DUNJAJA
Dunja do të thotë ajo çka është e poshtme, e ulët.
Ahiret do të thotë ajo çka është e
lartë, çka vjen pas.
Njeriu nga poshtë do të shkoj lartë, nga kjo botë do të shkoj në botën
tjetër. Për njeriun kjo botë është vetëm një stacion ku pret momentin për të hipur
në autobusin (arkivolin) për të shkuar në botën tjetër dhe asgjë tjetër.
Dunjaja
është vend prove për njerëzit dhe për t’i sprovuar ata, Zoti i Lartëmadhëruar
thotë:
“Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët
tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te Allahu është shpërblimi i madh.” (El Enfal, 28).
Në një ajet tjetër Zoti i Lartëmadhëruar thotë:
“Dhe mos i hedh sytë me lakmi për gjëra të
cilat Ne ia kemi dhënë disave prej tyre për kënaqësi të shkëlqimit (të
përkohshëm) të jetës së kësaj bote me qëllim që Ne të mund t’i provojmë me ta”
(Taha: 131)
2. Dunjaja zbukurim
Dunjaja përpos që është sprovë është edhe zbukurim, mirëpo ai zbukurim duhet
shfrytëzuar pozitivisht e jo negativisht, jo për shfrenim dhe vetëm dëfrim.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Burrave
u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara; për gratë, fëmijët, arin
dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto
janë kënaqësitë e kësaj jete, por kthimi tek Allahu është shumë më i mirë”
(Ali Imran, 14).
Edhe pse pasuria dhe fëmijët janë stoli,
duhet ditur se qëllimi kryesor i njeriut duhet të jenë veprat e mira dhe të
përgjithmonshme, siç thotë Zoti i Lartëmadhëruar:
“Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj
bote. Por veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mira te Zoti yt sa i
përket shpërblimit dhe, janë më të mira sa i përket shpresës për shpëtim”.
No comments:
Post a Comment