gramsh, Fier, Ballsh, Skrapar, Peshkopi, Lumë, Gorë, Has, Krasniq.[23]Sipas raporteve të korpskomandës austro-hungareze, shumë shpejt në pjesën më të madhe të vendit gjyqet e sheriatit u bënë një institucion i njohur që çmoheshin dhe respektoheshin prej popullsisë. Por nuk mungonin edhe raste, siç ishte malësia e Gjakovës dhe zona e Gorës, ku këto gjyqe hasnin vështirësi nga popullsia, e cila zbatonte zakonet e vjetra në çështjet e divorcit, të drejtës së trashëgimisë, etj.[24]
Pas Kongresit të Lushnjës kur fillon realisht edhe procesi i konsolidimit të shtetit shqiptar, në shtypin e përditshëm nuk munguan artikuj të cilët bënin thirrje për t`u shkëputur një herë e përgjithmonë nga ligjet osmane. Kështu, në një shkrim i cili u botua në gazetën “Zani i ri” me pseudonimin “Komini” shkruhej se: “E kemi thënë kurdoherë se ligjet e përkthyeme të shteteve të huaj nuk bëjnë për ne. Ligjet e Turqisë na kanë çue deri sot në buzë të varrit e në qoftë se nuk bëhemi praktikë t`i shohim punët e nevojat tona për së afërmi, jemi të humbur. Ligjet e Turqisë që na shkatërruan deri sot do të bëhen shkak që të na shuajnë krejt prej faqes së dheut”.[25]Pavarësisht ndaj këtyre mendimeve, elita politike shqiptare, e kushtëzuar edhe nga rrethanat historike vazhdoi të ndiqte një politikë të zëvendësimit gradual të legjislacionit osman. Kjo, vihet re edhe në nenin 13 të ligjit për organizimin e gjykatave shqiptare, miratuar më 28 janar 1923, në të cilin vazhdonin të njiheshin kompetencat e gjykatave fetare mbi këto çështje specifike:
a)         Kurorëzim
b)         Shkurorëzim
c)         Detyrimet që rridhnin prej kurorëzimit
d)        Kthimi i pajës dhe çështjet që rrjedhin prej moszbatimit të kontratës së pajës.
e)         Ushqimi dhe edukimi i foshnjës pas shkurorëzimit.
Vendimet e Gjykatave fetare mbi çështjet e mësipërme do të zbatoheshin prej Zyrës së Përmbarimit.[26] Ndërsa po në nenin 16 të këtij ligji shkruhej se, ligjet e organizimit të gjykatave të miratuara që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe dispozitat e ligjeve otomane që binin në kundërshtim me këtë ligj, abrogoheshin.[27]
Trashëgimia juridike osmane u ruajt edhe në fushën penale. Kodi Penal Osman, i cili siç e kemi theksuar edhe më sipër ishte përgatitur, duke marrë për bazë Kodin Francez të  Procedurës Penale, i cili u përkthye dhe u botua më 17 shkurt 1924 me autorizim të Ministrisë së Drejtësisë nga turqishtja, nga avokat Dhimitër Kacimbira dhe avokat Koço Tasi. Në kapakun e brendshëm të këtij botimi gjendet edhe parathënia e ministrit të Drejtësisë së asaj kohe, avokat Stavro Vinjau: “Djemtë e rinj që kanë mësuar në Evropë nuk kuptojnë më gjuhën turqishte dhe kështu nuk mundin të përdorin tekstet e ligjeve tona të shkruara në këtë gjuhë. Për të shëruar një nevojë të tillë Ministria e Drejtësisë fillon të përkthejë në gjuhën tonë këto tekste. Por, meqenëse kjo gjuhë çfaq disa mungesa në termat teknike, tekste autentikë do të jenë ato në gjuhën turqishte; përkthimet do të kenë vetëm një vlerë ndihmëse për profanët në gjuhën turke”.[28] Ndërsa përkthyesit në raportin e tyre për ministrinë e Drejtësisë, shkruajnë se: “Në bazë të kontratës së lidhun midis asaj Ministrie dhe të nënshkruëmvet, përkthyem në gjuhën shqip Ligjën Penale Otomane, nga teksti origjinal turqisht, në fuqi në Perandorinë Osmane gjer në nëntor 1912 dhe të adoptuar prej shtetit tonë”. Në fund të tekstit, përkthyesit duke pasur parasysh mungesën e terminologjisë teknike në fushën e jurisprudencës shqiptare në atë periudhë, kanë vendosur dhe një fjalorth shqip-turqisht.[29]Aspekte të legjislacionit osman u përdorën edhe në fusha të tjera. Kështu, në faqet e revistës “Jurisprudenca shqiptare” sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë avokat Qerim Çelo, përktheu nga origjinali turqisht “Dekretligj-Mbi shoqnit anonime dhe siguruese të huaja më datë 12 mars 1906 (1322)” e cila kishte gjithsej 36 nene dhe që do të përdorej për rregullimin e marrëdhënieve juridike midis shtetit shqiptar dhe shoqërive anonime.[30]
Mbi politikën e ndjekur deri atëherë në procesin e transformimit dhe modernizimit gradual të legjislacionit shqiptar, nga ai osman në atë perëndimor një nga juristët e njohur të viteve 20-të, avokat Elmas Kokona, shkruante se: “Kjo ishte një vepër thellë-kqyrëse e udhëheqësit të madh të kombit, birit të naltë të Atdheut, Ismail Qemali. Fati i Shqipërisë, prej disa shekujsh, me që ishte i bashkuem me të asaj perandorie dhe kështu gjith lidhjet dhe relacionet e popullit shqiptar me që ishin rregullue me ato ligje pra, një sundim i vërtetë, sidomos, ai, plaku filozof nuk ishte e mundur të vepronte ndryshe duke aprovue ligje të tjera të huaja me të cilat, një rregullim i përgjithshëm dhe i vazhdueshëm prej kaq kohësh, të bëhej pel-mel, menjëherë, si lesht e Arapit”.[31] Ai, nuk e mohonte aspak superioritetin e jurisprudencës perëndimore. Por, ishte i mendimit se Shqipëria duhej që të metat e saj në këtë aspekt t`i plotësonte shkallë-shkallë dhe të përparonte në rrugën e saj drejt një qytetërimi më të zhvilluar në formë evolutive. Ai ishte në kundërshtim me të imituarit verbërisht, pa caktuar dhe pa fiksuar me logjikë një burim në përputhje me nevojat e shoqërisë shqiptare. Për ta argumentuar këtë, ai shkruante se: “Historia dhe Filozofia e së Drejtës na tregon dhe nuk na lë të dyshojmë aspak se, ligjet janë rezultatet e zakoneve e traditave të kombeve. Pra, nuk mund të ndërrohen këto menjëherë. Por, përmirësohen dhe kështu ndërrimi ose më mirë të themi plotësimi i tyne bëhet dal-ka-dal, me një mënyrë të pandjeshme, duke mos i tronditur veprimet e përherëshme të popullit, duke i lënë ato në rrjedhën e tyne, duke ndjekur natyrën dhe rregullat e evolucionit. Se veprimi në të kundërtën nuk bie veçse dëm, veç se shkatërrim”.[32]
Në kuadër të modernizimit të legjislacionit vendas, në përputhje me modelin perëndimor të ndërtimit të shtetit shqiptar, në vitin 1926 në Ministrinë e Drejtësisë u formua një komision për të hartuar një Kod të ri Penal. Atëherë ministër i Drejtësisë ishte Petër Poga dhe këshilltar i Ministrisë Faik Shatku. Mehdi Frashëri, në kujtimet e tij shkruan se: “Një ditë, kur fjalosesha me Faik Shatkun, i thashë se është e mira që të hartoheshin jo vetëm kodi penal, por të pesë kodet, d.m.th edhe Kodi Civil, Kodi Tregtar, Procedura Civile dhe Procedura Penale”.[33] Më i zorshëm dhe vështirësi më e madhe, sipas tij, ishte hartimi i Kodit Civil. Për këtë, në vitin 1927 u formua një komision ligj-përgatitës me dekret presidencial, i përbërë prej katër personash: Thoma Orollagai, Agjah Libohova, Faik Shatku dhe Mehdi Frashëri. Kur u përhap fjala se do të lihej mënjanë “Mexhelle-ja” dhe do të adoptohej Kodi Civil, nga të gjitha anët, – shkruan Mehdi Frashëri – kishte dalë një zë kundërshtimi, “sidomos nga kleri katolik, i cili, në asnjë mënyrë nuk donte të pranonte martesën civile dhe shkurorëzimin. Pjesa ortodokse shqiptare kundërshtonte fort pak. Juristët që kishin qenë nënpunës ose avokatë në Turqi, dëshironin që të adoptohej Kodi Civil Zvicerian, për shkak se e kishte pranuar Turqia qemaliste dhe i kishte të përkthyera në turqisht komentet përkatëse të atij kodi.[34] Këtë mendim, sipas tij, “ata e justifikonin duke thënë se, përveç turqishtes, nuk dinin ndonjë gjuhë tjetër për të studiuar kodin e ri dhe komentet e tyre, kurse komisioni përpiqej si e si të krijonte një Kod Civil, që të ishte më i perfeksionuari në shek. XX dhe më i përshtatshëm për nevojat shqiptare”.[35] Pohimi i mësipërm i Mehdi Frashërit se përveç turqishtes ata nuk dinin ndonjë gjuhë tjetër, për mendimin tonë nuk qëndron, sepse siç shihet dhe nga tabelat e mëposhtme një pjesë e madhe e nëpunësve shqiptarë kishin mbaruar për jurisprudencë ose për shkenca politike dhe administrative, fakultete në të cilat gjuha frënge ishte kusht i domosdoshëm dhe modë për burokracinë osmane të asaj kohe.
Për hartimin e neneve të Kodit të ri Civil u morën parasysh kodet civile gjermane, zvicerane dhe kodi civil i gjykatave mikse të Egjiptit. Nga Kodi Rural Osman, i cili përmbante dispozita shumë praktike për punimin e tokave djerrë, që nuk i përkisnin ndonjë njeriu tjetër, u morën disa nene të cilat i jepnin të drejtë pronësie punuesit të parë që merrte leje prej qeverisë dhe punimin e vinte në praktikë brenda tre vjetësh.[36]
Hartimi i Kodit të ri Civil ngjalli reagime, shumë njerëz iu drejtuan personalisht Ahmet Zogut, që atëherë ishte kryetar i Republikës Shqiptare, për të mos vënë në veprim Kodin Civil.[37] Por, Zogu, – shkruan Mehdi Frashëri – kishte sjellë bindje dhe gjithë insinuatat i kishte larguar.
Në diskutimet që u zhvilluan në parlamentin shqiptar lidhur me miratimin e Kodit Civil, krahasuar me deputetët e besimeve të tjera, deputetët myslimanë të cilët edhe prekeshin më shumë, mbajtën një qëndrim parimor. Ata vunë në dukje përparësitë që sillte Kodi Civil në jetën shoqërore dhe në përmirësimin e të drejtave të gruas në familje dhe iu kundërvunë diskutimit të deputetëve të ndonjë besimi tjetër, të cilët e quajtën të papranueshëm kapitullin që sanksiononte të drejtën e shkurorëzimit e sidomos kundër së drejtës që i jepej gruas për të prishur martesën. Në fjalën e tij deputeti Sali Vuçiterni, i cili ishte një nga figurat e njohura të Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe njeri i afërt me Ahmet Zogun, deklaroi se Kodi Civil nuk urdhëronte divorc, por vetëm e pranonte atë. Sipas tij, Shqiptari i çfarëdolloj feje që të ishte, në bazë të këtij Kodi mund t`i drejtohej zyrës së shtetit e të kërkonte divorcin dhe ajo zyrë ishte e detyruar t`a pranonte.[38]
Ndërsa një personalitet tjetër po aq i njohur siç ishte Ferit Vokopola, lidhur me miratimin e Kodit Civil deklaroi se: “Me këtë Kod shoqëria shqiptare ka hedhur çapin më të qëndrueshëm në rrugën e qytetërimit”.[39] Komuniteti Mysliman Shqiptar qëndrimin e vet ndaj Kodit Civil e shprehu edhe me një artikull që u botua në revistën “Zani i Naltë”. Në këtë artikull shkruhej se anëtarët e tij nuk ishin kundërshtarë të Kodit Civil, pasi e kuptonin se në një vend me disa religjione, çështja e të bërit të ligjeve dhe të aplikimit të tyre nuk i përkiste fesë, por kombit. Ky Kod Civil nuk sillte asnjë pengim në ndërgjegjen e frymëzuar nga feja islame dhe mund të aplikohej me ndërgjegje nga çdo mysliman.[40] Në fjalën e mbajtur në parlament, Sali Vuçiterni, evidentoi rolin pozitiv që luajtën myslimanët, duke mos bërë asnjë ankim. Ai i përgëzoi ata për faktin se ashtu siç kishin bërë sakrifica për sigurimin e pavarësisë kombëtare, tani po bënin sakrifica edhe për votimin e këtij Kodi. Këtë qëndrim pozitiv të deputetëve, klerit dhe popullsisë myslimane e vlerësoi edhe shtypi i kohës.
Sipas nenit 57 të ligjit mbi aplikimin e Kodit Civil, kompetenca e gjykatave fetare për martesë, veçim, shkurorëzim, ushqim, edukim, prikë dhe pajë, abrogohej. Sekretarët e gjykatave fetare detyroheshin t`i dorëzonin të gjithë regjistrat, dosjet dhe aktet e këtyre çështjeve prokurorit, i cili duhet t`ia dorëzonte ato gjykatave kompetente. Në vendet ku nuk kishte prokuror, aktet i dërgoheshin gjyqtarit paqtues, i cili ato çështje që nuk ishin kompetencë e tij duhet t`ia dërgonte gjykatave përkatëse. Çështjet, të cilat, ditën që hynte në fuqi Kodi Civil ndodheshin nën shqyrtim të gjykatave fetare, kalonin po në të njëjtën shkallë të gjykatave civile (neni 58).[41] Sipas nenit 61, “Mexheleja, kodi i tokave, dispozitat e Vesaja, të Feraizit si dhe të gjith dispozitat e tjera të Sheris dhe ato eklasiastike që i përkasin të drejtës familjare dhe të drejtave civile të tjera e përgjithësisht, të gjithë ligjet që janë në kundërshtim me Kodin e ri Civil, abrogohen”.[42]
Shtypi i kohës shkruante se Kodi i ri Civil kishte rëndësi të madhe edhe në pikëpamjen e dispozitave të martesës civile, e cila, kishte për të lehtësuar bashkimin e elementëve të ndryshëm fetar.[43] Pasi u organizua shteti dhe regjimi, të gjitha degët e administratës dhe të makinës shtetërore u organizuan mbi baza moderne.[44] Këto zhvillime u realizuan në përputhje me hapat e kohës, pasi edhe vetë Republika Turke që më 17 shkurt 1926 e kishte abroguar Kodin Civil Osman (Mexhelenë), duke e zëvendësuar atë me Kodin Civil Zviceran.[45] Por ndryshe nga elita politike turke, e cila e futi shoqërinë e saj në ndryshime radikale, elita politike shqiptare preferoi në përputhje me rrethanat historike, një transformim evolutiv.
Me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Civil, më 1 prill 1939, merr fund edhe trashëgimia juridike osmane në Shqipëri.
Një faktor që ndikoi në jetëgjatësinë e kësaj trashëgimie ishte fakti se një numër i madh personalitetesh shqiptare kishin studiuar në katedrat e Stambollit. Këtu bëjnë pjesë, bie fjala, edhe dy ish-ministra Drejtësie të krishterë siç ishte Petro Poga, i diplomuar në shkollën e drejtësisë Mektebi Sulltani (Mekteb-i Sultânî-Shkolla Mbretërore) më 1883 dhe Pertef Pogoni, i cili kishte përfunduar shkollën e Shkencave Politike dhe Administrative në Stamboll (Mülkiye). Ky aspekt pasqyrohet akoma më mirë dhe nga tabelat e mëposhtme.

Tabela. I
Studentët shqiptarë që studionin në Fakultetin e Shkencave Politike
dhe Administrative të Stambollit në vitet 1909-1910[46]

Nr.
Emri
Vendlindja
1Abedin NepravishtaGjirokastër
2Bahri KaragjoziGjirokastër
3Bahri OmariGjirokastër
4Faik DishnicaPërmet
5Hajri ÇaniGjirokastër
6Hysni ÇabejGjirokastër
7Ibrahim Et`hem LeskovikuLeskovik
8Ihsan MuratiOhër
9Ismail Vehbi LeskovikuLeskovik
1Izet PrizreniPrizren
Mahmud Nedim PërlepjaPrilep
Mehmet Mit`hat JaninaJaninë
Mustafa Asim MerlikaKrujë
Myin MyeziniVlorë
Sulejman Ruhi PërmetiPërmet
Shaban Shefqet VuçiterniPrishtinë
Shefqet LeskovikuLeskoviku
Xhaferr VilaKorçë
Zyhdi KaragjoziGjirokastër


Tabela. II
Studentët shqiptarë që studionin në Fakultetin e Juridik të Stambollit
në vitet 1909-1910[47]

NEmriVendlindja
1Xhevdet MustaGjirokastër
2Ragip IbrahimiBorsh
3Hysej SuluaLibohovë
4Sulo BogdoLibohovë
5Ahmed Xhevdet ÇaniGjirokastër
6Fehim QorriLibohovë
7Taip ÇomuaLibohovë
8Ferdi KumbaroLibohovë
9Namik LibohovaLibohovë
Ulvi KadeLibohovë
Fazli GjirokastraGjirokastër
Xhelal AngoniGjirokastër
Sezai LibohovaLibohovë
Hamid Remzi MyftiuBerat
Behxhet FrashëriFrashëri
Kahreman FrashëriFrashëri
Nikollaq ViskaKorçë
Muço QulliLeskovik
Sadedin Avni StrugaStrugë
Sabri QytezaKorçë
Ismet ÇanoLibohovë
Muhidin ManastiriManastir
Behxhet RekaRekë
Fuat FicoGjirokastër
Beqir Sami KosovaKosovë
Halid KërçovaKërçovë
Sejfedin ManastiriManastir
Rasim BabametoGjirokastër
Shemsi ManastiriManastir
Faik PrizreniPrizren
Muslis RekaRekë
Selami LibohovaLibohovë
Ferid ManastiriManastir
Emrullah Hilmi OhriOhër
Andrea ApostoliBerat
Ataullah PrevezaPrevezë
Agjah LibohovaLibohovë

Tabela. III
Studentët shqiptarë që studionin në medresetë e Stambollit
në vitet 1909-1910[48]

NEmriVendlindja
1Mehmet Ali KosovaKosovë
2Murat KosovaKosovë
3Hysejn Remzi DibraDibër
4Nexhmedin Behxhet RekaRekë
5Hysni KosovaKosovë
6Demir KosovaKosovë
7Ali PejaPejë
8Xhevat PejaPejë
9Osman Pertev ShkodraShkodër
Aqif Namik ShkodraShkodër
Hysni DurrësiDurrës
Jusuf DurrësiDurrës
Abdyrrahim DibraDibër
Kerim DurrësiDurrës
Kasem TiranaTiranë
Nuredin MeziniGjirokastër
Salih ElbasaniElbasani
Hasan Tahsin ÇaniMargarit
Haxhi Jusuf JaninaJanina

Tabela. IV
Studentët shqiptarë që studionin në shkollën e kadive në Stamboll
në vitet 1909-1910[49]

NEmriVendlindja
1Shefqet KokonaGjirokastër
2Hudaverdi JahuaGjirokastër
3Refik GegaGjirokastër
4Hafiz KavajaKavajë
5Alaedin KosturiKostur
6Ismet Hivzi GjirokastraGjirokastër


Mexheleja, e cila u zbatua për 57 vite me radhë në Perandorinë Osmane dhe në Republikën Turke, në disa vende, ashtu si në Shqipëri, vazhdoi të aplikohej edhe më vonë. Kështu, në Liban ajo qëndroi në fuqi deri në vitin 1932, në Siri deri në vitin 1949, në Irak deri në vitin 1953, ndërsa në Jugosllavi disa nene të saj patën jetëgjatësi edhe për shumë kohë për pakicat myslimane. Sipas disa studiuesve edhe sot e kësaj dite bazat e Kodit Civil në Jordani, Qipro dhe Izrael akoma mbështeten në Kodin Civil Osman ose, Mexhelenë.[50]



[1] Eryılmaz, Bilal, Tanzimat ve Yönetimde Modernleşme, Istanbul: İşaret Yayınları, 1992:225.
[2] Yavuz, Hulusi, “Mecelle’nin Tedvini ve Cevdet Paşa’nın Hizmetleri”, Ahmet Cevdet Paşa Semineri, İ. Ü. Edebiyat Fakültesi Tarih Araştırma Merkezi, İstanbul, 1986:45-46.
[3] Ortaylı, Ilber, İmparatorluğun En Uzun Yüzyılı, Istanbul: Timaş,  2008:210.
[4] Paşa, Cevdet, Tezâkir 1-12, Ankara: Türk Tarih Kurumu, 1991:63.
[5] Eryılmaz, Bilal, Tanzimat ve Yönetimde…, f. 235.
[6] Aydın, Mehmet Akif, İslâm ve Osmanlı Hukuku Araştırmaları, İz Yayıncılık, İstanbul, 1996:48-49.
[7] Berkes, Niyazi, Türkiye`de Çağdaşlaşma, Ankara: Bilgi Yayınevi, 1973:198-199.
[8] Aydın, Mehmet ÂkifMecellenin Hazırlanışı“, Osmanlı Araştırmaları-IX, İstanbul, 1989:31-50.
[9] Velidedeolu, Hıfzı Veldet, “Kanunlaştırma Hareketleri ve Tanzimat”, Tanzimat I, Stamboll 1940:198.
[10] Ebu’l ula Mardin, Medenî Hukuk Cephesinden Ahmet Cevdet Paşa, Ankara: T.D.V.Y, 1996:126.
[11] Jurisprudenca shqiptare, “Raporti justifikues i Kodit Tregtar”, nr. 10-11-12, 1930:58.
[12] Floqi, Kristo, “Gjygjësia në Shqipëri-I”, Përlindja e Shqipënisë, nr.1, 3 gusht 1913, f. 3.
[13] Floqi, Kristo, “Gjygjësia në Shqipëri-II”, Përlindja e Shqipënisë, nr.3, 7 gusht 1913, f. 3.
[14] Po aty.
[15] Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien (më tej: HHSt.A.PA.A.), nëArkivin e Institutit të Historisë (më tej: AIH), Vj, 23-20-2012. Raport i detajuar mbi organizimin e shtetit shqiptar, Vjenë, 16.10.1913.
[16] Po aty, f. 27.
[17] Shteti Shqiptar-Ligjet e reja, Korçë: Korça, 1920, f. 13-14.
[18] HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj, 26-16-1660, Organizimi provizor i gjyqeve civile në Shqipëri, Shkodër, 8.10.1916.
[19] HHSt.A.PA.A., Vj, 27-63, Rregullore provizore e organizimit të çështjeve të sheriatit në Shqipëri, Shkodër, 25 qershor 1917.
[20] Po aty.
[21] Po aty, Vj, 27-61, Çështjet e kultusit muhamedan në Shqipëri, Shkodër, 25 qershor 1917.
[22] Po aty, Vj, 27-60, Raport mbi çështjet e kultusit të Shqipërisë, Shkodër, 25 qershor 1917.
[23] Po aty.
[24] Po aty, Vj, 28-67, Raport administrativ i korpskomandës mbi çështjet e sheriatit, Shkodër, 23 mars 1918.
[25] Zani i ri, 23.3.1920, f. 1.
[26] Ligje e organizimit të gjykatavet, Tiranë: Mbrothësija, 1923, f. 5-6.
[27] Po aty, f. 6.
[28] Ligja Penale,Tiranë: Mbrothësia, 1924.
[29] Po aty, f. 72-74.
[30] Jurisprudenca shqiptare, “Dekretligj-Mbi shoqnit anonime dhe siguruese të huaja më datë 12 mars 1906 (1322)”, nr. 2, 1924, f. 141-145.
[31] Kokona, Elmas, Pris`i i gjykatësve përmbi rregullat e gjykimit të padinavet civile, Tiranë: Mbrothësia, 1925, f. 1.
[32] Po aty, f. 2.
[33] Mehdi Frashëri, Kujtime vitet 1913-1933, Tiranë: OMSCA-1, 2005, f.218.
[34] Po aty, f. 220.
[35] Po aty, f. 221.
[36] Po aty, f. 222.
[37] Po aty.
[38] Fletorja Zyrtare, nr. 41, 19 prill 1928, f. 6.
[39] Fletorja Zyrtare, nr. 2, 3 janar 1928, f. 6.
[40] Zani i Naltë, nr. 2-3, 1928, f. 469.
[41] Ligja për aplikimin e Kodit të ri Civil, Tiranë: Mbrothësia, 1928, f. 14.
[42] Po aty, f. 16.
[43] “Kodi Civil i ri”, Gazeta e Korçës, nr. 596, 30 mars 1929, f. 2.
[44] “Kodi Civil që sot hyn në fuqi”, Gazeta e Korçës, nr. 597, 1 prill 1929, f. 1.
[45] Türkiye Büyük Millet Meclisi Zabıt Ceridesi, 22. cilt. 17 Şubat 1926, s. 256-257.
[46] Këto tabela janë ndërtuar mbi bazën e të dhënave që na jep Mustafa Kruja për këto personalitete. Një pjesë e mbiemrave të tyre vjen nga vendi i origjinës, pasi në atë periudhë në përputhje me traditën islame nuk kishte mbiemra. ShihMustafa Kruja në historinë shqiptare, Tiranë: OMSCA-1, 2012:78-79.
[47] Po aty.
[48] Po aty, f.81.
[49] Po aty.
[50] Yavuz, Hulusi, “Mecelle’nin Tedvini ve Cevdet Paşa…”, f. 96; Abdullah Demir, Mecelle ve Külli Kaideler, Istanbul: Işık Akademi Yayınları, 2011:228.