Saturday, January 9, 2016

Dituria e Bariut

Dituria e Bariut


Isai alejhis-selam kishte takuar një bari delesh në shkretëtirë dhe i kishte thënë: “O njeri, e kalove jetën duke qenë rojtar-bari në shkretëtirë. Sikur ta kishe kaluar jetën duke kërkuar dituri, do të ishte më mirë për ty!”
Rojtari i tha: ” O Pejgamber i Allahut, nga dituria i kam mësuar gjashtë gjëra (mesele) dhe i praktikoj shumicën e tyre, e ato janë:
Çështja e parë: derisa të ekzistojë hallalli, nuk do të ha haram!
Çështja e dytë: derisa të ekzistojë drejtësia, nuk do të gënjej.
Çështja e tretë: derisa ti shoh të metat-mëkatet e mia, nuk do të merrem me të metat e të tjerëve.
Çështja e katërt: përderisa shejtani nuk ka vdekur, nuk do të jem i sigurt prej tij.
Çështja e pestë: derisa arkën e Allahut xh.sh. po e shoh se është plotë, nuk do t’i drejtohem arkave të krijesave.
Çështja e gjashtë: derisa nuk i shoh këmbët e mia të më shpijnë drejt Xhennetit, nuk jam i sigurt se do t’i shpëtoj zjarrit të Xhehennemit.”
Isai alejhis-selam i tha: “Kjo është dituria e të parëve dhe të mbramëve, paske lexuar dhe e paske ruajtur këtë dituri .
negjarje e bazuar ne islam
E Huazuar Shperndaje qe ta lexojn edhe tejert .

No comments:

Post a Comment