Thursday, January 14, 2016

Namazi kaza dhe namazet tjera

NAMAZI KAZA DHE NAMAZET TJERA


Imam Tahtaviu në shënimet margjinale mbi veprën Durru'l-Muhtar dhe Imam Ibën Abidini në veprën e tij Radu'l-Muhtar citojnë nga vepra El-Mudmerat, në të cilën thuhet: "Të marrurit me kryerjen e namazeve kaza (të humbura) është më prioritare dhe më e rëndësishme sesa falja e namazit nafile (vullnetar). Këtu nuk hynë sunetet e pesë farzeve ditore, namazi i duhasë, tesbih namazi dhe gjithë namazet për të cilët ka ndonjë transmetim për ta". Këta të fundit, Imam Ibën Abdini i shpjegon me namazin e hyrjes në xhami, katër rekatet para ikindisë, gjashtë rekatet pas akshamit, etj.

Imam Haskefiu, autori i veprës Durru'l-Muhtar në kapitullin e shkaqeve aksidentale që e lejojnë mosagjërimin thotë: "Duhet ditur se, obligueshmëria e agjërimit të ditëve kaza është shkallëzore (që nuk kryhet menjëherë) dhe për këtë arsye lejohet të mbahet agjërim vullnetar para plotësimit të ditëve kaza, ndryshe nga meseleja e plotësimit të namazeve kaza". Këtë fjalinë e fundit, Imam Tahtaviu e shpjegon kështu: "Obligueshmëria e kryerjes së namazeve kaza (të humbura) është e përnjëhershme. Ngase i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem ka thënë: 'Atë njeri që e ka zënë gjumi dhe e ka humbur namazin, le ta falë atë sa t'i kujtohet!'. Rregulla thotë se, përmbushja e kushtit (falja e namazit kaza) nuk vonon nga vetë kushti (falja e namazit në kohë). Ajo që kuptohet nga ana e jashtme është se, mekruh është falja e namazit nafile për personin që në qafën e tij ka namaze kaza (të humbura). Pastaj në kapitullin e plotësimit të namazeve kaza u potencua se, ky mekruh nuk përfshinë sunetet e namazeve ditore (ravatib) dhe namazet vullnetare të argumentuara (ragaib)". Me potencimin në fjalë aludohet në citimin e sipërpërmendur nga vepra El-Mudmerat.

Nga e gjithë kjo që u tha shihet se lejohet falja e suneteve ditore të pesë namazeve farz, namazit të teravisë, namazit të bajrameve, namazit të xhenazes edhe për personin që në qafën e tij ka namaze kaza dhe se ekzistimi i namazeve kaza në qafën e myslimanit, nuk e kthen kryerjen e këtyre namazeve as në haram dhe as në mekruh (me përjashtim të nafiles së përgjithshme). Allahu e di më së miri!
 Burimi: Instituti Egjiptian për Fetva (Daru'l-Ifta El-Misrieh)

No comments:

Post a Comment