Thursday, January 7, 2016

Istivaja sipas Imam Eshariut r.a.

Istivaja sipas Imam Eshariut r.a.

Tek imam Eshariu dhe te disa dijetarë tjerë, sikur: Sufjan Theuriu, Euzaiu, Hasan Basriu, Kulabiu, Hasibiu, Bejhekiu, Ibn Furek etj, përshkrimet e Allahut sikur: Lartësia (istiva), zbritja (nuzul) dhe ardhja (mexhi) konsiderohen cilësi veprore e jo qenesore.
Kjo-sipas tyre- domethënë që Allahu përshembull; në cilësinë e përmendur ISTIVA (ka lartësuar) ka kuptimin se Ai bërë një punë mbi Arshin e Tij dhe këtë punë që ka krijuar në Arsh e ka quajtur- “isteva ala arshihi”(lartësoi mbi Arsh), jo me kuptimin se këtë punë e ka bërë duke levizur me qenjen e tij, apo pasi që ishte diku poshtë, pastaj është ngritë sipër mbi një trup në këtë rast Arshin, sepse kështu nuk i takon të madhërohet dhe lartësohet Qënja e Allahut dhe nuk guxon të thuhet se në Qënjen e Tij ndodhin ndryshime. Pra Istevaja e Allahut mbi Arshin është një punë që Ai bëri dhe krijoi me dëshirën edhe forcën e Tij mbi Arshin, e këtë punë të kryer e quajti “isteva”.

Imam Eshariu-Allahu e Mëshiroftë, për sa i përket cilësisë së zbritjes(nuzul) ka menduar gjithashtu se ajo është cilësi veprore(sifetu fijl). Sipas tij, Allahu e bën një punë në qiell cdo natë-në pjesën e tretë, edhe këtë punë e quan “zbritje”, e jo se zbritja shkaktohet me qenje të Zotit duke hyrë në qiell, sic thonë përngjasuesit mushebih. Pra është një cilësi kuptimore-veprore, e jo qënjesore-dhatije . Kështu kuptohet edhe fjala e selefit kur ata thanë se Allahu bën çfarë të dojë, dihet se bërja është cilësi veprore, jo qenësore, sepse ngjau pasi që Ai nuk e kishte bërë.

Këtë akide e transmeton nga Eshariu imam Bejhekiu në librat e tij të akides dhe Ibën Furek në “Mekalat” [1].

Puna që Allahu vepron në qiell cdo natë në pjesën e saj të fundit, mund të jetë; pranimi i duave, falja e gjynaheve, zbritja e mëshirës apostafate për njerëzit që falin namaz në këtë kohë…edhepse Eshariu nuk jep një komentim të prerë këtu, por hesht ashtu siç kanë heshtur edhe gjenertat e para, nga frika se komentimi i dhënë të jetë gabim dhe zatën këtu vëhet në pah akideja e tij e tefuidit.

Kjo është akideja e Imam Eshariut në këtë mesele dhe akideja e këtij imami nuk u hy në punë manipuluesve. .

Thotë Ibn Haxheri r. a në “Fet’h ul Bari”: ”Kanë rënë në mospajtim ehli syneti se cilësija e “istivasë” a është cilësi veprore apo cilësi qënjesore. Ata që kanë thënë se “istiva”është cilësi qënjësore e kanë shpjeguar me “ala-lartësim”, duke thënë se qënja e Allahut është Lartësuar mbi Arshin dhe të gjitha krijesat ashtu siç i takon madhërisë së Tij(dhe të vërtetën e kësaj nuk e di askush pos Allahut). Ndërsa ata qe e kanë kuptuar cilësi veprore kanë thënë se Allahu ka bërë një punë mbi Arshin e Tij dhe(këtë punë të krijuar jashta qenjës së Tij)e ka quajtur- “isteva ala arshihi”, jo me kuptimin se këtë punë e ka bërë në qenjen e tij, apo se qenja e Tij ka pësuar ndryshim(pasi që ka qenë diku poshtë pastaj është ngritë sipër mbi një trup në këtë rast Arshi), sepse kështu nuk i takon të madhërohet dhe lartësohet Qënja e Allahut, dhe nuk guxon të thuhet se në Qënjen e Tij ndodhin ndryshime”. (përfundoi fjala e Ibn Haxherit r. a).

Këta dijetarë u argumentuan duke thënë:

-Fjala “ISTEVA”kur flitet për Allahun në ajete e hadithe ka ardhur si folje në kohën e shkuar dhe jo si mbiemër. Pra fjala “isteva”është një përshkrim i punës që veproi Allahu në Arsh, e jo cilësi e qenjës së Tij.

-Kjo është sikur që Allahu bëri një punë me banorët e ndërtesave dhe këtë vepër e quajti “ardhje”edhepse ajo sishte ardhje e Qenjës së Tij.
Thotë Allahu:”. . . Perëndia u erdhi godinave të tyre deri në themel, dhe u rrëzua kulmi mbi ta e u erdhi dënimi andej - nga nuk e prisnin ”, ( 16:26).

Dhe ka thënë:”. . . por Perëndia u ka ardhur prej nga ata nuk e kanë pritur, dhe Ai në zemrat e tyre ka mbjellë frikë e, ata, me duart e tyre dhe me duart e besimtarëve i kanë shkatërruar shtëpitë e veta. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju mentarë !”( 59:2)
Pra Allahu në këto ajete e shpreh ardhjen e denimit me vetë ardhjen e Tij, ajo që vie prej Tij është një vepër që ai krijon në krijesa. Këtu ardhja e Tij nuk ngjau me levizje, zbritje e as bartje prej një vendi në vendin tjetër, por ajo që erdhi ishte një punë që Allahu bëri mbi ta, e ajo punë ishte denimi i tyre në këtë formë.

-Istivaja në anën tjetër duhet të jetë një cilësi e plotë dhe e përsosur në të drejtën e Allahut, nuk është një cilësi e mangët. Pasi është kështu, atëherë Allahu ishte i përsosur çdo herë në amshim dhe do të mbetet i tillë gjithmonë. Sikur përshkrimi “isteva”do të ishte cilësi e qenjës, kjo aludon se Allahu nuk ka qenë i përsosur në amshim, por vetëm pasi krijoi Arshin, qenja e Tij u plotësua me një cilësi të re që nuk e kishte më parë!!

-Nëse dikush e pranon këtë, ai ka pranuar se Zoti i botërave ka nevojë për krijesat e Tij që të përsoset dhe kjo është kufër dhe kundërshtim me natyrshmërinë e pastër të besimit.
-Nëse kundërshtarët thonë se Allahu ka qenë çdo herë “i Lartësuar mbi Arshin”me kuptimin e qendrimit, dhe Arshi ishte çdo herë i pafillim, atëherë e kanë bërë Arshin të vjetër në amshim bashkë me Allahun, dhe kjo prap është filozofi kufri, sepse Arshi është krijuar nga Allahu, nuk ishte, pastaj u krijua dhe kështu pati një fillim.
-Nëse ata thonë se “isteva”nuk është as përshkrim i plotë e as i mangët, kanë thënë një fjalë të pakuptimtë, sepse cilësija ose duhet të jetë e përkryer ose e mangët.
-Nëse ata thonë se “isteva”është cilësi veprore janë pajtuar me ne.

-Ndërsa nëse ata heshtin (duke pranuar istivanë cilësi të Allahut pa modaliteti dhe pa komentim) atëherë janë kthyer në besimin e “tefuidit”, dhe prap kanë asgjësuar bindjen e tyre.

Në këtë kuptim, ka ardhur edhe fjala e imam Eshariut r. a në librin e tij Ibane, ku tha:

-Ka thënë Imam Ebu el-Hasen el-Esh'ariu - mëshira e Zotit të Lartë qoftë mbi të, në librin e tij “EL-IBANE”, fq(71):
“All-llahu u lartësua mbi Arshin(fronin) në mënyrën që Ai e tha dhe me kuptimin që Ai dëshiroi. Lartësim i pa të metë, pa prekur Arshin, pa u vendosur dhe pa qëndruar mbi të, pa transferim dhe pa u mishëruar me të. Atë nuk e mban Arshi, por Arshi dhe mbajtësit e tij(melaiket) mbahet me butësinë e fuqisë së Tij dhe janë të përulur nën sundimin e pushtetit të Tij. Ai është mbi Arshin, mbi të gjitha gjërat dhe mbi ato që mbulon dheu. Lartësim i cili nuk i shton Atij distancë fizike drejt Arshit apo qiellit. Atij i taksojnë pozitat e larta ndaj Arshit, ashtu siç i takojnë pozitat e larta ndaj asaj që mbulon dheu. E me gjithëkëtë Ai është afër çdo ekzistence, është më afër robit të tij se damari i qafës së tij, e Ai është dëshmitar për çdo gjë”.

- Thotë gjithashtu në parathënjen e “EL IBANE”me të cilën po mburren disa:
“Ai nuk ka fotografi(formë)dhe as kufi(përkufizim) për tu shembëllyer”. (përfundoi)


[1] Këtë akide të Imam Eshariut e përcjell vetë Ibën Tejmija në librin e tij("شرح حديث النزول"(طبعة دار العاصمة, ص/181-182)).
Po kështu këtë e pohon edhe Sixhzi në librin e tij (الرد على من أنكر الحرف و الصوت(ص 151)).

Pra, sipas tij, Istivaja është një cilësi kuptimore-veprore, e jo qënjesore-dhatije[1]. Puna që Allahu vepron në qiell cdo natë në pjesën e saj të fundit, mund të jetë; pranimi i duave, falja e gjynaheve dhe zbritja e mëshirës apostafate për njerëzit që falin namaz në këtë kohë. Kjo është akideja e Imam Eshariut në këtë mesele dhe manipuluesit kot mundohen të manipulojnë.

huazuar nga Drilon Gashi

No comments:

Post a Comment