EZANI ZHURMËN E SHNDËRRON NË QETËSI
SHPIRTËRORE
Organi kryesor i shqisës së të dëgjuarit
është veshi. Funksioni i tij është mbledhja, përcjellja dhe përpunimi i
sinjaleve akustike, tingujve, zërave, zhurmave drejt organeve të tjera të
aparatit dëgjimor.
Pjesët e veshit janë: pjesa e veshit të jashtëm, të mesëm
e të brendshëm.
Pjesa e mesme e cila përbëhet nga tre kockëzat e veshit, çekiçi, yzengjia, kudhra (stapes, incus
dhe malleus).
Pjesa e brendshme e cila përbëhet nga Kërmilli (Cochlea), që shërben për transformimin e lëkundjeve
mekanike në impulse nervore, dhe labirinti, ose i quajtur organi vestibular, që
nuk i shërben dëgjimit por ndjenjës së ekuilibrit.
Duhet ditur se dëgjimi është një proces ndijorë rezultat i një
aktiviteti të sinkronizuar të një sërë organesh dhe qelizash.
Njeriu është në gjendje të shquajë një repertor të gjerë tingujsh dhe
të prodhojë imazhe sonore, kjo realizohet në sajë të pranisë së një kategorie
qelizash të specializuara të pozicionuara në zonën e veshit të brendshëm.
Gjatë procesit të dëgjimit valët e zërit kapen së pari
nga llapa e veshit të jashtëm i cili i "mbledh" ato dhe i drejton për
në kanalin dëgjimor. Pastaj valët godasin daullen e veshit ose membranën
timpanike që shtrihet gjatë fundit të brendshëm të kanalit dëgjimor dhe e bëjnë
atë të dridhet. Tre kockat e veshit të brendshëm (të quajtur çekiçi, kudhra dhe yzengjia)
i dërgojnë këto dridhje te kërmilli i veshit, një organ në formë spiraleje në
veshin e brendshëm. Dridhjet e zërit që futen në kërmillin e veshit krijojnë
valë në lëngun që ai përmban. Këto valë bëjnë që një ndarje delikate, membrana
bazilare të ndryshojë formën e saj.
Çka thotë Kur’ani për dëgjimin?.
Dëgjimi është i përmendur në Kur’an, Zoti i
Lartëmadhëruar tregon për dëgjimin, shikimet, që nga embrioni ku thotë:
“Allahu ju
nxorri nga barqet e nënave tuaja kur nuk dinit asgjë. dhe ju bëri me shqisa të të
dëgjuarit, të parit dhe me zemër e mendje...”(15 :78).
Shihet se sipas Kur’anit renditja fillon
me dëgjimin e pastaj shikimet. Kur’ani dëgjimin e ka përmend në njëjës ndërsa
shikimin në shumës. Renditjen e këtyre shqisave e vërteton edhe embriologjia. Të shikojmë si e
shpjegon embriologjia krijimin e fetusit dhe organet dëgjimore dhe shikimet:
Sipas embriologjisë ndjenja e dëgjimit
formohet para funksioneve tjera vitale.
Që nga java e 8 e shtatzënisë fillon të
zhvillohet Shqisa
e dëgjimit .
Prej javës së 18 deri në javën 22 të shtatzënisë formohet
veshi i brendshëm dhe nervat e trurit janë të zhvilluara mjaftueshëm ashtu që foshnja dëgjon të rrahurat e zemrës
së nënës.
Rreth javës së 25 të shtatzënisë foshnja dëgjon edhe zërat
e jashtëm, ndërsa gjer në javën e 27 fillon njohjen e zërave.
Për dallim nga shqisa e të të dëgjuarit,
shqisa e të parit zhvillohet tek në javën e 26 të shtatzënisë, pas
kësaj periudhe embrioni fillon t’i hapë dhe ti mbyllë sytë.
Duhet pasur parasysh që fëmijët në rend
të parë duhet aktivizuar në dëgjim e pastaj në shikimin e lojërave, pra në argëtimin e tyre në
lojëra kompjuterike, pra në rend të parë duhet ta aftësojnë shqisën e të
dëgjuarit e pastaj shqisën e të parit, e jo siç
po ndodhë në shekullin njëzetë e
një ku po zhvillohet gjenerata e të parit në rend të parë e pastaj të
zhvilluarit e dëgjimit, gjë që do të
ndikojë që njeriu të jetojë më i izoluar dhe më i mbyllur në vetvete. Shkaktar
i kësaj është zhvillimi i i teknologjisë informatike kompjuterike.
Dëgjimi dhe dëmtimi i dëgjimit
Dëgjimi është dhunti e Zotit, dhe këtë dhunti duhet
shfrytëzuar për atë për çka e ka krijuar Zoti i Lartëmadhëruar, dëgjimi është
mjeti i pranimit të shpalljes, pa të dëgjuar nuk do të kishte qenë e mundur të
pranohej shpallja prej pejgamberëve, mirëpo sikurse edhe pjesët e tjera të
trupit dëmtohen ashtu edhe dëgjimi dëmtohet. Zoti i Lartëmadhëruar thotë: “Thuaj: Nëse Allahu ua merr të dëgjuarit, të parit dhe
ua mbyll zemrat dhe mendjet, cili zot tjetër pos Allahut do të ju sjell ato”.
Si dëmtohet shqisa e
dëgjimit
Dëgjimi dëmtohet kur membrana bazilare deformohet nga një
valë zëri që vjen në të, organi i Kortit gjithashtu zhvendoset. Ky organ
përmban receptorët dëgjues, një koleksion qelizash me zgjatime në formë qimesh.
Sipër tij është membrana tektoriale. Lëngu tek kërmilli i veshit e shtyn lart
membranën bazilare kështu që qelizat me zgjatime në formë qimesh fërkohen me
membranën tektoriale. Ky veprim shkakton menjëherë impulse nervore në nervin
dëgjimor, i cili i përcjell mesazhet deri në lobet temporale të trurit.
Dëmtimi i dëgjimit bëhet nga:
1. Ndotja akustike.
2. Përdorimi i barnave (ilaçeve)
dhe
3. Emocionet dhe ndjenjat
negative.
1. Nivelet e dëgjimit dhe ndotja
akustike.
Si aparat i dëgjimit veshi nuk mund të dëgjoj zërin prej 0-10 dB , këtë ultësi të zërit e ka buburreci.
Njeriu nuk mund ta dëgjoj zërin e buburrecit sepse ai ka ultësinë prej 0-10
dB, dhe Zoti i Lartëmadhëruar këtë e ka treguar para 14 shekujve kur ka thëne:
“Dhe atëherë kur arritën në luginën e buburrecave,
një buburrec tha: “O ju buburreca hyni
në vendet tuaja që të mos u copëtojë
Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur” (en-Neml;18).
Fazën e parë të dëgjimit ku veshi
mund ta dëgjojë zërin është prej 10-20dB. Ky është zëri më i ulët që Kur’ani e ka quajtur “Rikza”, me fjalë
tjera fillimi i dëgjimit fillon
nga kjo masë e zërit. Thotë Zoti i Lartëmadhëruar : “...ose a po e dëgjon zërin tepër të ulët të tyre (Rikza).” (Merjem;98).
Faza e dytë e dëgjimit të veshit është prej 20-40dB. Ky është zëri i ulët
që Kur’ani e quan “hemsa”. Thotë
Zoti i Lartëmadhëruar: “E para të Gjithmëshirëshmit
ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët (hemsa).” (TaHa;108).
Niveli kur fillon të çrregullohet gjumi është 42-45 dB.
Dëmtimi i mundshëm i të dëgjuarit bëhet
prej 120-140 dB.
Kur’ani ka përmend se një dënim prej dënimeve para ditës së Kijametit është
“ushtima” (Sajha) e cila do të jetë
prej 160 deri në 200 dB.
Niveli më i larti i ushtimës është në ditën e Kijametit të cilën Zoti i Lartëmadhëruar
e ka cilësuar është “Saaaahatun” e cila do të jetë prej 200 deri në 240 dB.
Shurdhimin e nervit të veshit e shkakton ndotja akustike ndërsa ndotjen akustike e shkaktojnë:
zhurmat e prodhimit në industrinë tekstile, në prodhimin e mineraleve,
po ashtu ndotjen akustike e shkaktojnë burimet
e ndryshme të veprimtarive
njerëzore siç janë mjetet e transportit,
pra që nga mjetet motorike automobilistike, hekurudhore (trenat) dhe ajrore (aeroplanët),
etj.
Makina në ecje (50 km/orë) shkakton akustikën në 60-80 dB; Trenat e shpejtë, me shpejtësi maksimale (300
km/orë) shkaktojnë zhurmën në 110 dB; Kamioni në ecje (50 km/orë) shkakton zhurmën
në 78-92 dB; Aeroplani në ngritje shkaton zhurmën në 110 dB;
Përpos industrisë dhe mjeteve motorike dhe automobilistike ndotja akustike shkaktoht
edhe nga
aktivitetet private, qofshin nga lokalet natës muzika rok e lartë, apo sallonet
e bastoreve.
Dihet se në Evropë rreth 65% e
popullsisë janë të ekspozuar niveleve të larta
të zhurmës (për 24 orë në 55 dB) e cila shkakton acarime dhe shqetësime
të ndryshme.
Rreth 113 milionë njerëz (17%) janë të
ekspozuar ndaj niveleve të zhurmës në mjedise më të mëdha në 65 dB. Rreth 10
milionë njerëz janë të ekspozuar ndaj niveleve të papranueshme të zhurmës (për
24 orë në 75 dB).
Ka
një konsensus se niveli i zhurmës në mjediset e hapura nuk duhet të kalojë 65
dB gjatë ditës, ndërsa në vendbanimet e reja ai nuk duhet të jetë më shumë se
55 dB.
Përpos zhurmave të jashtme janë dhe zhurmat e brendshme
të veshit të cilat vijnë nga dëmtimi mikroskopik në mbaresën e
nervit të dëgjimit në veshin e brendshëm. Lëndimet në këto mbaresa shkaktojnë
edhe humbjen e dëgjimit.
2. Përdorimi i barnave (ilaçeve)
Dëmtimi i dëgjimit nuk bëhet vetëm prej ndotjes akustike, por edhe prej faktorëve tjerë siç janë: marrja e
tepërt e ilaçeve (barnat anti-inflamatore, antibiotike, sedativët, barnat kundër
depresionit si dhe aspirina). Po ashtu nga procesi i plakjes. Pastaj ndikon faktori social-psikologjik dhe ekonomik,
demografik si dhe statusi social.
3. Emocionet dhe ndjenjat
negative.
Faktorë tjerë të dëmtimit të dëgjimit janë edhe varietet emocionale
negative, sikurse zemërimi, depresioni,
ankthi, shqetësimet e ndryshme, lodhja si dhe dëshpërimi.
Ezani dhe dëgjimi
Ezan (ar: Edhan) është folje nga emri “udhun” që do te thotë vesh. Edhe pse në gjuhën shqipe quhet ezan, duhet të quhet edhan. Veshi është mjeti i pranimit të shpalljes nga Zoti i Lartëmadhëruar. Kur është dhënë propozimi që thirrja për namaz të bëhet nëpërmjet kambanave ose borisë nuk ka kalua ai propozim por iu është dhënë përparësi propozimit të zërit të njeriut dhe është caktua sehabiu Bilalli r.a. i cili ka pasur zërin e bukur.
Ezani është sunet i fortë
dhe po ashtu sunet kifaje, që do të thotë se nëse në një lagje thërritet
ezani në shtëpi ai cili falet nuk e thërret ezanin, kjo nënkupton se mjafton ezani i njërit për të tjerët, por nëse
në një lagje nuk ka ezan atëherë ai i cili falet në shtëpi e thërret ezanin aq
sa e dëgjojnë veshët e tij sepse ezan do të thotë dëgjim. Pra, do të thotë
thirrje publike e cila duhet të arrijë deri te veshi i njeriut e jo që i
tejkalon normat e veshit sepse ezan do të thotë aq sa arrin te veshi e jo çka e
dëmton veshin. Zoti i Lartëmadhëruar ka thënë: “Dhe ku ka fjalë më të bukur se sa fjala e ati j i cili thërret për
Allah dhe vepron punë të mira dhe thotë: Me të vërtetë unë jam prej
muslimanëve” (Fusilet;33). Komentatorët mendojnë se këtu është fjala për
atë i cili e thërret ezanin.
Ezani thirret në një gjuhë të përbashkët: gjuhën Arabe. Në Ezan përmendet emri i Allahut, i të dërguarit
të tij, bëhet thirrja për lutje dhe për shpëtim. Siç e përmendëm më
lartë se dëmtimi i dëgjimit shkaktohet prej tre faktorëve e ato janë: ndotja akustike, përdorimi i
barnave dhe emocionet negative. Duke patur parasysh se 70% e trupit të
njeriut përbëhet nga uji përderisa profesori japonez Emoto (ka
punuar me mikroskop mbi kristalet e ujit për 12 vite me radhë) ka
konstatuar se kristalet e ujit reagojnë ndaj faktorëve të jashtëm, si: fjala dhe muzika. Ai ka konstatuar se kur njeriu dëgjon fjalë të bukura ose kur i
thuhen lutje, pastërtia dhe përbërja gjashtëkëndëshe e kristaleve të ujit
shfaqet më dukshëm, përderisa kur
artikulohet fjala “djall” pranë ujit, kristalet hyjnë në forma kaotike,
deformohen. Po ashtu kur pranë ujit lëshohet muzikë Heavy-metal, kristalet e
ujit shpërbëhen, përpos kësaj kur pranë ujit përdoren fjalë fyese, banale kristalet
e tij deformohen.
Ai ka
konstatuar se kristalet e ujit reagojnë
edhe kur mendohen gjëra negative,
kur njeriu është i shqetësuar, kristalet e ujit deformohen. Uji
reagon edhe sipas gradëve të ndryshme të vetëdijes, sikur i di të gjitha dhe
merr formë sipas përbërjes së tyre.
Në një rast kur është pyetur prof. Emoto: “Si reagojnë kristalet e ujit kur u jepet të dëgjohet Kur’an? Apo ndaj 99 emrave të Allahut?.
Në një rast kur është pyetur prof. Emoto: “Si reagojnë kristalet e ujit kur u jepet të dëgjohet Kur’an? Apo ndaj 99 emrave të Allahut?.
Përgjigja e tij ka qenë: “Kristalet shfaqeshin në një mënyrë aq të bukur, saqë fillova të mendoja nëse unë kam gjë lidhje me Islamin?”
A nuk ka
thënë Zoti i Lartëmadhëruar: “Pra me të
përmendurit e Allahut qetësohen zemrat” (Err-Rrad;28). Thirrja e ezanit 5 herë
në ditë, në ezan bëhet përmendja e Allahut dhe kur
ushqim ditor përpos ushqimit janë edhe barnat, dhe ndotja akustike shkaktohet nga fabrikat automjetet dhe nga faktorët e ndryshëm
dhe krijohen zhurma të ndryshme të cilat
shkaktojnë shqetësime, ezani shqetësimin
e shndërron në qetësim të zemrës dhe në qetësi shpirtërore. Gjithsesi kjo do të
mbetet temë diskutimi në të ardhmen sepse njeriu ka nevojë të qetësohet e
qetësimi i i zemrës së njeriut bëhet duke e përkujtuar Zotin sepse Zoti i Lartëmadhëruar ka thënë: “Ata të
cilët besojnë dhe i qetësojnë zemrat e tyre duke e përkujtuar Allahun, pra duke e përkujtuar Allahun qetësohen
zemrat dhe shpirtrat”.
(err-Rra`d;28).
Dr. Musli Vërbani
No comments:
Post a Comment