Saturday, January 16, 2016

ABDULLAH IBNU MES'UDI

ABDULLAH IBNU MES'UDI


"Kush dëshiron ta lexoj Kur'anin ashtu si ka zbritur le ta lexoj sipas kiraetit (leximit) të ibnu Ummi Abdit" -Muhammedi a.s
Abdulla ibnu Mes'udi në atë kohë ishte një djaloshë me shtat të njomë dhe ende nuk e kishte arritur moshën e pjekurisë. Kohën e kalonte nëpër kodrat e Mekës larg njerëzve duke ruajtur delet e njërit prej zotërinjve të kurejshit Ukbe Ibnu Muajti.
Njerëzit e thërrisnin me ofiqin 'Ibnu Ummi Abd' por emri i tij është Abdullah ndërsa i babait të tij Mes'ud.
Djaloshi dëgjonte lajmet e paraqitjes së Pejgamberit në mesin e popullit të vetë por ajo pak fare i interesonte për shkak të moshës së tij të re në një anë si dhe për shkak të izolimit të tij nga rrjedhat e shoqërisë së Mekës, në anën tjetër. Ishte mësuar të shkonte herët në mëngjes me delet e Ukbesë e të kthehej me to në orët e vona të mbrëmjes.
Një ditë prej ditësh djaloshi i Mekës Abdullah ibn Mes'udi vërejti prej së largu dy mesoburra hijerëndë të cilët po shkonin në drejtimin e tij që dukeshin të lodhur e të rraskapitur. Nga udhtimi i gjatë u ishin tharë buzët dhe fyti. Kur arritën tek ai e përshëndetën dhe i thanë:
-O dajlosh mile njëren prej këtyre deleve që ta shuajm etjen!
Djaloshi ia ktheu:
-Nuk mund ta bëjë këtë, Delet nuk jan të mijat, ato më jan lënë në besim.
Dy mesoburrat nuk i priten fjalët e djaloshit me përbuzje por në fytyrat e tyre u duk një lloj knaqësie.
Pastaj njëri prej tyre i tha djaloshit:
-Më drejto te një dele, e cila ende nuk ka pjellur, djaloshi e drejtoi te një dele e vogël aty pranë. Njeriu iu afrua e lidhi dhe filloi ti prekë gjinjtë e saj me duart e tij duke e përmendur emrin e Allahut. Djaloshi e shikoi me habi dhe tha me vete:
-Kur ka ndoshur që delja që ende nuk ka pjellur të nxjerrë qumshtë?!
Mirëpo nuk kaloi shum dhe gjinjtë e deles u frynë dhe qumshti filloi të rrjedhë me bollëk.
Ndërsa njeriu tjetër mori një gurë prej tokës në formë pjatës dhe e mbushi atë me qumshtë nga e cila pinë ai dhe shoku i tij, pastaj edhe atij i dhanë të pij prej tij dhe ai nuk mund t'i besonte asaj që ishte duke parë...
Pasi u ngopën me qumësht njeriu i mirë i tha gjiut të delës:
Rrudhu dhe mënjëher filloi të rrudhet derisa u kthye në gjendjen e mëparshme.
Atëher djaloshi i tha atij njeriu të mirë:
-Më mëso mua diqka prej atyre fjalëve që the!
Ai ma ktheu:
-Ti je djalosh i ditur.
Ky ishte fillimi i ngjarjes së Abdullah Ibn Mes'udit me Islamin...
Njeriu i mirë nuk ishte vetëm se i Dërguari i Allahut ndërsa shoku i tij ishte Ebu Bekër Es-Sidiku r.a ...
Ata të dy kishin dalë atë ditë në kodrat e Mekes përshkak të keqtrajtimeve dhe presioneve të shumta që bënin kurejshitët mbi ta.
Ashtu sikur e deshi djaloshi Pejgamberin a.s dhe shokun e tij poashtu edhe Pejgamberi a.s dhe shoku i itj u mahnitën me djaloshin, e qmuan lartë besnikërin dhe sinqeritetin e tij të madh dhe parashikuan se ai patjetër do të bëhet njeri i vlefshëm.
Nuk shkoi shum kohë e Abdullah Ibnu Mes'udi pranoi fenë Islame dhe iu paraqit Pejgamberit a.s që të jetë në shërbimin e tij me qka pëlqeu Pejgamberi a.s.
Prej asaj dite djaloshi fatlum Abdullah Ibn Mes'ud kaloi prej profesionit të bariut të deleve në shërbimin e zotëriut të të gjitha krijesave dhe popujve.
Abdullah ibnu Mes'udi e përcolli të Dërguarin e Allahut ashtu siq e përcjel hija të zotin. E shoqëronte kur ai qëndronte në shtëpi dhe kur udhëtonte ishte me të brenda në shtëpin e tij dhe jasht saj... E zgjonte prej gjumit kur flente e mbulonte kur pastrohej, ia mbathte nallanet kur dëshironte të dilte jasht, ia zbathte kur ai dëshironte të hynte, iambante shkopin dhe misvakun e tij, ia pastronte dhomen kur ai hynte në të...
Po edhe më tepër: Pejgamberi a.s i lejoi atij të hynte tek ai në qdo kohë dhe i dinte të gjitha sekretet e tij, derisa u quajt njohës i sekreteve të të Dërguarit të Allahut.
Abdullah ibnu Mesudi u edukua në shtëpin e Pejgamberit a.s u pajis me moralin e tij dhe e pasoi atë në të gjitha cilësitë e tij derisa u tha për të: -Ai është njeriu më i afërt i Pejgamberit a.s në aspektin fizik dhe moral.
Ibnu Mes'udi u shkollua në shkollen e Pejgamberit a.s dhe ishte prej lexuesëve më të mirë të Kur'anit në mesin e as-habëve. Njohës më i mir i sureve të tij dhe njohës më i mir i ligjeve të Allahut.
Këtë më së miri e tregon tregimi i atij njeriu që iu drejtua Omer Ibnul Hattabit kur ai ndodhej në Arafat dhe i tha:
-Po vij o prijës i besimtarëve prej Kufes dhe atje kam lënë një njeri që po i dikton mus-hafet përmendsh.
Për këtë Omeri r.a u hidhërua së tepërmi dhe pyeti:
-Cili është ai, vaj halli për ty?!
Ai tha: Abdullah ibnu Mes'udi.
Pas pak kohe Omerit i kaloi hidhërimi dhe erdhi në gjendjen e tij normale dhe tha:
-Medet për ty! Betohem në Allahun se nuk di që ka mbetur njeri i cili ka më shum të drejtë për këtë qështje sesa ai, do të flasë diqka për të.
Omeri e filloi tregimin e tij e tha:
-Një natë prej netësh Pejgamberi a.s ishte te Ebu Bekri bisedonin për qështjet e muslimanëve dhe un isha i pranishëm. Nuk shkoi shum kohë dhe Pejgamberi a.s doli dhe ne dolëm me të. Kur hym në Xhami pamë një njeri që falej të cilin nuk e njohëm, Pejgamberi a.s u ndal dhe po e dëgjon dhe pastaj u drejtua kah ne dhe tha: -Kush dëshiron ta lexoj Kur'anin, ashtu sikurse ka zbritur le ta lexoj atë sipas kiraetit (leximit) të Ibnu Ummi Abdit...
Pastaj Abdullahh ibnu Mes'udi u ul të lutej e Pejgamberi a.s filloi të thotë me një zë të vogël të cilin vetëm ne e dëgjonim:
-Lutu, do të jepet ty...
Lutu do të jepet ty...
Omeri pastaj vazhdoi të flasë:
-Thashë me vete: "Betohem në Allahun se nesër herët në mëngjes gjithsesi do të shkoi tek Abdullah Ibnu Mes'udi dhe do ta përgëzoj me "aminin" e të Dërguarit të Allahut në lutjen e tij." U zgjova herët në mëngjes shkova tek ai dhe e përgëzova por Ebu Bekri kishte shkuar para meje pët ta përgëzuar.
Betohem në Allahun se nuk kam mundur ti paraprij Ebu Bekrit në asnjë të mirë.
Njohuria e Abdullah Ibnu Mes'udit rreth Librit të Allahut xh.sh. ishte aq e gjithanshme dhe gjithëpërfshirese saqë ai thoshte: -Betohem në Allahun që nuk tjetër përveq Tij, se nuk ka asnjë ajet të Kur'anit të zbritur e që nuk e di se ku ka zbritur dhe për qka ka zbritur, dhe sikur ta dija se dikush tjetër ka më shum njohuri rreth Librit të Allahut do të shkoj të mësoja prej tij.
Nuk është e tepërt kjo që tha Abdullah Ibnu Mes'udi për vetën. Një ditë prej ditësh Omer ibnul Hattabi r.a takon një karvan në njërin prej udhtimeve të tij gjatë një nate te ë errët që e kishte mbuluar me errësiren e saj karvanin.
Në karvan kishte qëlluar Abdullah Ibnu Mes'udi e Omeri e urdhëroi një njeri ti pyes ata:
-Prej nga jeni?
-Prej një vendi të largët.
-Për ku jeni nisur?
Abdullahu iu përgjigj:
-Për në Shtëpinë e Shenjtë.
Omeri tha: "Me siguri në mesin e tyre është ndonjë alim , (dijetarë) dhe e urdhëroi një njeri dhe i thirri ata:
-Cila pjesë e Kur'anit është më madhështore?
-Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveq Atij. Ai është Mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. (2:255)
-Pyete cila pjesë e Kur'anit është më e përsosur?
-Vërtetë Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve. (16:90)
Pyete cili ajet i Kur'anit është më gjithëpërfshirës?
- E kushë bënë ndonjë të mirë që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush bënë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë (99:7-8)
-Pyete cili ajet i Kur'anit është më frikësues?
- Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja e as sipas shpresave të ithtarëve të Librit. Kushdo ë bënë keqë, do të ndëshkohet me të dhe nuk do të gjejë pos Allahut, as mik as ndihmës. (4:123)
-Pyete cili ajet i Kur'anit është më shpresëdhënës?
-Thuaj: O robërit e mi që e keni ngarkuar veten me shum gabime mos e humbni shpresën ndaj mëshires së Allahut sepse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet , Ai njëmend falë shum dhe është mëshirues. (39:53)
Omeri tha:
-Pyete a është në mesin tuaj Abdullah ibnu Mes'udi?
Ata u përgjigjën:
-Betohemi në Allahun se ai është në mesin tonë.
Abdullah ibnu Mes'udi nuk ishte vetëm lexues i mirë i Kur'anit, dijetarë dhe njeri i devotshëm por në të njejtën kohë ishte i fuqishëm i vendosur luftëtar dhe i guximshëm kur e kerkonte nevoja.
Mjafton për të që ishte muslimani i parë në rruzullin tokësor që e lexoi Kur'anin me zë të lartë pas Pejgamberit a.s.
Një ditë prej ditësh sahabët e Pejgamberit a.s u tubuan në Mekë ishin numerikisht pak dhe të pafuqishëm dhe thanë:
-Deri më tani asnjë herë nuk ju dha rasti kurejshitëve të dëgjojn leximin e Kur'anit me zë të lartë, A gjendet dikush në mesin tonë i cili mund ta bënë këtë?!
U paraqit Abdullah ibnu Mes'udi dhe tha:
-Unë do ta bëjë këtë.
Shokët ia pritën:
-Ne kemi frikë për ty. Por dëshirojm që këte ta bëjë dikush që ka familje e cila mund ta marrë nën mbrojtje në rast se kurejshitët ia dëshirojnë të keqen atij. Ai ia ktheu: -Më leni mua sepse Allahu do të më mbrojë prej sherrit të tyre.
Prej kësaj u nis në drejtim të Qabes derisa arriti te "Mekaimi Ibrahim" ishte mesditë, Kurejshitët ishin ulur rreth Qabes , ai u ndal te "Mekaimi Ibrahim" dhe nisi të lexoj me zë të lartë: "Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Err-rrahman Al-lemel Kur'ane. Halekal insane. Al-lemehul bejane".
Ai vazhdoi të lexoj derisa tërhoqi vëmendjen e kurejshitëve, të cilët të habitur pyeten: :Qka tha Ibnu Ummi Abdi?!
-Medet për të... Ai po lexon atë që i ishte zbritur Muhamedit!
Kurejshitët u ngritën të mllefosur, filluan ta grushtojnë ti mëshojnë në fytyrë por megjithatë ai vazhdoi të lexoj derisa e përfundoi, pastaj shkoi te sahabët e tij e gjaku i rridhte rrëke prej fytyrës . Ata i thanë:
-Për këtë ta kishim frikën.
Ndërsa Abdullahu ua ktheu:
-Betohem në Allahun se armiqtë e Tij tani janë më të dobët në sytë e mij dhe nëse dëshironi unë do ta përsërisë këtë nesër.
Ndërsa ata ia pritën: -Jo, mjaftonë kjo që bëre sot sepse at dëgjuan prej teje atë që e urrejnë.
Abdullah Ibnu Mes'udi jetoi deri në kohen e Halifatit të Osmanit r.a kur u sëmurë rëndë atë e kishte vizituar Osmani r.a dhe e kishte pyetur:
-Prej qka po ankohesh?
Abdullahu ia ktheu:
-Prej mëkateve të mia.
Osmani pastaj shtoi:
-Cila është dëshira jote?
Ai u përgjigjë:
-Dëshirojë mëshirën e Zotit tim.
Pastaj Osmani e pyeti:
-A të urdhëroj të ta japin rrogën tënde të cilën nuk e ke marrë me vite me rradhë?
Abdullahu iu përgjigjë:
-Nuk kam nevojë për të.
Osmani i tha:
-Do tu mbetet vajzave tua pas teje.
Abdullahu ia ktheu:
-A ke frikë se vajzat e mia do të vuajn nga varfëria?
-Unë i kam urdhëruar ato që të lexojnë për qdo natë suren "El-Vakia" sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: "Kush e lexon suren "El-Vakia" për qdo natë asesi nuk mund të jetë i varfër.
Kur arriti nata Abdullah Ibnu Mes'udi kaloi në boten e amëshueshme ndërsa gjuha e tij ende ishte e freskët duke përmendur Fjalët e Allahut xh.sh.

2 comments:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  2. Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
    Email (dawacuna314@gmail.com)
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete