Thursday, January 28, 2016

Mendimet e medhhebit Hanefij

Mendimet e medhhebit Hanefij





Mendimet e medhhebit Hanefij, medhhebeve tjera dhe Vehabive rreth disa çështjeve të namazit

Zoti i Lartëmadhëruar ia shpalli Muhamedit a.s.  Kur’anin, përpos Kur’anit i cili është shpallje e drejtpërdrejtë edhe Hadithi  është shpallje jo e drejtpërdrejtë (Suneti) . Kijasi bënë krahasimin prej argumenteve të Kur’anit dhe të hadithit, ndërsa Ixhmai është unifikimi i të gjithë dijetarëve në një çështje e cila nuk është e permendur në Kur’an apo hadith e që nuk është në kundërshtim me Kur’anin dhe hadithin.
 Përpos këtyre katër burime të sheriatit janë edhe burimet tjera për të cilat nuk janë dakorduar dijetarët se janë argumente të sheriatit. Përpos kësaj dijetarët janë dakorduar për katër medhhebet tashmë të njohura, por nuk janë dakorduar për medhhebet tjera.
Medhhebet për të cilat janë dakorduar janë: medhhebi Hanefij; medhhebi Shafiij; medhhebi malikij dhe  medhhebi Hanbelij.
Lëvizja Vehabiste, më mirë të themi  kryengritja Vehabiste nuk është medhheb, nuk i pranon medhhebet, bile medhhebet i quan bid`at dhe  idhujtari. Duke trumbetuar se pasojnë Kur’anin dhe sunetin, ato i kundërshtojnë ata të cilët kanë pasuar Kur’anin dhe sunetin, sepse dihet mirëfilli se medhhebet pasojnë Kur’anin dhe sunetin sepse burim kryeor i medhhebeve është  Kur’ani dhe Suneti.
Për ta informuar opinionin, unë do të përqëndrohem vetëm në disa çështje të namazit të cilat  kanë të bëjnë me medhhebin hanefij medhhebet tjera dhe Vehabizmin.

Çështja e ngritjes së duarve gjatë tekbirit fillestar

Tekbiri fillestarë në namaz  është farz.
Argument është ajeti Kur’anor “dhe Zotin tënd madhëro”(mudethir;3).
Ngritja e duarve në tekbirin fillestarë është sunet. Argument i medhhebit Hanefij është transmetimi nga  ibn Shejbe se: “(Muhamedi a.s) i ka ngritur duart vetëm një herë gjatë tekbirit fillestar dhe nuk e ka përsërit gjatë namazit”.
Pas kësaj  parashtrohet pyetja për  nivelin e ngritjeve të duarve: deri tek veshët apo deri tek supet?

Në medhhebin Hanefij tekbiri fillestar është farz,  ngritja e duarve gjatë tekbirit fillestar është sunet dhe po ashtu ngritja e duarve deri te veshët gjatë tekbirit  fillestar është sunet. Kjo argumentohet me hadithin i cili transmetohet nga Malik ibn Huvejrithi  i cili ka thënë:”I dërguari i Allahut kur e thonte tekbirin i ngrinte duart deri sa nuk i krahasonte me veshët. ndërsa ne transmetimin tjetër ...deri sa nuk e prekte veshin”.
Kjo nuk do të thotë se Muhamedi a.s nuk i ka ngrit duart ndonjëherë deri te supet sepse transmetohet nga Vail bin Huxheri se ka thënë:
“E kam parë shumë herë të dërguarin e Allahut se i ka ngrit në nivel të veshëve me rastin e tekbirit fillestar, pastaj kam shkuar te ata sërish dhe i kam parë se i ngrenë duart deri tek supet kur ishte me këmishë dhe pelerinë.”
Shihet se vetëm në disa raste të veçanta kur i dërguari i Allahut kishte këmishën e cila nëse i ngrinte  duart deri te veshët do t’i binte, për këtë i ngrinte duart deri në supet ndërsa  në raste tjera i ngrinte duart deri te veshët.

  Çështja e ngritjes së duarëve në pjesët tjera të namazit

Tekbiri fillestar në namaz është farz,  tekbiret tjera në namaz janë sunet, edhe ngritja e duarve deri te veshët në fillim të namazit gjatë tekbirit fillestar ishte sunet, por parashtrohet pyetja e ngritjes  së duarve në pjesët tjera të namazit?
 Në medhhebin Hanefij ngritja e duarëve në pjesët tjera është mekruh. Ka dallim në mes të tekbireve dhe ngritjes së duarve, sepse tekbir është fjala “All-llahu ekber” ndërsa ngritja e duarve nuk quhet tekbir.
Duke biseduar me një xhemat , ai më tha : - “Ne  falemi me tekbire ndërsa ju pa tekbire !”
(E kuptova se ai nuk e di se cka do të thotë ”tekbir” , ai mendonte se ”tekbir” është ngritja e duarve para rukusë dhe pas rukusë. e dija se ka dëgjuar ligjërata por nuk ka pasur  përgatitje shkollore për ta kuptuar çështjen, e dija se është i cekët në dituri.)
I thash: - Po edhe ne falemi me “tekbire”.
Ai tha: - Jo! Ju nuk faleni me tekbire se nuk i ngritni duart, ne falemi me “tekbire”.
Iu përgjigja: - Po ngritja e duarve është diçka tjetër ndërsa “tekbiri” është thënia “Allahu Ekber” ndërsa ne themi “Allahu ekber”. Thënia “Allahu Ekber” në fillim të namazit është Farz ndërsa thënia “Allahu ekber” për  kalimin prej një rukni në një rukn tjetër të namazit është sunet, dhe ne këte sunet e praktikojmë në namaz.
Shkoi me atë bindje dhe edhe sot mendon se ne falemi pa “tekbire” ndërsa ata falen me “tekbire”!!?.
Edhe deri në këtë shkallë të injorancës kemi arritur sa që nuk dihet dallimi në mes të ngritjes së duarve dhe të tekbirit, apo ndoshta bëhet me qëllim që të devijohet masa dhe të mos dihen gjërat!.

Çështja e vendosjes së duarve në namaz

Qëndrimi në këmbë në namaz është farz, argument: “...dhe qëndroni në këmbë të përulëshëm”. Parashtrohet pyetja: Ku bëhet  vendosja e duarve gjatë qëndrimit në këmbë në namaz?
 Medhhebi hanefij e parasheh se në namaz , gjatë qëndrimit në këmbë është sunet që vendosja e duarve të bëhet nën kërthizë. Kjo argumentohet nga  transmetimi i Ebu Hurejres cili ka thënë: “Nga suneti në namaz është vendosja e shuplakës mbi shuplakë nën kërthizë”.
Edhe Ahmed ibn Hanbeli konsideron se duart duhet të mbahen nën kërthizë.
Medhhebi Malikij dhe Shafiij e parashohin vendosjen e duarve mbi  kërthizë.
Mendimi se është sunet vendosja e duarve në kraharor në namaz  i kundërvihet mendimit të katër imamëve dhe është i padrejtë sepse  argumentohet  me hadithet vijuese jokorrekte:
Ky mendim argumentohet me transmetimin nga Vail ibn Huxheri se ka thënë: “Kam falur me Pejgamberin e Allahut dhe ai e vendoste dorën e tij te djathtë mbi të majtën në kraharor.”
  Dijetarët  islamë nuk e kanë pranur këtë hadith si argument  për vendosjen e duarve në kraharor sepse Hadithet që flasin për vendosjen e duarve të Pejgamberit a.s. në krahëror në namaz udhëzojnë në atë se kjo nuk ka qenë nga sunnetet e tij të përhershme, të konfirmuara por se këtë e ka vepruar vetëm në disa situata përderi sa hadithet që flasin për vendosjen e duarve nën kërthizë udhëzojnë në atë se ka qenë nga sunnetet e përhershme të tij.

 Çështja e “Amin-it” në fund të “Fatihas”

Në fund të suretul Fatiha, fjala “Amin” nuk  është shkruar në Kur’an,kjo ka ndikua që dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth “aminit” në fund të fatihas në namaz, që të thuhet me zë apo të thuhet në heshtje ose që të mos thuhet fare.
Medhhebi  Malikij mendon  se “Amini” nuk është i shkruar në Kur’an, për këtë arsye nuk lejohet të thuhet as me zë dhe as pa zë  sepse është e ndaluar të shtohet diçka në Kur’an e cila nuk është e shkruar.
Medhhebi Shafiij dhe Hanbeli thonë se “Amini” në namaz  thuhet me zë.
Medhhebi Hanefij e ka zgjedh mesataren duke thëne se: “Amini” pas Fatihas në namaz, thuhet pa zë, dhe kjo është sunet,  dhe nuk thuhet me zë , kështu ai bënë ndërlidhjen e medhhebit Malikij me atë Shafiij dhe Hanbelij.
Është interesant se Vehabijtë janë në kundërshtim me medhhebin Malikij i cili  medhheb burim dhe argument pas Kur’anit, Sunetit, Ixhmait dhe Kijasit, e kanë medhhebin e sehabeve (banorëve të Medinës) , e që në çështjen në fjalë  Imam Maliku e ndalon thënien e “Aminit” në namaz edhe me zë edhe pa zë, ndërsa Vehabijtë thonë se veprojnë  sipas selefit!?. A thua banorët e Medinës së ndritur nuk janë selef e Vehabijtë janë Selef!?.

 Çështja e lëvizjes së gishtit  gjatë Këndimit të “etehijatit”.

Qëndrimi ulur në namaz është farz, ndërsa këndimi i Teshehudit (Etehijjatit) është vaxhib. Parashtrohet pyetja: Çka është lëvizja e gishtit gjatë këndimit të Ettehijatit?
Mospajtimi  në çështjen e lëvizjes respektivisht moslëvizjes së gishtit qëndron në mënyrën e kuptimit të haditheve të njëjta, pasi disa transmetues të hadithit e kanë kuptuar se është fjala për lëvizje dhe disa të tjerë kanë thënë se nuk kuptohet se duhet të lëvizet. Pra ekzistojnë transmetime se gishti tregues mbahet drejtuar nga kibla pa lëvizur dhe ekzistojnë transmetime se gishti tregues mbahet drejtuar nga kibla duke lëvizur.
Medhhebi hanefi e parasheh se: gishti tregues ngrihet në teshehud, gjatë thënies së shehadetit (dëshmisë) te fjala "La ilahe...”.ndërsa te pjesa e fjalës “...il-laLl-Llah” ulet (gishti tregues)
(Edhe pse ekzistojnë edhe mendime të tjera në këtë te henefitë, por ky është më i përhapuri).
  Shafitë e parashohin se: gishti tregues te fjala “la ilahe...” mbahet poshtë ndërsa ngrihet te fjala "...il-la Allah...”,
(ka edhe mendime  tjera të njohura).
Malikitë e parashohin se: gishti lëvizet majtas dhe djathtas gjatë tërë teshehudit.
Te hanbelit gishti ngrihet çdo herë që përmendet emri i Allahut, gjatë lutjeve.
  Disa dijetarë kanë anuar se të gjitha këto mënyra të mbajtjes së gishtit janë sunet dhe besimtarit i lejohet që ta praktikojë secilën nga këto.



Tesbihët pas namazit farz dhe sunet

  Tesbihët nuk bëhen para namazit, që do të thotë të thirret Ezani, të bëhen  tesbihët e pastaj të falet namazi, por falet namazi dhe bëhen  tesbihët që të plotësohen zbrazëtirat që eventualisht janë bërë brenda namazit.
Namazi i sabahut dhe Ikindisë nuk ka namaze sunete pas farzit, për këtë arsye tesbihët bëhen  pas farzit.
Namazi i drekës, akshamit dhe i jacisë ka sunete pas farzit për këtë arsye  tesbihët bëhen pas farzit dhe pas faljes së sunetit.
Falja e namazit sunet pas farzit është sunet, vetëm se është e pëlqyeshme që në mes të farzit dhe të sunetit të bëhet një ndarje duke e kënduar: “Allahumme entes-selam ve minkes-selam, tebarekte ja dhel Xhelali vel ikram.”
Pas përfundimit të farzit dhe dhënies së selamit, është mustehab që imami të lëvizë nga ana e tij e majtë për të plotësuar namazet sunete pas farzit, pas faljes së sunetit kthehet nga xhemati.
Pasi të kthehet në drejtim të xhematit, duke i ngritur duart, bën lutje (dua) për veten e tij, për prindërit dhe për muslimanët dhe e përfundon duke fërkuar fytyrën me duart e tij.


Çështja e tesbihut

Tesbih është fjala “Subhanellah” ; Tehmid është fjala “Elhamdulilah” ; Tekbir është fjala “Allahu Ekber”.  Tek ne fjala tesbih i përfshinë edhe të Lavdërimit edhe të Falënderimit edhe të Madhërimit të Zotit të Lartëmadhëruar, pra të tri shprehjet.
Muhamedi a.s ka thënë:
 “Ai që thotë pas çdo namazi  tridhjetë e tre herë “Subhan-Allah”, tridhjetë e tre herë “Elhamdulilah” dhe tridhjetë e tre herë “Allahu-Ekber” dhe pastaj e plotëson të njëqindtën herë me “la ilahe il-la-llahu uehdehuu la sheriike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ‘alaa kul-li shej-in kadiir, do t’i falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit!”
Nuk ka dyshim  se dijetarët këtë e parashohin së është sunet, por parashtrohet pyetja: Tesbihi a lejohet të bëhet me numratore apo duhet të bëhet numrimi me gishta apo duhet të numrohen në mendje?

Tesbihi me numratore

Numëratoret nuk janë tesbih edhe pse në gjuhën e popullit u thuhet edhe numratoreve tesbih por edhe fjaleve te sipërpërmendura tesbih, por tesbih është: “të lavdëruarit dhe të madhëruarit e Allahut”, dhe lejohet dhe është mirë të bëhet me gishta por lejohet të bëhet edhe me numratore.
Deri sa isha në xhami, një xhemat po tregon se haram janë “tesbihët”.
Nuk është Haram i thashë por është sunet.
Jo jo haram është dhe pikë se Muhamedi a.s nuk ka pas tesbih.
E dija se çka ka dëgjuar ka dëgjuar gabim, sepse fjala tesbih ka kuptimin edhe të fjalës “Subhanellah”,  por ka kuptimin edhe të “numëratores” (për tesbih) mirëpo ai e shprehi  mendimin e vet dhe shkoi.
Pas një kohe erdhi dhe më tha: Jo shprehjet por numratoret (tesbihët) janë haram.
E dija se kur është konsultuar, iu është sqaruar se Muhamedi a.s i ka bërë tesbihët me duar dhe jo me numratore,  por nuk ka asgjë të keqe që tesbihët të bëhen edhe me numratore  edhe me duar pra duke i përdorë duart si numëratore (gishtat) por edhe përmendësh nëse ndokush e ka të zhvilluar memorizimin. Si do që të jetë në Meke dhe Medine me miliona (numratore) tesbihë shiten, por edhe dijetarët me miliona herë thonë se tesbihi nuk bëhet vetem me numratore por mund të bëhen edhe me gishta, por çështja është se mirren numratoret(tesbihët) në xhami dhe hudhen në mbeturina e ndonjëherë edhe nëpër WC.  Parashtrohet një pyetje: A bëhen këto me vetëdije apo pavetëdije, me qëllim apo pa qëllim me dije apo pa dije me program të caktuar apo vetvetiu!??.

Çështja e të bërit tesbih me lajmërim

Nuk ka dyshim  se tesbihin dijetarët e parashohin së është sunet, por parashtrohet pyetja: A lejohet  tesbihi  të bëhet  bashkarisht me lajmërim apo jo?
Tesbihët në traditën tonë, nuk bëhen në kor,  por bëhet lajmërimi dhe çdonjëri  bën tesbih në veten e tij. Lajmëruesi, siç quhet tek ne muezini vetëm bënë lajmërimin, ndërsa prap se parap secili i bënë në veten e tij. Kjo formë ka të bëjë me traditën tonë për të inkurajuar tesbihun dhe për të mësuar bërjen e tesbihut dhe nuk mund të quhet bid`at, por mund të themi se  lejohet tesbihi në vete pa pasur nevojë lajmërimin  e askujt, por kjo nuk do të thotë se nuk  lejohet edhe nëpërmjet lajmërimit dhe që secili  t’i shpreh në vetvete tesbihët veç e veç , vetëm se duhet ditur se  tesbihi në traditën tonë nuk bëhet në formë të korit.
Në traditën tonë, pasi që namazi falet me xhematë në xhami tesbihi bëhet  me lajmërim dhe në të njejtën kohë dhe secili në heshtje edhe pse lejohet të bëhet veq e veq dhe jo në të njëjtën kohë mirëpo ndarja nga xhemati gjatë tesbihëve do të zvogëlonte dhe do ta bënte të pakuptimtë faljen e namazit me xhemat, sepse qëllimi i faljes së namazit me xhemat është forcimii unitetit, e jo dobësimi dhe , A thua çka do të arrihej nëse  ndahemi gjatë tesbihëve?.
 Vehabitë mendojnë se: Tesbihi me xhemat  është bid’at dhe nuk ka bazë, por çdo njëri bën tesbih në veten e tij, imami bënë  tesbih në vete dhe po ashtu çdonjëri prej tyre bën tesbih në vete.

Ngritja e duarve gjatë lutjes së namazit pas namazit 

Në përgjithësi lutja bëhet duke i ngritur duart  sepse është një prej shkaqeve të pranimit të lutjes edhe pse lejohet të bëhet lutja edhe pa i ngritur duart.
Ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s nuk i ka ngritur duart gjatë lutjes dhe ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s. ka inkurajuar që të bëhet ngritja e duarve gjatë lutjes, por kjo ka të bëjë me lutjen në raste të ndryshme dhe jo  lutjen  pas namazit. Parashtrohet pyetja: Posaçërisht gjatë lutjes pas namazit a lejohet ngritja e duarve apo nuk lejohet?.
Në traditën tonë gjatë lutjes së namazit bëhet ngritja e duarëve sepse ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s ka bë dua pas namazit, e ngritja e duarve në lutje ka përparësi ndaj mosngritjes së duarve edhe pse lutja bëhet edhe pa i  ngritur duart.
Vehabitë  thonë se:  ngritja e duarve gjatë lutjes  pas selamit të një namazi obligativ është është  bid’at (risi) në kundërshtim me Sunnetin sepse nuk është vëtetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i ka ngritur duart e tija gjatë bërjes së duasë pas namazeve obligative, apo edhe nuk është vërtetuar prej  ndonjërit prej sahabeve  të ketë ngritur duart dhe të ketë bërë dua pas një namazi obligativ (farz).
Vehabitë po ashtu mendojnë se bërja e duasë pa ngritjen e duarve dhe pa recitimin e saj bashkarisht (në xhemat) është në regull, sepse argumenti për këtë është raportuar prej të Dërguarit të All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), duke treguar se ai (Alejhi Selam) ka bërë dua para dhe pas namazit.

Çështja e duas në formë të përbashkët

Në traditën tonë namazi falet me xhematë në xhami,  lutja  bëhet bashkërisht, kjo  është më mirë se sa të bëhet veq e veq dhe të ndahemi  e pastaj  kush dëshiron mund të lutet sa të ketë mundësi dhe dëshirë. Ndarja nga xhemati kur bëhet  lutja do ta zvogëlonte dhe do ta bënte të pakuptimtë faljen e namazit me xhemat, sepse qëllimi i faljes së namazit me xhemat është forcimi i unitetit, e jo dobësimi dhe ndarja e xhematit, A thua çka do të arrihej nëse ne ndahemi gjatë bërjes së lutjeve.

Vehabitë thonë se: kjo është bid’at, sepse nuk është transmetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) apo ndonjë prej Sahabëve të tij e kanë bërë lutjen pas  namazit bashkërisht.


Çështja e faljes së drekës pas namazit të xhumas

Në kohën e Muhamedit a.s ka qenë vetëm Xhamija në Medine dhe kuptohet Qabja në Meke, kështu që  është falë vetëm namazi i xhumasë.
Me kalimin e kohës feja islame është shpërndarë në vende të ndryshme të botës, pastaj ka fillua ndërtimi i dy apo më shumë xhamive në një vend. Sa i përket namazeve tjera nuk ka dyshim se janë namaze të cilat falen edhe me xhemat edhe pa xhemat, ndërsa sa i përket namazit të xhumas kusht është xhemati. Kjo i ka nxitur dijetarët të merren me këtë çështje. Të falet vetëm e xhumaja apo të falet edhe dreka edhe e xhumaja?
Mendimi i shumicës së dijetarëve është se: nuk mbahet në mend që dikush nga sehabet  e kanë falur apo e kanë lejuar të falet namazi i xhumasë në dy vende në qytet,  sepse prej kushteve të rregullsisë së namazit të xhumasë është që të falet vetëm në një xhami në qytet. E për shkak të kujdesit pasi që e xhumaja  falet në shumë vende  falet edhe namazi i drekës pas xhumasë.
Maliku dhe Ebu Hanife. Argumentohen me atë se: Pejgamberi i Zotit dhe halifët e drejtë dhe ata pas tyre nga as’habët nuk e kanë falur namazin e xhumasë pos në një vend së bashku dhe nuk ka pasur nevojë për faljen e namazit të drekës sepse të gjitha kushtet e xhumasë janë përmbushur.
 Ibn Abidin (dietar i medhhebit Hanefij) thotë: “Ekziston dyshimi në rregullsinë e faljes së xhumasë në shumë vende në qytet sepse transmetohet nga Ebu Hanife, Tahaviu, Temretashi, Shafiiu, Maliku dhe në një prej dy transmetimeve nga Ahmed Ibn Hanbeli, se nuk lejohet të falet xhumaja në dy vende në qytet.”
Imam Shafiiu thotë: “Nëse qyteti është i madh dhe në të gjenden disa xhami, është e preferueshme që xhumaja të falet në xhaminë më të madhe, e nëse falet edhe në ndonjë xhami tjetër, do të falet edhe namazi i drekës prej katërrek’atesh. Ata që e kanë falur xhumanë në atë xhami, do të mbeten që së bashku ta falin edhe drekën.”
             Er-Rraziu thotë: “Ky është mendimi më i pranuar në medhheb sepse mospajtimi në çështjen e lejimit të faljes në dy vende në qytet është e fuqishme dhe është më mirë të jemi të kujdesshëm.”
Nga citatet e sipërme shohim se dijetarët e të katër medhhebeve lejojnë faljen e namazit të drekës pas xhumasë dhe nuk ekziston asnjë nga dijetarët që e ndalon këtë.

  Vehabitë mendojnë se: Pejgamberi i Zotit dhe as’habët e tij nuk e kanë falur namazin e drekës në atë kohë dhe se falja e namazit të drekës pas namazit të xhumasë është risi (bid’at) dhe vendosje e sheriatit të ri dhe  falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë kurse Allahu na ka urdhëruar pesë namaze ditore. Kjo është futje e risive në ibadete dhje nuk mund të pranohet,
Vehabitë po ashtu mendojnë se falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë.
Mendimi i tyre  se Pejgamberi a.s. nuk e ka falur drekën pas namazit të xhumasë as as’habët është jokorrekte sepse në kohën e Muhamedit a.s namazi i xhumasë falej vetëm në një vend dhe dhe nuk ka pasur nevojë për faljen e namazit të drekës pasi që  janë përmbushur të gjitha kushtet për namazin e xhumasë.
Mendimi i tyre se falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë është jokorrekte nga shkaku se, nëse ne e falim drekën që ta përmbushim xhumanë dhe ta heqim detyrimin e namazit nga vetja atëherë kjo nuk është dy namaze por një namaz farz, sikur nëse dikush me dorë të lënduar merr abdest në dorën e shëndoshë kurse tejemum në dorën e sëmurë nuk thuhet se ka marrë abdest dhe tejemum por vetëm abdest sikur edhe për atë që gabon në namaz dhe e kryen sehvi sexhden nuk thuhet se e ka falur edhe një rek’at plotësues por vetëm se e ka plotësuar dhe e ka përmirësuar atë që ka qenë i mangët.

  Duhet përmendur se edhe sot nëse në një qytet mbyllen xhamitë dytësore dhe bëhet falja vetëm në xhaminë kryesore , atëherë bëhet falja e namazit të xhumasë me 10 rekate dhe nuk ka nevojë që të bëhet falja e 6 rekateve të drekës pas namazit të xhumas.
Përfundim: Këto ishin disa çështje të cilat tregojnë përpikërinë e medhhebeve të cilët përpos farzeve, vaxhibeve , ata janë munduar që edhe sunetet dhe mustehabet të i detalizojnë duke rrespektuar mendimin e tjetrit  por duke i dhënë përparësi mendimit të vet e jo sikurse Vehabitë të cilët nuk shkojnë në atë drejtim duke  e respektuar mendimin e tjetrit por që mendimin e tjetrit e quajnë bid’at edhe nëse të tjerët kanë bazë dhe argumente edhe pse argumentimi i tjetrit nuk është i nivelit të fortë por i nivelit më të dobët por që mendimi i tjetrit nuk e ligjëson çështjen në farz, vaxhib apo sunet të fortë por në sunet jo të rregullt ose në mustehab ose në çështje të lejimit.

Dr. Musli Vërbani


4 comments:

  1. Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
    : email { dawnacuna314@gmail.com}
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete
  2. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  3. ISH-IN E MBAJ ME ZGJIDHJEN E DR DAWN
    Unë rashë në kontakt me DR DAWN përmes një dëshmie me shkrim për të dhe gjithashtu hasa në shumë dëshmi se si ai i ndihmon të tjerët me jetën e tyre. Rikthimi me një ish është një nga ndjenjat më intime që shumë njerëz do të donin ta përjetonin, veçanërisht pasi ato kujtime me ish-in tonë gjithmonë na e turbullojnë mendjen kur dikush tjetër bën disa nga ato gjëra që ish-i ynë bënte. Prej gati 6 vitesh jam prind i vetëm dhe megjithëse ish-bashkëshorti ishte larg fëmijëve të mi, sërish do të doja që një ditë të kthehej tek unë. Ky magjistar që takova i njohur si DR DAWN më ndihmoi me dëshirat e mia dhe jam i lumtur të them se jam kthyer me ish-bashkëshortin tim. Rezultati u shfaq pas 48 orësh, kur ai më siguroi dhe dashuria dhe lidhja që ndamë u rivendos në mënyrë të mahnitshme. Nëse dëshironi të ktheheni me sukses me ish-in tuaj,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse keni nevojë të përmbushni dëshirën tuaj.
    kontaktoni këtë doktor të madh dashurie në WhatsApp: +2349046229159
    Email ( dawacuna314@gmail.com)

    ReplyDelete