Tuesday, January 19, 2016

Fjalimi i mevludit nabavijj sharif

FJALIMI I MEWLUDIT NABAWIJJ SHARIF

(Allahu i shpërbleft ata që e përdorin këtë shkrim për të ligjeruar)




Allahu ka thënë në Kur an :
﴿ قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ ﴾
Që do të thotë : Thuaj, me mirësin (islamin) e Zotit dhe mëshirën e Tij ( Kur anin), me këtë le të lumturohen, kjo është më e mirë se gjithçka ka në ktë Botë» [sôurat Yôunous / 58].
Gjenealogjia e Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam
Është Abou l-Qâcim, Muhammad
Salla l-Lâhou `alayhi wa sallam
I Biri i `Abdou l-Lâh djali`Abdou l-MouTTalib djali Hâshimit djali i `Abdou Manâf djali i KouSajj djali i Kilâb djali i Mourrah djali i de Ka`b
Djali i Lou’ajj djali i Ghâlib djali i Fihr djali i Mâlik djali i An-NaDr
Djali i Kinânah djali i Khouzaymah djali i Moudrikah djali i Ilyâs
Djali i MouDar djali i Nizâr djali i Ma`add djali i `Adnân
dhe `Adnân zbret nga Profèti Ismâ`îl `alajhi s-salâm
djali i Profètit Ibrâhîm `alajhi s-salâm.
Muslim transmeton se Pejgamberi salla Allahu ^alajhi wa sellam ka thënë :
إن الله اصطفى كنانة من ولد إسمعيل, واصطفى قريشا من كنانة, واصطفى من قريش بني هاشم, واصطفاني من بني هاشم
Që do të thotë : « Fakt Allahu e ka zgjedhur Kinanin nga pasardhësit e Isma^ilit ; dhe e ka zgjedhur Kurajshin nga Kinanah ; dhe i ka zgjedhur nga Kurajshi bijt e Hashimit ; dhe më ka zgjedhur mua nga bijt e Hashimit. »
Pra Pejgamberi salla Allahu ^alajhi wa sellam është nga nji linjë burrash fisnik në shembullë të të gjithë Pejgamberëve, dhe ai është më i miri i asaj linje, dhe gjithashtu është më i miri i të gjithë bijve të Ademit !
Lindja e Pejgamberit Mouhammad, salla Allahu alajhi wa sellam
Al-Bayhaqiyy transmeton nga Ibnou `Abbâs që ka thënë : Pejgamberi ka lind vitin e Elefantit, kurse Muaji i lindjes së tij është Rabbi ul Awal, muaji i tretë Hanorë, dhe ajo që është e përmbajtur nga Dijëtarët është se ka lindur në Natën e 12 të këtij Muaji, Natën e Hënë. Dhe për ktë dijëtarët jan të një mendimi pa divergjencë, Muslim transmeton nga Abu Katadah al Ansarijji se ka thënë : është pyetur Pejgamberi në çështje të agjërimit të ditës së Hënë, ka thënë :
« ذاك يوم ولدت فيه، وأُنزل عليّ فيه »
Që do të thotë : « Në ktë ditë kam lindur, dhe në ktë ditë e kam marrë revelatën ».
Pra pejgamberi Muhammed salla Allahu ^alajhi wa sellam ka lind të Hënën më 12 Rabiu l Awal vitin e Elefantit.
Allâhu Ta`âlâ thotë në Kour’ânin fisnik :
﴿ لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ ﴾
(laqad xhâ’akoum rasuloun min ‘anfusikum `azîzun `alajhi mâ `anittoum HarîSoun `alajkoum bi l-mou’minîna ra’ôufoun raHîm)
Që do të thotë : « Ju ka ardhë nji Lajmëtar nga mesi juaj, i cili frigohet për ju që mos të veproni asisoji që të meritoni dënimin, e do për ju udhëzimin, dhe është ndaj jush plotë kompasion dhe mëshir. » [sôurat At-Tawbah / 128].
Allahu Ta^ala e ka Dërguar zotëroten tonë Muhammedin salla Allahu ^alajhi wa sellam dhe e ka bër atë, krijesën e tij më të mirë, më perfekte në krijim dhe më të lartë në gradë sipas gjykimit të Zotit.
Allahu e ka përvetësuar me virtytet dhe atributet më të larta dhe të lavdueshme ndaj të gjitha tjerave krijesa, dhe e bëri që në lindjen e tij të paraqiten gjëra që tregojn për madhështin e bekimeve të tija.
Njëri nga dijëtarët nga ata të cilët kan shkruajtur botime në lidhje me lindjen e Pejgamberit, thotë : Aminah bija e Wahbit mbeti shatëzane bartëse e Pejgamberit ^alajhi salatu wa selam një pasdite të ditës Xhuma^ të Natës së parë të Muajit Raxhab. Gjatë shtatëzanësis së saj të Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam, zogjët fluturonin rrethë e rrotullë saj në shenjë nderimi ndaj atij të cilin ajo bartëte në vehten e saj. Kur ajo donte të nxirrte Ujë nga pusi, Niveli i Ujit hipte deri nalt kështu që ajo të mund të merrë ujë pa u munduar dhe ta ketë lehtë, dhe kjo për nderë dhe glorifikim të Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam.
Ajo thoshte ; dëgjoja Tasbihin e Engjujve rrethë meje dhe e kam dëgjuar dikush të thojë, « Ja zotëroteja i Lajmëtarëve ». Dhe kam parë në Ëndërr nji Lis i cili kishte në degët e tij yje, dhe ndër ata yje ishte nji yllë që shkëlqente më shumë se të tjerët me dritë, kur e shiqova dhe fillova të shijoj dritën e tij dhe xixëllimin e tij, ai ra në prehërin timë. Dhe dëgjova nji zë më tha ; Ja ky është Profeti, zotëriu i të Dërguarve. Dhe nji Engjullë erdhi tej meje dhe më lajmësiti : Ty je shtatëzëne e më të mirit të Dërguar dhe zotëriun e Besimtarëve. U zgjova nga gjumi dhe i tregova për atë që pashë në ëndërr burrit timë, ai më tha, të shkojm dhe të shofim Khalifa Ibnu Attab, ai do ta shpjegojë ëndrrën tënde. Shkuam që ta shohim dhe ia tregova atë që kisha parë, më tha ; Lisi është Ibrahimi i afërti i Zotit ^alajhi selam, ndërsa Yjet jan Pejgamberët nga pasardhësit e tij, kurse Ylli që xixëllonte dhe shkëlqente më shumë se të tjerët, është Profeti që do shfaqet në këtë epokë, ai i cili do të i rrënojë idolet dhe do adhurojë të Mëshirshmin, dhe fakti që ai Yllë ka ra në prehërin tënd, do me thënë se ti do ta lindish atë. Lajmi i tij, do të përhapet nga lindja në perëndim.
Abdullahu, Babai i Pejgamberit Muhammed, salla Allahu ^alajhi wa sellam, pastaj u sëmurë dhe ndërroi jetë në Jathrib në Medinë, në atë kohë Aminja ishte në muajin e gjasht të shtatëzanësis së saj me Pejgamberin ^alajhi salaatu wa sellam. Kur vdiq Abdullahu, Engjujtë e pytën Allahun, jo për të shprehur kundërshtim, sepse Engjujtë kurrë nuk e kundërshtojn Allahun as nuk jan të prirë për diçka të tillë, por për të u informuar. Thanë, « O Zoti ynë, Profeti ytë që është i dashuri Ytë, do jetë ndaj Jetim ? Allahu Ta^alaa thotë : Unë jam prioritar për ta mbrojtur, jam prioritar ndaj të Atit tij dhe Nënës së tij. Unë e kam krijuar dhe Unë do ia japë rizkun, Unë do e rris dhe do ia japë fitoren kundër Armiqëve të tij, dhe jam mbi gjithçka I PlotëFuqishëm ».
Gjatë shatëzanësis së Aminas Nënës së Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam, u shfaq aher qartësia e bindjes dhe drita e Muhammedit salla Allahu ^alajhi wa sellam në fytyrën e saj.
Në çdonjërin Muaj të shtatëzanësis së saj vinte tek ajo nji Profetë, Profetët e përgëzonin për lindjen e të Dërguarit të Allahut ^alajhi salatu wa selam. Në Muajin e parë të shtatëzanësis i erdhi Ademi alajhi selam dhe e përgëzoi, në të dytin Shithi, në të tretin muajë e ka parë Idrisin ^alajhi selam, në të katërtin Nuhin, në të pestin Hudin, në të gjashtin Ibrahimin, në të shtatin, Profetin Isma^ilin, në të tetin muajë e ka parë Profetin Musa dhe në të nëntin Isain = Jesusin alajhi selam dhe gjithashtu e përgëzoi për lajmin e mirë të lindjes së Profetit Muhammed salla Allahu ^alajhi wa sellam në këtë Muaj.
Kur Muaji Rabiu l Awal filloi, në Natën e dymbidhjetë, ishte Nata e të Hënës, nji Natë e ndriçuar, AbdulMuttalib kishte dalë me djemt e tij të iu sillet Qabes së bekuar, Aminah ishte mbetur vetëm në shtëpi pa njeri afër saj. AbduMuttalib kishte mshelur derën mbi atë nga frika se mos hynë dikush tek ajo. Ajo tregon, thotë, Mbeta aty dhe dëgjova nji ushtimë ndërmjet Qiellit dhe Tokës ; Pashë nji Engjullë shumë të madhë që barte tre flamujë, e ndoi të parin, në Lindje, të dytin në Perëndim, dhe të tretin në Tempullin e shenjt mbi Qabe.
Aminah tregon : Atëher kur u futëm në Natën e dymbidhjetës ditë të Muajit Rabiul Awal e kuptova se ai që ishte në barkun timë donte të delë. Fillova të qaj nga fakti se isha e vetëm në shtëpi. Dhe në kto momente vërejta në njërin nga qoshet e shtëpis katër Gra, ishin të larta në shtat, të veshura me petka të bardha. Ato ishin porsi Hanëza të ndritura dhe të bukura. Nga ato vinte nji erë shumë e mirë, ju thash : « Kush jeni ju, ju të cilat Allahu me mirësin e Tij ma ka dhuruar prezencën e juaj në këtë vetmi timen dhe më ka lehtësuar me juve provën time ?! E para u përgjigjë, tha, unë jam Merjemja bija e Imranit, ja në të majtën tënde Sarah gruaja e Ibrahimit, dhe ja përmbas teje Haxherja, Nëna e Isma^ilit, dhe ja para teje ^Asijah, bija e Muzahim(është gruaja e Faraonit) »
(Kjo dëshmon se jo vetëm Nëna e Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam ka qen besimtare, por Allahu, me lindjen e djalit të saj Muhammedit i ka dhënë gradin e shenjtëtis, e ka bër të shenjt, si mund të thuhet se ajo nuk ka qen besimtare kurse Pejgamberët e Zotit dhe të shenjtit i kan ardhë dhe e kan përgëzuar, subhaana Allah, si mund të thojn wahabitët se nëna e Pejgamberit ka qen jobesimtare, kurse ajo ka besuar në Zotin dhe ka besuar në Muhammedin dhe Pejgamberllëkin e tij. Por ata nuk e dojn Pejgamberin as familjen e tij, ashtu siç nuk e dojn jahudit, dhe e kan kundërshtuar daljen e tij nga linja e Islami^lit alajhi selam, duke qen shumë mirë të vetëdijshëm se ai është me të vertet Pejgmaberë, dhe këtu e kuptojm se si wahabëtët njësoj si çifutët kundërshtojn dhe nuk e dojn Muhammedin as familjen e tij, të njëjtat qëndrime i kan me ta).
Aminah tregon : « Në kët çast, pash yje shkonin nga e djathta dhe e majta, Allahu i reveloi Ridwanit : O Ridwan, dekoro Xhennetin dhe ndo para vendbanimeve të tij Hurit dhe Wildanët, Engjujtë bën Sexhde dhe iu është thënë Malikit, mbylli diert e xhehennemit, dhe lidhi me zingjirë djajtë për rastin e zbritjes së Engjujve më të graduar. »
Aminah thotë : Nuk kam përjetuar vështirësit që përjetojn gratë gjatë lindjes. Djersitësha shumë diçka si Misku, gjë që nuk e kisha shprehi nga mëparë, dhe qajta dert për eshtje, në atë momentë mu dhurua nga nji Engjullë nji pije me nji bardak të Argjent, ishte nji pije më e ëmbël se Mjalti, më e freskët se Bora dhe me nji parfum më të mirë se Misku, e mora dhe e piva, dhe përnjiher më mbuloi nji dritë, mbeta e befasuar, dhe fillova të shiqojë djathtas e majtas, dhe përderisa unë isha në ktë gjendje, ulur, Kur pash nji Shpend madhështor i bardhë dhe shumë i bukur erdhi dhe më i kaloi krahët e tij mbi barkun timë duke thënë : Zbritë, O i Dërguar i Allahut zbritë O i Dërguar i Allahut.
Krijuesi, i Dijshmi i gjërave të mshefura dhe të shfaqura më ndihmoi dhe e linda të dashurin e Allahut Muhammedin salla Allahu ^alajhi wa sellam.
Lindi djali Oh sa i bukur sytë s'po m'bojn
Dritë e madhe daljen e tij e shoqeron
Ku lind Dielli dhe ku preron krejt dritë i bon
Kryet e çuar ka qielli me nji gisht Allahun isharet e bon
Muhammed, Muhammed, Muhammed emrin ke për me ia lonë
kurrë nji Nane si ky fëmijë s'ju ka dhonë
Lindi i i gëzuari çdokënd lindja e tij ka gëzu
lindi i dashuri ju me të përgëzonu
lindi i pastri ju o njerëz me të pastronu
lindi i bekuari me bekimin e tij ju bekonu
lindi erëmiri me erën e tij të mirë erëmironu
lindi i udhëzuari me udhëzimin e tij udhëzonu
lindi i ndrituri me dritën e tij ndritonu
lindi i miri me mirësin e tij mirësonu
O lindi i bukuri me bukurin e tij zbukuronu
O lindi i dituri me diturin e tij dijësonu
O lindi i urti me urtësin e tij urtësonu
Thotë Aminja : Kur doli nga unë, doli me të nji dritë shkëlqyse ndritoi gjithçka nga lindja në perëndim dhe nga ajo dritë i pash pallatet e Shamit. Pejgamberi salla Allahu ^alajhi wa sellam ka lind me sy të lirë me kuhl, kthinzën e prerë, dhe i bër sunnet. Në momentin e lindjes së tij tre Engjujë shpejtuan pranë tij, njëri kishte nji bardak nga Ari, tjetri kishte nji gjigjimë nga Ari dhe i treti kishte nji peshqir nga mëndafshi të gjelbërt, dhe e lanë me nji Ujë të parfumuar( të bekuar).
Aminah thotë : Kur e kam lind Muhammedin salla Allahu alajhi wa selam, ai mbante krytë të quar kshyrte drejtë Qiellit, dhe bënte shenjë me gisht(Zoti Nji). Engjulli Xhabraili e mori, Engjujtë fluturuan me të, Engjulli Mikail alajhi selam, e mbështjelli në nji qarshaf të bardhë nga Parajsa dhe ia dha Ridwaanit i cili i dha të hajë në gojë, ashtu si i jepë të hajë nji Zog të voglit të vetë, e shiqoja dhe sikur sajjidina Muhammed thoshte, më jepë më shumë. Dhe Ridwaani alajhi selam i tha : Kjo të mjafton O i dashuri i Allahut, nuk do mbetet shkencë që iu është dhënë nji Pejgamberi ajo mos të të jipet Ty. Përmbaju pra rrugës së drejtë. Ai njeri që ndjekë atë që do e thuash dhe ligjin tënd do jetë i grumbulluar në grupin tënd, në ktë momentë dikush tha : silluni me të në Tokat e lindjes dhe të Perëndimit dhe kaloni me të vendeve ku kan lindur Pejgamberët. Jepjani atij qetësin e shpirtit të Ademit, njohurin e Shithit, butësin e Nuhit, ngatësin e Ibrahimit, ghinan e nafsit të Is’hakit, Elokuencën e Isma^ilit, Urtësin e Llukmanit, Durimin e Ejjubit, zërin e bukur të Sajjidina Dawuudit, Forcën e Musas, Asketin e ^Isas, Kuptueshmërin e Sulajmanit, Medicinën e Danielit, Karizmin e Iliasit, Mbrojtjen e Jahjas, Pajtimin me paracaktimin e Zotit të Zakarijjas, dhe mbështjellne me karakteret e Pejgamberëve dhe mbulone. Është i dashuri i Zotit të Botërave, lavdi gjunjëve që e kan shtërënguar, lavdi krahëve që e kan bartë, lavdi krahëve që e kan marrë, dhe lavdi shtëpis që e ka banuar. Zogjët thanë, ne do të pëjkujdesemi që ta ushqejm, Engjujtë thanë jo, ne jemi prioritar. Kafshët thanë ne do i japim gji. Allahu tha, që do të thotë në shqipë : Unë jam prioritar mbi profetin timë Muhammed salla Allahu ^alajhi wa sellam. E kam caktuar që do i japë gji adhuresha ime Halimah ».
Kështu ndodhi lindja madhështore dhe e bekuar e më të mirit njeri që ka bartur Toka, lindja e profetit Muhammed, salla Allahu ^alajhi wa sellam, ishte nji lindje jo si të tjerat, ishte nji lindje plotë bekim, begati, përgëzim, dhe gëzim, U GËZUAN ENGJUJTË E ALLAHUT U GËZUAN PROFETËT DHE I ERDHËN PËRGËZIM NËNËS SË TIJ, U GËZUAN TË SHENJTIT E TË SHENJTAT SI MERJEMJA NËNA E ^ISËS ALAJHI SELAM, SARAH DHE HAXHERI E ^ASIJAH, VETË ALLAHU SUBHAANA HU WA TA^ALA E PËLQEU KËTË LINDJE DHE E LARTËSOI DUKE E BËR LINDJE TË BEKUAR DHE TË PASTËR NË NIVEL SHUMË TË LARTË, DHE NEVE PRA GJITHASHTU PO GËZOHEMI DHE PO SHPREHIM GËZIMIN TONË ASHTU SIÇ E KAN SHPREHUR ENGJUJTË E ALLAHUT DHE PROFETËT E ALLAHUT DHE TË SHENJTIT E ALLAHUT !
Pra për hajr ju koft kremtimi i mawludit të pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam, dhe lajm i mirë për ju që gëzoheni dhe e shijoni atë dritë të lidjes së tij mubarakah, neve po gëzohemi ashtu siç jan gëzuar Engjujtë dhe Pejgamberët, kurse disa po e urrejn këtë gëzim ashtu siç po e urrenë iblisi la^natu Allahi ^alajh, ai ishte që urreu lindjen e tij, dhe e urrenë kremtimin e tij, dhe disa sikur po i shkojn pas në këtë urrejtje.
Mos i lejoni që të ju mashtrojn, Mawludi kremtohet në të gjitha vendet Muslimane, biles në përmasa shumë më të mëdha që neve e festojm, Mawludi është festë Nacionale, dhe e festojn tërë Muajin Rabiul Awwal. Festa e Mewludit është miratuar nga dijëtarët sunnit dhe festohet në të gjitha skajet e Botës, por se wahabijat vinë tek ne e gënjejn siç s’bohet e thojnë mawludin vetëm tek ne e festojm Arabët nuk e festojn, ju themë unë që kam vizituar shumë vende Arabe, në çdo vend festohet Mewludi. Turki, Marok, Siri, Jordani Egjiptë, Algjeri, indonezi , kinë etj etj.
Muslimanët e kan miratuar kremtimin e ditës së lindjes së Pejgamberit, Muslimanët e thejsht e hoxhallarët, Prijësit e dijëtarët, nga dijëtarët më të mëdhenjë që e kan miratuar, është Hafidhë Ibnu Haxhar Al Askalanijju radija Allahu anhu, e kush është si Ibnu Haxhar, Klotura e Muhadithinëve, gjithashtu hafidhu Ibnu Dahjah, hafidhu Sakhawi, hafidhu Sujutijju, etj etj, Dhe gjithashtu e ka miratuar Hafidhu Mawlana shejkh Abdullah Al Hararijju radija Allahu anhu wa ardah e shumë të tjerë, nga lindja në perëndim të Tokës.
Mawludi sipas Shumicës së dijëtarëve të ahli sunnetit është nji inovim i mirë, nga ata inovime që iu aplikohet hadithi i Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam :
من سن في الإسلام سنة حسنة فله أجرها و أجر من عمل بها بعده من غير أن ينقض من أجرهم شيء
Që do të thotë : Kush futë në Fenë Islame nji inovim të mirë(të pëlqyer), e ka shpërblimin e vetë dhe shpërblimin e të gjithë atyre që e praktikojn atë inovim pas tij, pa ju marrë nga shpërblimi i tyre asgjë, pa jua zvogëluar aspak shpërblimin e atyre që veprojn me atë inovim.( dhe këtu le mos të bini pre e mashtrimeve wahabite, kur jua japim inovimet e shumta që kan bër sahabat dhe të tjerët pas tyre, wahabitët thonë se ky hadithë do me thënë se inovimi lejohet në gjërat materiale, por jo në Fe, ky është vetëm mashtrim, sepse Pejgmaberi ka thënë kush inovon nji të mirë në ISLAM dhe kjo do me thënë në FE.
Por se ky inovim duhet të jetë në përputhje të plotë me parimet Islame, ashtu siç edhe është Mewludi Alhamdu lillah! Përputhërisht me Hadithin të transmetuar nga Bukhari dhe Muslim dhe tjerë se ai: من أحدث في أمرنا هذا ما بيس منه فهو رد
Man ahdatha fii emrinaa haadhaa ma lajsa minhu fahua radd = kush inovon diçka që nuk është në pajtim me parimet e Fesë, është për të u hedhur, dhe kjo do me thënë, se nëse është në Pajtim me parimet e Fesë ajo pranohet dhe nuk ka të keqe në të.
Pra Kontinenca=përmbajtja e festës së Mewludit është në pajtim të plotë me parimet Islame, përmbajtja e kësaj feste është, TË LIGJËROHET NGJARJA E LINDJES SË PEJGAMERIT DHE KJO ËSHTË NË PËRPUTHJE TË PLOTË, ME PARIMET ISLAME, SEPSE VETË PEJGAMBERI KA FOLUR PËR LINDJEN E TIJ, DHE ALLAHU KA FOLUR PËR LINDJEN E ^ISËS ^ALAJHI SELAM, NGA PËRMBAJTJET E MEWLUDIT ËSHTË TË LEXOHET KUR AN, DHE ALLAHU KA THËNË,” FAKRAU MAA TAJASARA MINA L KUR AN “ dhe kjo është në pajtim, NGA PËRMBAJTJA ËSHTË TË KËNDOHET PËR ALLAHUN PEJGAMBERIN EDHE KJO ËSHTË GJITHASHTU E LAVDËRUAR NË FE, DHE E KONFIRMUAR ME KUR AN DHE HADITHË, VETË ALLAHU E KA LAVDËRUAR NË KUR AN, WA INNAKA LA^LAA KHULUKIN ADHIM, DHE KA BËR BE ME JETËN E MUHAMMEDIT KA THËNË, “ WA AMRUK “ = PASHA JETËN TËNDE, NDËRSA ME HADITHË MIXHA , MIXHA I PEJGAMBERIT ABBAS E KA LAVDURUAR ME POEZI, i tha, O Muhammed, dua që të të lavdëroj me poezi, Pejgamberi i tha thuaj: Abbas tha, (që do të thotë): dhe ti kur linde, shkëlqeu Toka me dritën tënde, dhe me atë dritë në po ecim rrugës drejtë.
“Pejgamberi nuk e qortoi por e miratoi, dhe Allahu ia pranoi lutjen Pejgamberit kur i tha: Allahu të mbroft gojën nga rënja e dhëmbëve të saj, kështu që kur ka vdek al Abbas në pleqërin e tij, i ka pasur të gjitha dhëmbët në gojë, asnji nuk i ka munguar.
Kjo, nëse themi se mewludi është inovim në FE, PRA ËSHTË INOVIM I MIRË NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME PARIMET E FESË ISLAME. Kurse nji mendim i dijëtarëve është se mewludi merrë burim që në sunnetin e Pejgamberit salla Allahu alajhi wa sellam, dhe nuk është inovim, Ibn Haxher Al Askalani i cili duke u bazuar në hadithin e transmetuar nga Ibni Abbasi i regjistruar te Sahihu i Bukhariut dhe Muslimit, ku Pejgamberi alajhi salatu wa selam qartë tregon se motivi i agjërimit të ditës së hënë është lindja e tij në këtë ditë thotë : « ذاك يوم ولدت فيه، وأُنزل عليّ فيه »= kjo është dita në të cilën kam lindur......
Pra sipas Ibni Haxherit Mevludi ka bazë që në sunnet të Pejgmaberit salla Allahu ^alajhi wa sellam.
Kurse Imam Bejhekiu me transmetim nga Enesi r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka therë kurbanë për lindjen e vetes së tij më rastin e 12 Rabbi^ ul awwal pas pejgamberllëkut, dhe ju ka ofruar për ngrërje sahabave.
Sujutiu e shpjegon këtë hadithë se kjo therrje nuk ka qen për Akika pasi që Akikan ia ka bër gjyshi i tij abdulamuttalib kur ka lind, dhe kjo gjë nuk duhet bër në fenë Islame dy herë, pra ka qen pikërisht për shprehje gëzimi dhe falënderimi Zotit për lindjen e tij salla Allahu ^alajhi wa sellam dmth, kremtimi i lindjes së tij, dmth Mevludit, sepse gëzimi për ktë lindje, falënderimi mëse kjo është kremtimi i ditës së lindjes së tij salla Allahu ^alajhi wa sellam.
Dhe ajo që mbështet faktin se Mevludi nuk është inovim, ËSHTË SE KONTINENCA DMTH, AJO ÇKA PËRMBAN MEVLUDI NUK ËSHTË ASGJË E INOVUAR, POR TË GJITHAT JAN NË BAZË NGA SUNNETI I PEJGAMBERIT SALLA ALLAHU ^ALAJHI WA SELAM! Duke filluar që nga :

1 - gëzimi për lindjen e tij,
2 – Falënderimi Zotin për lindjen e tij
3 - Leximi i Kur anit me këtë rast
4 – Këndimi për Allahun dhe Pejgamberin dhe poezi
5 – Përshkrimi i ngjarjeve që kan të bëjn me lindjen e tij(ligjërimi)
6 – Ofrimi ushqim hallallë Muslimanëve
7 – grumbullimi i njerëzve për të bër nji gjë të lavdueshme
Asgjë nga këto gëra NUK JAN INOVIM, TË GJITHAT JAN ME HADITHË DMTH, ME SUNNET TË PEJGAMBERIT PRA SI TË THEMI OSHT INOVIM !?
- Gëzimi për lindjen e tij kjo ka qen gjithmon në islam e lejuar dhe e kërkuar, dhe kush urren atë gëzim apo thotë nuk bën të gëzohemi për lindjen e Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam, le ta kshyrë hallin e vetë me Allahun, sepse ka dalë kryekëput nga feja.
-
- Falënderimi Zotin për lindjen e tij, dhe kjo është me sunnet, vetë Pejgamberi e ka bo, dhe kush urren atë falënderimin apo thotë nuk bën të falënderohet Zoti për lindjen e Pejgamberit salla Allahu ^alajhi wa sellam, le ta kshyrë hallin e vetë me Allahun, sepse ka dalë kryekëput nga feja.
-
- Leximi i kur anit, edhe kjo është me sunnet të Pejgamberit dhe ka qen gjithmon dhe nuk është inovim, dhe kush thotë se nuk bën të lexohet Kuran, , le ta kshyrë hallin e vetë me Allahun, sepse ka dalë kryekëput nga feja.
-
- Edhe kjo është me sunnet të Pejgamberit dhe nuk është inovim ka qen që në kohën e Pejgamberit, dhe kush thotë se nuk bën, le ta kshyrë hallin e vetë me Allahun, sepse ka dalë kryekëput nga feja. Sepse vetë Pejgmaberi ka urdhëruar nji Sahabi që ta lavdëroj me poezi, dhe të iu përgjigjet jobesimtarëve me poezi, dhe ka asistuar këndimin me këng për të, dhe nuk ia ka qortuar, e kush thotë se është keq, sikur se thotë, se Pejgamberi nuk e ka ndaluar të keqen, por e ka lejuar.
-
- Ligjerimi i ngjarjeve që përshkruajn lindjen e tij, ejhe kjo gjithashtu është me sunnet të Pejgamerit dhe nuk është inovim.
-
- Ofrimi ushqim hallallë muslimanëve, edhe kjo është me Kur an dhe sunnet të Pejgmaberit ^alajhi salatu wa selam dhe nuk është inovim, Allahu ka thënë “ It^mu Ta^am “ = ofroni ushqim.
-
- Grumbullimi i Njerëzve për të bër nji gjë të lavdueshme në Fe dhe të pëlqyer, edhe kjo është me sunnet të Pejgmaerit dhe nuk është inovim
PRA GJITHÇKA QË PËRBËN KREMTIMINE FESTËS SË PEJGAMBERIT ËSHTË ME SUNNET DHE NUK ËSHTË INOVIM, POR KA QEN GJITHMON NË ISLAM, ANDAJ, SI TË FLASIM PËR INOVIM !?
Ky është nji mendim tjetër i dijëtarëve, rahamatu Allahi ^alajhim, wa janfa^una bihim

No comments:

Post a Comment