Saturday, January 2, 2016

Kush jan Kaderitët

Kush jan Kaderitët


Kaderitët, të cilët mbanin qëndrimin se njeriu posedonte vullnet për të pasur fuqi (kadr) mbi veprimet e tij. (...)
Doktrina Kaderite u shfaq kështu: Umejjidët, të cilët kishin sundimin politik, ishin tiranë; ata shtypnin dhe prisnin kokat e kundërshtarëve të tyre pa mëshirë. Kur ata u pyetën pse bënin këtë gjë, ata thanë që Zoti i shtyri të bëjnë kështu dhe vetëm ai është përgjegjës për veprimet e tyre. Kjo ofendoi ndërgjegjen fetare të muslimanëve.
Kaderitët u ngritën dhe deklaruan që njeriu kishte fuqinë (kadr) mbi veprimet e tij, dhe si pasojë, Umejjidët ishin përgjegjës për veprat e tyre mizore dhe të padrejta. Ma’bad el-Xhuhani (vd. 699) ishte i pari që diskutoi hapur çështjen e vullnetit të lirë. Ai e pyeti Hasan el-Basriun (vd. 728) për opinionin e tij në lidhje me krimet e Umejjidëve që [këta] ia përshkruajnë Zotit. Hasani u përgjigj, “Armiqtë e Zotit kanë gënjyer”. Kështu, problemi i parë që shërbeu si bazë për i’tizal ishte rreth vullnetit të lirë. Pranda mu’tezilitët ndonjëherë quhen kaderitë.

~ Prof. M. Umaruddin, Filozofia Etike e Gazaliut.

No comments:

Post a Comment