HAPAT E SHEJTANIT
Shejtan do të thotë i larguar dhe i dëbuar nga mëshira e Allahut, me fjalë tjera shejtani është i mallkuar.
Dy cilësi kanë ndikuar që shejtani të jetë
i mallkuar dhe i dëbuar nga mëshira e Zotit:
E para: Kryelartësia dhe
E dyta: xhelozia.
Kur Zoti i Lartmadhëruar i tha shejtanit
bjeri në sexhde Ademit ai i tha : Unë jam më i mirë se ai, sepse atë e ke
krijuar prej dheu ndërsa mua më ke krijuar prej Zjarri. Pra xhelozia ndaj Ademit ka ndikua që ai të tregoj kryelartësi
dhe nuk i ka ra ne sexhde Ademit.
Pastaj Shejtani i ka thënë Zotit të
Lartmadhëruar se njerëzit do ti humb nga rruga e drejtë, përpos besimtarëve të
sinqertë. Dhe më jep afat deri në ditën e ringjalljes.
Zoti
i jep rast që deri në momentin e
ringjalljes të jetoj aty ku jeton njeriu dhe që të tentoj të i largoj njerëzit
nga rruga e drejtë por ai nuk do të mund të i largoj besimtarët e sinqertë nga
rruga e drejtë sepse specifikë e shejtanit është që me mashtrime t’i largoj
njerëzit nga rruga e drejtë, e
besimtarët e sinqertë nuk bien pre e kurtheve të shejtanit.
-
Shejtani i shkon njeriut nga para,
-
nëse është i pasuksesshëm i shkon nga mbrapa,
-
nëse është i pasuksesshëm i shkon nga ana e djathtë,
- nëse
nuk është i suksesshëm i shkon nga ana e majtë.
Shejtani nuk i shkon njeriut nga poshtë sepse
në këtë anë njeriu bie në sexhde,
- po ashtu shejtani nuk i shkon nga lart,
se njeriu i ngrit duart lart e lutë dhe e përkujton Zotin e Madhëruar, pra sexhdeja
dhe përkujtimi ndaj Zotit e largon shejtanin nga njeriu.
Shejtani
ndonjëherë e sulmon njeriun, nëse nuk arrin të ketë sukses me sulm ai i
përgatit kurthe, nëse e sheh se njeriu nuk bie në kurthet e tij fillon ta mashtroj, e nëse nuk mundet ashtu, tenton ta frikësoj e
nëse nuk mundet ashtu, fillon ta vë në dyshime, nëse nuk mundet ashtu, ai veprat
jo të mira ia zbukuron kinse janë vepra të mira, e nëse nuk mundet ashtu fillon t’i paraqitet njeriut se është një
këshilltarë i mirë e i sinqertë dhe se ia do të mirën njeriut, por përkundrazi
shejtani qëllimin kryesorë e ka që njeriun ta bëjë pabesimtarë dhe të digjet së
bashku në zjarr me të.
Zoti
i Lartmadhëruar na ka urdhërua që mos ta dëgjojmë dhe të mos shkojmë hapave të
shejtanit, të mos biem në grackat dhe mashtrimet e shejtanit
sepse ai është armik i përbetuar dhe i hapur i njeriut, ai ka larguar nga rruga
e drejtë turma të mëdha të njerëzve. Ne duhet të logjikojmë të analizojmë dhe
të mësojmë që të mos biem në kurthet e shejtanit, sikurse po e tregoj tregimin në vijim se në çfarë
hapa dhe çfarë metoda shkon shejtani deri sa ta shtie njeriun në pabesim:
JA, HAPAT TE
CILAT I PËRDORË SHEJTANI
Ka
qenë një beni israil, i cili ishte ndër më të devotshmit në kohën e tij. Në atë
kohë jetonin tre vëllezër, ata kishin një motër virgjëreshë dhe nuk kishin
motër tjetër, pos saj.
Të
tre vëllezërit ishin emëruar vullnetarë në luftë në rrugën e Allahut. Nuk dinin
se në përkujdesjen e kujt ta linin dhe ku ta vendosnin motrën e tyre, sepse nuk
kishin besim te askush . Të gjithë së bashku u pajtuan që ta dërgojnë te një
mistik beni israil që të përkujdesej për te, sepse vetëm tek ai u pushonte zemra.
Shkuan dhe e pyetën që motrën e tyre ta lënë në përkujdesje të tij
derisa të kthehen, por ai thotë: “Më
ruaj o Zot! Unë kurrë nuk mund ta pranoj”.
Ata
vazhdimisht insistonin derisa e bindën, dhe pranoi por me një kusht: që të
banojë në një shtëpi përballë faltores së tij.
Ato pajtohen dhe e dërgojnë motrën e tyre
te ajo shtëpi dhe shkojnë.
Një kohë të gjatë, derisa ajo banonte aty,
ai ia përgatiste ushqimin, zbriste te dera e faltores, pastaj e thërriste; ajo
dilte nga shtëpia e saj dhe e merrte ushqimin që ia përgatiste.
HAPI I PARË
Shejtani shkon me butësi te
mistiku dhe e këshillon, se ai duhet
të punojë punë të mirë, ai duhet të fitojë shpërblim më të madh, dhe se
kur ajo vajza del nga shtëpia e saj
ditën, e shohin të tjerët dhe mund të keqkuptojnë, por më mirë është
që të shkonte me ushqim te shtëpia e saj
dhe ta vendoste ushqimin te pragu i shtëpisë, kështu do të fitonte shpërblim më
të madh.
Ai pranon atë këshillë dhe vazhdon t’ia përgatis ushqimin dhe t’ia
dërgonte te pragu i shtëpisë së saj, por nuk fliste me të fare.
HAPI I DYTË
Kaloi një kohë, pastaj i shkon
Iblisi e i thotë në vesh: “Ti duhet
të fitosh shpërblim edhe më të madh”, dhe e nxiste vazhdimisht duke i thënë: “Sikur të flisje më të do të çmallej, sepse
ajo është e përmalluar për vëllezërit e saj”.
Kështu Iblisi vazhdimisht e këshillonte,
derisa prej faltores së tij filloi të bisedojë me të.
HAPI I TRETË
Pastaj i shkon Iblisi e i thotë:
“Sikur të shkoje te dera, të ulesh pranë faltores, e ajo pranë shtëpisë së saj e
të bisedonit, do të kishte qenë më mirë për të”.
Kështu ai nuk ndalej, derisa zbret dhe ulet
para faltores, e ajo vajza ulej para derës së shtëpisë ku banonte dhe bisedonin
nga larg.
Një
kohë kaloi kështu.
HAPI I KATËRT
Pastaj i shkon Iblisi e i thotë: “Ti duhet të fitosh shpërblim më të madh, duke u sjellë më mirë me të.
Pra, shko prej faltores tënde dhe ulu në prag të shtëpisë së saj e bisedo me
të, sepse më mirë është për të”.
Ai vazhdimisht e këshillonte kështu,
derisa edhe ashtu veproi për një kohë.
HAPI I PESTË
.Pastaj shkon Iblisi e i thotë:
“Nëse dëshiron shpërblim më të madh, shko
dhe hyr në shtëpinë e saj, bisedo më të brenda që mos t’ia shohin të
tjerët fytyrën, se kjo është më mirë për
ty dhe shpërblimi është më i madh”.
Kështu vazhdimisht e këshillonte Iblisi, derisa filloi të hyjë në
shtëpinë e saj, bisedonte me të ditën, e kur kalonte dita shkonte në faltoren e
tij.
HAPI I GJASHTË
Pastaj i shkon Iblisi, ia
zbukuron fytyrën e asaj vajze para tij, derisa ai e prekë në trup dhe e puthë.
HAPI I SHTATË
Iblisi vazhdimisht ia zbukuronte fytyrën e saj, derisa e shtyn të kontaktojë seksualisht
me të, e lë shtatzënë, e ajo pastaj lind fëmijë.
HAPI I TETË
Pastaj i shkon Iblisi e i thotë: “Çka mendon nëse vijnë vëllezërit e saj e ta shohin se ajo ka fëmijë me
ty, si do të vepronin me ty? Nuk ka shpëtim prej tyre, andaj shko, merrja fëmijën,
mbyte dhe varrose, se ajo frikësohet prej vëllezërve të saj, e do ta mbajë
sekret atë se ti ke kontaktuar seksualisht metë”.
Ai edhe ashtu veproi dhe e mbyti foshnjën.
HAPI I NËNTË
Pastaj i thotë Iblisi: “Mbyte edhe vajzën dhe varrose me të birin e
saj, sepse a mendon dhe a ke besim se ajo mund ta mbajë sekretin?”
Kështu ai e mbytë edhe vajzën, e merr
vajzën dhe fëmijën dhe i dërgon në një
gremin[, i varrosë aty dhe mbi varr vendos një guri të madh.
Shkon te faltorja e tij dhe fillon të
lutet një kohë të gjatë, deri sa kthehen vëllezërit e saj nga lufta.
Kur kthehen vëllezërit nga lufta e pyesin për motrën e tyre. Ai i
ngushëllon dhe u thotë: “Zoti e
mëshiroftë” dhe fillon të qajë para tyre, e u thotë: - Nuk ka pasur vajzë më të mirë, por ajo ka vdekur, ja ku e ka varrin.
Vëllezërit shkojnë dhe e shohin varrin, aty
qajnë për motrën e tyre, qëndrojnë disa ditë te varri i saj dhe kthehen në shtëpi
të tyre.
HAPI I DHJETË
Kur bien vëllezërit për të fjetur u paraqitet shejtani në ëndërr në
formë të një njeriu udhëtarë dhe fillon prej vëllait më të madh, duke e pyetur
për motrën e tyre, e ai i tregon ashtu siç ka treguar mistiku për vdekjen e
motrës së tyre, se si kanë shkuar tek varri i saj... Mirëpo shejtani i thotë: “Kjo është gënjeshtër”, dhe u thotë që të mos i besojnë fjalëve të tij, sepse ai
e ka lënë shtatzënë motrën e tyre, pastaj ajo ka lindur djalë, kurse ai e ka mbytur
motrën tuaj së bashku me fëmijën e saj, ngase është frikësuar nga ju; e ka
futur në një gropë, të cilën e ka çelur vetë pas shtëpisë në anën e djathë, në
të cilën ka qenë e vendosur. Shkoni te shtëpia në të cilën ka qenë e vendosur,
dhe kur të hyni do ta shihni se është ashtu si po u them juve.
Pastaj i paraqitet Iblisi në ëndërr
vëllait të dytë dhe ia tregon të njëjtat gjëra,
Pastaj i shkon edhe vëllait të vogël, duke
iu paraqitur në ëndërr gjithashtu.
Kur u zgjuan në mëngjes u ulën të bisedonin mes vete.
Njëri thotë: “Mbrëmë kam parë një ëndërr
të çuditshme” dhe ua tregon.
Edhe tjetri thotë se kishte parë po të njëjtën
ëndërr!
Vëllai i madh thotë: “Po ajo është vetëm
ëndërr e asgjë tjetër, lëreni këtë punë, harrojeni.”
Më i vogli thotë: “Për Zotin, nuk e lë pa
shkuar te ai vend dhe të shikoj se çka ka.”
Shkojnë te shtëpia ku ka banuar motra e
tyre, e hapin derën dhe kërkojnë vendin, të cilin ua kishte treguar njeriu
(shejtani) në ëndërr, dhe e gjejnë motrën e tyre dhe fëmijën e saj të mbytur.
E pyesin mistikun, e ai u thotë se kjo
është e vërtetë.
Atëherë ata e padisin te qeveritari i asaj kohe. E marrin mistikun prej faltores
së tij dhe e dërgojnë për ta dënuar me vdekje.
HAPI I NJËMBËDHJETË
Kur ia lidhin duart për ta ekzekutuar,
shkon Iblisi e i thotë: “Unë jam shoku
yt, i cili të ka sprovuar me atë vajzë, të cilën e ke lënë shtatzënë, pastaj e
ke mbytur atë me fëmijën e saj. Nëse sot më dëgjon dhe e mohon Allahun, i Cili
të ka krijuar dhe të ka dhënë formën, atëherë unë do të shpëtoj prej vdekjes.”
Ai e dëgjon dhe e mohon Allahun.
Kur e mohon Allahun, shejtani largohet
prej tij dhe atë e ekzekutojnë.
Për këtë ka zbritur ajeti:
“Njësoj, sikurse shejtani kur t’i thotë njeriut: “moho”,e ai kur të mohojë
thotë (shejtani): “Unë largohem prej teje, unë i frikohem Allahut – Zotit të
botëve”. Dhe përfundimi i të dyve është se ata do të jenë në zjarr
përgjithmonë. Ky është dënimi për kriminelët”
( Hashr , 16, 17).
Dr: Musli Vërbani
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310
Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.
ReplyDeleteBurri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.
Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
Whatsapp: +2348032246310
Email: dawnacuna314@gmail.com