Friday, January 8, 2016

Mjekimi me Kur´an, mjaltë dhe me bimë mjekësore

Mjekimi me Kur´an, mjaltë dhe me bimë mjekësore


FatiaBismilahi Rrahmani Rrahim, “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu o vllezër musliman ' - në shtëpinë tonë në Xhennet!'
Qdo I sëmur duhet të kërkojë shërim ekskluzivisht prej Allahut të lartësuar por ,me atë rastë ,duhet të merr parasysh edhe factor të tjerë,që e mundësojnë këtë.Këtu ,shkurtimisht ,do t’I numërojmë disa prej këtyre faktorëve e më pas do t’I sqarojmë më hollësisht.
1)Të kërkuarit shërim ,ekskluzivisht ,nga Allahu I Lartësuar
2)Mendimi I mirë për Allahun gjatë kërkimit të shërimit
3)Bindja e fortë dhe e patundur në fuqinë e Allahut për shërim dhe qëllimi I sinëqertë
4)Mosnxitimii përgjigjjes së Allahut në kërkim
5)Braktisja e plotë (komplete) dhe e përhershme e mëkatit dhe pendimi I sinqertë tek Allahu I Lartësuar për mëkatet e bëra para kërkimit të shërimit
6)Ai që kërkon shërim,duhet të ketë kujdes rreth asaj se ushqimi ,pija dhe veshja e tij ,të jenë të fituara në mënyrë të lejuar(hallall)
7)Ai I cili kërkon shërimi ,duhet të jetë I durueshëm ndaj sëmundjes së tij dhe I kënaqur me caktimin e Allahut .
Pasi që qëllimi jonë ëshët që ta bëjmë këtë libër ekskluzivisht në emër të Allahut dhe me qëllim të shërimit dhe dobisë të gjithë muslimanëve të sëmurë,do ta sqarojmë më hollësisht qdonjërën nga paragrafët e lartëpërmendur.
1.Të kërkuarit shërim ,ekskluzivisht ,nga Allahu I Lartësuar
Allahu thotë:O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari. (Fatir 15)
Pra i sëmuari duhet të ketë një ndjenjë të fuqishme se Allahu është plotësisht I pavarur nga aid he nga të gjithë të tjerët ,kurse ai si një rob I Allahut ,ka nevojë për falje dhe shërim nga Ai dhe atë ,në të gjitha situatat ,sin ë kohën kur është I shëndoshë ,poashtu edhe kur është I sëmurë .Prandaj bëre zemrën tënde të bindur dhe krijo në të një ndjenjë të fortë të varësisë për të Pavarurin dhe të Falënderuarin.
2.Mendimi I mirë për Allahun gjatë kërkimit të shërimit
Mendimi I mirë për Allahun duhet të jetë një shkasë I fuqishëm I përpjekjes sate në planin (rrugën) e kërkimit të shërimit.
Duhet të jeshë I bindur në atë,se vetëm allahu mund të të shërojn ,e askush tjetër .Disa të sëmurë janë mendjemëdhenjë duke menduar se kaëë mendim të mirë për allahun si shërues,por ata dyshojnë në forcën e Tij të shërimit.Në një hadith kudësi Allahu I Lartësuar thotë:Unë e di mendimin e mirë të robit Tim rreth Meje ,kurse ai le të mendoj rreth Meje sit ë dojë .Nëse gjatë kërkimit të shërimit ,ke mendim të mirë për Allahu ,Ai e di këtë dhe do ta pranojë lutjen tënde .Imam Hasan el Basriu thotë :Besimtari ,njëmendë ka mendim të mirë për Zotin e tij ,e si rezultat I kësaj është veprim i mirë .Mekatari ka mendim të keqë për Zotin e tij ,e si rezultat I kësaj është veprimi I keq.
Nësë kërkon shërim nga Allahu I Lartësuar ndërsa edhe më tutje zhytesh në mekate ,atëherë vetëm mashtrohesh në mendimin për Allahun .
3. Bindja e fortë dhe e patundur në fuqinë e Allahut për shërim dhe qëllimi i sinëqertë
Gjatë kohës së lutjesë ,a je I vendosur në bindjen tënde se Ai (Allahu)kur dëshiron diqka ,vetëm I thotë Bëhu dhe ajo bëhet.
I dërguari I Allahut s.a.v.s ka thënë : dërgoni lutjen tuaj Allahut të Lrtësuar dhe me atë rastë të jeni të bindur se Ai do t’ju përgjigjet .Dine se allahu nuk do ti përgjigjet atij që ëshët I pakujdeshëm dhe I pasjellshëm.
Pranaj ,kur ta lutësh Allahun ,nuk duhet të kesh në zemrën tënde asnjë fije (aspak) dyshim në atë se Allahu I lartësuar ia pranon lutjen qdo lutësi musliman ,derisa ky lutet për të mirë e jo për të këqiat ,e as për këputjen e lidhjeve farefisnore .Ai që kërkon shërim, duhet patjetër të jetë plotësisht I bindur në Fuqin e Allahut se vetëm Ai mund ta shërojë dhe ti largojë sëmundjen A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi.”(Jasin 81). Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!” (El Kijame 4). Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim yni ishte të ndihmojmë besimtarët”
(E rrum 47). A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t'i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send. (el Ahkaf33).
4. Mosnxitimi i përgjigjjes së Allahut në kërkim
I dërguari ynë s.a.v.s ka thënë:
Robi (njeriu) do të jetë mirë derisa të mos nxitojë.O I dërguar I allahut në qmënyr nxiton robi ? e pyetën ,kurse ai u përgjigjë:Ashtu që thotë :I dërgova lutjen Zotit tim ,porse Ai nuk ma pranoi atë.(Transmeton Enesi kurse shënon Imam Ahmedi).
I dërguari ynë s.a.v.s ka poashtu ka thënë:Allahu I don ata që janë këmbëngulës në lutjen e tyre.Prandaj vëllëzër dhe motra muslimane ,luteni Allahun për shërim dhe mos nxitoni (shpejtoni) përgjigjen.
Duhet të jeni këmbëngulës gjatë kërkimit të shërimit dhe mosë u dëshpëroni pas disa lutjesh të drejtuara Allahut duke thënë:iu luta shumë Allahut ,kurse Ai ende nuk më shëroi.Mendimi I till ia hap dyert shejtanit të mallkuar dhe ndihmësve të tij të colët bëjnë qmos të të largojn prej lutjes .Shërimi me siguri do të vijë me ndihmen e Allahut .Sepse Allahu I Lartësuar thotë:E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”. (el Bekare 186).
Kërko shërim prej Allahut dhe mos e shpejto përgjegjen.Tek Allahu qdo gjë është me masë të caktuar.Ndoshtë Allahu nuk ta pranon lutjen nga shkaku I cili nuk është I njohur (për ty).
5. Braktisja e mëkatit
Këtu do të ndalemi pak më tepër ,sepse kërkimi I shërimit nga Allahu I Lartësuar ,patjetër nënkupton braktisjen e mëkatit,pa marrë parasysh se a ka të bëjë me mëkatet e vogla apo të mëdha,pendim pastaj vendim I sinqertë dhe I qndrueshëm që të mos t’u kthehesh herën e dytë.Ky është pendim I sinqertë.Vëllau im!
Kursei mos mendo që t’u largohesh mekateve derisa të nuk sherohesh që pas kësaj përsëri t’u kthehesh mëkateve të njejta.Mos mendo se Allahu nuk e din atë që është në brendësinë tënde ,ngase me mendimet e këtilla nuk do të arrish shërim.Allahu I Lartësuar thotë: E, ju fshihnie ose thonie fjalën tuaj haptas; Ai s'ka dyshim se e di çka fshehni në zemrat tuaja. (Mulk 13)
Pas këtyre fjalëve pyete vetëveten se a mund ta mashtrosh të Diturin e të gjitha të panjohurave ,e Ai e din se ti ke vendosur të pendohesh në kohën e caktuar d.m.th derisa të mos shërohesh dhe të keshë dëshir që përsëri tu kthehesh mekateve të njëjta.Shembull I këtillë është femra e cila gjatë mjekimit e mbulon trupin dhe flokët e saja ,kurse pas shërimit përsëri e heq shamin dhe e zbulon trupin.Shembull I njejtë është edhe me duhanxhiun I cili braktis të pirit e duhanit gjatë mjekimit ,kurse pasi që shërohet ,në vendë që të jetë edhe më I vendosur në pendim dhe më këmbëngulës në braktisjen e mëkatit ,ai përsëri fillon ta pijë.
Këtë po u themë të gjithë të sëmuarve ,të cilët e pranojnë me vetëdije pranimin e shejtanit në trupat e tyre dhe rreth vetit ,e poashtu vazhdimin në mekate.Të gjithë atyre u them se asnjë rob nuk është në gjendje ta mashtrojë Allahun e Lartësuar dhe të plotëfuqishmin.Dijeni sigurishtë që nuk ka shërim pa qëllim të sinqertë.
6.Ai që kërkon shërim,duhet të ketë kujdes rreth asaj se ushqimi ,pija dhe veshja e tij ,të jenë të fituara në mënyrë të lejuar(hallall)
Ky nuk është kushtë që e caktuam ne por është kushtë të cilin I Dërguari s.a.v.s e shprehu në një hadith kur tha:Njeriu nga udhëti I I gjatë bëhet flokëprishur dhe I pluhrosur dhe I tillë I drejton pëllëmbat (shuplakat) kah qielli ,duke iu drejtuar Allahut.
O Zoti im ! O Zoti im ! kurse ushqimi I tij është haram ,pija e tij është haram ,veshja e ti është haram ,e edhe është I ushqyer me haram ,e si t’ia pranojë Allahu lutjet këti njeriu.(transmeton Ebu Hurejra ,kurse e shënon Ahmedi ,Muslimi dhe Tërmidhiu)
Prandaj ai që kërkon shërim duhet patjetër të përpiqet që ushqimi dhe furnizimi I tij ,të jenë të fituara në mënyrë të lejuar.Sepse ,vetëm kështu aim und të shpresojë që Allahu I Lartësuar t’ia pranojë lutjen dhe ta shërojë.
7.Durimi gjatë sëmundjesë dhe kënaqja me caktimin e Allahut
Duhet që I sëmuri të jetë I durueshëm gjatë sëmundjeën së tij sepse ajo është një mënyr e sprovës,me të cilën Allahu I Lartësuar I sprovon robërit e Tij me qëllim që t’I pastrojë nga mëkatet dhe t’I mëshirojë.Në të kundërtën Ai mund t’I dënojë.Allahu na ruajt nga dënimi I Tij.Allahu I Lartësuar thotë: A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët.(Ankebut 2-3). Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!" (Bekare 155-156)
Transmetohet nga Ummul-Ala se ka thënë:Më thirri I Dërguari s.a.v.s derisa isha e sëmurë .më tha :Gëzohu ,oj Ummul Ala ngase Allahu me sëmundjen e muslimanit ,I largon mëkatet e tij ashtu siq zjarri e largon papastëritn nga hekuri dhe argjendi(Hadithin e shënon Ebu Davudi).Prandaj o ju që jeni të sëmur ,duronie sëmundjen tuaj ,ngase Allahu është I vërtetë .Nga Ai kërkoni durim dhe shpërblim ,sepse Ai ka thënë: Thuaj: "O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjërë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!" (Zumer 10).
Ai I cili mjekon me Kuran dhe sunet nuk përdor kurfar barëra ,as thika speciale e as nuk kryen kurfar intervenime kirurgjike .Ai lexon Kuran dhe ashtu që ti afrohet mëshirës së Allahut dhe Ndihmës së Tij.
Prandaj ai duhet të jetë një person I cili e meriton mëshirën dhe ndihmën e Allahut .
Pra ,duhet ti përmbush disa kushte të caktuara që të merret me këtë punë.
Shejh Abdul-Halik el Attar në librin e tij “Kejfetu alixhun bil Kuranil Kerim”I ka përmendur këto kushte.
Kushtet që duhet plotësuar ai që mjekon me Kuran janë:

1.Të jetë me besim të drejtë
2.Të jetë me moral të mirë
3.T’I kryej rregullisht obligimet fetare
4.T’u bëjë mirë prindërve
5.T’I ruaj lidhjet familjare
6.Të jetë mikpritës
7.Të sillet mirë ndaj fqinjëve
8.Ta njeh dhe ta punojë mirë punën e vet
9.T’I largohet haramit gjatë të folurit ,veprimit dhe në të gjtitha situatat tjera.
10.T’I largohet ushqimit të ndaluar ,pirjes veshjes dhe banimit
11.Ta ruaj trupin e tij prej haramit
12.Pos farzeve t’I falë edhe sunetet
13.Të shoqërohet me njerëz të zgjedhur
14.T’I vizitoj xhamitë
15.Të jetë I butë I durueshëm dhë miranjohës
16.Ta përmendë vazhdimisht Allahun
17.të heshtë shum e të flaës pak
18.Të haj pak e të agjëroj shumë
19.Të flej pak e natën të fal shumë.
20.Të flaës me urtësi e të mos tetë krenar ne mesë njerëzve
21.Të jetë zemër butë dhe I epur përveqë kur bëhet fjalë rreth Lihjit të Allahut
22.Të mosë jetë I ashpër ,vrazhdë dhe I vrertë
23.Ta lezoj Kuranin rrjedhshëm dhe korrekt.

Ai që mjekon me Kuran dhe Sunet duhet të jet I bindur në atë se Kurani është shërim dhe mëshirë,sepse Allahu I Lartësuar thotë: Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshprim (Isra82)
Kjo bindje te ai që shëron I jep atij forcë në procesin e mjekimit dhe largon prej tij dëshprimin dhe molisjen.
Përse xhini e përqesh atë që mjekon
Për shkak se ai që mjekon ,e fillon mjekimin me një vullnet të madh kurse pas rezistencës që tregon xhini ai dëshprohet dhe e humb shpresën në shërim.Një prej gabimeve më të mëdha të cilën e bëjnë disa që kaë bindje dhe besim të dobët ,është se këtë dëshprim të tyre e bartin tek I sëmuri dhe familja e tij duke thënë se nuk ka shpresë në shërim dhe duke I këshilluar që të shkojnë tek ndonjë tjetër.Ata në këtë mënyrë e shkatrrojnë të sëmurin dhe familjen e tij.
Personi tjetër ia fillon sërish leximin dhe me gjithë leximin e fuqishëm ,xhini e përqesh edhe atë edhe leximin e tij.Shkaku I kësaj është bindja e dobët në shërim atij që mjekon dhe intriga e xhinit.Në situatën e tillë ,mjeku ,fatkeqësisht e përdor metodën e posaqme të shërimit ,e cila quhet goditje,d.m.th. goditja e xhinit.Po të posedonte mjeku bindjen e fuqishme në ate se vetë Kurani mjafton për shërim ,nuk do të kishte nevojë për një metodë të tillë.Mjekët e këtillë e arsyetojnë metodën e goditjesë me atë se disa muslimanë të mirë e kanë përdorur gjatë procesit të përzënies së xhinit.Mirpo ky mendim është I gabuar.
Disa mjekë apo ata të cilët pohojnë për vete se janë mjekë,nuk besojnë fare se Kurani është shërues.këta nuk kanë besim në Kuran nuk kanë besim në vete e as në diturinë të cilën e posedojnë nëse e posedojnë.
Mjekët e këtillë e kanë dëshirë të konstatojnë se bëhët fjalë rreth sëmundjes psikike ,kurse I sëmuri dhe familja e tij mbesin të habitur dhe të befasuar .Mjeku I këtillë e arsyeton veten duke thënë se si e ka lexuar Kuranin ,por pa asnjë rezultat.
Në fundë ,dua t’u them të sëmuarve dhe atyre që mjekojnë se duket të dijnë mirë se aftësia e mjekimit me Kuran dhe Sunet është dhunti e Allahut të Lartësuar,të cilën Ai nuk ia jep qdo kujt.Prandaj vëllau im ,përpiqu që ta fitosh këtë dhunti dhe le të jetë kjo një mjetë I të afruarit tek Allahu. Dhe të arritjesë së kënaqësisë së Tij.Puna jote ,pagjumësia dhe përpjekja le të jenë sinqeëisht në emër të Allahut.Të jeshë I sinqertë ne leximin e Kuranit ,trego respektë dhe mendo rreth kuptimeve të ajeteve të Kuranit të cilat I lexon.Shpërblimin për leximin e Kuranit kërkojnë prej Allahut ,e pastaj kërko shërimin për të sëmurin.Gjithmonë lë të jetë në mend ky ajet kuranor: O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja. (Muhamed 7).Kursesi mos lejo që mbi ty të ngadhënjejë kryelartësia ,pasi që Allahu të të dhurojë këtë dituri.Ngase të gjithë njerzit ,e edhe tij ,janë krijesa të Allahut.Ndoshta ndokush nga familja e të sëmurit është më I mirë se ti.Për këtë arsye,sillu ndaj njerëzve ashtu siq e kërkon atë Allahu prej teje.Të jesh I vetëdijëshëm për Allahun të shpërbleftë me të mira .Lutja jonë e fundit është Falënderimi I takon vetëm Allahut ,Zotit të të gjitha botërave.
Mjekët dhe hyrja në shtëpitë
Shumë prejë atyre që mjekojnë me Kuran I vizitojnë të sëmurit në shtëpit e tyre për shkakë të mjekimit.Hyrja në shtëpit e huaja kërkon njohjen e disa rregullave të caktuara ,të cilave duhet t’u përmbahet.Ja disa nga ato.
1.Hyrja duhet të jetë e përulur,pa e kthyer kokën majtas e djathtas dhe pa I hedhur sytë,nëpër shtëpi.
2.Është e nevojshme që ta ulësh shikimin dhe t’I largohesh bisedës rreht problemeve të kësaj bote.
3.Nuk lejohet për ty të vetmohesh me grun e cila nuk është nga gjiri yt d.m.th.me gruan ,të cilën mundë t’a martosh.
4.Kur mjeku fillon ta mjekojë të sëmurin ,e sidomos nëse ka të bëjë me femrat ,duhet t;u bërmbahet rreptësishtë normave islame,përsa u përket kontakteve me femra në mënyr që (ashtu që)të mos bjerë në sprova të ndryshme.
Këshillë pronarëve të shtëpiave
Pronarët e shtëpiave duhet të kujdesen rreth asaj se kush u hyn në shtëpin.Këtu do t’i
Përmendim disa veqoritë atyre mjekëve ,të cilëve nuk guxoni t’ua lëni mjekimin e të sëmuarëve tuaj:
1.Nëse shihni se ka vendosur letër nën këmbët e të sëmurit me arsyetim se në këtë mënyrë dëshiron ta kontrollojë
2.Nëse,pas hyrjes dhe para fillimit të mjekimit ,I gozhdon gozhdat në shtyllat e dhomës
3.Nëse e fillon kontrollimin dhe mjekimin në vendin ,I cili është I mbushur me fotografi dhe statuja.
4.Nëse kërkon nga I sëmuri që t’I afrohet pa abdest
5.Nëse shkon në ËC dhe pas daljes nuk merr abdest dhe ia fillon mjekimit pa të (abdest).
6.Nëse e lidh mus’hafin dhe e vjerrë ,e pastaj thotë ,nëse është kështu mus’hafi do të kthehet në të djathtë ,e nëse është kështu e kështu ,ai do të kthehet në të majtë.
7.Nëse kërkon laps dhe letër pastaj fillon të llogarisë diqka dhe thotë se nga kjo llogari do ta mësojë shkakun e sëmundjes.Vëllau im dhe t’I oj motra ime ,dijeni se në disa bindje të vjetra të gabuara,të përhapura (anë e mbanë)popullit qëndron rreziku I madh,në shumë vende muslimane.
Me fjalë të tjera ,ekziston bindja midis njerëzve se si tek disa(shejha) njerëz nuk egziston kurfarë pengesash ,d.m.th.se ata dijnë qdo gjë dhe se disa prej tyre janë të bekuar.Disa thonë se kursesi nuk duhet të bëhet diqka që e hidhëron shejhin ,sepse kjo siq thonë mundë t’u shkaktojë njerëzve fatkeqësi të mëdha.Prandaj ,thonë se duhet të shkohet madje edhe tek varri I shehut të vdekur dhe të kërkohet falje nga ai,ashtu që të përballohet fatkeqësia.Këto bindje dhe të ngjajshme me këto që mbretrojnë tek njerëzit ,janë të gabuara.Kjo paraqet politeizëm(të bërit shok Allahut të Lartësuar)Në ditët e sotme maxhistarët ,falltorët ecin normalisht në mesin e njerëzve.Njerëzit e thjeshtë I kanë humbur kriteret,sipas të cilave do të mundë t’I dalloninmashtruesit e këtillë ,të cilët u hyjnë nëpër shtëpit për t’I mjekuar të sëmuarit e tyre.
Mos iu friksohuni atyre ,e edhe atëherë kur t’I dalloni ngase duhet të friksoheni vetëm Allahut,I cili thotë: Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtar. (Ali Imran175)
Falltari
Falltari është njeri ,I cili vesh rrobë të posaqme dhe I cili ka vend të vet të posaqëm ,për të cilin është lidhur.Ibnul Kajimi ,në vepërën e tij Igatheten lehfan min mekaid shejtan thotë:Falltarët janë emisionar të shejtanit,ngase politeistët u drejtohen atyre për të gjitha qështjet e tyre serioze,u besojnë atyre dhe këshillat e tyre mu siq veprojnë besuesit e të Dërguarit.
Politeistët konsiderojnë se vetëm falltarët e tyre e dijnë gajbin(të fshehtën)dhe flasin rreth kësaj.Ata pra janë politeistë ,kurse falltarët e tyre zënë vendin e të dërguarit.Ata janë me të vërtet janë ,emisarët e shejtanëve.
I Dërguari I Allahut s.a.v.s ka thënë:Kush shkonë tek falltori dhe I beson asaj që I thotë ai,e ka mohuar atë që I është shpallur Muhamedit.
Astrologu
Astrologu nuk vesh rrobë të veqantë por mban rregullisht lapsin dhe letrën dhe me anë të llogaritjes argumenton atë që dëshiron.Problemi tek këta njerëz qëndron në atë se ata flasin shumë pak rreth së tanishmes,kurse flasin më së shumti rreth asaj që dinë vetëm Allahu I Lrtësuar (Xhin26).
Allahu ka mundësi ta shërojë qdo të sëmurë
Shërimi kërkon një forcë ,të cilën e posedon vetëmAi,I Cili I krijoishkaqet dhe sëmundjet.Allahu është I vetmii Cili për qdo sëmundje e kijoi edhe ilaqin.Në duartë e Tij gjendet ilaqi për qdo smundje ,sado që të jetë ajo e rrezikshme apo e parrezikshme.Qdo I sëmur duket të dijë dhe të jetë I bindur në atë se Fuqia e Allahut për shërim nuk ka kufi.
Sëmundja është një fuqi(forcë)e fshehur në trup,të cilën nuk e shohin as I sëmuri e as mjeku ,por mjeku vetëm I vëren siptomat e saj.
Prandaj, si I sëmuari ashtu edhe mjeku duhet të besojnë qëndrueshmërisht në atë fuqi të pakufishme të shërimit dhe se askush tjetër,e as muslimanët e mirë,nuk posedojnë atë fuqi.Allahu I Lartësuar thotë: Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet. (Jasin82)pastaj: Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t'i vejë në Xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S'ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron. (el Haxh14)Allahu punon atë që dëshiron: E punon atë që dëshiron.(El Buruxh 16)
Allahu I Lartësuar ka mundësi të bëjë qdo gjë dhe nuk ekziston asnjë sëmundje ,të cilës Ai nuk I di ilaqin.Besimi I fuqishëm dhe I sinqertë në këtë të vërtetë të madhe paraqet qelësin e shërimit tek I sëmuri ,tek familja e tij dhe tek mjeku.Prandaj,e lus Allahun që në zemrat e të gjithë neve ta përforcojë besimin në atë sevetëm Ai ka mundësi ta shërojë qdo sëmundje.
Kapitulli I dytë
Objektivat(qëllimet) e mëdha dhe të vogla të shejtanit
Kjo është një temë e rëndësishme.Je I bindur se shëjtani ia nënshtron ushtrinë e vet magjistarit ashtu që të bëj magjira ose e dërgon ziliqarin apo ziliqaren.Atëherë shejtani ngadhënjen mbi trupin ,pasurin apo familjen e atij ,të cilin dëshiron ta domtojë.
Me hyrjen në trupin e njeriut ,shejtani apo xhini dëshiron t’I sëndërtoj qëllimet e tyre të mëdha dhe të vogla.Magjia,smira(hasedi),dashuria(ishk)besdisja( mess)dhe të gjitha pasojat e tjera ,të cilat xhini I shkakton me hyrjen në trupin e njeriut,qoftë ai mashkull apo femër-të gjitha këto janë qëllimet e vogla.Kurse sa u përketë qëllimeve të mëdha të shejtanit të mallkuar,mund t’I përmbledhim në një(të vetmen) dëshirë më të madhe dhe njëkohësisht përpjekjen e shejtanit ,e ajo është që ta shkatërrojë njeëriun duke e future në xhehenem,ku do të mbesë përgjithmonë.Kjo është hakmarrja e tij ndaj njeriut.Qëndrimin e përjetëshëm në xhehenem e meriton vetëm ai,I cili nuk beson në Allahun apo i përshkruan shok Atij.Pra sendërtimi I qëllimeve të vogla është vetëm mjetë I shejtanit që ta sendërtojë qëllimin e tij të madh që njeriun ta fusë në mosbesim.Allahu I Lartëmadhëruar na mbroftë prej kësaj.
Si argument përë këtë po përmendim vetëm dy ajete nga gjithsej 80 ajete ku Allahu I Lartësuar na paralajmëron për këtë armik të përbetuar dhe për metodat e veprimit të tij. O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji. Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.(Bekare 168-169).Shiko vëllau im ,se si shejtani na urdhëron të bëjmë të këqija dhe turpësi kur ti nënshtrohemi dhe t’ia nënshtrojmë ati zemrat dhe ndjenjat tona .Në këtë mënyrë ,ai tashmë e ka sendërtuar qëllimin e tij të vogël ,I cili I mundëson që ta sendërtoj qëllimin përfundimtarë të tij, e që është të themi për Allahun ate që nuk e dimë.Iben Kethiri në tefsirin (komentin)e tij duke kometuar këtë ajet thotë:Armiku I juaj shejtani,ju urdhëron vepra të këqija ,nga të cilat më e keqja është imoraliteti(prostitucioni),e më e keqe se kjo është të flasësh për Allahuate që nuk e din d.m.th. të paraqesësh diqka për Allahun ,që nuk është e vërtetë.këtu bëjnë pjesë jobesimtarët dhe ata që fusin risi në fe.Prandaj ,ti që po mjekon me Kuran mos shko hapave të shejtanit të cilët ,të dërgojnë sigurisht në mosbesim.Allahu na ruajt nga kjo.Poashtu edhe ju që jeni të sëmur duhetë të keni kujdësë që të mosë futeni në intrigat e shejtanit,të mosë shkoni hapave të tij dhe të mos dëgjoni fjalët e tij.
Kërkoni nga Allahu që t’iu dëftoj haptas qëllimet e vogla dhe të mëdha të shejtanit..Ruajunu qëllimeve të vogla të tij!Mendoni se ato nuk kanë kan kurfar vlere ,por,hap pas hapi e keni parë se ku ju dërgojnë.Shikoni vetëm mbi të sëmuarin kur lexohet fjala e Allahut “Me të vërtetë ,Zoti juaj është I Vetmi” se si xhini flet me gjuhën e të sëmuarit dhe bën shenjë duke I ngritur tre gishta me doren e tij se Allahu nuk është I Vetmi(Një).Pra shejtani I shqipton fjalët e mosbesimit me gjuhën e të sëmuarit dhe e paraqet politeizmin duke I nfritur tre gishtrinjë.Prandaj ,të jeshë I kujdesshëm ,sepse kjo është ajo që dëshiron shejtani ,mirpo e gjithë fuqia dhe sundimi I përketë vetëm Allahut të Lartësuar.Prej Tij kërkojmë që t’na mbrojë nga shejtani I mallkuar.Allahu I Lartësuar thotë: E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortonie veten. Unë nuk mund t'ju shpëtojë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm. (Ibrahim 22).Në këtë ajet, Allahu na tregon se si shejtani do t’u thotë disave “Mos u arsyetoni e as mos ikni nga përgjegjësia”.Në disa raste të mjekimit ,mund të shihet se si shejtani arsyetohet duke thënë se ai nuk I ka ngritur tre gishta e as që ka folur ,por vetëm e ftoi njeriun që të thotë se Allahu nuk është Një.në këtë mënyr njeriu mund të bjer në kurthat e shejatnit.Prandaj të gjithë ne duhet të luftojmë kundër shejtanit të mallkuar ,I cili fletë me gjuhët e njerëzve ,bën shenj me gishtat,duart e madje edhe me këmbët e tyre.
Disa njerëz mbështeten në hadithin e të Dërguarit s.a.v.s ku thotë “allahu do t’u falë tre burrave nga umeti im:atij që gabon pa vetëdije ,ai që bën diqka nga harresa dhe ai që është I detyruar ta bëjë të keqen,the thonë se ata kan qenë të detyruar nga shejtani qi ti shqiptojnë fjalët e misbesimit.megjuthat Allahu nuk thotë ashtu ,e edhe eksperienca(përvoja ) e arritur me mjekim tregon qartë se njeriu nuk ishte detyruar në këtë.Do t’iu përmendë një shembull nga praktika ime.
I kam pasur disa femra në mjekim .Fillimisht desha të forcoj vullnetin e tyre ,kështu që u thashë “Do tu bëjë diqka që me emrin e Allahut do të shëroheni,por me kushtë që qdonjëra prej jush të pushojë së foluri(të heshtë)dhe mos ti lejojë shejtanit që të flaës me gjuhët e tyre.Ajo që ja del në krye ta bëjë këtë ,me ndihmen e Allahut do të del nga xhamia plotësisht e shëruar”.U thashë që për qdo frymarrje të shqiptojnë “Bismilahi Evelihi ve Ahirihi”,kurse un do të lexoj ngadalë Kuran dhe ashtu nëse do Allahu ,do të mbesin rreth një orë.Qdo njëra ishte e gatëshme dhe ia filluam.Rezultati I kësaj ishte se nga dymbëdhjetë femra sa ishin ,vetëm njëra nuk e mbaroi sesionin,kurse të gjitha të tjerat ,me ndihmen e Allahut komletisht patën sukses.Gjatë gjithë kohës ato nuk ia lejuan shejtanit që të ndikojë në kokën e tyre.Ndikimi është përqëndruar vetëm në pjesët e tjera të trupit ,megjithëse lexoja ajetet rreth dënimit,magjisë ,zilisë dhe disa ajete për menjanimin e sulmit të dashurisë.Ky rastë na tregon se vullneti ekziston ,por atë duhet aktivizuar në mënyrë që Allahu I Lartësuar të na ndihmojë kundër armikut, e Ai na mijaftin si mbrojtës dhe ndihmës.
Kapitulli I Tretë
Bashkimi I shejtanit me trupin e njeriut
Bshkimi I shejtanit me trupin e njeriut është një e vërtetë,të cilën mund ta gjejm në Kuran dhe hadith.Nëse jeni prej atyre që thoni se nuk ekzistojn argumente të forta që shejtani apo xhini mund të hyjë në trupin e njeriut ,e madje të qarkulloj në gjakun e njeriut e tij,mos jeni aqë të bindur në këtë.Nëse doni ta dini të vërtetën kërkoni argumente kundër kësaj.Pritni pakë deri sa t’iu paraqesimim argumentet nga Kurani dhe hadithi I të Dërguarit s.a.v.s.Fillimisht largohunu të gjitha pikpamjeve ,të cilat I kanë shprehur njerëzit dhe drejtonie vëmendjen tuaj tek ajetet dhe hadithet,kurse komentimet e tyre lëshojani njerëzve,të cilët e dinë atë.
Argumentet nga Kurani
Allahu I Lartësuar thotë: Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj edhe kamata!" e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka aritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës) atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.”
(Bekare 275)
Ja disa nga komentet e këtij ajeti.Imam Kurtubiu,në tefsirin e tij thotë:Ky ajet është argument kundër atyre ,të cilët thonë se qmenduria nuk mund të vij nga shejtani ,por ajo është vepër e natyrës ,dhe se shejtani nuk mundë të hyj në trupin e njeriut dhe ta sulmoj atë.Kurse Iben Kethiri në tefsirin e tij thotë:Ata që e hanë kamatën,në ditën e gjykimit ,do të ngriten nga varret e tyre ashtu siq ngritet I qmenduri nga të prekurit e djallit.Pra ai ngritet në një mënyr jot ë mirë.Imam Taberaniu në tesirin e tij thotë:Njeriun shejtani me të prekurit e tij e qmend në këtë botë.Në komentimin e njohur të Kuranit Tefsirul Menar,qëndron:Iben Atije thotë se në këtë ajet ,ai që e han kamaten krahasohet me ate,që I tundë duart dhe këmbët në mënyr të pakontrolluar për të cilin thuhet se zakonisht është I qmendur.Kjo analogji bazohet në faktin se ngjashmërisht sillet ai, të cilin shejtani e ka bërë të qmendur me të prekurit e tij.(vëllimi I tretë,faqe 79-80)
Profesor doctor Muhamed Mutani,ekspert I shquar I mjekësisë,ish-dekan I fakultetit të mjekësis në Azahare pranon të qenët(ekzistencen) e prekjes së djallit në trupin e njeriut.Në vepren e tij “Medhal ila et-tibb el-islamije”thotë:Fjala “el mess”në ajetin kuranor “Ata që e han kamaten nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngritet ai I qmenduri nga të prekurit e djallit,nënkupton sëmundjet të cilat I shkakton kjo prekje ,siq janë:hysteria,kokëqarja,shqetësimi dhe sëmundjet tjera psikike,e veqanarisht dyshimi.
Iben Hxher el-Askalani,në vepren e tij “Fethul Bari bi sherhi Sahihel Buhari,kitab e tefsir,faqe 51 thotë:Sqarimin e fjalë “el mess”me fjalën “qmenduri” e ka dhënë El Ferra,duke e komentuar këtë ajet kuranor: Ata që e han kamaten nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngritet ai I qmenduri nga të prekurit e djallit ,d.m.th se ashtu do të ngriten në diten e gjykimit .Ai më pas thotë se fjala “el mess” do të thotë qmenduri ,ngase arabët njeriun e qmendur e quajn “el memsus”
Iben Hxheri e citon edhe Ebu Ubejden I cili ka thënë:se fjala el mess do të thotë qmenduri të cilën e shkakton shejtani ,kurse Iben ebu Hatimi transmeton nga iben Abasi të ketë thënë:Ai ,që e han kamaten në diten e gjykimit do të ringjallet si I qmendur.
Ish shejhu Azhari ,Mustafa el Meragi ,në tefsirin e tij thotë:Fjala “el Habt”në këtë ajet ,nënkupton goditjen e pakontrolluar .Kjo fjalë përdoret për njeriun I cili sillet në mënyr të pakontrolluar.Iben Tejmia në libren e tij “Mexhmu el fetave el kubra”(24/276)thotë:Hyrja e xhinit në trupin e njeriut është një fakt I vërtetë nga ana e të gjithë dijetarëve islam të Ehli Synetit.Në një transmetim autentik qëndron se I Dërguari I Allahut s.a.v.s ka thënë: Shejatni qarkullon në trupin e njeriut ashtu siq qarkullon gjaku në të.Abdullah b. Ahmed b. Hambel I ka thënë babait të vetis anjerëz thonë se xhini nuk hyn në trupin e njeriut të qmendur,kurse Imam Ahmed b. Hambeli ia ktheu:Gënjen o biri im!Ai madje flet edhe me gjuhën e tij .Iben Tejmia madje vazhdon dhe thotë Ky transmetim I Imam Ahmed b. Hambeli është I njohur .Xhini e qmend njeriun ,kështu që ai nuk din se q’flet ,e godet aq fortë sa që pot a godiste ashtu deven do të mbetet shenj mbi të.Njeriu I qmendur e ndien goditjen dhe ndien se flet ,aim und të jetë:terhequr ,ashtu si shkorsa(shtroja)nën të.Ndodhin edhe gjërat e tjera ,të cilat I tregojn qartë atij që I sheh se ai ,që flet me gjuhen e njeriut dhe e lëkund (lëviz)trupin ,nuk është prej llojit njerëzor .
Iben Tejmia ka thënë:Askush nga autoritetet muslaimane nuk e mohon hyrjen e xhinit në trupin e njeriut të qmendur.Ai që e mohon këtë ,ka gënjyer mbi sheriatin.Nuk egsistojn argumentet e sheriatit, që e rrezojnë(hedhin poshtë)këtë.
Shejh Abdul Halik el Attar ,në librin e tij Kitab e Sara thotë:shejtani ia merr mendtë njeriut në atë mënyr që e godet ate dhe kështu e qmend.Ky është ndikim I xhinit tek njeriu ,e si pasoj e kësaj goditjeje është trazimii mendjes.Për njeriun e tillë thonë se është I qmendurd.m.th e qmendi xhini.Shejh Sabuni në vepren e tij “Safet e tefasir”rreth domethënjes së ajetit të larëtëpërmendur thotë:Ata që e marrin kamaten dhe në atë mënyr ua pin gjakun njerëzve (I torturojn),në ditën e gjykimit do të ngriten nga varret e tyre ashtu siq ngritet I qmenduri d.m.th lajthitet dhe bjen (për toke) dhe nuk mund të ec në mënyr normale .Ata do të ngriten ashtu sit ë qmendurit.
Në ajetin tjetër Allahu thotë: Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).(Araf 201).
Iben kehtiri duke e komentuar këtë thotë:Për fjalen “messu shejtan” dis athonë se ka kanë kuptimin “qmenduri” apo diq e ngjashme me të.
Ekzistojn edhe shum argumente të tjera ,të cilat ne nuk kemi mundesi t’I përmendim këtu.Por ,edhe kjo mijafton.Këtu jam përpjekur që ti paraqes qëndrimet e vërtetuara dhe autentike ,të personave më të shquar islame që kanë të bëjnë me këtë qështje.
Mendoj se kjo është e mijaftueshme që ta largojë(menjanojë) mëdyshjen tënde.
Argumentet nga hadithi
Transmetohet nga Ata b.Ebu Rebaha se Iben Abbasi I ka thënë: “A dëshiron që ta tregojë gruan që do të jetë banore e xhenetit? Po I tha Ebu Rebaha.Atëher,Iben Abbasi I tha “Kjo grua zezake erdhi tek I Dërguari I Allahut s.a.v.s dhe I tha, o I Dërguar I Allahut,mua më godasin sulmet e tërbimit ,ashtu që gjatë atij tërbimi edhe zhveshem.Prandaj ,lute Allahun që t’më shërojë prej kësaj”.I Dërguari I Allahut I tha :nëse dëshiron ta fitosh xhenetin e Allahut bën sabër (durin) në këtë sëmundje,e nëse dëshiron që të shërohesh ,un do ta lusë Allahun që të të shërojë.Gruaja ia ktheuo të duroj,o I Dërguar I Allahut ,por unë gjat sulmit edhe zhvishem ,kështu që lute Allahun që të mos e bëj më këtë.I dërguari I Allahut s.a.v.s ia drejtoj lutjen Allahut për të(Cituar sipas Sahih el-Muslimi bi sherhi En-Nevevi,vëllimi I 6 faqe.131).Imam Neveviu,në vepren e tij “El edhkar” e citon transmetimin nga Ubej b.K’abi se ka thënë:Isha tek I dërguari I Allahut s.a.v.s kur erdhi një arab dhe tha gasp emoticon I Dërguari I Allahut , kam një vëlla ,I cili është I sëmurë,qka ka e pyeti I Dërguari ,kurse njeriu u përgjigjë, Ka sulme tërbimi.I Dërguari I tha sille këtu ,kur e solli ,I Dërguari e vendosi pran vetes dhe ia lexoi:

1.Fatihan
2.Katër ajetet e para të sures el Bekare
3.Dy ajetet nga mesi I sures Bekare(163-164)
4.Ajetul Kursi(el Bekare 255)
5.Dy ajetet e fundit e sures Bekare
6.Ali imran(18)
7.El Araf(54)
8.El Muminun
9.Es Saffat (1-9)
10.El Xhinn (31)
11.El Hasher(21-24)
12.El Ihlas
13.El Felek
14.En Nas

Imam e Nevevi duke e komentuar këtë hadith thotë: Fjala “ el lemem” do të thotë “qmenduri”,tërbim që e godet dhe e shkallon(qmend)njeriun.Ky hadith është baz,të cilën e ka venë vetë I Dërguari s.a.v.s në mjekimin e qmendurisë,të shkaktuar nga goditja e shejtanit.
Në Musnedin e Imam Ahmedit lexojm një transmetim nga Ja’la b.Murrie,I cili thotë:I kam parë tri gjëra tek I dërguari I Allahut,të cilat askush para meje nuk I ka parë,e as që ka përë t’I parë.Një ditë shkova me të në një udhëtim,rrugës u ndeshëm me një grua me fëmij.Ajo iu drejtua të Dërguarit me këto fjalë:O I dërguari I Allahut këtë fëmij e ka goditur një bela ,edhe neve bashkë me të.As vet s’e di se sa sulme përjeton gjatë një dite.I dërguari I Allahut kërkoj prej saj fëmiun,e ngriti kah vetja e më pas fryu në gojën e tij tri herë dhe lexoi “Bismilahi ene Abdullah,ihse aduvallah”.
Pastaj ia ktheu fëmiun kësaj gruaje dhe I tha:Kurt ë ktheheni ,na prit në këtë vendë dhe na trego se si është (ndihet)voglushi.Vazhduam rrugën,e (kur ishim duke) u kthyer gruaja na priti në të njejtin vend,kurse pran saj ishin tri dele.I Dërguari s.a.v.s e pyeti:Si është voglushi?Ajo u përgjigj “Pasha Atë që të ka dërguar me të vërteten ,deri në këtë qast nuk kemi vrejtur asgjë në të.Merre këtë dele si shpërblim.I Dërguari më tha që të zbres dhe të marr një dele ,kurse dy të tjerat t’ia kthej gruas.
Ajo qka ne na intereson nga kjo pjesë e hadithit janë fjalët e të Dërguarit s.a.v.s të cilat I ka lexuar fëmiut: Bismilahi ene Abdullah,ihse aduvallah”,pasi që I fryu tri her në gojë .Nga kjo kuptojm se shejtani gjendej në trupin e fëmiut .Për këtë arsye ,I Dërguari I fryu në gojën e tij sepse pot ë ishte shejtani jashtë trupit ,I Dërguari nuk do të lexonte e as nuk do të fryente në gojën e tij.Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Ebu Davudi në Sunenin e tij,transmetojn nga Ummu Elbanija e bija e El-Vazi , e kjo nga babai I saj se gjyshi I saj shkoi tek I Dërguari I Allahut me djalin e tij të qmendur apo djalin nga motra.Kur erdhi tek I Dërguari I Allahut ,I tha E kam një djalë(apo djal nga motra),të cilin e kaploi qmenduria.A mund ta sjell tek ti ,ashtu që ta lusësh Allahun për t’a shëruar?I Dërguari I tha që ta sjellë.E morra me vete,tha duke qenë I lidhur.Kur arritëm,e zgjidha ate,ia hoqa rrobën,me të cilën e solla dhe ia vesha një rrobë të bukur dhe të pastërt.Më pasë e dërgova tek I Dërguari s.a.v.s I cili më tha :ma afro më afër dhe ktheje shpinën e tij kah unë.I kam parë të dy sqetullat e të Dërguarit derisa ka lexuar:Uhruxh aduvallah, Uhruxh aduvallah (Dil o armik I Allahut).Vërejta se shikimi I të sëmuarit sishte ashtu siq ka qen.Tani,ai shikonte normalisht.Pastaj I Dërguari I Allahut e vendosi praën vetes,e lexoi një lutje në ujë,me atë ujë ia fërkoi fyturen e tij dhe e luti Allahun që ta shëroië.Pas kësaj lutje të të Dërguarit askush prej atyre që kishin ardhur me të smuarin nuk ndiheshin më mir se ai(I sëmuari).Këtu parashtrohet pyetja:Kush është ai,të cilit I Dërguari I Allahut I thoshteil o armik I Allahut!?Është e padyshimt se ai që ishte në trupin e të sëmuarit,ishte shejtani.Këto janë vetëm disa nga argumentet të cilat I kam paraqitur,andaj po ti refuzosh,atëher I ke refuzuar fjalët e komentatorëve të Kuranit.
Shpresoj se ke nxjerur ndonjë dobi prej kësaj.Po që se nuk je I kënaqur me këto komentimet e tyre ,atëher përpiqu që vetë t’ia sqarosh vetes ajetete lartëpërmendura.Kërkoj prej Allahut që të më forcoj mua juve dhe të gjithë muslimanët në rrugën e vërtet.
Bashkimi I shejtanit me trupin e njeriut-shkaqet dhe llojet
Ekzistoj shkaqet dhe mënyrat e hyrjes së shejatnit apo xhinit në trupin e njeriut.Për këtë ekzistojnë shumë e shumë shkaqe.Disa prej tyre janë të njohura,e disa të panjohura ,për shkakë se ekzistojnë dallime të mëdha midis xhinëve,mu siq ekzistojnë edhe midis xhinëve,mu siq ekzistojnë edhe midis njerëzve.Allahu I Lartësuar I krijoi ata ashtu siq I krijoi një rëzit.Edhe njerëzit edhe xhinët janë krijuar për një qëllim të vetëm.Allahu I lartësuar thotë: Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.( Dhariat 56).
Shkaqet e njohura të hyrjes së shejtanit në trupin e njeriut
Pikllimi I madh
Pikllimi I madh, britma, goditja e fytyres dhe krahrorit,hedhja e pluhurit mbi kokë, hedhja me trup për toke,e të tjera që bëjnë disa kur I godet pikëllimi I madhë,të gjitha janë shenjat dhe veprimet e atyre ,të cilat janë largë Allahut e prandaj edhe trupi I tyre nuk është I mbrojtur.Transmetohet nga Iben Mesudi I cili ka thënë:Nuk është prej nesh ai që godit fytyren ,I shqyen xhoksin e vet dhe vajton me vajtimin e injorancës.
Pikllimi është një rast I madhë për shejtanin që ta sulmojë njeriun dhe të hyjë në të.Zemra e njeriut,gjat pikëllimit të madhë,harron Allahun,e harron besimin se qdo gjë që ndodhet dhe bëhet,bëhet me vullnetin dhe caktimin e Allahut.në momentet e tilla,njeriu nuk është I durueshëm,e as që mendon t’a falënderojë Allahun në momente të vështira.Në atë mënyrë,trupi bëhet plotësisht I pambrojtur para sulmeve të armikut(shejtanit).
Zemëria (frika e madhe)
Frika është,në të vërtetë nxitja e shejtanit tek njeriu në mendimet e këqiia ,pas së cilës zemra e tij shtrëngohet,gjë të cilën njeriu e ndjen mirë,ashtu siq fillon të ndiejë më pas rrëqethje edhe në pjesët e tjera të trupit.Dikushë këtë e ndjenë në flokë,dikush mbi lëkurën ,dikush në pëllëmbë,dikush në këmbë,dikush në barkë etj.Shkakë I ndjenjes së rrëqethjes vjen si pasojë e atij që I ndjek shtytjet dhe kurdisjet e shejtanit.Po ta kuptonte njeriu këtë do të vërente se nuk ka pëse të frikësohet.
Në atë mënyrë do të mbrohej si nag frika ashtu edhe nga shejtani.Allahu I Lartësuar na ka dhënë ilaqin kundër frikës.Ai thotë se shejtani I frikëson njerëzit,por muslimani I vërtetë I hedh intrigat e shejtanit dhe I frikësohet vetëm Allahut.
Allahu I lartësuar në Kuran thotë: E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!". Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh. Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtar.(Ali Imran.173-175).
Këto ajete kuranore na tregojnë qartë se qka është frikësimi.
Njeriut I thotë mendja gjithmon:Qështë ky zë?qështë kjo fishkëllim? Atëher imagjinon se kjo mund të jetë ndonjë shejtan ,gjarpër apo diq tjetër që ecq nëpër tokë e që mund t’a dëmtojë atë.Po t’I thoshte njeriu vetës në atë moment se kjo nuk është asgjë,e edhe pot ë jetë ,unë e kam Allahun dhe Ai më mijafton-po të thoshte këtë me besim dhe bindje të fortë,Allahu do ta mbronte sigurisht dhe do ta shpëtonte nga qdo e keqe.Allahu na thotë qartë:Po ju mos u frikësohuni prej tyre,friksomuni mua nëse jeni besimtarë.Prandaj largoni friken prej vetes dhe mos I pasoni nxitjet e shejtanit.Kur e vëreni atë,lexoni menjëher,qetë dhe pa frikë:Hasbunallahu ve nimel vekil.
Pakujdesia (Mospërfillja)
Ka shumë lloje të pakujdesisë.Ai që nuk falet,është I pakujdeshëm.Ai që nuk agjëron,është I pakujdesëshëm .Ai që nuk e përmend Allahun në mëngjesë e në mbërëmje,është poashtu I pakijdesëshëm.Ai që e dëfren veten me diqka që e largon prej Allahut,edhe ai është I pakujdesshëm.Ai që bënë mekate ,është I pakujdesshëm.Ai që sbavitet me këtë dynja dhe stolit e saj,ashtë I pakujdesshëm .Ai që jepet I tëri pas fitimit të pasurisë dhe ndjekjes së epsheve të tij është I pakujdeshëm.Ai që nuk llogarit për qdo ditë të tij;sa vepra të mira e sa vepra të këqia I ka bërë,edhe ai është I pakujdesshëm.Mjafton që këtyre t’u përmendim hadithin,të cilin e shënon Buhariu në Sahihun e tijallimi ndërmjetë atij që e përmend Atë,është njëjtë sikurse dallimi I të gjallit me të vdekurin.
Buhariu shënën edhe një hadith tjetër ku I Dërguari I Allahut s.a.v.s ka thënë:Shejtani vendoset në zemrën e njeriut,andaj kur njeriu e përmend Allahun,shejtani zhduket ,e nëse është I pakujdesshëm,atëherë shejtani e shqetëson me mendime të këqija.Allahu I Lartësuar thotë: E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit. (Hashër19). Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar)
(Rrum 7). Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juvem (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni. (Bekare 152)
Ai që nuk përmend Allahun ,as Allahu nuk e përmendë ate ,e kë nuk e përmendë Allahu ,është I ekspozuar sulmeve të shejtanit I cilihyn në trupin e tij sit ë dojë dhe kur të dojë.Shejtani bëhet trup I njeriut andaj prej të tillëve nuk ka kurfar rreziku për ushtrin e shejtanit.Allahu në Kuran ka thënë:Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.(Zuhruf 36-37).Pra të gjithë ne duhet ta përtrijmë marrëveshjen ton me Allahun.Ne duhet të jemi të vetëdijëshëm për Allahun në qdo gjendje(situatë),gjatë bisedës dhe veprimeve tona,të zgjohemi me emrin e Allahut,të hamë dhe të pimë me qëllim që ta forcojmë trupin tonë për adhurim,për mbajtjen e familjes,të japim zekatin dhe sadakan ,që sjellja dhe kontakti ynë me njerëz të jenë në pajtim me ligjin e Allahut.Në këtë mënyr njeriu do ta adhurojë përher Allahun e Lartësuar.
Zemërimi
Qdo njeri zemërohet por ekziston zemërimi I lëvdueshëm dhe I qortuar.Zemërimi I lëvdueshëm është zemërimi në emër të Allahut,fes së Tij,të Dërguarit të Tij,zemërimi në rast të shkeljes së ndalesave të Allahut etj.I dëruari I Allahut nuk zemërohej kurrë për shkakë të vetës ,por gjithnjë kur dikush I shkelte ndalesat e Allahut.
Zemërimi I qortuar është kur njeriu zemërohet për shkakë të vetes,kur e pushton një ndjenjë e krenarisë për shkakë të mekatit,që e ka bërë,kur zemërohet për shkakë të ndonjë sjelljeje të gruas së tij apo fëmijëve,kur zemërohet në ndonjë rastë për shkakë të sjelljes së keqe ndaj tij,kur zemërohet në atë që e përgojon etj.Të gjitha këto bëjnë pjesë në zemërimin e qortuar dhe gjatë momenteve të zemërimit të tillë,shejtanët e pushtojnë njeriun,në atë mënyr që e nxisin të bëjë vepra për të cilat më vonë ai pendohet ,pasi që të lirohet nga ndikimi I shejtanit.Allahu I Lartësuar thotë: E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, kërko mbrojtje në All-llahun, vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi! (Fusilet 36).Buhariu dhe Muslimi shënojnë në sahihët e tyre se Sulejman ibn Sardi ka thënë:Isha ulur me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s derisa dy njerëz filluan të grinden.Grindja qe aq e ashpër sa që njëri prej tyre u skuq I tëri,kurse vena e qafës I qe vrejtur.Atëher I Dërguari tha:vëtetë e di një fjalë ,të cilën pot a thoshin(shqiptojnë),do të zhdukej ajo që e kaploi;e ato janë:Eudhubilahi mine shejtani rraxhim,me të cilat zemërimi do të ndalej.
Ebu Davudi transmeton nga Atijj ibn Urve,e ky nga Pejgamberi s.a.v.s se ka thënë:Zemërimi është prej shejtanit,kurse shejtani është krijuar nga zjarri,e zjarri shuhet me ujë.Prandaj,kur dikush prej jush zemërohet,le të merrë abdest.Kur e kaplonte dikë zemërimi derisa qëndronte,I Dërguari e urdhëronte që të ulet,e nëse elej,e urdhëronte që të shtrihej.
Dhënja pas pasioneve
Ekzistojnë dy lloje pasioneshasioni I stomakut dhe I organit gjenital.
Imam Ebu Hamid el Gazaliu,në vepren e tij Ilja ulumu din thotë:Stomaku është burim I pasioneve,vend ku e kan fillin të gjitha llojet e sëmundjeve.Barku e ndjek pasionin e organit gjenital dhe dëshirën e madhe që ta kënaqë atë.këto dy pasione(ushqimi dhe mardhënjet intime)I ndjek dëshira e madhe për prestigj dhe pasuri,e kjo është mjet,me ndihmen e të cilit zgjërohen dhe përforcohet dëshira për mardhënje intime dhe ushqim.pastaj pason grumbullimi I pasurisë dhe forcimi I ndikimit,nga I cili burojnë llojet e ndryshme të marrëzisë,konkurencës dhe xhelozisë.Nga këto dy lloje pasionesh(grumbullimit të pasuris dhe forcimit të ndikimit)autoritetit lind sëmundja e hipokrizis(dyftyrësisë),e krenaris së qoroditur,e shumimit(të pasuris)dhe arrogancës,e cila kalon në shpirtëligësi,smirë,armiqësi dhe neveri.Ai që jepet pas kësaj,apo e drejton kah përdhunimi,kobi dhe shfrenimi e që të gjitha këto janë rezultat I mospërfilljes së stomakut ,ngopjes dhe përmbushjes së pakontrolluar (të dëshirave të tij).Njeriu,pot a forconte epshin e tij për ushqim me uri dhe po t’I ngushtonte lëvizjet e shejtanit,ai në këtë mënyrë do ta detyronte (shpirtin) e tij që t’I bindet vetëm Allahut të Lartësuar.
Ky është komentimi I Imam ebu Hamid el Gazaliut mbi hadithin e të Dërguarit s.a.v.s Ne jemi popull,që nuk ham derisa të mos uritem,e kur ham nuk ngopemi.
Prandaj,vëllau im ,ndiqe këshillën e të Dërguarit tonë s.a.v.s dhe ke kujdes që të mos u jepësh pasioneve të stomakut dhe të organit gjenital.Që të dyja këto pasione e shkatërrojnë njeriun dhe e largojnë prej Allahut,e kjo do të thotë të ekspozuarit sulmeve të shëjtanit.
Mënyrat e hyrjes së shejtanit në trupin e njeriut
1.Hyrja e thjeshtë
2.Hyrje me mësymje,që mund të bëhet nëpërmjet magjisë,xhelozisë,dashurisë,e përveq këtyre,ekzistojnë edhe dymbëdhjetë lloje të tjera të sulmit të shejtanit mbi njeriun;
3.Hyrje me marrëveshje,që mund të bëhet në katër mënyra:
a) marrëveshja ndërmjet atij që bën maxhi dhe atij që është I magjepsur;
b)marrëveshja ndërmjetë shejtanit dhe njeriut,I cili mahnitet me aftësin e shejtanit;
c)marrëveshja ndërmjet magjistarit dhe xhinit magjistar.Kjo marrëveshje bazohet në bindjen e plotë dhe në kryerjen e qdo urdhëri,d.m.th.bindja e xhinit ndaj magjistarit,e cila pasqyrohet në kryerjen e qdo urdhëri që ky ia jep xhinit.
Kjo është marrëveshja e njejtë me ate,të cilën e shfaq njeriu magjistar ndaj xhinit magjistar,e kjo vjen vetëm pasi që njeriu ta mohojë Allahun e Lartësuar.Allahu na mbroftë prej kësaj!
d)marrëveshja ndërmjet xhinit,i cili është i dashuruar dhe atij,që xhini e dashuron.Kjo marrëveshje realizohet me xhinin,I cili më gjendet në trupin e njeriut.Pasi që bënë dashuri me të,xhini merret vesh me atë,që e dashuron,se kënaqsin e tyre nuk do ta shoh askush e as që për të do të mësojë ndokush.
Kështu, p,sh nëse një femër pranon të kënaqet me xhinin dhe e pranon këtë marrëveshje të poshtër,atëherë xhini nuk do t’I shkaktojë asaj kurfarë të keqe derisa ajo të pranojë të bëjë prostitucion me të.
Këtu vërejmë me marrëveshje, hyrja e xhinit nuk ishte me marrëveshje, ngase shejtani i ik marrveshjes kur është plotësisht i sigurtë se njeriu është në gjendje inferioriteti.
Bëhu lexues dhe praktikues i kur´anit dhe pjesë e sunetit Profetik, ndiq rrugën e tij, paso sinqerisht sunetin e tij, do gjesh lumturin (me lejen e Allahut) në këtë botë dhe xhenetin në botën tjetër:

Prezenton: Sabri Selmani

No comments:

Post a Comment