Monday, January 4, 2016

Keshille per pranimin e lutjes

Këshillë !



Para së gjithash këtë këshillë ja drejtoj vetes e më pas edhe të tjerëve, përshirë këtu ata që pyesin dhe ata që përgjigjen.
Shpeshëherë pyetësit kur pyesin thonë: a pranohet ai namazë, nëse ...., ose a pranohe ai ibadet apo ky ibadet !!!
Të nderuar miqë, pyetja është e formuluar gabimisht e pastaj edhe përgjigja shpeshëherë ndodhë të jetë e fomuar gabimisht. Duhet të dimë një send shumë me peshë të gjithë ne. Çështja e pranimit apo mos pranimit nuk është çështje për ne që të vlerësojmë, ne nuk kemi të drejtë të themi se i pranohet apo nuk i pranohet dikujt ibdati, sepse kjo çështje është në dorën e Allahut Fuqiplotë, e jo në dorën tonë.
Ne kret çka mund të themi se : Nëse ibadeti, cilido qoftë ai i ka plotësua kushtet dhe ruknet (shartet dhe farzet), ai ibadet është i vlefshëm, e nëse nuk i ka plotësuar, themi se ai ibdat është i prishur, i mangët apo varësisht nga gjendja dhe lloji i ibadeti. Pra edhe njëher po përsërisë, se kabulijeti nuk është në dorën tonë por në drën e Allahut fuqiplotë, e mos ti ngatërrojmë gjërat e të flasim për atëm që skemi kmpetencë.
Kërkoj ndjesë, dhe i lutemi Allahut Fuqiplotë të pranoj veprat dhe ibadetet tona.

No comments:

Post a Comment