Friday, January 22, 2016

Hallallëku i punës dhe fitimit në Islam

Hallallëku i punës dhe fitimit në Islam





 “Dhe thuaj: “Punoni! Se All-llahu do ta shoh punën tuaj, por edhe Pejgamberi i Tij, edhe besimtarët. Dhe ju do të ktheheni te Ai i cili e di të padukshmen dhe të dukshmen, prandaj, do t’ju informoj se çfarë keni punuar.” (Teube, 105).

Të dashur xhemat, sot është një maji, që njihet ndryshe edhe si dita ndërkombëtare e punës.
Vëllezër e motra, ne jetojmë në një vend ku puna zë vendin e parë në jetë, dhe si e tillë shihet edhe si rasti më i mirë për të fituar dinarin e jetës. Por, vallë, a mjafton të punojmë vetëm për të fituar, apo se puna ka edhe dimensione të tjera? Sipas Fesë islame, Allahu xh.sh., tokën e bëri të shtruar për njeriun, kurse njeriun e krijoi të tillë që të mund të lëviz, të punojë dhe të jetë aktiv në jetë. Feja jonë e bukur i kushton kujdes të veçantë punës dhe punëtorëve.
Është kënaqësi e veçantë tek lexojmë jetën e Pejgamberit a.s., dhe kur shohim se si ai puth dorën e një punëtori. Tregohet se pas kthimit të Pejgamberit a.s, nga lufta e Tebukut, Sead Ensariu doli në pritje të tij dhe ia kapi duart Muhammedit a.s. Pejgamberi i Allahut e kuptoi se duart e Ensarit ishin të thata dhe e pyeti se pse i ka duart e plasura dhe të thata. Njeriu tha: “Punojë me kazmë dhe lopatë për të mbuluar shpenzimet e familjes.” Pejgamberi a.s., ia puthi atij dorën dhe i tha këto fjalë:“Kjo është dora të cilën nuk e djeg zjarri i xhehennemit.” Në një rast tjetër, ai i bekuar, s.a.v.s., pati porositur: “Mëkatet që njeriu bën në këtë jetë janë të llojllojshme, të mëdha e të rënda, që nuk mund t’i fshijë dhe t’i zhduk ndonjë prej ibadeteve që janë si namazi, agjërimi, haxhi e tjera, përveçse mundimi dhe brenga që kaplon njeriun teksa ai është duke kërkuar ushqim për familjen e tij.”
Punëtori i cili mundohet që fitimin e tij ta ketë hallall, ai sipas Islamit konsiderohet “luftëtar në rrugën e Zotit.”
Në një rast tjetër, Muhammedi a.s., ka thënë: “Në xhennet ka një derexhe, të cilën mund ta arrijnë vetëm tre persona: udhëheqësi i drejtë, ai i cili në vazhdimësi i mbanë lidhjet farefisnore, dhe ai i cili është i durueshëm me familjen e tij, ashtu që nuk ankohet nga shpenzimet e tyre.”
Vetëm njeriu i cili punon dhe fiton, ka mundësi t’i plotësoj të gjitha shartet e Islamit. I varfëri nuk mund të jep zeqatë, nuk mund të therë kurban, e as Haxhin nuk mund ta kryej, kurse krejt kjo që përmendem bënë pjesë te adhurimet të cilat përbëjnë esencën e Islamit. 
Xhemat i nderuar, puna nuk duhet të shihet vetëm si mjet dhe qëllim kryesor në jetë. Ka shumë të tillë që, për shkak të punës, ka lënë pasdore familjen, shoqërinë, namazin, xhaminë, vatanin, etj. Muslimani i vërtetë punën e sheh si një mjet, për të arritur shumë qëllime të tjera më fisnike. Nëse një njeri shkon në punë, dhe më parë ka falë namazin dhe ka pastruar nijetin për punë, që atë ta bëjë vetëm për hir të Allahut, njëjtë është sikur të ketë shkuar në xhami. Dhe gjersa të kthehet nga puna, koha e tij i llogaritet sikur ta ketë kaluar  dhe adhuruar Allahun në ruku’ dhe sexhde.
Për fund, dëshiroj që këtë hytbe ta përmbyll me dy porosi të Pejgamberit a.s. E para thotë: “Me të vërtetë, Allahu e do shumë robin e devotshëm dhe të pasur.” Dhe  e dyta: “Dora që jep, është shumë më e mirë, se ajo dorë që vetëm merr.”
Duhet të dimë se një dorë që jep, pa dyshim se është një dorë që punon, fiton, pasurohet dhe përkrah të tjerët. Allahu na bëftë prej atyre që punojnë dhe kontribuojnë për familjet e tyre dhe për mbarë shoqërinë.
(Hutbeja e Xhumasë, mbajtur  më 01.05.2015, në xhaminë El-Hidaje në St. Gallen të Zvicrës, nga imami  Hfz. Mehas Alija)


Shkruan: Hfz. Mehas Alija

1 comment:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete