Saturday, January 9, 2016

Ebu Hanifja selefi apo maturidi

Ebu Hanifja selefi apo maturidi



Falenderimi i takon Allahut subhaneu ue teala, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammedin (salAllahu alejhi ve selem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Siç dihet disa bidatgji apo novator po na tregojnë se Ebu Hanifja r.a. nuk ka pasë aspak një lidhje me Imam Maturidiun r.a., ata po na thojnë se Imam Maturidiu r.a. është novator, kurse Imam Ebu Hanifja r.a. është një dijetar i madh, ata nuk po e kuptojnë se vetë Imam Maturidiu r.a. ka qenë një dijetar shumë i madh i medh’hebit Hanefi dhe ai (Maturidiu) vetëm e vetëm akiden (besimin) e Imam Ebu Hanifes r.a. e ka shpjeguar dhe e ka zgjeruar më mirë. Kësi lloj shpjegimi ka bërë edhe Imam Tahaviu r.a. por ai nuk është thellësuar në Kelam sa Imam Maturidiu r.a. për këtë arsye Hanefitë në akide (besim) janë Maturidi sepse Imam Maturidiu r.a. vetëm e vetëm ka marr prej Ebu Hanifes r.a..

Siç dihet Imam Maturidiu me shumë zinxhire lidhet deri tek Ebu Hanifja r.a., unë do t’i ceki vetëm 3 zinxhire:

Zinxhiri nr.1:
Imam Maturidiu nga Muhammed b. Mukatil el-Razi, ai nga Muhammed esh-Shejbani, ai nga Ebu Hanifja (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

— Zinxhiri nr.2:
Imam Maturidiu nga Nusair el-Belki, ai nga Muhammed b. Mukatil, ai nga Ebu Mukatil Hafs es-Semerkandi, ai nga Ebu Hanifja (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

— Zinxhiri nr.3:
Imam Maturidiu nga Nusair el-Belki, ai nga Ebu Sulejman el-Xhuzajani, ai nga Ebu Jusufi, ai nga Ebu Hanifja (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

Siç po i shohim lart, zinxhiret janë shumë të forta dhe të shkurta, Muhammed ibn Eslem et-Tusi r.a. ka thënë: “Një zinxhirë i shkurtër i transmetimit është në fakt të qenit afër me Allahun.”

Tani do t’i ceki disa vepra të Ebu Hanifes r.a. që kanë qenë bazë të doktrinës së Imam Maturidiut r.a. : “Fik’hul Ekber” , “Fik’hul Ebsat” , “Risaletu Ebi Hanife ila Uthman el-Betti” , “El-Alimu ve’l-muteal-limu” , “Kitab’ul-Vasijjeh” etj.

Mendoj se tani u kuptua që Imam Ebu Hanifja r.a. është Maturidi edhe pse Imam Maturidiu r.a. ka qenë më vonë, siç tregova në fillim Imam Maturidiu r.a. vetëm e ka sqaruar dhe e ka zgjeruar akiden (besimin) e Ebu Hanifes r.a. dhe besimi i Ebu Hanifes r.a. ka qenë besimi i selefëve, Hanefit/Maturidit në praktik janë Selefi por në teori nuk janë.

Allahu e di më së miri.


Autor: Ejmen A. Ismaili

No comments:

Post a Comment