Tuesday, January 5, 2016

Kush janë "Ehlus- sunneti vel- xhemaa"

Kush janë "Ehlus- sunneti vel- xhemaa"



Ehlus- sunneti vel xhemaa, janë ata që ndjekin me rigorozitet rrugën e Profetit (a.s), në të cilën ecën edhe sahabët para fillimit të bidateve (risive në fe), si I'tizali "Mu'tezile", Shiizmi "Shia", Rafidizmi "Rafida", etj.
Dy prijësit e "Ehlus- sunneti vel- xhemaa"- s.
Njëri Hanefi: që është Imam Ebu Mensur Muhammed ibn Muhammed ibn Mahmud el- Maturidi, autor i shumë veprave, prej tyre:
"Te'vilatul Kur'anil- kerim",
"Et- teuhid",
"El- mekalat", etj.
Vdiq, në vitin 333 h.
Tjetri Shafii: që është Imam i mutekeliminëve (atyre që janë marrë me shkencën e njësimit- teuhid), Ebul- Hasan Ali ibn Ismail el- Esh'ari, që lindi në vitin 260 h. dhe vdiq në 330 h.
Në fillim ndoqi Imamin e Mu'tezilive, El Xhubbaij dhe vazhdoi në këtë rrugë për 40 vite me radhë, por kur ndërroi medh'hebin e tij nga I'tizali në Sunneh, u mor së bashku me nxënësit e tij, me kundërshtimin dhe hedhjen poshtë të mendimeve mu'tezilite dhe forcimin e asaj që ka ardhur në Sunneh (traditën profetike).
Në këtë rrugë vazhdoi edhe masa, duke u quajtur "Ehlus- sunneti vel- xhemaa".
Thotë el- Kadi Kemalud- din Ahmed el- Bejdavi, nga gjykatësit e shekullit 11-të h.:
" Kur përmendet "Ehlus- sunneti vel xhemaa", kemi parasysh Esh'aritë dhe Maturiditë".
Dhe thotë Ibn Subki, në "Sherhu akideti Ibnil- Haxhib":
"Dije se të gjithë "Ehlus- sunneti vel xhemaa", kanë rënë dakord për një besim të vetëm, në atë që lejohet (xhaiz) dhe atë që është e pamundur (mustehil), edhe nëse ndryshojnë në rrugët dhe parimet që të çojnë aty".
(Shih: Shejkh Vehbi S. Gavoçi, "Mesail fi limit- teuhid", fq.13)

No comments:

Post a Comment