Friday, January 1, 2016

Kush po i nxitë të rinjtë kosovar t’i bashkohen ISIS-it?



Kush po i nxitë të rinjtë kosovar t’i bashkohen ISIS-it?





Bashkimi i të rinjve në luftërat në Lindjen e Mesme, padyshim është keqinterpretimi dhe keqpërdorimi i çështjes së xhihadit e tekfirizimi nga thirrësit ‘selefist’ siç e quajnë veten, e që në fakt janë vehabist tekfirist.

Duke e parë xhihadin nga kuptueshmëria e tij, mund të shohim se ai përmban për brenda edhe koncepte të tjera. E siç janë; ‘Si kital (betejë), muharabe (luftë në zhvillim e sipër), isjan (rebelim), xhalab (konflikt). Arabishtja është gjuhë mjaft e pasur sa mund të shprehë do veprim apo gjendje me fjalë të ndryshme.
Prandaj, të analizojmë pak, një fjalë që rrjedh nga rrënja “xhehd”, e cila do të thotë përpjekje ose betejë. E para është përpjekja shpirtërore dhe morale, e cila duhet të bëhet për të lehtësuar kufizimet dhe pengesat të cilat burojnë nga bota e brendshme e individit dhe nga natyra; e dyta është shuma e gjithë aktiviteteve në të cilat njeriu duhet të angazhohet në mënyrë që të bëjë të mundur lindjen e një lëvizjeje sociale, ku feja të komunikohet dhe praktikohet lirisht. Në të dy rastet, njeriu duhet të përpiqet maksimalisht në këtë betejë për ta çliruar njerëzimin në të dy botët, në të brendshmen dhe në atë të jashtme.
Andaj edhe disa imam po i keqinterpretojnë më këto fjalë, e që në rastin konkret kemi  Imam Ahmed Kalajëna,  në një nga ligjërata e tij qe e kam dëgjuar personalisht dhe tani ajo është larguar nga Youtube, ai bën thirrje se dijetarët në Arabin Saudite janë mbledh dhe kanë vendosur në mënyrë unanime se në Siri ka xhihad.
Me një fjalë Kalaj, bëntë thirrje për shkuarje në luftë atje sepse kush do që vritet është shehid.
Keqpërdorimi i tekfirizmit nga ligjërues vehabist, ka qenë nxitës i të rinjve për pjesëmarrje në luftën në Siri. Duke i keqpërdorur ajetet Kur’anore dhe hadithet e Profetit Muhamed,  që flasin për jo myslimanet, e duke i aplikuar ato ndaj atyre që nuk pajtohen me idetë e tyre ishte shkaktar i nxitjes së mllefit të madh tek të rinjtë pa kurrfarë  dallimi  ndaj anës tjetër.
Mospajtimet e mëdha mes grupeve të ndryshme islame, madje edhe për çështje shumë dytësore deri më banalet. Ka bërë që shoqëria ta njohin vetëm përçarjen, urrejtjen dhe akuza të pa baza ndaj të tjerëve, në këtë formë të praktikuesit e rijnë të Islamit të shndërrohen në njerëz shumë arrogant dhe gjithë herë të gatshëm për sulm ndaj atij që nuk pajtohet më pikëpamjet e tij fetare.
Ligjëruesit vehabist, po nxisin urrejtje në trojet shqipfolëse, kundrejt atyre që nuk pajtohen me ta.
Si shembull kemi edhe Enis Ramën, i cili ndaj çdo grupi që është pyetur ka dhënë zjarrë, duke i konsideruar 99% të myslimanëve si të devijuar Esh’arit dhe Maturidit.
Po njësoj është edhe Enes Goga, si dhe ligjërues të tjerë në trojet shqiptare, ku si paradoksale është dalja e tyre me korniza fetare siç është rasti kinse i luftimi të Mealikeve (Engjëjve) në Siri, ku nga aspekti fetar janë të pa pranueshme, ngase melaiket janë krijesa që nuk dukën. Por këta  ligjërues vehabist, jo që i panë me sy por edhe kamerat ua incizonin engjëjt, e që sipas tyre, nga aspekti fetar kjo nënkupton shumë, sepse përmes kësaj në një formë u është bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen luftës sepse ajo është e drejt dhe se Krijuesi i Gjithësisë është duke i ndihmuar dhe mbështetur.
Aq larg shkuan sa edhe komandantin suprem të ISIS, Ebu Bekër el-Bagdadi, e nxorën si njëri nga fisi el-Bedri, fis ky që ka prejardhje nga fisi el-Radaëi dhe që njihet si fis me prejardhje nga fisi el-Husejni, el-Kurejshi, më saktësisht, ka prejardhje të Profetit Muhammed.
Nëse i mbledhim deklaratat e grupeve të cilat janë shkrirë në ISIS, shumica e tyre e deklarojnë se i japin besën Ebu Bekër el-Bagdadit si kalif, sepse ai është me prejardhje kurejshite. Këto ditë edhe zyrtarët e Arabisë  Saudite kanë pranuar se shkaktari kryesor që qytetarët e saj po marrin pjesë në luftën e Sirisë, janë ligjëratat e imamëve vehabist, siç është Adnan El Aruri, e që për imamët vehabist në shqiptari ai është SHEFI.
Përdorimi i islamit nga shume udhëheqës që e quajtur veten mysliman të devotshëm,  ka bërë që retorika e atyre udhëhqësve të nxit më shumë situatën dhe gjendjen shpirtërore, sikur që ishte deklarata e Erdoganit, që shumë shpejt brenda pak muajve do e falim namazin e xhumas në kryeqytetin e Sirisë.
Përpjekjet  nga politikan islamist për të arritur poena poltik, nëprmjet kujdesit ndaj myslimanve në botë, ka bërë që ato të ngelen vetëm fjalë dhe asnjë veprim.
Këtë më së miri e dëshmon rasti i ndihmave nga shteti turk, kur para dy viteve, ishin ndalur transportimi i alterierisë ushtarake drejtuar nga Sira e që si destinacion kishin organizatën ISIS. E më vonë mediat në Turqi, raportuan se kjo ishte një manovër e shërbimit sekret turk për të hyrë brenda ISIS.
ISIS, jo më këto punon me mendje rinore, nëse ndalemi i shohim figurat vehabist të ISIS-it, shohim se thuajse të gjithë janë të rinjë, e kjo e ka bërë që organizata të jetë më tërheqëse duke qenë se ISIS është krijuar nga një plan i mirë studiuar, bënë që kjo organizatë terroriste të arrijë shumë brenda një kohë të shkurt. Përdorimi i mjeteve elektronike u ka mundësuar që ta bëj më të famshme dhe të dëshirueshme nga të rinjtë se sa Al-Kaida, ku edhe lirshëm mund ta quajmë një reformë e kësaj të fundit është ISIS, më e modernizuar dhe në hap me zhvillimin informativë por jo vetëm kaq edhe monedhën, ku para pak ditësh pame se si  Lavdrim Muhaxhiri, prezanton monedhën e kësaj organizate.
Të gjitha këto argumente që unë si imam u mundova t’ua sjellë, janë shkaktarët kryesorë që rinia kosovare por edhe ajo e huajë që po merre rrugën drejt Sirisë. Bej thirrje që të bëhet një plan mirë i studiuar, që jo vetëm përmes ligjit kundër shkuarjes në luftë jashtë vendit konsiderohet vepër penale. Por edhe përmes debateve publike që ta informojmë këtë shoqëri, që Islami mision të tij ka paqen dhe tolerancën dhe jo dhunën e urrejtjen ndaj tjetrit që mendon ndryshe.

Autori: Zuhdi Hajzeri

No comments:

Post a Comment