Tuesday, January 12, 2016

Bazat e Islamit

BAZAT E ISLAMIT



Xhibrili alejhi selam iu drejtua Muhamedit alejhi selam me pyetjen: "Ç'është islami?" Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj: "Islam është të dëshmosh se s'ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut (la ilahe il Allah) dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut (Muhamedun resulullah), ta falësh namazin (duke e kryer atë në mënyrë të plotë), ta japësh zeqatin (që është dhënia e një pjese të caktuar të pasurisë), të agjërosh muajin e Ramazanit (që është lënia e ngrënies, pirjes, marrëdhënieve seksuale dhe të gjitha veprimeve që e prishin agjërimin prej agimit e deri në perëndim të diellit), ta kryesh haxhin nëse ke mundësi.” {Transmeton Muslimi)

BAZAT E IMANIT

Xhibrili alejhi selam iu drejtua për së dyti herë Muhamedit alejhi selam duke e pyetur:
 "Ç'është imani?"
Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj:
"Iman është ta besosh Allahun (të besosh se Allahu ekziston, se Ai është krijuesi dhe Zot i çdo krijese, të besosh në të gjitha Cilësitë dhe Emrat e Tij të cilat Ai i ka shpallur për Veten e Tij dhe në ato që Muhamedi alejhi selam ia ka përshkruar Atij, të besosh se vetëm Ai meriton të adhurohet dhe se vetëm prej Tij vjen ndihma dhe shpëtimi), të besosh melekët e Tij (melekët janë krijesa prej drite që u nënshtrohen urdhrave të Allahut), të besosh librat e Tij (Teuratin, Inxhilin, Zeburin, Kuranin dhe fletushkat që iu zbritën Ibrahimit dhe Musait), të besosh të dërguarit e Tij (I pari prej tyre ka qenë Nuhu dhe i fundit Muhamedi alejhi selam), të besosh Ditën e Gjykimit (të besosh në ditën e dhënies së llogarisë, ditën në të cilën do të llogariten veprat e njerëzve), të besosh në kaderin e Allahut, në të mirën dhe të keqen (d.m.th. të jesh i kënaqur me atë që ta ka caktuar Allahu).” (Transmeton Muslimi)

No comments:

Post a Comment