Thursday, January 21, 2016

Mrekullit (kerametet) e Evlijave

Mrekullit (kerametet) e Evlijave





Në lidhje me "mrekullitë" (kerametet) e Evlijave (miqve/dashamirëve të Allahut).
Imam el-Lakani thotë në veprën e tij ku paraqet qëndrimet e Akidës Sunite:
“Afirmo mrekullitë (kerametet) e miqve të Allahut,
Dhe largoju fjalëve të kujto që i mohon ato.”
(Xhewherat-et-Tewhid, strofa #83)
Poashtu Imam Tahaviu thotë:
“Ne besojmë në atë që e dimë prej Kerameteve, mrekullitë e eulijave,
dhe në rrëfimet autentike në lidhje me ta prej burimeve të besueshme.”
(Akideja Tahaviut, pika 99)
- Cka eshte nje Ewlija?
Fjala "welij" (shumësi ewlija') dmth "mik i Zotit." Allahu (s.w.t.) i përshkruan këta njerëz në Kur'an duke thënë: "Me të vërtetë, për të dashurit e Perëndisë nuk ka frikë as pikëllim, të cilët besuan dhe ishin (prej atyre) që frikësohen. " (10:62) Në dritën e këtij ajeti, dijetarët shpjegojnë që një "welijj" është dikush që beson në Allahun dhe pastaj vepron sipas besimit të tij duke iu përmbajtur obligimeve që ia ka caktuar Ai (s.w.t.), dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij.
Është transmetuar nga ‘Umer bin el-Hatab që Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë:
“‘Prej robërve të Allahut janë disa që as nuk janë pejgamber as nuk janë shehid (dëshmorë), por në ditën e gjykimit Pejgamberët dhe shehidët do të lakmojnë gradën e tyre (të xhenetit)’. Sahabët e pyetën: ‘O i Dërguar i Allahut, na trego, kush janë ata njerëz?’ Ai u përgjigj: ‘ata janë të cilët duan njëri tjetrin për hir të Allahut. Ata as nuk janë farefis me njëri tjetrin as nuk kanë prona për të shkëmbyer. Betohem në Allahun se ata do të kenë fytyra të ndritura, ata do të jenë në ulëse prej dritës. Ata nuk do të kenë frikë kur të tjerët do të jenë të frikësuar, ata nuk do të kenë brenga kur të tjerët do të jenë të hidhëruar.’ Pastaj ai recitoi ajetin: Padyshim, për dashamirët e Perëndisë nuk ka frikë as pikëllim. [10:62.]“

Nga:
Ebu Davudi, Sunen, 3:288 (#3527);
Bejhekiu, Shu‘eb-ul-iman, (6:486#8998, 8999);
Hatib Tebrizi, Mishkat-ul-mesabih, libri i edebeve (sjelljeve të mira) kap. 16 (3:75-6#5012).

No comments:

Post a Comment